Kadare: Jam krenar për kontributin ndaj kombit
Faqja 1 e 1

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.
Kadare: Jam krenar për kontributin ndaj kombit tim
Në një intervistë, shkrimtari Ismail Kadare flet për ndjesitë pas marrjes së çmimit “Princi i Asturias”, por edhe për vendosmërinë për të vijuar në mbajtjen e qëndrimeve publike, në të mirë të hapësirave natyrale të shqiptarëve, në hapësirën gjithëshqiptare.
Pyetje: Ju fituat çmimin “Princi i Asturias”, ku në konkurrim morën pjesë 31 kandidatë nga 27 vende të botës. Ndodhi që ju dhe Kundera u nisët nga Franca, por ju përfaqësonit Shqipërinë, ndërsa Kundera Francën. Si ndodh në këto raste, njëlloj si me lojtarët e futbollit?
Kadare:Është pak më ndryshe. Unë kaloj gjysmën e kohës në Francë, Kundera diçka më tepër besoj. Ka një ndryshim, ai quhet shkrimtar francez, tani edhe përfaqëson Francën, sepse ka disa vjet që ka ndërruar gjuhën, meqë shkruan frëngjisht dhe jo në çekisht. Natyrisht, ai është shkrimtar me origjinë çeke, një pjesë e veprës së tij është shkruar në atë gjuhë. I përket Çekosllovakisë, se atje ka lindur, por formalisht është shkrimtar francez, kështu që ka përfaqësuar Francën. Unë nuk jam shkrimtar francez, unë kam nënshtetësi të dyfishtë, por jam shkrimtar shqiptar, kam shkruar gjithmonë në gjuhën shqipe.
Pyetje: Nga burimet tona, tre anëtarë të jurisë e kanë dorëzuar të bardhë fletën e votimit. Përveç gjykimit letrar, që ka qenë absolutisht pro jush, me sa duket kjo fletë e bardhë ka qenë për arsye politike; psh Spanja nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë komenti keni për këtë veprim, dhe a ishte vendimi i jurisë një mënyrë për ta mbështetur Kosovën, e njëkohësisht edhe kundërshti e hapur ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për të mos e njohur atë?
Kadare:Unë nuk do t’i lejoj vetes të bëj një përfytyrim të tillë që është disi jashtëletrar. Këto janë juri përgjithësisht të pavarura. Por sado të pavarura të jenë, natyrisht kanë një lidhje me vendin e tyre, një lidhje që unë nuk mund ta përcaktoj sa është dhe sa nuk është. Juria është tepër e nderuar, kryesohet nga kryetari i Akademisë se Spanjës, dhe përderisa çmimin e jep shtëpia mbretërore vetvetiu ka atë karakterin e dinastisë, e natyrisht lidhet me Spanjën si shtet, si komb, si histori. Por megjithatë unë besoj se juria është e pavarur dhe nuk mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejt por mund të ketë ndikim të tërthortë. Ka një qëndrim të qeverisë spanjolle që në këtë rast nuk ka pse të përkojë me qëndrimin ndaj një shkrimtari. Zakonisht për çmimin që ka fituar një nderim në botë është një juri që është vlerësuar gjithmonë për një vizion artistik letrar të veprave dhe jo të ngatërrohet me motive joletrare.
Pyetje:Cili është çmimi më i rëndësishëm për ju nga këto që keni marrë deri më tani?
Kadare:Më i rëndësishmi është çmimi britanik. Jo se e them unë, por njihet si më i rëndësishmi. Çmimi “Princi i Asturias” konkurron më të, është nga më kryesorët. “Booker Price International” ka traditë të re, tre herë është dhënë gjithsej. Unë kam qenë i pari që e kam marrë në versionin ndërkombëtar, kurse “Princi i Asturias” ka traditë gati 30-vjeçare, e sigurisht ka një aureolë më të madhe përsa i përket famës dhe ceremonive - por çmimi anglez e ka përpara këtë gjë me sa duket.
Pyetje:A përbën marrja e këtyre çmimeve një lloj kredie që ju afron gjithmonë me çmimin Nobel?
Kadare:Mendoj se nuk ka të bëjë drejtpërdrejt. Mundet t’i kesh këto çmime dhe të të ndihmojnë, por mund edhe të mos i kesh dhe ta marrësh çmimin “Nobel”. Sigurisht një pjesë e madhe e shkrimtarëve që e kanë marrë këtë çmim e kanë patur çmimin “Princi i Asturias”, sepse sic thashë është një çmim tradicional, me kohë më të gjatë, paçka se nuk është një kushtëzim ky.
Pyetje:Shkas për pyetjen që do t’ju bëj tani është një shkrim i së enjtes në “Gazeta Shqiptare” të Robert Elsie, sipas të cilit letërsia shqiptare nuk është e njohur në botë. Sipas jush, a është e njohur letërsia shqiptare sot në botë dhe kush e përcakton këtë njohje apo panjohje të saj?
Kadare:Kritika e ka ngritur disa herë këtë. Mua po më habit pse ngrihet një gjë e tillë. Nuk është reale, është një problem i paqenë në kuptimin që letërsia shqipe është e njohur, nuk është e vërtetë se është e panjohur. Çdo të thotë se është e njohur? Letërsi e njohur do të thotë që të ketë disa shkrimtarë të përkthyer në vendet e tjera, të ketë botime. Varet shkalla e njohjes nga shkrimtarët që botohen, nga botimet, nga suksesi i tyre, nga pritja që i bën kritika letrare, nga çmimet ndërkombëtare që merr kjo letërsi. Sidomos varet shumë nga ato që quhen botime xhepi. Duken në pamje të parë të parëndësishëm, por ato janë botime me tirazh kolosal - disa herë më të mëdha se tirazhet e zakonshme - që e bëjnë të njohur shkrimtarin në një zonë tjetër, ku ai e ka të vështirë të hyjë me botimet e zakonshme. Por të jesh në këto programe, sidomos ato të shkollave të ulëta, është një sukses vërtet i madh, sepse hyn në leximet e rekomanduara nga shteti për shkollat, aq me shumë nëse je përfshirë në programin e shkollave të ulëta, sepse në universitet është më e shpeshtë, mund të bëhen diploma për shkrimtarët, punë shkencore mastera etj, etj.
Pyetje:Çfarë rekomandohet nga letërsia shqipe?
Kadare:Në kolegje unë kam një roman dhe nuk ka si të ketë dy, sepse në fund të fundit, është veç një shkrimtar i huaj që hyn zakonisht atje ku janë të vendit. Është romani "Kush e solli Doruntinën", i pastruar pak sipas kritereve pedagogjike që mos të ketë skena që të acarojnë nxënësit. Kuptohet që letërsia është e lirë, shmangen motivet delikate. Në këtë roman më kanë kërkuar leje që të heqin një faqe e gjysmë, jo më shumë, rreth 50 rreshta. Kjo është.
Pyetje:Pra mund të themi që nuk është e vërtetë që nuk është e njohur letërsia shqipe?
Kadare:Mua më habit ky konstatim, sepse letërsia shqipe i ka të gjitha këto që thashë. Ka rreth 14-15 shkrimtarë të përkthyer, dhe disa prej tyre janë me katër-pesë-gjashtë vepra. Unë jam me më shumë. Dhe letërsia shqipe ka dy çmime; këtë spanjoll dhe atë britanik, më të rëndësishmit që jepen. Pas Nobelit, ato janë çmimet me rezonancë ndërkombëtarë dhe planetare, ajo çka duhet të ketë një letërsi! Çfarë do themi për letërsitë e tjera të Ballkanit, çfarë kanë ato më shumë, ose të Evropës Qendrore, përgjithësisht vendeve evropiane në këto çmime?...
Pyetje:Një shkrimtar i dimensionit tuaj ka përherë një marrëdhënie të ndërlikuar me vendin e vet, marrëdhënie që shfaqet ndryshe në periudha të ndryshme. Cila është marrëdhënia juaj me Shqipërinë dhe shqiptarët? A ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe në ç’sens? A mund të quheni ju një shkrimtar politik, një shkrimtar i angazhuar?
Kadare:Ajo që thatë ju është shumë e drejtë, që marrëdhëniet e një krijuesi përgjithësisht janë të ndërlikuara, nuk mund të jenë veçse të tilla me vendin e vet, e ka vetë natyra e artit. Arti krijohet për një kohë të gjatë, kështu është edhe ndryshimi i madh i artit nga veprimtaritë e tjera shoqërore e politike, të cilat janë të lidhur me popullsitë qe jetojnë aktualisht në këtë vend. Ne themi populli shqiptar a populli francez, pra me fjalën popull ka njëfarë paqartësie, kuptojmë si të thuash anën më të mirë të një vendi, padashur përfshijmë edhe pjesën që ka jetuar më përpara, por gjithsesi nuk hyn e ardhmja. Pra, ne themi popullin shqiptar - por le ta përcaktojmë se cili është populli shqiptar, është ky popull që jeton tashti? Kjo është në radhë të parë. Do bëhen zgjedhjet, do kenë punë me këtë popull, po ka një popull tjetër që ka jetuar përpara dhe që do të vijë, që ai s’ka punë me këtë popullsi, ka shumë pak, ka punë indirekte si të thuash. Shkrimtari, arti, artisti, filozofi kanë punë me popullin tjetër, atë të madhin që kanë shkuar një pjesë dhe që do të vijë, kështu që vetvetiu vepra e tyre do të krijojë keqkuptime, o me njërin brez ose me tjetrin, s’ka se si te mos krijojë. nganjëherë do ta duan më shumë, nganjëherë më pak, nganjëherë do të bëjnë sikur s’e duan dhe e duan, nganjëherë do të bezdisen prej tij, na ngatërron punë thonë, ose do vijë ndonjë tjetër e do të thotë, jo, ky është ai që duhet të jetë tamam. Kështu që vetvetiu një vepër e krijuar dhe çdo vepër krijohet për një kohë të gjatë relativisht, flasim për letërsinë e mirëfilltë, atë që ju e quajtët letërsi e madhe, unë po e quaj letërsi normale, ajo që jeton, ai seleksionohet se shumica e letërsisë botërore shkon dëm si gjethet kur bien në vjeshtë, shumica e librave ecin, zhvillojnë, japin energjinë e tyre aq sa mundin pastaj harrohen, vdesin dhe në emër të kësaj, nga ky seleksionim ngelet madhështia e letërsisë. Letërsia gjithmonë ngelet pjesa më e mirë e saj, maja, ashtu siç duhet të ngelet. Kjo letërsi do të ketë marrëdhënie patjetër shumë të ndërlikuara me popullin e vet, ndoshta me gjithë popujt disa herë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kadare: Jam krenar për kontributin ndaj kombit
Pyetje:Ju po e shikoni nga këndvështrimi i popullit, i cili do të ketë probleme me shkrimtarin, por shkrimtari vetë çfarë marrëdhëniesh krijon?
Kadare:Shkrimtari vetë do të jetë në mënyrë natyrale ka respekt për popullin e vet, por jo se ka rezerva, por ai e di e ndjen më shumë se e di, se me popullin mund dhe te mos merret vesh dhe nuk duhet të shqetësohet shumë nga kjo gjë në qoftë se në ndërgjegjen e tij, ai e di qe në këtë rast ka të drejtë ai dhe jo lexuesi, të mos përdorim fjalën popull gjithmonë. Lexuesi mund të gabojë, i 3 vjetëve, i 15 vjetëve, lexuesi shqiptar i kohës së komunizmit përshembull nën trysninë e regjimit që kishte, sigurisht ka qenë në gjendje të gabuar në një pjesë të letërsisë shqipe - ne s’kemi si ta mohojmë këtë gjë. E pra ajo kohe kaloi, shkrimtarët që ishin të nxjerrë nga jeta letrare rikthehen, janë rikthyer, janë duke u rikthyer edhe më, e do të rikthehen edhe më mirë. Ja pra se si kanë pasur të drejtë ata, nuk mund të themi dhe jo populli, po ajo kohë, ai ndërlikim që ishte, regjimi, diktatura, epoka populli vetë, kanë gabuar të gjithë.
Pyetje:Në veprën tuaj gjen shpesh prani të politikës. Flas këtu edhe për angazhimin tuaj shumë aktiv në çështjen e Kosovës. A mund të quheni shkrimtar politik, shkrimtar i angazhuar?
Kadare:Politika është pjesë e jetës, siç është dashuria siç është e gjithë veprimtaria njerëzore që janë në kundërshtim me njëra tjetrën shpesh, dhe letërsia i pasqyron kur i duhet, kur nuk i duhet nuk i duhet. Letërsia ka një zgjedhje nga jeta jashtëzakonisht trillane interesante, tjetërlloj fare. Ngjarje të rëndomta në jetë në letërsi mund të japin kryevepra. Çfarë është vepra më e përkryer që duhet përgjithësitë nga kritika letrare botërore në letërsi është Makbethi. Cfarë është ajo një vrasje pasdarke,dmth një ngjarje fare e zakonshme, e megjithatë kjo ngjarje e madhe. Ka ngjarje të mëdha në historinë ë botës që kanë luajtur një rol kolosal e megjithatë nuk kanë qenë interesante për letërsinë. Pse sepse ligjet e saj janë të tilla. Ajo krijon një botë paralele prandaj rëndësia në jetë dhe në letërsi është krejt e ndryshme, dhe këtu ngatërrohen të gjithë. Përshembull deklarata e të drejtave të njeriut 200 e ca vjet përpara ka kthyer përmbys historinë e botës nga ana konceptuake nga ana e moralit, dhe unë nuk di të them të drejtën a ka 5-6 faqe letërsi për të apo nuk ka. Mund të ketë vetëm disa vjersha tek tuk. Pra nga kjo pikëpamje letërsia është krejt e padrejtë, sepse pavarësia e saj ndaj jetës merr format groteske disa herë është shumë xheloze me jetën. Ne e kemi mësuar në shkolla nuk e di ju se letërsinë e pjell jeta, pasqyron jetën. Letërsia ka lidhje shumë pak me jetën disa herë, aq sa mund të ketë lidhje të madhe aq sa nuk ka lidhje me të kur të dojë të mos ketë. Letërsia ka lidhje me një pjesë të jetës dhe nuk ka lidhje me atë që jetojmë ne ditë pas dite, minutë pas minute shekull pas shekulli,. Këtu fillon krejt keqkuptimi. Ajo ruan me xhelozi pavarësinë e saj dhe është e pakuptueshme disa herë ndaj dhe acaron disa herë ndaj dhe krijon ato keqkuptimet dhe ndërlikimet e saj me popullin. Por ne shkrimtarët që e bëjmë këtë që jemi makinistë të kësaj makine ne këtë e dimë dhe nuk ka pse të mërzitemi, nuk ka pse të kërkojmë një botë utopike ideale ku njerëzit të mahniten pas letërsisë dhe ta kuptojnë drejt siç duhet nuk ndodh kjo...
Pyetje:Po flisnim për politikën?
Kadare:Herë pas here kur duhet nuk ka asgjë të keqe të hyjë edhe politika. Unë kam përshkruar në veprat e mia, nuk e di sa faqe ka politika, 200 mund të jenë, më tepër nuk e di. Nuk ka ndonjë vend të madh sic mund të mendohet. Ngaqë unë kam jetuar në epokën komuniste ne shkrimtarët e asaj kohe quhemi sikur jemi përzier me politikën. Po ta shikosh, po të filloj me veprat e mia, si libri im i pare "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" nuk ka ndonjë gjë politike, është më tepër një motiv i kërkimit i një vdekje pas një lufte të madhe, "Kronikë në Gur " ka tek -tuk paragrafë që të kujtojnë ato dramëza të luftës civile, romani "Kështjella" folëm për këtë. Më vonë vepra të tjera "Pallati i Ëndrrave".Është një roman që ka politikë sigurisht grindje shqiptaro- sovjetike "Dimri i Vetmisë së Madhe". Dhe ai ka një pjesë të vogël por ngaqë është qendrore si ngjarje, është e rëndësishme, identifikohet ky roman.
Pyetje:Më tepër e kisha fjalën edhe si shkrimtar i angazhuar, po marr rastin e Kosovës?
Kadare:Kjo nuk është as mirë, as keq. Ti je shkrimtar, ti mund ta bësh këtë por edhe mund të mos e bësh. Nuk është një kushtëzim që do të fitosh nga kjo ose do të humbasësh nga kjo. Po përmendët Kosovën. Do të ishte e dëshirueshme për lexuesin tim perëndimor që mua të më shikonin si të thuash "të pastër" pse përzihet ky në punët e Kosovës. Unë nuk jam përzier në punët e Kosovës se do të merrja ndonjë post në Kosovë, se do të fitoja ndonjë post në Shqipëri, përkundrazi unë kam humbur nga kjo gjë në kuptimin naiv të lexuesit tim, që mund të thotë ç’punë ka që merret me këto të na bëjë letërsi. Por unë e kam bërë këtë si qytetar nuk është punë prej shkrimtari. Duke pasur një njohje publike unë e ndihmova popullin tim, do të ishte imorale të mos e bëja këtë gjë, ka shkrimtarë që nuk e kanë bërë, unë e pata mundësinë, pata nxitjen e shtypit botëror, e bëra me kënaqësi. Ditarin për Kosovën "Ra ky mort e u pamë" nuk ma kërkoi asnjëri, as artikujt në shtyp, unë i shkrova ato për të mbrojtur popullin tim, do të thoni ju mund të mbroni një popull tjetër por mund të qëllonte të mbroja edhe një popull tjetër nuk e përjashtoja, por qëlloi që drama kryesore ishte e popullit shqiptar dhe natyrisht nuk mund të isha mënjanë, dhe kam bërë shumë mirë, nuk pendohem kurrë le të më qortojnë sa të duash. Kjo mund të quhet i angazhuar politikisht, po dakord çfarë të keqe ka, mund të quhet nacionalizëm, po t’i japësh atë kuptim, çfarë të keqe ka mbrojtja e këtij kombi. Dikush mund të thotë po mirë pse s’e mbrojte tashti? Kombi grek në rast tjetër, kam shkruar edhe për letërsinë klasike greke dhe më kanë thënë boll ke shkruajtur, ja pra, tërthorazi kam ngritur vlerat e një populli tjetër ballkanik në hartë, dhe e kam bërë më shumë se për traditën letrare shqiptare. Ç’të keqe ka?
Pyetje:Një pjesë e krijimtarisë suaj e përbën poezia, por ju nuk flisni pothuaj kurrë për të. Pse?
Kadare:Kjo është pyetja më delikate që më keni bërë. Kur më kanë bërë këtë pyetje kam thënë gjysmën e se vërtetës e cila është një e vërtetë gjithashtu, por nuk kam dashur të futem në një të vërtetë më të thellë.
Pyetje:Thoni të vërtetën?
Kadare:Po, do t’jua them edhe tjetrën. Gjysma e së vërtetës është se unë e kam quajtur poezinë shqipe dhe poezinë e vendeve socialiste në përgjithësi si përgjegjëse për një frymë optimiste agresive, prishje të artit. Nuk është faji i poetëve, por është vetë natyra e poezisë e tillë që shërben nëpër festa, i drejtohet publikut, shkrimtarë nën presionin e padurueshëm nga të gjitha anët për arsye nga më të ndryshmet, kanë bërë vjersha, librat nuk botoheshin po nuk kishin vjersha për partinë etj, etj dhe poezia e mbartte tërë këtë barrë, këtë taksë morale që paguanin shkrimtarët shqiptarë, bullgarë, rusë, cekë, hungarezë, ndaj dhe më ishte krijuar një mungesë respekti për poezinë. Nuk duroja dot kur ne shkrimtarët shqiptarë në takimet me delegacionet në mbledhje mburreshim me poezinë në mënyrë të pahijshme. Vinte ta zëmë shkrimtari francez ose irlandez dhe ne i thonim se kemi tirazh 20 mijë kopje në poezi dhe ata linin mendjen, se në Perëndim nuk ka gjëkund 20 mijë kopje. Ne mburreshim me një gjë kot, nuk ishte mburrje ishte e kundërta ishte turp. Ne mburreshim se poezitë i botonim në gazetat e mëdha të përditshme. Kjo më krijoi një aversion për poezinë të them të drejtën, një kujtim të hidhur. Dhe nuk doja ta çmoja aq sa u bë zakon të çmohej, poezia e guximshme, avangardë, kishte sigurisht letërsia shqipe poezi të mira edhe në ate kohë por ka prodhuar me shumë kursim, me shumë vështirësi. Kjo është gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër, kur je shkrimtar i njohur do kesh edhe disa disfavore të mëdha, do ta paguash disa herë njohjen, dhe çdo shkrimtar i njohur është i ndërgjegjshëm për këtë. Do të kesh një acarim të verbër prej shumë kolegëve të tu, herë pas herë. Unë nuk e quaj këtë një gjë për të vënë duart në kokë në një farë mënyrë është e natyrshme. Në botën artistike letrare intelektuale filozofike ka një konkurrencë të pashmangshme, dhe dashur padashur viheshe në një gjendje fajtori, në kuptim që je shumë i njohur, flasin shumë për ty, botojnë shumë për ty, të lavdërojnë shumë. Nuk po them që nuk më pëlqejnë lavdërimet, nuk po e them se e di që nuk do të më besoni, por ata që më njohin më mirë e dinë që unë nuk shkoj kurrë në forumet ku flitet për mua jo se më duhet të jap ndonjë ide me status të veçantë të njeriut ju them sinqerisht nuk më pëlqen të dëgjoj emrin tim pesëqind herë të lakuar, nga një referues nga një tjetër. Dhe ka vite që unë nuk shkoj asgjëkund, dhe nuk shoh as emisionet ku flitet për mua. Si duket kjo trysni kjo ndjenjë faji që ke ndaj kolegëve duket sikur ti je fajtor që ai nuk është bërë shkrimtar i njohur. Sigurisht nuk je ti fajtor por sigurisht nuk mund ta bësh as atë me faj që mendon se je ti. Kështu unë instinktivisht në fillim nuk e kam kuptuar, jam tërhequr nga poezia, sepse nuk doja të më përmendnin në poezi .Unë shkruaja, botoja, kam botuar. Një pjesë e veprës sime me vlerë është poezia. Lexuesit e pëlqejnë, nga librat që shiten më shumë prapë vazhdojnë të jenë përmbledhjet poetike të viteve të fundit. Por unë sinqerisht jam tërhequr dhe jo vetëm nuk dua të m’i lavdërojnë por mundësisht nuk flas as vetë, kam dëshirë të rri mënjanë, pikërisht për këtë hiqem mënjanë nga një pjesë e letërsisë, rrini të qetë unë nuk përzihem. Thonë po merr Kadareja, na e mori edhe këtë çmim, i babëzitur më quajnë se u duket sikur i marr unë sikur unë mezi pres të marr një çmim dhe asnjëri nuk do të më besojë në jetë, Vetëm e dinë kur mund t’i kem thënë njerëzve që kam patur miq që më kanë thënë se mund të të japim një çmim që të mos ma japin mua më mirë këtë çmim, nuk është mirë, nuk kam ndonjë kënaqësi dhe duket sikur po i fyeja, por le të kenë edhe të tjerët çmime. Nuk e beson njeri këtë, por është e vërtetë...
Pyetje:Herën e fundit që keni qenë në këtë studio ju kam pyetur për dashurinë, pse nuk gjendet shpesh në librat tuaj. Më keni thënë, sa më lart të shkojë letërsia, aq më shumë dashuri ka në të. Çdo të thotë kjo?
Kadare:Ndoshta nuk e kam thënë mirë. Unë mendoj se motivin e dashurisë e kam në shumë vepra. Jo se e mendoj unë por ma kanë thënë disa kritikë që kanë bërë vepra për mua që keni shumë dashuri pse thonë që nuk keni. Por kështu më thonë dhe unë i kam besuar i thashë. Unë paskam motive grash por si duket mënyra ime e të shkruarit është e tillë që si duket bie pak në sy. Dhe unë kam thënë që dashuria në jetën njerëzore zë një vend kaq të madh sa kurrsesi nuk e zë në letërsi. Është një nga ato paradokset , trillet e letërsisë që folëm në fillim. Pse vrasjet zënë vend më shumë se dashuria ka gjë më të shëmtuar se një vrasje, ato zënë vendin e nderit me thënë të drejtën që nga antikiteti deri sot. “Studio e Hapur;AL”

Similar topics
» Luan Çipi: Kadare, simbol i kombit
» Ismail Kadare: Çmitizimi i Gjergj Kastriotit, turp i kombit
» Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut
» Ismail Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Gjergj Kastriotit
» Fahri Xharra:Atentati ndaj kombit me seriale turke

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi