Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Davutoglu: Të mos kundërshtohet pranimi i Turqisë në BE

Shko poshtë

Davutoglu: Të mos kundërshtohet pranimi i Turqisë në BE Empty Davutoglu: Të mos kundërshtohet pranimi i Turqisë në BE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:27 pm

Davutoglu: Të mos kundërshtohet pranimi i Turqisë në BE




Davutoglu: Të mos kundërshtohet pranimi i Turqisë në BE AHMET
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu


Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u ka tërhequr vërejtjen vendeve, që e kundërshtojnë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, siç është Franca, se qëndrimet e tyre mund t’i pengojnë reformat në Turqi dhe të krijojnë dyshime ndër qytetarët e këtij vendi.
“Zërat negativë, të cilët ende i dëgjojmë nga disa vende të BE-së, e përhapin dyshimin në mesin e qytetarëve tanë dhe i dëmtojnë përpjekjet tona për vazhdimin e reformave”, shkruan ministri Davutoglu, në një gazetë suedeze.
Sipas tij, Turiq ka zbatuar reforma “të cilat deri para disa vitesh ishin të paimagjinueshme”, siç janë liria e të shprehurit dhe e religjionit, heqja e dënimit me vdekje dhe transmetimi i programit të radios në gjuhën kurde.
Ministri Davutoglu, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Suedisë për pranimin e Turqisë. Aktualisht Suedia e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi