Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Poezi nga Halit Bogaj

Shko poshtë

10 Poezi nga Halit Bogaj Empty 10 Poezi nga Halit Bogaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 1:32 pm

10 Poezi

Nga Halit Bogaj


NË DURRËS



Të gjithë bashkë

N’atë qytet

Do të shkojmë

Ne sivjet



Çaste t’ bukura

Do të kemi

Në një mendje

Nëse jemi



Se kështu

E thot jehona

Që ze vend

Në mendjet tona



Se kështu

E ka kujtimi

Që na vjen

Nga kushtrimi



Se kështu

E ka epoka

Më në fund

U bashku toka



U bë bashkë

Mëmëdheu

Që e donte

Skënderbeu



VUK JEREMIQI

Kundër Pavarësisë së Kosovës

Në Konferencën islamike



Prapë Serbia

Po tenton

Pavarësinë

Që ta ndalon

2

Me inat

E me kushtrim

Nëpër botë

Shkon me nxitim

3

Unë thotë jam

Me muslimanë

Me Siri

E me Iran

4

Në përkrahje

Fort shpreson

Shumë selame

Atje çon

5

Ai i ri

Është shumë naiv

Dhe shpeshherë

Provokativ

6

Ai mendon

Se është faktor

Dhe se ka

Diçka në dorë!

8

Po harron

se Amerika

ia futi

700 frika

9

Nuk e sheh

çka e ka gjetur

Krejt në bisht

Tani ka mbetur

10

Ai ka mbetur

Fort i ngratë

Zemërzbrazur

Duarthatë

11

Nëpër botë

Ai kot vrapon

Më askush

Muk e dëgjon

12

Ai gjithmonë

Është qesharak

I lazdruar

Rrenacak

13

Sepse rrenën

Ka zanat

E ushtron

Ai ditë e natë

14

Rrenën

Ka ai trashëgim

E ushtron

Me shumë gëzim

15

Por kurrqysh

S’i bjen taman

Që të bëhet

Musliman

16

Për një çast

Për ta frenuar

Pavarësinë

E përfunduar

17

N’Konferencën

Islamike

Na përkrahin

Shtete mike

18

Atje kemi

Ne Turqinë

Edhe nënën

Shqipërinë

19

që aq shumë

ne na ndihmuan

çështjen tonë

aq larg e çuan


VOCRRAKËT


Ishim ne të vegjël

Oj e madhja motër

Ti si burrë shtëpie

Qëndroje në votër



Nëna jonë krenare

Priste për çdo ditë

Që t’i kthehej burri

Nga terri në dritë



Ishte i burgosur

Atje në Serbi

Ngase kish kërkuar

Për neve LIRI



Ori motra ime

Me mund na ushqeve

Punët mashkullore

T’i përherë i kreve



Kur shkoje në Nish

Babain për ta parë

Shumë vështirë e kishe

Prej tij për t’u ndarë



Nga rruga e gjatë

Prapë me lot në sy

Mbushur plot mërzi

Ne të shihnim ty



Fjalët tua ishin

Histori e gjallë

Shpirtin kishe motër

Mbushur plot me mallë



Prapë e kishe lënë

Babën në vetmi

Në një rreth të Ferrit

Mbushur egërsi



STIPE MESIQIT/poezi



T’falemnderit

President

Na ndihmove

N’çdo moment

2

Ti nuk ishte

Si Tuxhmani

Që me djallin

Paktin bani

3

Ti nuk ishte

Piroman

Për ta ndezur

Këtë Ballkan

4

Por Ti ishte

Altruist

Për çdo popull

Humanist

5

Luftën tonë

Ti fort e çmove

Pavarësinë

Shpejt e pranove

6

Prandaj kurrë

Nuk të harrojmë

Vazhdimisht

Të përkujtojmë


RAMBUJEA


Në Paris

e Rambuje

lind një diell

edhe për ne

2

Lshonte zjarr

Ai Bil Klintoni

Si kuçedra

E dragoni

3

Gjithashtu

Dhe Toni Bleri

Zhak Shiraku

E Fisheri

4

Nga të gjithë

Doli pajtimi

Të fillonte

Bombardimi

5

Që të gjithë

Ishin bashkuar

Fort Serbinë

Për ta dënuar

6

Por Serbia

E trishtuar

Bëhej prapë

Si e lazdruar

7

Që të gjithë

Kishin vendosur

Me një plan

Fort të përsosur

8

Bombardimet

Të fillonin

Dhe Serbinë

Keq ta ndëshkonin

9

që këtë popull

Nga tirani

Përgjithmonë

Që ta çlironin

10

Se ç’po dilte

Tym I zi

Nga çdo vend

Nëpër Serbi

11

Bombardohej

Keq ushtria

Bashkë me të

Dhe policia

12

Iknin serbët

Nga çdo anë

Tue thanë

Kuku oj nanë

13

Shanin Zot

Qiell e Fe

Dhe gjithçka

Përmbi këtë dhe

14

Dhe kështu

ajo Serbi

Mbeti krejt

Në vetmi



JOSHKA FISHERIT


Burri i madh

Joshka Fisheri

Njejtë veproi

Si Toni Bleri

2

Nuk lejon

Tha- Gjermania

Që të luan

Me Ne Serbia

3

Tha- po vriten

Shumë shqiptarë

Nga regjimi

Aq barbar

4

Prandaj sot

Duhet bashkuar

Atë kasap

Për ta ndaluar

5

Nuk durohet

Jo për besë

Që një popull

K’shtu të vdes

6

Që të vdes

E torturohet

Dhe nga vatrat

Të dëbohet

6

Fort nervoz

Ishte Fisheri

Si Klintoni

Edhe Bleri

7

Prandaj ne

E adhurojmë

Kurrë të mirat

S’i harrojmë


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

10 Poezi nga Halit Bogaj Empty Re: 10 Poezi nga Halit Bogaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 1:33 pm

KONFERENCA ISLAMIKE

Çka po bëjnë

Shkiet e mjerë

Prapë gënjejnë

Sikur çdo herë

2

Në kontakt

Me Arabinë

Kemi ndalë

Thanë Pavarësinë

3

Sukses t’madh

Kemi arritur

Mu ashtu

siç kemi pritur

4

Konferenca

Ne na don

Prandaj neve

Na dëgjon

5

‘’Rezolutën

e ndryshuam

pikërisht

siç dëshiruam’’

6

E sulmojnë fort

Shqipërinë

Që na mbron

Pavarësinë

6

E sulmojnë

Por pa sukses

Të gjithë serbët

Janë në stres

7

Sa të thellë

E kanë inatin

Se harrojnë kurrë

Zanatin

8

Gjithnjë humbjet

Fort i çmojnë

Si fitore

i festojnë

9

Nuk pajtohen

Asesi

Me Kosovën

Pavarësi

10

Por as ne

Se kemi dert

Me atë popull

Aq inert

11

Tani kemi

Ne fqinjësinë

Me Serbinë

Që shtyp Lirinë



LIRISË



Ty të thirrëm

Me kushtrim

Që të vije

N’vendin tim



Për Kosovë

Ishte e shenjtë

Si një fjalë

Tepër e shtrenjtë



3

Çdo shqiptar

Të adhuronte

Por armiku

Të dhunonte

4

Ne shumë gjatë

Të kemi pritur

Ishim lodhur

rraskapitur



5

Sot gjithkussh

Të adhuron

Frytet tua

I gëzon

6

Me mundim

të madh-Liri

erdhe sot

në Dardani

7



Por gjithkush

Nuk pot të çmon

S’të jep hak

Çfarë meriton

8



Dhe vërtet

Disa qyqarë

Sikur s’janë

Më shqiptarë

9



10

Harruan shpejt

Ata të mjerë

Çka na ndodhi

Ne atëherë



11

Kur na vrisnin

Pa mëshirë

Në një kohë

Shumë të vështirë



12

Por Liri

Të kemi pritur

Shumë të lodhur

Të cfilitur

13

Dhe shpeshherë

të kemi thënë

ty të kishim

babe e nënë

14

Ne për ty

jemi burgosur

dhe të gjallë

jemi varrosur

15

Se armiku

pa mëshirë

na dhunonte

çdo dëshirë



Ndodhë edhe kjo?

Kushtuar Veton Surroit



Çka u ba

haj medet

Ish idhnu

Vetoni i shkretë

2

Ish idhnu

Veton Surroi

Me atë zemër

‘’’prej dragoi’’

2

E kish rrokë

djalin një zor

unë nuk shkoj

Tha n’përvjetor

3

Se Fatmiri

Hiç pa tutë

E ka shkelë

Atë Kushtetutë

4

N’KTV

Doli haberi

Te majtistat

Plasi sherri



Sikur t’ishte

ky Vetoni

Kokë e këmbë

Joshka Fisheri

5

Dhe të nesërmen

N’gazetë t’vet

Prapë e dha

Atë’’hashamet’’

6

U mundu

Të thotë jam gjallë

Ta kujtojë

Veten me mallë

7

kur na ishte

deputet

kur i kishte

shtatë tetë vetë

8

Kurse sot

Krejt i vetmuar

Njëfarë letre

E ka shkruar

9

Dhe e gjet

Ai farë qyfari

Bash kur erdhi

Ahtisari

10

Për shqiptarë

E për Kosovë

Që na ishte

Shpëtimtari

11

Por Vetoni

Nuk mendon

Se çfarë dëmesh

Na shkakton

12

e vazhdon

këngën e vjetër

në drejtimin

krejtësisht tjetër

13

Le ta ketë

Ai për nder

Si gjithmonë

Edhe këtë herë

14

Por ky popull

S’kullotë bar

Kush është ai

Prapë e ka parë

15

Por dhe ti

Zoti Fatmir

Pse e thirre

Atë fakir?

15

Se ke parë

Ti deri sot

Krokodilin

Me plot lotë?



16

Atë lajm

T’zi

e kishte dhanë

KTV-ja anembanë



17

KTV-ja

E Vetonit

E atij

Zemërdragonit

18

Ahtisari

Do t’ketë thanë

Haj medet

E imja nanë

19

Për kend unë

Aq gjatë vrapova

Dhe për ta

u angazhove

20

Këtu paska

Shumë zuzarë

Që askund

Nuk i kam parë

21

Bën çudi

Bota mbarë

Çka po bajshin

Kta shqiptarë

22

Që i shkojnë

Për shtat Serbisë

Dhe i mëshojnë

Me grusht lirisë.

23

Kemi hequr

Për këtë ditë

Për ta parë

Këtë vend në dritë

24

O i Madhi

Ahtisar

Jemi mësuar

Me atë qyqar

25

Në parti

Mbeti jetim

As në fshat

S’gjeti shpëtim

26

Sorollatej

Fort vraponte

Ndonjë votë

Që ta fitonte

27

Por ky popull

E hetonte

Ky idhnak

Kah po shkonte

28

Çdo të mirë

E të arritur

N’Parlament

E sulmonte

29

Por për fat

Ai i shkretë

Hiç pa vota

Sot ka mbetë.


KUR TË PASHË TY SHQIPËRI


Kur të pashë ty

Shqipëri

Hapa zemër

hapa sy

2

hapa zemër

hapa sy

t’vizitoja

në liri

3

Ëndërr t’kisha

N’shpirtin tim

Dhe të doja

N’përmallim

4

Për TY

Mësonim poezi

Nënë e dashur

Shqipëri

5

ne lexonim

shumë shkrimtarë

fytyrëndritur

atdhetarë

6

Dituri ne

na dhuruan

për lashtësinë

u angazhuan

7

Mbi të gjithë

Naimi i shquar

Histori

Na ka treguar

8

Skënderbeun

E paharruar

Në poemë

E ka përshkruar

9

Ai jetoi

Në Turqi

Trupin kish

Në Shqipëri

10

Për atdhe

E për liri

Ai u dogj

Si një qiri

11

Kur të pashë

Ty Shqipëri

Vërtet ishte

Shumë knaqësi

13

Se Kosova

Ishte ndarë

Nga atdheu

I saj i parë

14

Me dhunim

Të egërsisë

Iu fal ajo

Serbisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi