Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Lufta' për Ujmanin

Shko poshtë

'Lufta' për Ujmanin Empty 'Lufta' për Ujmanin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 30, 2016 10:26 pm

'Lufta' për Ujmanin
'Lufta' për Ujmanin 04-big_1483121096-772088

Serbia me politikën e saj ka vënë në plan të parë ruajtjen në “pronësi” të vet të liqenit të Ujmanit, “Trepçën” dhe Brezovicën, duke i konsideruar pasuri të patjetërsueshme të saj, ndërkohë që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është zotuar “se sa të jetë gjallë kurrë nuk do të nënshkruaj që liqeni i Ujmanit t’i takojë Kosovës”

Liqeni i Ujmanit, “Trepça” dhe Brezovica janë tri çështjet për të cilat Serbia është shprehur e gatshme të bëjë “luftë” në Kosovë. 
Serbia me politikën e vet ka vënë në plan të parë ruajtjen në “pronësi” të vet të liqenit të Ujmanit, “Trepçën” dhe Brezovicën, duke i konsideruar pasuri të patjetërsueshme të saj, ndërkohë që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është zotuar se “nuk ka njeri i gjallë në botë që do të mundë ta bindte të nënshkruajë që liqeni i Ujmanit t’i takojë Kosovës”.  
Serbia pretendon se një pjesë e liqenit të Ujmanit i takon asaj, pasi sipas kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, ata investuan në ndërtimin e tij në kohën e ish-Jugosllavisë.
“Sa të jem gjallë nuk nënshkruaj kurrë që liqeni i Gazivodës (Ujmanit) t’i takojë Kosovës. As liqeni i Gazivodës e as përçuesi i tensionit të lartë në Vallaq”, ishte zotuar Vuçiq gjatë vizitës së parë të tij si kryeministër i Serbisë në veri të Kosovës.
Motivet që Serbia këmbëngul ta marrë Ujmanin nga Kosova janë të shumta, por qëllimi kryesor është përftimi ekonomik në njërën anë dhe vënia nën kontroll e politikës në Kosovë në veri në anën tjetër.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi