Fahri Xharra:Atentati ndaj kombit me seriale turke
Faqja 1 e 1

Duke e lexuar studimin : “ Një ofensive kulturore turke për turkofonët “, nga publikimi i “Ministrisë së Mbrojtjes së Francës- për Delegacionin e punëve strategjike “(Les Balkans et la Turquie :impériale nostalgie, pragmatisme de la puissance ou pari sur l’avenir ? Étude réalisée par Alexandre Billette et Jean-Arnault Dérens
Pour la Délégation aux Affaires stratégiques Ministère de la Défense Marche n°1505414462 ) mu kujtua një zhurmë e madhe kombëtare shqiptare , një admirim për një të kaluar e cila ishte shumë ogurzezë për ne shqiptarët :
“Përveq TIKA-s , janë shumë organizma publik turk të cilët e kanë për detyrë të inkurajojnë shpërndarjen e gjuhës turke, që të mbështesin projektet turke për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë otomane në Ballkan. Është gjithashtu Instituti Junus Emre (Yunus Emre Enstitüsü, YEE) i cili e shpërndan një vëmendje të posaçme turke ne Ballkan . Me vite të tëra serialet televizive turke janë bërë shumë të njohura, e njëra ndër to ishte edhe “Muhteşem Yüzyıl “ ( Shekulli madhështor ) ( nga studimi i më sipërm , me nëtitullin : Série télévisées : le soft power de Soliman le Cathodique )””
Kur i pushtuari e sheh historinë e pushtimit te vet nga pushtuesi,( Seriali televiziv Sulejmani-Shekulli Madhështor) dhe me vëmendje e padurim e përcjellë çdo detaj që afrohet,herë i duartroket për fitoret e tija e herë i dhimbset për sprovat e dhembshme të dashurive të tij,atëherë e kupton njeriu që kemi të bëjmë me një të pushtuar ,i cili për 500 vjet le që nuk është mbushur mend por përkundrazi e ka ndërruar gjenin e tij të njeriut krenar në njeri rob,dhe në çdo çast të mundshëm e kthen shpinën kah shtrati dhe dëshiron t`i përjeton të gjitha ato të cilat e kishin gërryer të kaluarën e tij,dhe vrragët edhe pse në shikim ishin të mëshefura por ato qenkan ende të pranishme në psiken e tij.
E vërtetë që Sultan Sulejmani –Madheshtori( 1494 –1566) ishte Sulltani i dhjetë dhe i cili mbretëroj më së gjati në Historinë e Imperatorisë Otomane (1520 -1566). Ishte me të vërtetë i madh.Po ,për ne çka?
Edhe pse Ibrahim Pasha Pargaliu ishte një shqiptar i krishterë që e shoqëroj Sulejmanin Madhështor,gjatë gjithë kohës deri më 1536 dhe e mbërrini edhe titullin Veziri i Madh (1523) dhe komandantit kryesor të të gjitha armatave të tij ,edhe pse Ibrahimi i Pargës u bë bejlerbeu i Rumelisë duke i marrë nën kontrollë të gjitha tokat e pushtuara turke në Evropë, për ne çka?
Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe me titullin Sulltani i Madh ,Trashëgimtari i Profetit të Allahut . Pra?
Pargaliu e pagoi me jetë famën e tij
Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi ditë të zgjedhim mikun. e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, doemos njeriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë shpjeguar drejt gjërat? A na është shpjeguar drejtë historia e jonë? Feja, a na është shpjeguar drejt, të cilës iu kemi veshur me shekuj? Kush ishin ata që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t`i bindemi diçkafit, e cila ishte për ne e largët e paprekshme? Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse, ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte t`i harrosh hallet? Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje. Të gjitha pyetjet e kanë përgjegjën e njejtë: Mosinformimi.
Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është e vogël në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biejmë pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi pre e mashtrimit.
Por si veproi turku duke i pushtuar tokat tona në emër të shpatës së Islamit( pushtimi i Sultan Mehmet Fatihut II në Shqipëri):” Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, i ekzekutonin. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë….Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë. (Tursunbeu, „Tarih’i-Ebü-l-Feth“ – Historia e Atit të Çlirimit)…….Vranë aq shumë, saqë s’mund të numëroheshin. I zunë robër djemtë e tyre, vajzat dhe gratë e
tyre.“
Fahri Xharra,18,09.16
Gjakovë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Dyfytyrësia turke për të kaluarën e saj otomane
» Fahri Xharra:Me Gjergj Fishtën për çështjen e kombit
» Fahri Xharra: BAKTERJET SHQIPTARE, VDEKJEPRURËSE TË KOMBIT !
» Skifter Këlliçi: Atentati i Avni Rustemit ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris dhe hakëmarrja ndaj tij
» Tentim atentati ndaj Gafurr Adilit në Durrës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi