Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Xhemajl Dhe Islam Burniku

Shko poshtë

Halit Bogaj: Xhemajl Dhe Islam Burniku Empty Halit Bogaj: Xhemajl Dhe Islam Burniku

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 9:39 pm

PORTRETE TË NJOHURA TË MELOSIT TONË POPULLOR

/XHEMAJL DHE ISLAM BURRNIKU/

Nga Halit Bogaj

Xhemajl Dhe Islam Burniku janë dy emra të shquar të melosit tonë popullor që kënduan në mënyrë të pandërprerë afro gjysmë shekulli,duke na mahnitur me zërin e tyre melodik.Vëllezërit e njohur/Xhemajl dhe Islam Burrniku/, këngën tonë tradicionale, folkloroke dhe qytetare, e kishin përherë në shpirt dhe zemër, të cilën e kultivuan në mënyrë të përsosur dhe me kujdes të madh , duke dëshiruar, si edhe rapsodët e tjerë, që ajo të ruhej dhe të përcillej brez pas brezi deri në ditët e sotme.Vëllezërit Burniku ishin të dashur dhe të afërt me të gjithë njerëzit, duke na udhëzuar vazhdimisht se si ta donim dhe çmonim folklorin tonë të rrallë dhe të lashtë që kishte zënë rrënjë të thella dhe tradicionale në popullin tonë.Këta dy këngëtarë të mirënjohur i kanë mbetur besnik deri në fund vokacionit të tyre të pasionuar dhe të ndritur me të cilin ishin të mishëruar që nga ditët rinore.Me këngët e preferuara, të bukura, melodike dhe me përmbajtje patriotike, erotike, sociale dhe me motive të tjera, na bënin vazhdimisht krenarë për një traditë të tillë të lavdishme të cilën e kishin kultivuar të parët tanë që ishin të lidhur me trojet e veta.Me ndjenjat e tyre suptile dhe të fuqishme shpirtërore, i këndonin këngët e adhuruara:”Haxhi Gashi”, ”Vajtimi i Avdisë”, ”Minire,moj bijë”dhe shumë të tjera që kishin peshë të konsiderueshme për t`u dëgjuar nëpër ahengje të ndryshme.Këta dy këngëtarë zëëmbël nuk këndonin çfardo kënge, por vetëm vlera të vërteta artistike dhe muzikore me të cilat joshnin dëgjues të shumtë dhe të pasionuar.Këngët dhe repertori i zgjedhur ishin diçka si të shenjta për këta dy këngëtarë të adhuruar që dinin të na gazmonin në shumë raste dhe nëpër shumë ndeja të organizuara.Emri i tyre ngritej dhe rritej vazhdimisht dhe populli i adhuronte me nderime të mëdha, ashtu siç veprohej edhe me rapsodë të tjerë të shquar.Ata interpretonin edhe shumë realizime te tjera të shkëlqyera dhe të bazuara në traditën tonë që mbijetonte nëpër kohra të ndryshme dhe të stuhishme .Ata vazhdimisht ecnin krenarë në rrugën e tyre fisnike dhe bënin shumçka që kënga shqipe të ruhej, bartej dhe të lente gjurmë edhe tek gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të mos bastardhohej folklori ynë origjinal burimor.Kishin kontakte edhe me këngëtarë të të tjerë të dalluar të këtij populli, duke kënduar së bashku edhe me Qamilin e Vogël të cilin e kishin çmuar dhe adhuruar, ashtu siç duhej me të vërtetë të veprohej me çdo njeri të tillë ,siç ishte ai.Xhemajl dhe Islam Burrniku edhe sot gëzojnë autoritet të madh në të gjitha viset kosovare ku kishin kënduar shpeshherë nëpër dasma, fejesa dhe ahengje të ndryshme.Ata vazhdimisht na mësuan se nuk guxonim t`i harronim vlerat e vërteta dhe të llojllojshme të këtij populli dhe se duhej përsëritur të gjitha ato në mënyra të ndryshme dhe nga talentë të rinj.Kur dëgjonin këngë të kënduara pa asnjë pergjegjësi dhe të cilat nuk kishin asnjë vlerë artistike, ata nuk mund të pajtoheshin në asnjë mënyrë me diçka të tillë aq denigruese për folklorin tonë.Duke i kujtuar me mallëngjim këngëtarët më të mëdhenj të këtij populli, ata na tregonin se ne duhej të kishim një kujtesë të përhershme për te gjithe ata bardë që lanë një vend të zbrazur në vatrat tona dhe se respekti ndaj tyre duhet të jetë i shumfishtë, sepse të tillët kishin lindur vetëm njëherë në këto troje.Edhe vëllezërit Burrniku bëjnë pjesë në plejadën e këngëtarëve tanë veteranë, që artin muzikor e kishin në rend të parë, duke u përpjekur që ta ruanin në mënyrë sa më autentike.Për veprimtarinë e ndritshme të tyre ,mund të shkruhen faqe të tëra ,por ne po i përkujtojmë për të treguar se edhe ata ishin ndër kultivuesit kryesorë të këngës sonë popullore të cilën e kënduan, e ruajtën dhe e përparuan ashtu siç duhej, prandaj edhe ua kemi borxh të përpiqemi edhe më tepër për ndriçimin e veprimtarisë së tyre muzikore që zgjati në një periudhë gjysmëshekullore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi