Evi Kokoshi,: Ai, erdhi në jetë për të mos ikur kurrë
Faqja 1 e 1
Evi Kokoshi,: Ai, erdhi në jetë për të mos ikur kurrë
Etien Dilo |
AI , ERDHI NE JETE PER TE MOS IKUR KURRE
...”Ishte burrë - burrë i besës
Ishte fjalë - maturia
Ish i drejtë,i ditur
Ishte vetë MIRESIA! (Eduardi)
Nga Evi Kokoshi, mësuese
Pikëllim të thellë përhapi lajmi i papritur që,ra si bombë: ETIEN DILO s’është më! Zi e madhe pllakosi ne fisin e ILIA DILO SHEPERIT,JANI DILO-s e më tej. Gjithçka mbaroi me një fund tragjik né dhé të huaj:U bënë tre nipëre te tyre,që dhanë shpirt ne kete vend të huaj. Vangeli,Vasili dhe Etjeni .Të tre kusherij të parë.,intelektuale të dorës sé parë Ikën papritur dhe pa kujtuar ashtu si ikin shpirtrat e mëdhej atdhetarë. Heshtja u la pas fisnikërine dhe madheshtinë” Ja si thotë shqiptari , I MADHI PETRO ZHEJ…
“Etieni tregoi ne jete nje stoicizem dhe heroizem te rralle .dhe une si shume te tjere, e admironja per kete si dhe per te tjerat virtyte., e per ndjenjen e nje misioni per te kryer ne jete, ai punoi nate e dite dhe me shpirt ne dhembe…e kujtoj si te gjalle kur vinte …per problemet e librit, gjetjen, dokumenteve(qe ja fshihnin dhe e mundonin me sot e me nesër pafund)” -
Po,nuk mund të kuptohet si mund ta godiste makina atë Etien ,që ecte tërë kujdes anëve nga gjymtimi e duke mbajtur me vehte librin e papërfunduar….pastaj shtrirë me fytyrë nga qielli si i rregulluar nga ZOTI ! e diku tutje libri i papërfunduar që,autori i ndjerë të mos lodhej më tej me të! Akoma s’mund t’a besojmë që s’është më Ai që me aq përkushtim përpiqej ti jepte Zagorisë,Kosovës…gjithë Shqipërisë diçka të re .Nuk mund t’a pranojmë qe Ai, që nderoi forcën, rezistencën e shpirtit njerëzor të mos jetojë..., të iki e të lëre për jetë SHQIPERINE qe e deshi aq shumë!ZOTI e mori se donte ta kishte pranë a edhe sepse ndofta donte ti kursente vuajtje të tjera edhe më të medha,, Sjelljet e Tija të nderuara,ndjenjat e tija fisnke dhe patriotike e mbajne lart ne sy te njerëzve dhe tërhoqën mbi të, dashurine e respektin, e me lajmin e papritur….derdhën pa dyshim lot hidherimi..
” Sillem rrotull né jetën e ditës dhe papritur më del fytyra e ëmbël e ETJENIT ! Nuk më besohet se Ai s’është më! Nuk më duket e mundur !Me sa duket toka pati nevojë për një bukuri shpirti,dhe qiellit i duhej një shpirt ëngjëlli ! –shkruan shkrimtari Agim Shehu-Ai qe miku i rrallë dhe vallai im po aq i shtrënjtë,me cilësitë më të mira njerëzore që mund të ketë njeriu.. ::E mendoj përkulur mbi kompiuter,ti jepte Shqipërise dhe një deshmi për atdhetarizmin.Të gjitha i bente me mundimin e sëmundjes .Kjo e afronte me KRISHTIN që vuante për të tjerët duke përballuar dhimbjet e veta…
.. Lum kush ikën si njeri ëngjëll E them këtë jo si ngushëllim po si të vërtetë.Për këtë të jeni krenarë,..dhe është e mjaftushme,që duke ndjerë dhimbje të thellë sigurisht ,të ndjeni dhe krenarinë e njeriut për fisin aq shqiptar dhe njerëzor që keni…Jam i bindur që ne s’pati njeri pranë,kish me një herë Perëndinë që i ka zgjatur dorën për né qiell:”Eja me mua,biri im!Ajo botë është marrosur e nuk është për ëngjë si ti” !
. E mori dhunshëm,e me këtë Etjen brilland deshi të linte pas mendimin të mos harrohej se,kur të DREJTEN e kanë burgosur(si për MEMEn e tij-KALIOPI DILO vrarë barbarisht te pragu i shtëpisë-.e ngjan sikur ILIA DILO SHEPERi përsëri do ngrihet nga varri,e,kësaj here do kërkojë shpagim nga pishtaret e demokracisë :” AKOMA I PATHARE GJAKU NE PRAGUN E SHTEPISE SIME” ‘?!) se, e kanë katandisur Drejtësine të vrasë Drejtesine,të kthyer né azil të mizorisë,të padrejtësisë.
“ Psikollogjia e padrejtësisë- thoshte Etjeni--..krim me uri neroni ,pjell jo vetëm këlyshe të zakonshëm po,dhe këlyshë të çoroditur..që me të dy duart mbajnë kambanën e vdekjes dhe balli u lexon g e n o c i d- që, të harrijë ngjer atje të behen varre me shumë kate”.. E,gjithçka mbaron me një fund tragjik”NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT” si e ka të titulluar librin e vet,Etjeni që kurre nuk u druajt né çdo rast të shfaqte mendimet që i diktonte zemra e Tij e pastër,mendja e tij e kthjellët,ndjenjat e tija të kulluara që e shtynin për të mire të Atdheut,ketë burre të vyer te Shqiperise. Komunistët shkumëzojnë që dinjitetin e merr Demokrati i vërtetë se,është aty jetë e trimit , e burrit të kombit JANI DILO (që pati një vdekje të dyshimtë).Nje testament i guximshëm jeta e Tij ,për detyrat e të drejtat e ç’do shqiptar.Një jetë e shkrirë për SHQIPERINE: ”Bota është e atyre që d i gj e n ,dhe jo e atyre që ngrohen.“ Frikacaket e historisë u besojnë përrallave që i kane sajuar vetë.,edhe pse si minj lëshojnë anijen né fundosje..
Historia është e gjallë. Peshën e industrisë çnjerëzore e mbanin dhe e mbajne të d e k l a s u a r i t ,shqiptarët e vërtetë,njerëzit fisnikë si mësues Etjeni, si familja Dilo që hoqi mbi kurriz te saj si rrallë kush tjetër me pasoja vdekje- prurëse ,njerëzit e saj mbi të gjitha patriotë e shqiptare të vertetë, si dje né atë regjim shtazor e më mizor që ka ekzistuar ndonjeherë e sot që vazhdon për inerci dhe me dinakeri né trajta më të holla edhe mashtruese.
Në yllësinë e të mënçurve,të sheperjotit të paepur,ETJEN ndriçon né një hapësirë të madhe,duke na lënë pas një libër të vlefshëm, që duhet ta ketë né bibliotekën e saj ç’do familje shqiptare,një dhimbje të madhe..,po edhe një krenari më shumë.”Ai na la mbrapa shëmbullin e Njeriut me -shkruan sheperjoti Jano Duda-figura e tij,shembull për gjithë ne të rijtë.”Dhe, ETJENI është një pasqyre për këdo që të shikojë vehten .Si jam unë? Dhe si duhet të jem ?
Dhimbja është e madhe. për të gjithëU fik një jetë që mbylli një sintaksë të bukur,një morfollogji vitale ,një buzëqeshje e embël si dielli buze një reje,një buzë qeshje e spikatur te ajo fytyrë tërë dritë..Sa më shumë kohe do kalojë aq më shumë do na dhembë plaga né shpirt nga boshllëku i Etjenit . Për Të asnjë sakrificë nuk ish e madhe,”Kush ka luftuar-thosh- me vuajtjen e vërtetë,ka më pak frikë nga kjo”
.Model i komunikimit,Etjeni,i shpirtit të gjërë dhe të bashkëbiseduesit të mënçur, na bëhet sikur ja degjojmë zerin e qetë :
”Me frikë nga njerëzit- bëhesh i dobët, jeto me frikë perëndie. e bëhesh i fortë.”
Fliste Etjeni … e dukej sikur dielli ngrihej më lart.: Boshllëk te pazevendesushëm krijoi ikja e Tij për kedo qe ja njihte vlerat!Sa shume kishte per të thëne! Tani…Ai po na flet me veprën e Tij,.Me përjetësine e paharrimit që diti te krijojë ajo mprehtesi te gjykuari e zhdervjellësi mendimi .Ai qe i mbyll dyert sot DREJTESISE ,do ngrihet nesër duke mardhur Per te fituar ne jete-theksonte-nuk eshte nevoja te shkaterrosh tjetrin perkundrazi ,i madh eshte ai qe duke realizuar vet-veten ndihmon dhe te tjeret.
.Ndryshe, humb edhe më shume profili njerëzor. Po,nuk ekziston një nate,shtonte,,sado e gjatë qoftë,të pengoje diellin te ndriçojë .Gjallë e mbante Etienin:, mënçuria,vullneti i hekurt,forcë karakteri JANI DILO zjarr gjithnjë i ndezur, i pashuar ne shpirtin e tij.
Erdhen nga Fieri,Mallakastra,Berati,Tirana,Durrësi,Permeti,Gjirokastra ,Vlora e Zagoria ,per t’a përcjellë ne banesën e fundit..Në dukje u vune meritat si studius e atdhetar,te fidanit te brishte te lisit të DILAJVE,maje kulmore ne Zagori e né SHQIPERI. .. Emocione rrenqethese…Ai që pati ne kete jetë vetëm vuajtje e vuajtje te pathena,.dal nga dal u shtrih me dheun,..I dërmuar nga plagët,i mirepritur nga toka…Pushofsh né paqe o ETJEN i shtrënjtë ! që peng e mori padrejtësinë , veprimin e mos veprimin e drejtësise :
“ I mungon oksigjeni i duhur drejtesise – na thoshje-edhe pse gjithë brënda vehtes e kanë këtë “fëmijë të lumtur” pak e lënë sot të jetojë”(!)..
..Nje jetë e shkrire për Atdhe ..tani..ajo e drejtë për gjumë e për pak dhë. .. ETJENIT që, . ajo fjalë që dilte nga gojë e Tij e të përmendte:Nderet, Detyrimet, Besën, Shpresen, Shqipërinë, Demokracinë, Idealin e atyre që u vranë.”për një shqiptar të lire e të lumtur,né një Shqipëri të lirë” që luftuan e luftojnë për Liri e Demokraci,për Flamurin-shkabë -–do lexohet né librin e Tij:
..”Respekti është pak ndaj atyre që u shkrinë për atdhe e për liri,sado shume të bëjmë ne për ta,gjithnje pak është ndaj asaj që ata kanë bërë për ne...Respekti i vërtetë është ai që të ecin ne rrugën e tyre të bashkuar né ideale të vëllazeruar,me të vërtetën tonë,me të drejtën tonë,të sejcilit e sot të gëzon fakti kujtimi i tyre nuk ka vdekur”- ( “Nje ze atje ku nuk kishte më ze”)
Të medhenj e të vegjël e ndjejnë botën me te shkretë,jetën me te rende Etjen Dilo s’është më! Gjithë sa jetuan,punuan,mësuan prej M ësuesit të Merituar ETJEN DILO s’ do ta ndëgjojne më zërin e tij të ëmbël .Veç,sa herë do përmënden emrat e nxënësve më të mire né shkolla, e burrave të mënçur ,modest e karakter,atje është dhe emri ETJEN DILO,bir i atij BABAI (Male Dilo) që e linçoi didaktura né pleqëri të tij –ne 100 vjetorin e Stalinit dhe shëndeti mendor i këlyshit të sëmurë komunist(sheperjot) që thellë né lëkurën e tij fshihej geni i të parëve te masakres né Hormovë,ulëriti né atë përvjetor Lenini si një grua né lindje: të zhdukim dëshmitë!Të mos lëmë familjen DILO pikë referimi të demokracisë perëndimore..Dora gjakatare kërkon dhe vënde madheshtore e,ku mund të gjente një vënd ,një shtëpi si kjo né Zagori për të hequr një valle makabre që,né qëndër godet vlerat shqiptare .. Një pamje shumë tragjike… ,po dhe më tragjike pse padrejtësia kaloi zenithin e saj ,te MEMA e Etjenit,- te kjo burrereshe labe që mbajti amanetin e burrit:të mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara të kollosëve ILIA DILO SHEPERI; JANI DILO edhe pse kish kristalizuar né mendjen e saj” Këta(komunistët) kanë bërë e do bëjnë gjithnjë –të kundërtën e asaj që thonë”- e u përcoll n’arkivol të pahapshëm(thua imitoi errësirën e aq burgjeve e internimeve të njerëzve të saj të shtrënjtë) .
“ Te ndezesh nje qiri ne këto vënde do të thotë që e djeshmja dhe e sotmja t’i flase të ardhmes,ç’bën egërsia kur fiton besimin e forcës,të forcës sé një shteti.” shkruan ai që ,né fëmëri të tij u mekua me vyrtytin e mirësisë, modestise,dashurisë përSHQIPRRINE nga vetë ILIA DILO SHEPERI . ”Mos kij frikë nga unë thoshte ,po kij frike nga vetja, frikesohu nga mendimet negative që ke sepse ç’do njeri është vetë Mikelanxhelo i jetës sé vet”
.Etjeni yne i shtrejte e deshmoi me se miri kete ne kushte pune thuajse krejt te pa mundura që shkroi,e kompiuterizoi e printoi vetë dhe botoi me të hollat e skamjes të Tij dhe me një shëndet që linte kaq për të dëshiruar… ETJENI kurrë nuk u binte “ kambanave” për tu dukur .Për Të,”një njeri ish i vogël kur,ndihej shumë i madh” “. Njerëz modestë,të mënçur e të urtë si ETJENI zë u është heshtja, heshtja që, dgjohet vetëm nga “kujtesa e kohës.”.
Autor i disa artikujve studimore,monografi,ribotoi e gramatiken e rilindasit te ndritur ILIA DILO SHEPERIT,pajisur me shtojca e shënime të nevojshme dhe libra te tij . Etjeni,erdhi né jetë për të mos ikur kurrë së ,me jetën e Tij u bëri aq nder vyrtyteve burrerore shqiptare do qëndrojë lart né qiellin shqiptar e.,si shkruan patrioti Petro Zheji”Etjeni ka qënë nje shembull,një model vetsakrifikimi ekstrem për një ideal të l a r t ë “ I tillë ish Ai,ETJEN,realisht i persekutuar ,që i dha kohës atë,që koha nuk ja dha dot.!Tani mbi varrin e Tij lexohet : ”I dashuri ETJEN, Me shpirt nëpër dhëmbë,né kushte të pamundura e ne një ndjenjë të lartë vetmohimi,kreve,duke dëshmuar për të Vërtetën,kaq paturpësisht të manipuluar sot né Vëndin tonë,një punë të jashtzakonëshme,jo vetëm për fisin e lavdishëm të Dilajve,po dhe për gjithë ne.
Pusho pra i qetë,i shtrënjti ynë,né dheun e këtij Atdheu që kaq shumë e deshëm dhe kaq shumë s’na deshi..”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Viktoria Xhako:O LETËR QË NUK ERDHI KURRË....
» AGIM GASHI E BUKURA NELLY ERDHI N´JETË
» ELIDA BUÇPAPAJ:KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
» Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË !
» Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......
» AGIM GASHI E BUKURA NELLY ERDHI N´JETË
» ELIDA BUÇPAPAJ:KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
» Vullnet Mato: KURRË MË, KURRË !
» Shyhrete Ahma(Shpresa Besa):EH, KJO JETE, JETE E TRISHTE......
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi