KUJTIM STOJKU - SIGURIA KOMBËTARE DHE RELIGJIONI
Faqja 1 e 1

ABSTRACT
Terrorizmi, dhe Siguria Kombëtare tregojnë se si konceptet dhe metodat e filozofisë politike mund të aplikohet për problemet praktike të terrorizmit, dhunës shtetërore dhe të sigurisë kombëtare. Natyrisht që kjo është një gamë e gjerë çështjesh në filozofinë politike të aplikuar, duke përfshirë etikën e luftës, teoritë e shtetit dhe të kombit, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe nacionalizmave, besimit dhe njëkohësisht të drejtat e njeriut që janë kyçi artë për sigurinë kombëtare. Përkatësia etnike, identiteti kombëtar dhe interesat e shtetit, konceptet e cituara shpesh për të justifikuar aktet terroriste, të gjitha nënkuptojnë nocionet e ngurta të kundërta të asaj që përbën një komunitet politik.Shqyrtimi i arsyeve për këtë temë ëshë një gamë shumë e gjërë. Nocionet e terrorizmit si luftë e padrejtë dhe si krim politik duhet patjetër të kenë reagimin e duhur të shtetit e të dhunës politike,në çastin e duhur.
Në fund të shekullit XX-të dhe në fillim të shekullit XXI,asnjë nuk mund të parashikonte se siguria kombëtare do të rrezikohej nga sulmet terroriste.Një fenomen i ri i rrezikshëm doli në pah para botës me sulmet njëmbëdhjetë shtatorit të viti 2001në SH.B.A.Me gjashtë tetor të vitit 1999,Robert Seiple,zyrtar i Depertamentit të Shtetit dhe një amabasador i madh,në dëshminë e tij para Komitetit të Mardhënieve Ndërkombëtare të Departamentit të Shtetit,do të vinte në dukje në “Raportin për Liritë Ndërkobëtare” rastësisht për konfliktet dhë kërcënimet që do të përballaeshin Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.Duke hedhur vështrimin pas, ai identifikoi regjimet që kishin bërë shkeljet më të mëdha të lirisë fetare që përkonte me ato të Shteteve të Bashkuara që tashmë ishin në luftë ose së shpejti do të shkonin në luftë dhe që imediatalisht dilnin në rend të ditës problemet e sigurisë kombëtare.1
Ai dëshmonte se Burma, Kina, Sudani, Kina,Irani, Iraku,si vende me interes të veçantë ishin subjekt i veçantë i shkeljeve të rënda të lirive fetare.Midis të tjerash ai përmendi Serbinë e cila nuk ishte një vend që shkelte liritë dhe të drejtat fetare.
Korrelacioni ne mes persekutimit fetar dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare nuk është një fenomen i shek XXI.Me përjashtim të Burmës,secila nga vendet të përmendura nga ai,ishin shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare,në mos edhe objektiva të drejta të veprimeve ushtarake.Hapja e fundit diplomatike me Birmaninë do të bënte një përjashtim që vërtetonte rregullin,nëqoftëse reformat e pazhvilluara të Birmanisë do të përfshinin lirinë e fesë ku eventualisht do të nxisnin sjellje më të qeta dhe njëkohësisht largim nga Koreja e Veriut dhe Kina.Në dëshminë e tij ai theksonte se NATO përfundoi pjesëmarrjen e saj në Kosovë dhe Bosnjë.Gjithashtu Sh.B.A një vit më parë kishte filluar sulmet në Irak,Sudan dhe Afganistan.Dhe dy vjet më vonë do të vinin sulmet e njëmbëdhjetë shtatorit të planifikuar nga Alkaeda nga baza e saj në Afganistan.
Mirëpo ky korrelacion mes persekutimit fetar dhe kërcënimit të sigurisë kombëtare nuk është fenomen i këtij shekulli të ri të post luftës së ftohtë.Por ajo është zhvilluar edhe gjatë shekullit të kaluar,duke përfshirë këtu edhe Luftën e Dytë Botrore,ku në çdo luftë të madhe,SH.B.A ka luftuar gjatë shtatëdhjetë viteve të fundit kundër një armiku që shkelte liritë fetare.I tillë ishte rasti i Gjermanisë naziste,Koresë së Veriut,Vietnamit të Veriut dhe Irakut të Sadam Huseinit.Kjo gjithashtu u karakterizua edhe nga konflikte të tjera.Rruga pa krye e luftës së ftohtë me komunizmin sovjetik paraqiti një kundërshtar që ishte angazhuar tmerrësisht në persekutimin fetar.Shumë ndërhyrje të vogla u bënë në një shkallë të gjërë ushtarake në një sërë vendesh deri tek ndërhyrja në Bosnjë në vitin 1995, dhe Kosovë në vitin 1999,u vunë në shënjestër kundër aktorëve që ishin përfshirë nga mungesa e tolerancës fetare.
Këto akte terri që fillojnë me 11 shtator të viti 2001 nxorrën në pah një rrezik të ri ndaj sigurisë kombëtare që në vitet në vazhdim do të merrte një përhapje më të gjërë dhe me shpejtësi.Në qendrën e këtij fokusi ka qenë Islami.Një pjesë e problemit ishte mosmarrveshja midis konceptit perendimor të lirisë për të zgjedhur dhe për të adhuruar Perëndinë,përballë një konceoti Islamik për të ju nënshtruar Perëndisë.Ndërtimi i fesë së Bushit ishte se Liria nuk e ka ofruar kornizën optimale.2
Presidenti Barak Obama ka theksuar se “religjioni është një strukturë uniteti që zgjidh problem”. Ai ka pohuar vlerat universale në lidhje me religjionin,ku që të gjitha religjionet janë të bashkuara në një ligj moral për t’u kujdesur për të afërmin e dikujt.Bazuar në këtë supozim,ai ka etikuar si terroristë radikalë myslimanë,mysilmanët e rremë,dhe gjithashtu insiativat për të nderuar Islamin dhe për të zgjidhur keqkuptimet e ndërsjella përmes dialogut mes shteteve myslimane.Përpjekjet e tij kanë pasur sukses pjesërisht,sepse myslimanët tradicionalisht radikalë vazhdojnë të luftojnë,duke besuar se janë praktikantë të pastër të besimit.Por kuadri i presidentit Obama nuk ka llogaritur një numër të madh mysimanësh në disa vendet me shumicë myslimane të cilët gjejnë si justifikim terrorizmin.Është i nevojshëm një kuadër shtesë që feja të kuptohet si një fuqi në strategjinë e madhe,dhe fenë si sjellje që i adresohet poltikës.
Nga një kornizë e tillë ne nxjerrim si deduksion se është e dobishme të shikojmë përpara për projkete potenciale,duke pasur si qëllim bashkëveprimin midis fesë dhe sigurisë kombëtare.3
Duke i shqyrtuar me hollësi këto çeshtje,dhe njëkohësisht sipas këndvështrimit të Fukajamës,Alvin Toflers,Samuel Huntington dhe Robert Kaplan, që artikulojnë vështrime të ndryshme të botës së tashme dhe të ardhme me pikpamjet e sfidave të ndryshme të sigurisë kombëtare.Çdo autor e përfshin religjionin si një komponent kritik në çdo politikë që do të adresohet në këto sfida në mënyrë efektive, dhe Islamin e thekson brenda këtij procesi.
Mirëpo rritja e pluralizmit fetar në një shkallë globale,liria e fesë është shafqur më shumë se një çeshtje themelore e të drejtave të njeriut.Ajo gjithashtu kryqëzohet me sfida të tjera të politikës së jashtme,duke përfshirë zhvillimin poltik,social dhe ekonomik.Por një nga lidhjet më të rëndësishme dhe njëkohësisht që është më e dobta,është ajo e sigurisë kombëtare.4
Por gjithashtu nuk duhet të harrojmë se liria religjioze është e dobishme për analizmin e sigurisë kombëtare,kur krahasohet me lirinë e shtypit apo të folurit për shkak të fokusit të saj të transhendencës,komponenetëve të saj individualë dhe shoqëror,e cila përqëndrohet në pasojat e veprimeve në tokë të cilat lidhen me jetën e përtejme.Duke e parë terrorizmin xhihadist,regjimet teokratike dhe pushtetin autokratik,shihet diferencimi midis fesë dhe shtetit dhe teologjisë politike dhe religjionit të shumicës,shtetet duhet të kombinojnë dy aspekte që ndër më kryesoret është që ta sjellin religjionin nën një kontroll të shtrënguar të shtetit.Më e rëndësishmja midis religjionit dhe shtetit është se ka shumë nivele të ulëta të dhunës politike.
Këtu dallojmë tre politika të implikimeve religjioze,lirisë si një mjet diagnostik ose mjetin tregues të politikave të sigurisë,dhe përmirsimin e sigurisë nga rreziku ekzistues si dhe mjetet për parandalimin e kërcënimeve të sigurisë në të ardhmen.Edhe pse presidenti Obama ka theksuar lirinë e fesë si një çeshtje kyçe në botën islame,ka akoma për të bërë ndaj rregullave të sigurisë si një pjesë integrale të saj.5
PËRCAKTIMI I SIGURISË KOMBËTARE
Paradigma aktuale.
Tani gjithsekush mund të shtrojë pyetjen se: Pse poltikëbërsit kanë dështuar për të përfshirë pluralizmin fetar në SH.B.A NSS? Një studim përfundon duke theksuar se zyrtarët qeveritarë të SH.B.A-së për ta adresuar çeshtjen e religjionit qoftë në përgjigjen laike dhe traditës poltike juridike e laike të SH.B.A-së, përshkakse religjioni shihet shumë i komplikuar dhe i ndjeshëm.Kornizat e tanishme të qeverisë amerikane për afrimin e religjionit janë të ngushta,duke i afruar shpesh religjionet si forca problematike ose monolite.Duke e theksuar religjionin si një çeshtje periferike humanitare ose kulturore.Në të vërtetë Henry Kisinger dhe Madelene Ollbrajt nuk kanë qenë fjalë pakë për këtë çeshtje.Deri më sot nuk ka ndonjë dakordsim për përkufizimin e sigurisë kombëtare.Për sigurinë kombatare ka vetëm një ligj të vitit 1947.[url=file:///C:/Users/User/Documents/SIGURIA KOMBWTARE DHE RELIGJIONI.docx#_ftn2][2][/url][url=file:///C:/Users/User/Documents/SIGURIA KOMBWTARE DHE RELIGJIONI.docx#_ftn2][/url]
AKTET TERRORISTE NË EUROPË
Aktete terroriste pas njëmbëdhjetë shtatorit do të përhapeshin me shpejtësi edhe në vendet e tjera.Kështu që pikësymimi i terroristëve u bë Europa. Franca u bë shenjestra e terroriste.Në një kohë shumë të shkurtër Franca do të merrte njëra pas tjetrës goditje të rënda nga terroristët.Për të shqyrtuar me hollësi faktorët që Europën e gjetën të papergaditur nga ana e sigurisë kombëtare nga këto sulme mendojmë se ka shumë faktorë.Por ne do të specifikojmë duke i përmbledhur shkurtimisht.
1- Faktori i parë.
Në faktorin e parë ne vëmë re se historia religjioze të shteteve të Europës Perëndimore është monolite.Rritja e shteteve laike ka bërë shumë pak për të ndryshuar idenë e një monokulture,ku ajo përfshin vetëm sekularizmin fetar si monokulturë të vetme.Në të vërtetë shtetet si Franca dhe Turqia e kanë zbuluar prej kohësh sekularizmin si forma e vetmee pranueshme në sjelljet në çeshtjet publike,ndërkohë që vendet e tjera si Norvegjia i trajtojnë kishat e tyre si organe rudimentare.
2- Faktori i dytë.
Faktori i dytë është se vendet kanë një rritje të diversitetit fetar duke përfshirë një rritje të popullsisë myslimane.Veshja e mbular e myslimanëve konservatorë ka nxitur një frikë sepse vjen gjthnjë duke u rritur nga poshtë në publik duke qenë tashmë një opozitë religjioze ekzistuese.Ndërsa qeveritarët përmendin nevojën për sigurinë kombëtare,kufizimet mbi rrezikun e shprehjes fetare duke krijuar kështu një efekt të kundërt.Ata i japin një shtysë pykës midis qeverisë dhe qytetarëve të tyre myslimanë.Shpresat e gjalla për bashkëpunim janë shumë të nevojshme për të ndaluar radikalizmin dhe për të promovuar asimilimin e vlerave demokratike dhe të identitetit në komunitetet myslimane.[url=file:///C:/Users/User/Documents/SIGURIA KOMBWTARE DHE RELIGJIONI.docx#_ftn3][3][/url]
KOMBET DHE RELIGJIONET NË BALLKAN
Në ballkan religjioni duket se ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit se sa gjuha.Folësit serbokratë u shpërbënë në tre komunitete nacionale në bazë të religjionit.Kështu doli kombi boshnjak që e identifikon veten me isalmin,duke e dalluar në mënyrë të qartë veten nga katolikët kroatë dhe serbët ortodoksë.Krijimi i shtetve kombëtare në Ballkan u shoqërua,nga fillimi i shek XIX-të për të rivendosur shtete para osmane të krishtera.Popullsia u hegjemanizua duke vendosur dëbimin e pakicave etnike dhe fetare, ose duke i asimiluar me forcë ato.[url=file:///C:/Users/User/Documents/SIGURIA KOMBWTARE DHE RELIGJIONI.docx#_ftn4][4][/url]
Identifikimi i identitetit kombëtar dhe fetar është më i fortë në Ballkan tek kombet ortodokse: bullgarët, grekët, maqedonasit dhe serbët. Ky është rezultat i trashëgimisë bizantine të kishave "kombëtare". Kombi, shteti, bashkësia fetare dhe organizimi kishtar janë menduar të jenë në harmoni. Kushtetuta bullgare thotë se Krishtërimi Orthodhoks është feja tradicionale e popullit bullgar; Kushtetuta greke është shpallur në emër të Trinisë së Shenjtë. Minoritetet rrjedhimisht, jo-ortodokse janë: Pomakët dhe turqit, por edhe katolikët dhe protestantët dhe myslimanët, që janë konsideruar nganjëherë mjaft të qartë, si të "dëmtuar"nga bullgarët dhe grekët për këtë çështje, kurse maqedonasit dhe serbët janë parë dhe shihen si kërcënim për unitetin kombëtar dhe solidaritetin.
Identifikimi i bashkësisë kombëtare dhe fetare ka përcaktuar qëndrimin e popujve ortodoksë të Ballkanit ndaj Islamit në një mënyrë tjetër. Në shekullin e 19, u nxit nacionalizmi, dhe popujt e Ballkanit filluan luftën e tyre për pavarësi kombëtare kundër sundimit osman, e cila ishte themeluar si perandori në fund të shek 14 dhe gjatë shekullit të 15-të. Pavarësia e perceptuar nga udhëheqësit e lëvizjeve përkatëse për pavarësi,dhe për restaurimin e ish shteteve mesjetare para-osmane. Që nga shtetet e mesjetës të Ballkanit në mënyrë të përsëritur ishte kaluar nëpër periudha të rritjes perandorake dhe shpërbërjes feudale, ku kufijtë nuk kanë qenë përcaktuar shumë mirë. Si rregull, çdo bashkësi kombëtare synonte të rivendoste shtetin përkatës mesjetar në madhësinë e saj më maksimale, e cila rezultoi me zgjerimet territoriale duke përdorur ushtrinë,dhe kështu pat edhe konfliktet kufitare. Duke zgjeruar territoret, popujt e Ballkanit gjithashtu donin që të rivendosnin përbërjen etnike të popullsisë së shteteve të tyre sikur i kishin pasur më parëpara pushtimit osman.Feja ishte një nga karakteristikat kryesore të dallueshme të identitetit kombëtar, ishte komuniteti fetar që donte të rikthehej siç kishte qenë. Në kontrast me dëshmitë historike, popullsia e shteteve mesjetare të Ballkanit u perceptua nga nacionalistët e shekullit të 19-të si etnikisht dhe fetarisht homogjene.[url=file:///C:/Users/User/Documents/SIGURIA KOMBWTARE DHE RELIGJIONI.docx#_ftn5][5][/url]
Mirëpo duke parë këto zhvillime që po ndodhin në kontinentin Europian nuk ka se si të mos shqetësohesh për sigurinë kombëtare të vendit tënd.Shqipëria është një vend me një demokraci të brishtë dhe nuk e di se si do të gjendej ajo para një sulmi të tillë terrorist.Dhe me sa theksuam më sipër tashmë siguria kombëtare nuk kërcënohet nga ushtri të armatosura deri në dhëmbë,por ka një hapje dhe strategji që edhe shtetet më të fuqishme i ka befasuar.Një taktikë lufte strategjike e re doli në rendin e ditës.Natyrisht megjithë ato që përmendëm askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend për një luftë të tillë terroriste që do të bëhej rrezik për sigurinë kombëtare.Kjo lloj lufte nxorri në pah radikalizmin fetar i cili u shfaq si një fenomen i dhunshëm i ekstremizmit.Ndryshe nga vendet e tjera,Shqipëria në këtë shekull të ri hyri si një popull ateist.Gjithashtu nuk duhet harruar se qysh gjatë rilindjes kombëtare të cilët ishin ideatorët e luftrave të njëpasnjëshme për të fituar pavarsinë nga parendoria osmane,rilindasit tanë dolën me një program të qartë poltik duke e identifikuar veten si shqiptarë dhe jo fetarë.Pashko Vasa një patriot i madh dhe njëkohësisht edhe poet i kësaj periudhe,në një krijim të tijin që titullohej “O MOJ SHQIPNI” përcjell mesazhin se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Por i gjithë ky program i rilindjes kombëtare kishte një synim të qartë për të arritur objektivat madhore të tij.Duke qenë ajka më e arsimuar e shoqërisë shqiptare që vuante nën sundimin Osman,ata hodhën dritë mbi historinë tonë të lavdishme duke shpjeguar rrënjët historike si një nga popujt më të vjetër të gadishullit Ballkanik.
Pastaj gjatë periudhës pesëdhjetë vjeçare të komunizmit Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë.Pas viteve nënëtëdhjetë çdo gjë u la e lirë dhe as që i shkonte kujt ndërmend që të merrej me analiza të tilla.
Radikalizmi fetar në Shqipëri duhej kapur në fazën e saj më të hershme,gjë e cila nuk u bë.Dhe në anën e kësaj çeshtjeje nuk pati asnjë vëmendje nga ana shtetërore gjë e cila bëri që këtij fenomeni t’i jepte një shtysë duke bërë të mundur që këta faktorë ta përkeqësonin këtë fenomen.[url=file:///C:/Users/User/Documents/SIGURIA KOMBWTARE DHE RELIGJIONI.docx#_ftn6][6][/url]
Natyrisht që këtu si edhe në vendet e tjera del problem i çeshtjes së sigurisë ku institucionet e shtetit e kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre fenomenin e radikalizmit fetar.Ky fenomen mund të jetë zhvilluar për shkak të mungesës kontekstuale midis shtetit dhe sigurisë dhe liderëve të komunitetve fetare për të parandaluar këtë fenomen.Axhenda e grupeve fetare radikale u lehtësua nga mos ekzistimi i shoqërisë civile në zonat rurale duke krijuar kështu një hendek të madh në lidhje me “mbrojtjen” dhe aktivitetin e radikalizmit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm.Mbështetja e gjërë e komuniteteve fetare me besimtarët liberal tradicionalë dhe vlerat humanitare të këtij besimi të harmonisë fetare nuk duhet të shërbejë si një justifikim për faktorët e shtetit dhe jo shtetit.11
Këto fenomene as nuk duhet të minimizohen dhe as të keqinterpertohen sepse do të na krijohen situate mjaft të rrezikshme.Natyrisht që këtu kanë ndikuar një sërë faktorësh ekonimikë,politikë,kulturorë dhe shtytësit politikë.Të gjitha këto janë të rëndësishme dhe të lidhura me njëra tjetrën,por unë do të theksoja se shtytësi politik është më i rëndësishmi.Shytëtsia politike krijoi pamundësinë për të marrë pjesë në reformat e vendim marrjes e cila drejtpërsëdrejti konsiderohet e korruptuar,dhe që është një makinë e fortë që mund të shtyjë në përfshirjen e ekstremizmit të dhunshëm.E dyta që vlen të theksohet me force është se: dhuna dhe keqtrajtimi nga prokuroria dhe policia mund të çojë për hakmarrje dhe mbështetje për grupet e dhunshme të ekstremizmit.12
Prof Xhavit Shala thekson në këtë kontekst se: “Çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tone kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është një obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Malin e Zi, Çamëri, Preshevë-Medvegjë e Bujanovc si dhe në diasporë.
Këto vlera fetare u formësuan paralelisht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare,nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, tëndryshme nga kombet e tjera në Ballkan”.13
Sot trazirat islamike në Shqipëri janë zhvillime të ngjashme paralele me vendet e tjera të Ballkanit.Këto shtete ndajnë disa karakteristika të rëndësishme: popullata indigjene myslimane,dhe tranzicioni nga qeveritë autokratike socialiste apo komuniste,dhe një prirje fundit e forcave islamike që përpiqen për të edukuar myslimanët lokalë në ndërtimin e xhamive,duke ofruar shërbime publike,duke bërë investime,synojnë që të rrisin influencën duke bërë njëkohësisht edhe ndryshime.Shqipëria ka një popullsi të vogël të myslimanëve terroristë vehabistë,edhe pse është më modeste me ato që gjenden në Kosovë,Maqedoni dhe Bosnjë,që shtrihen nga rajoni i Sanxhakut që pastaj vazhdojnë në Serbi dhe Mal të Zi.Megjithatë,shihet se myslimanët ektremistë shqiptarë kanë një tendencë që të jenë të rinj dhe të arsimohen në botën arabe apo më gjërë në botën myslimane.Këta janë të lidhur ngushtë me ideologë të tjerë në rajon dhe do të vazhdojnë ta kërcënojnë autoritetin e komunitetit mysliman në vend,ndërsa ata marrin pjesë në aktivitete islamike jashtë Shqipërisë.14
AKTIVITETI ISLAMIK
Pothuajse tetëdhjetë përqind e e 3.6 milionë të qytetarëve të Shqipërisë janë myslimanë. Komuniteti Musliman i Shqipërisë është organi kryesor që përfaqëson myslimanët suni të vendit (dhe myslimanët shqiptarë në përgjithësi), dhe kjo konsiderohet të jetë më "legjitime" si përfaqësues i myslimanëve shqiptarë nga shteti dhe nga kommuniteti. Pas kësaj vijnë Bektashinjtë që kanë Qendrën Botërore në Tiranë,e cila zyrtarisht përfaqëson rendin shiit Bektashi sufi (të përbërë nga rreth 20 për qind të popullsisë myslimane të Shqipërisë), e cila ka një prani të gjatë në Shqipëri dhe e cila ka disa ngjashmëri me Alevitë Muslimanë. Në Turqi urdhri Bektashi konsiderohet heretik nga shumë muslimanë, për arsye se praktikat e saj janë më të relaksuar dhe më liberale, dhe kanë teologji të ndryshme. Bektashinjtë janë të përbuzur sidomos nga grupi i tretë dhe më i rrezikshëm të pranisë islame në Shqipëri, e cila është një pakicë puritane e tërhequr nga vehabizmi,si dhe formave të tjera ekstreme të Islamit që mbizotërojnë në botën arabe.15
Është e vështirë që të përcaktohet numri i vehabistë në Shqipëri sepse ata veprojnë jashtë strukturave zyrtare. Edhe pse ata vazhdojnë të bëjnë përpjekje të vendosur për të uzurpuar pushtetin nga përfaqësuesit legjitimë islamikë të vendit, vehabistët kanë krijuar edhe institucione paralele, duke filluar nga xhamitë dhe shkollat deri tek bamirësitë. Përkatësisht, në korrik 2012, Peter RETTIG, një lider katolik bamirësie, shprehu alarmin e tij mbi një rritje të perceptuar në qëndrimet fundamentaliste islamike në mesin e shqiptarëve muslimanë. Ai ka deklaruar se ai kishte hasur disa raste të aktiviteteve anti-krishtere dhe separatizmit social nga myslimanët, në veçanti nga anëtarët e brezit të ri, në një mënyrë që ka qenë e paparë, dhe se kishte vetëm dy vjet që ata po zhvillonin veprimtarinë e tyre. Ai po ashtu pohoi se një rritje e numrit të të rinjve myslimanë që kthehej nga shkollimi në Arabinë Saudite dhe Turqia mund të ketë të bëjë me trendin e rritjes fundamentalismit.16
Gjithashtu vlen të përmenden se shumë organizata ose institute të mendimit dhe qytetërimit Islam kanë një paraqitje mjaft të ulët.Kjo lloj organizate ka ekzistuar qysh nga viti 1994.Në veprimtarinë e saj ajo përkthente tekste mësimore nga turqishtja,arabishtja dhe persishtja.Qëllimi i vetëm i tyre ishte ruajtia e kulturës islame duke mbajtur lidhje njëkohësisht si brenda dhe jashtë vendit.Disa nga partnerët tanë të huaj janë njohur me këto lidhje.
Është mjaft sinjifikuese se organizatat formale dhe joformale islamike janë përdorur për të sfiduar udhëheqjen legjitime myslimane në vend për të zbatuar një politikë më radikale dhe për të rrëzuar udhëheqjen. Ky lloj aktiviteti ka pësuar një progres të dukshëm në dekadën e fundit. Ndërsa ekstremizmi islamik në Shqipëri, financohet dhe nxitet vetëm nga jashtë. Në vitet fundit kjo veprimatari ka gjetur një terren brenda vendit. Si pjesë e këtij evolucioni, ekstremistët me prejardhje shqiptare janë trajnuar jashtë vendit, dhe disa janë kthyer për të marrë rolet aktive në Shqipëri (që veprojnë në mënyrë të pavarur ose si pjesë e grupeve islamike). Pas sulmeve terroriste vitit 2001 të 11 shtatorit, administrata Bush i kërkoi Shqipërisë të mbyllë disa orgnizata bamirëse që dyshoheshin se ishin një fasadë dhe se zhvillonin aktivitete radikale; një, al Haramain, ishte i dyshuar për organizimin e vrasjes së një lideri të moderuar të Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Pak para vdekjes së tij, Tivari i kishte premtuar për të hequr elementet e huaja islamike nga vendi. Në fakt, autoritetet shqiptare besojnë se ekstremistët shqiptarë lokalë të trajnuar në shtetet islamike ngarkohen për të kryere vrasje të tjera duke i dërguar jashtë. Në vitin 2006, udhëheqësit e tjerë të komunitetit mysliman kanë marrë kërcënime me vdekje, pasi një grup ekstremist u përpoq, por dështoi, për të ndryshuar një prej statuteve zyrtare të Komunitetit, kërcënime të tilla sa vinë edhe po rriten janë një kërcënim i ri me të cilin Shqipëria duhet të luftojë.17
SIGURIA KOMBËTARE
Për t’i bërë ballë këtij fenomeni të ri që sapo vjen dhe po merr një shtrirje të gjërë,shtrohet si detyrë imediate që të garantohet siguria kombëtare.
Natyrisht që vendi ynë ka një strategji të sigurisë kombëtare që e miratuar me Ligjin nr 9322 datë 25.11.2004.
Qëllimet themelore të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë janë:
- Ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;
- Mbrojtja e pavarësisë dhe e integritetit territorial;
- Mbrojtja e jetës dhe e pasurisë;
- Zhvillimi i pandërprerë demokratik dhe prosperiteti ekonomik;
- Mbrojtja e dinjitetit dhe e vlerave kombëtare;
- Anëtarësimi në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.
Interesat e shtetit kërkojnë mbrojtjen e Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, përsosjen e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e jetës dhe të pronës private të qytetarëve, zhvillimin e ekonomisë së tregut, në funksion të prosperitetit dhe sigurisë kombëtare.
Objektivat e Strategjisë së Sigurisë janë të planit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë:
• Paqe dhe siguri në vend;
• Bashkëpunimi rajonal;
• Konsolidimi i shoqërisë demokratike dhe të drejtave të njeriut;
• Konsolidimi i institucioneve dhe i instrumenteve të sigurimit;
• Fuqizimi i ekonomisë;
• Integrimi në strukturat europiane të Bashkimit Europian;
• Përafrimi i legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian;
• Stabiliteti rajonal konsiderohet si kusht drejt integrimit të vendeve të rajonit në Europë;18
FILOZOFIA E DEMOKRACISË DHE SIGURIA
Demokracia është e vetmja që garanton të drejtat dhe liritë e njeriut. Në këto të drejta dhe liri natyrisht që ajo përkrah edhe lirinë e fesë dhe të besimit.Historia dëshmon hidhur kur shkelen të drejtat e njeriut,dhe psaojat që vijnë prej shkeljes së këtyre të drejtave.Në shtetin post komunist ose socialist ishte i sanksionuar me kushtetutë mohimi i fesë dhe njëkohësisht shpallej si armiku më rrezikshëm.Demokracia është ajo që nuk i kufizon liritë,por përkundrazi ajo i garanton ato përmes kushtetutës në çdo vend që udhëhiqet nga demokracia. Filozofia e demokracisë e sheh fenë në nivel global si një çeshtje jetike për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy janë mënyrat që kjo filozofi sheh në ecurinë e saj: Së pari, ajo e përkrah demokracinë dhe për këtë arsye forcon stabilitetin e brendshëm dhe atë rajonal, dhe njëkohësisht nxit prosperitetin ekonomik. Së dyti, ajo ndihmon për të luftuar luftën në fe e bazuar në terrorizëm. Dilema e sigurisë e shkaktuar nga mungesa e lirisë fetare është të përforcohet kur represioni fetar dhe mungesa e lirisë fetare shërbejnë si një shtysë për aktet e dhunës, dhe madje edhe terrorizmi nga pakicat fetare është në shënjestër. Këto akte kundër qeverisë nuk janë dhe nuk mund të justifikohen, por mund të duket prej kryerësve, si e vetmja rrugë për të iu drejtuar një regjimi që shtyp drejtat e tyre themelore. Mohimi i të drejtës themelore të lirisë fetare në të vërtetë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e vetë shtetit. Respektimi i çdo shprehje të lirisë fetare është, pra, një mjet efektiv për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit brenda një shteti.
Është shumë e rëndësishme të theksohet se liria e fesë nuk duhet të ngatërrohet me lirinë nga feja. Një politikë e sekularizmit nuk duhet të promovohet në asnjë mënyrë si një mbulesë për intolerancë paqëllimshme dhe ateizmit si një politikë shtetërore.
Në çdo vend demokratik shteti është një garanci për lirinë e fesë,dhe kjo tregon pranimin se premisat e demokracisë, që çdo individ ka vlerë dhe vlerën, dhe se shteti është i përbërë për t'i shërbyer shoqërisë, jo anasjelltas. Ajo është në këtë kuptim se liria e fesë shërben si gur themeli i demokracisë.19
Projekti i madh i shekullit të 21 është që të inkurajojë dhe fuqizojë komunitetet fetare - sidomos myslimanët - të cilët kanë këtë pikëpamje, d.m.th, që të iu përshtaten feve jo-myslimane brenda shoqërisë islamikeku. Islami nuk është një kompromis , por një thellim për sqarimin e tij. Islami zotëron me shpatë. Do të jetë vetëm shpata që të ngulet nga jashtë për të prerë veshët e armiqve të saj të perceptuar, ose shpata që shpon së brendshmi për të prerë lotët në të vërtetën e Islamit?20
Tragjedia e madhe është sepse pishtari i sakrificës dhe të vërtetës në Islam - dhe të gjitha besimet - ka qenë i rrëmbimi shpatës nga duart e atyre që duhet të mbajnë atë lart, në vend të atyre që tashmë e mbajnë lartë si armiq të së vërtetës dhe lirisë. Kështu që ata thonë "Zjarret nga zelli apostolik" i gjallë dhe i mirë në të gjitha besimet, janë të vjedhura nga altarët e Zotit dhe tani digjen si një ferr vetë ata dhe altarët bluajnë pluhur. Ne në fakt jemi të destinuar për një luftë tjetër, dhe jopër përplasjen e qytetërimeve ku shpesh u është referuar gabimisht. Ne jemi të destinuar për një luftë kundër lirive të rreme - civile dhe fetare - të cilat rrezikojnë lirinë tonë dhe të vërtetën hyjnore.21
Dilema e sigurisë e shkaktuar nga mungesa e lirisë fetare përforcohet kur represioni fetar dhe mungesa e lirisë fetare shërbejnë si një shtysë për aktet e dhunës, dhe madje edhe terrorizmi ka në shënjestër pakicat fetare. Këto akte kundër qeverisjes nuk mund të justifikohen kurrë, por prej kryerësve mund të duket si e vetmja mënyrë për të iu drejtuar një regjimi që shtyp drejtat e tyre themelore. Mohimi i të drejtës themelore të lirisë fetare në të vërtetë mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e vetë shtetit. Respektimi i çdo shprehje të lirisë fetare është, pra, një mjet efektiv për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit brenda një shteti.22
Është shumë e rëndësishme të theksohet se liria e fesë nuk duhet të ngatërrohet me lirinë nga feja. Një politikë e sekularizmit nuk duhet të promovohet në asnjë mënyrë si një mbulesë për intolerancë të paqëllimshme, dhe ateizmit si një politikë shtetërore.
KONKLUZION
Retorika kundër terrorizmit thotë se nevojiten masa radikale për të mbrojtur individin
dhe kombin nga kërcënimi i terrorizmit. Megjithatë, me pak fjalë u munduam të argumentojmë burimin dhe kërcënimin që vjen nga terrorizmi ndaj individëve dhe ndaj shteteve i cili është shumë më pak se kërcënim që vjen nga shumë ngjarje të tjera,
dhe nuk do të thotë se është i mjaftueshëm justifikimi për shkurtimin radikal të lirive civile. Për më tepër,kërcënimi për sigurinë bazë është shpallur nga shteti për aktet terroriste jo vetëmnëpërmjet deklaratave publike që të kujtojnë vazhdimisht rreziqet që vijnë nga terroristët. Nëse shteti është sinqerisht i angazhuar për mbrojtjen e qytetarëve nga kërcënimi i terrorizmit, atëherë shteti ka një detyrë të qartë për të treguar realisht shkallën e kërcënimit dhe se si qytetarët mund t’i ruajë kundër tij. Për të përhapur frikën e terrorizmit nëpërmjet retorikës mashtruese dhe të ekzagjeruar është jo vetëm e papërgjegjshme, por moralisht kritike. Nëse frika që shkakton terrorizmi është një nga arsyet se pse aktet terroriste janë konsideruar moralisht të pështira, atëherë kjo ekzagjerohet duke përforcuar idenë se frika është po aq e neveritshme.
Për më tepër, masat radikale kundër terrorizmit të miratuar në shumë vende perëndimore
përbëjnë një kërcënim më të madh për jetën, mirëqenien fizike dhe sigurinë bazë njësoj se vetë terrorizmi.
Duke pasur parasysh se efikasiteti i masave të reja kundër terrorizmit është larg nga kërcënimi evident ndajmijëra civilëve të pafajshëm,ku në shumë shtete demokratike është
rritur pushteti shtetëror dhe përdorimin e torturës, paraburgime të pacaktuara nga organe të tjera të antiterrorizmit.
Praktikat tregojnë rrezikshmërinë dhe kërcënimin që vjen nga terrorizmi. Terrorizmi duhet të luftohetashtu si të gjitha krimet e tjera, dhe terroristët duhet të dërgohen para drejtësisë ashtu si kriminelë të tjerë, por nuk duhet të lejohet retorikë kundër terrorizmit që detyron pajtimin e masave që paraqesin një kërcënim më të madh për jetën dhe mënyrën e dikujt të jetës se sa vetë terrorizmi.23
Referencat
1-by William Inboden Religious Freedom and National security. October 2, 2012.p,1.
2- Carlise Paper The Role of Religion In Natioal Security Policy.p.V.
3-Po aty faqe 5.
4-Religious Freedom in US National Security Policy William Inboden, Jennifer Marshall, Pauletta Otis, Eric Patterson.
5 – The Robert Straus Center.Dr Ëilliam Inboden Religious Freedom and National Security.p.1.
6 - By Amjad Mahmood Khan Religious Freedom as a National Security Imperative: A Neë Paradigme.
7-Mary Ann Glendon.Azizah al-Hibri.Internationally protected rights of religious ekspression are under increasing pressure.p.1.
8-Raymond Detrez is professor of Southeast European History at the University of Ghent, Belgium. He is director of the Centre for Southeast European Studies (GU). The present paper ëas copied, ëith the permission of the author, from the:Religions and nationhood in the Balakans.
9-Po aty.
10- Religious Rdicalism and Violente Extremism in Albania.p10.
11-Po aty f.12.
12-Po aty.
13-Dr. Xhavit Shala.Çështjet fetare në hapësirat shqiptare dhe siguria jonë kombëtare.
Realiteti dhe sfidat.1
14 – Almanac of Islamism.The American Forigen Policy Council World.
15-Po aty.
16-Po aty.
17-Po aty.
18-Tiparet e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
19-Joseph K. Grieboski. “Religious Freedom, Terrorism, and National Security” by Joseph K. Grieboski
20-Po aty.
21-Po aty.
22-Po aty.
23-Terrorism, Security, and the Threat of Counterterrorism.p.88.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KUJTIM STOJKU - SIGURIA KOMBËTARE DHE RELIGJIONI
» Siguria kombëtare
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:ETER.
» Siguria kombëtare
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:ETER.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi