Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: “Prekja e ëndrrës”

Shko poshtë

Albert Zholi: “Prekja e ëndrrës” Empty Albert Zholi: “Prekja e ëndrrës”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2009 10:35 am

Albert Zholi: “Prekja e ëndrrës” U1_AlbertZholi“Prekja e ëndrrës”

Nga Albert Zholi

Ky eshte vëllimi fundit me poezi i autorit kosovar Hasan Qyqalla. Një vëllim, që kur e merr në duar, të duket i lehtë në peshë dhe në numrin e faqeve, por i rëndë në përmbatje dhe sidomos tematikë. Jeta jashtë atdheut të tij të dashur Kosovës martire, ka ngjizur brenda Hasanit ndjeshmërinë më të lartë njerëzore, për ta parë botën me sytë e së vërtetës, me sytë kritikë, duke hyrë në detaje jetësorë sikur të jetë një poet investigues, që jeta nuk e rrëmbën por e thërret kudo ku ka halle, probleme shqetësime. I gjithë libri është ndarë në 4 kapituj ku ndërthurja e tyre harmonike, pa cënuar por lëmuar këndlidhjen, ngjan si një kurorë lulesh brenda një filozofie poetike.

“Vite të shkapërdredhura”, “Bliri i lashtëisë”, Frymëzimi”, “Dhe u ngrita”, janë kapituj që sinkronizojnë jo vetëm gjeografishtrirjen e tematikës, por sidomos përcjellin tek lexuesi një metaforë të fuqishme të të gjithë problemeve të kohës. Dhe pse është libri i tretë i autorit, ai në këtë vëllim vjen paksa ndryshe. Me një gjuhë më të pasur, me figura më të spikatura, me një frymë letrare më të përzgjedhur, me një përgjegjësi artistike më të detajuar. Gjithë ky cikël poetik është një thirrje. Një thirrja për dashurinë për atdheun, për Shqipërinë natyrale. Dhe në kë drejtim autori guxon. Guxon me stilin e tij, por duke patur si themel histrorinë dhe dashurinë njerëzore. Ai nuk kërkon ëndrra në diell, por histortinë jetësore të një populli që në poezinë e tij merr formën e një lajtmotivi të sinqertë, pa ngjyrime shoviniste apo keqdashëse. Në vargjet e tij autori është shumë i sinqertë. Gati , gati në dëshirat më të ëmbla njerëzore duke mos cënuar askënd. Në morinë e vargjeve melodioze, ku tharmi ëshët vjelë mga qëmtimi i kudondodhur jetësor, autori veçon dy momente kryesore, që është dhe mesazhi kryesor i vëllimit, Shqipëria natyrale: Momemti i parë vargjet “Njohja me Elin nga camëria” dhe poezia e fundit “Prekja e ëndrrës”, kanë një gjuhë të pastër shqiptare, të latuar, me ëmbëlsinë e ujrave detarë shqiptarë, apo me ajrin e pastër të Kosovës martire. Autori jo më kot i veçon këto dy momnete duke e filluar dhe mbyllur vëllimin. Camëria një ëndërr e pa realizuar ndërsa Kosova NJE ENDERR E PREKUR.

Ky është shqetësimi i poetit njeri, poetit shqiptar, poetit që jeton me atdheun dhe pse larg tij.

Me vargje zemre ai flet
Jam molisur nga udhëtimet e gjata,
N’pritje të këngës Camëria shurdhër fle
Unë thyej kufij shtetesh e futem n’atllase
Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le

Dhe vëllimi mbyllet me poezinë për Kosovën “Prekja e ëndrrës”

Pavarsi e Kosovës
Prekja e ëndrës së brezave
Qarkullimi i gjakut tim në deje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi