Asllan Bushati - U prefsh në paqe miku i shqiptareve, kongresmeni Benjamin Gilman
Faqja 1 e 1
Asllan Bushati - U prefsh në paqe miku i shqiptareve, kongresmeni Benjamin Gilman
NGA: ASLAN BUSHATI MË: 22 DHJETOR 2016
U prefsh në paqe miku i shqiptareve, kongresmeni Benjamin Gilman
Bashkeshortja e Gilman dhe delegacioni i Vatres
Në West Point të NY (Akademia Ushtarake e SHBA-së), në këtë vend mahnitës mjedisor, në mesditën e 20 Dhjetorit 2016 u krye një ceremoni e thjeshtë mortore. Ishte një ditë me diell por e ftohtë e me një shtresë të hollë dëbore. Nën lotët e familjes, të afërmve, miqëve , shokëve, dashamirëve dhe të shumë personaliteteve nga Uashington DC dhe NY, zinxhirët e punonjësve të funeralit, ulën ngadalë në shtëpinë e përjetësisë , trupin e pajetë të një personaliteti shumë të nderuar të politikës amerikane (ish pilotit të Luftën e Dytë Botërore), të mikut të shqiptarëve , Kongresmenit Benjamin Gilman.
Ky burrë i madh shteti, shërbeu për 34 vite (17 legjislatura) si kongresmen republikan në Capitol Hill, duke përfaqësuar denjësisht Distriktin 19 të Shtetit të NY. Jo vetëm kaq, por krahas një veprimtarie të gjërë në fushën e të drejtave të njeriut ,u bë në të njejtën kohë dhe një ambasador i vërtetë në Kongres për pavarsinë e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare në përgjithësi.
Pjesëmarrja në këtë ceremoni mortore ishte e përcaktuar me protokoll të vecantë nga shteti dhe Familja Gilman. Por, për të marrë pjesë në këtë ngjarje të dhimëshme , ishte i pranishëm edhe një delegacion i Vatrës i kryesuar nga Kryetari Dr. Gjon Bucaj, Nenkryetari Asllan Bushati dhe anëtari i Këshillit Drejtues Zef Balaj, te cilet iu bashkuan ish Kongresmenit dhe President i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, Zotit Jozeph J. DioGuardi
Me shumë respekt e mirënjohje, vatranët i prezantoi me Familjen Gilman dhe pjesëmarrësit në ceremoni , zoti DioGuardi . Ai me elegancen që e karakterizon tha se ky grup shqiptarësh ka ardhur ti shpreh lamtumirën e fundit, mikut të tyre, kongresmenit Ben Gilman, në shenjë respekti për gjithcka ai bëri për Kosovën dhe shqiptarët. Gjatë prezantimit, DioGuardi disa herë riktheu në kujtesën e të pranishmëve, fjalimet e zjarrta të Ben Gilman në demostratat e shqiptarëve në NY e Uashington DC, dhe seancat dëgjimore,peticionet e Rezolutën e Kongresit për Kosovën. DioGuardi jo rrallë përsëriti se edhe ai vetë kishte mësuar shumë nga përvoja e Ben Gilman, si politikan vizionar e me aftësi të rralla menaxhuese e drejtuese në komisionet e Kongresit .
Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, Dr.Gjon Bucaj, i dorëzoi bashkëshortes së Kongresmenit të ndierë Gilman, një pllakadë mirënjohjeje. Ai duke i shpieguar mesazhin që bartëte kjo mirënjohje, në fund përmendi fjalët “Universiteti I Tetovës” dhe më pas vazhdoi:’ Ky universitet nuk do t’ju kishte rezistuar sulmeve brutale, të autoritetet maqedonase, në qoftë se nuk do ti shkonte një notë e fortë proteste Presidentit të atëherëshëm Grigorov, nga Komisioni i politikave të jashëme i Kongresit Amerikan i iniciuar nga Kongresmeni Gilman. Nota e protestës shpiegonte se është e drejtë legjitime e cdo pakice, në cdo vend të botës, të edukohet në të gjitha nivelet me gjuhën amtare. Një vend që nuk lejon hapjen e universiteteve nuk mund të quhet demokratik.” Zonja Gilman duke marrë në dorë mirënjohjen tha se ndiehej shumë e nderuar për bashkëshortin e saj të ndierë, që edhe në ditën e varrimit dorëzohen mirënjohje për të. Zyra e bashkëshortit tim- shtoi ajo- ka shumë dhurata e suvenire të shqiptarëve, por kjo e fundit dhe në këtë ditë lamtumire është shumë domethënëse.
Anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës (dhe Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane) Zef Balaj, ju tha të pranishmëve se pas një vizite në Kosovë e Shqipëri në fund të viteve 90-të, kongresmenët Tom Lantosh e Joseph DioGuardi sollën nga arkivi i Tiranës shumë dokumenta që vërtetonin se Shqipëria në kohën e Holokaustit jo vetëm që i kishte mbrojtur familjet hebre, por nuk ishte vrarë asnjë person i vetëm nga besa që shqiptarët u dhanë hebrenjëve. Në këtë kohë, në muzetë e Holokaustit në Uashington DC dhe Izrael, emri i Shqipërisë nuk figuronte, por pas njohjes me dokumentat e sipër përmendura ,me insistimin e Kongresmenit Gilman , emri i Shqipërisë u skalit i pari (Albania) në mermerin e të dy mozeumeve, duke u përjetësuar kështu si vend mbrojtës i popullit hebre në ditët e tij më të vështira. Ne si shqiptarë krenohemi me këtë, por edhe ndihmesa e kongresmenit Gilman ishte në kohën e duhur dhe vendimtare- përfundoi Zoti Balaj.
Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati shtoi se në maj të vitit 2002 i bëra një kërkesë Zyrës së Kongresmenit Gilman për një takim vetëm dy minutësh, pasi i kasha shpieguar se jam ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare dhe resident në NY. Pas dy javësh më njoftuan kohën e takimit. Sot mund të duket qesharake, por do ta them në ligjëratë të drejtë se ndoshta kjo do të zbardhet në të ardhmen dhe do të ishte një gjë jo e mirë për mu devijimi nga teksti. “ I nderuar kongresmeni Gilman. Këto që do t’ju them Juve sot, ja kam thënë edhe Kongresmenit Eliot Engell. Arsyeja e parë ardhjes sime këtu është t’ju bëj me dije se në gjykimin tim demokracia në Shqipëri është në rrezik nga një bandë neokomuniste që ka marrë pushtetin pas ngjarjeve të 1997-tës. Së dyti –personalisht nuk kam asnjë lidhje gjaku e miqësie me udhëheqësin e opozitës Sali Berisha,por mendoj se padrejtësisht është hedhur shumë baltë mbi të dhe se Berisha i duhet vendit tim edhe për një periudh të caktuar kohore. Kërkoj mirëkuptimin dhe mbështetjen Tuaj. Kaq kishit më tha shumë miqësisht? Kaq i thashë. Dhe për ta mbyllur më tha:Ju siguroj se shqetësimin tuaj do ta kemë në konsideratë.
Të pranishmit solln shumë kujtime të bukura për takimet që kishin patur me kongresmenin Ben Gilman, për punën e palodhur në komunitet e në Kongres, për Qendrën Ndërkombëtare të Edukimit Gilman si pjesë e Kolegjit të studimeve Globale, librarinë e shumë veprimtari të tjera. Për nder të pranishmëve Familja Gilman në Hotelin “The Thayer” të West Point –it, shtroi një drekë lamtumire. Grupi i Vatranëve duke u largua nga West Point, në shenjë respekti tha:”U prehësh në paqe miku ynë i paharruar Benjamin Gilman”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Redan BUSHATI:Migjeni përballë shqiptarëve!
» Asllan Dibrani:Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!
» Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
» Asllan Dibrani:Burg i përjetshëm ndaj shqiptarëve, fryrje zjarri dhe vet shkatërrim
» Asllan Dibrani:Nikolla Gruevski nxitë konfliktin ukrainas në Ballkan- imponon ri-bashkimin e shqiptarëve!
» Asllan Dibrani:Pas fitorës me luftë frontale, humbja e Mitrovicës në paqë është tradhti e pastër!
» Armand Plaka: Giovanni Armillotta, miku i çmuar i shqiptarëve
» Asllan Dibrani:Burg i përjetshëm ndaj shqiptarëve, fryrje zjarri dhe vet shkatërrim
» Asllan Dibrani:Nikolla Gruevski nxitë konfliktin ukrainas në Ballkan- imponon ri-bashkimin e shqiptarëve!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi