Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kundërshtohet Nokaj-u ngjan përpjekjeve të Serbisë

Shko poshtë

Kundërshtohet Nokaj-u ngjan përpjekjeve të Serbisë Empty Kundërshtohet Nokaj-u ngjan përpjekjeve të Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2009 8:26 pm

Kundërshtohet Nokaj-u ngjan përpjekjeve të Serbisë

Besnik Boletini
“Një kërkesë për rikthimin e rregulloreve të UNMIK-ut nga z. Nokaj nuk është në rregull, ai e di se për çka ka qenë i motivuar për të deklaruar ashtu. Një kërkesë e tillë u ngjan përpjekjeve të Serbisë për implementimin e gjashtë pikave”, thotë ministrja Kelmendi.


Kundërshtohet Nokaj-u ngjan përpjekjeve të Serbisë NEK
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi

Prishtinë, 1 korrik - Në një takim që ka pasur kryetari i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës Anton Nokaj me një delegacion të zyrtarëve ndërkombëtarë, ku ka diskutuar lidhur me rregulloret e UNMIKU-ut, kishte deklaruar se është më mirë që të rikthehen në zbatim disa rregullore të UNMIK-ut, nga Ministrja Nekibe Kelmendi janë cilësuar si deklarata që kanë tendenca për t’i rikthyer rregulloret e UNMIK-ut në sistemin gjyqësor. Sipas ministres Kelmendi këto deklarata janë të pabaza, sepse Kosova ka institucionet e veta dhe funksionon si shtet. Gjithashtu ajo thotë së z. Nokaj nuk ka të drejtë që të bëjë një kërkesë të tillë e as të diskutojë me kolegjiumin për këtë çështje. “Unë e kam dhënë mendimin tim, se kjo është një çështje e kryer, sepse Kosova ka shpallur pavarësinë e vet, i ka institucionet e veta, e ka gjyqësorin, pra i ka të gjitha institucionet e nevojshme për sundimin e ligjit. Duhet pasur parasysh se UNMIK-u i ka transferuar të gjitha kompetencat, prandaj, ai nuk ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë dhe as ta bëjë një kërkesë të tillë, por as ta diskutojë me kolegjiumin për këtë çështje. Ai ka të drejtë ta shprehë vetëm një mendim të vetin privat, dhe asgjë tjetër”, u shpreh ministrja Kelmendi. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së enjte të gazetës "Bota sot").
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi