Begzad Baliu: Emërvendet me prejardhje latino-romane
Faqja 1 e 1

Emërvendet me prejardhje latino-romane
(Fragment nga monografia Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve), Era, Prishtinë, 2008)
Nga Begzad Baliu
Si në të gjitha trevat e Ballkanit, edhe në Kosovë, e kjo do të thotë që, edhe në krahinën e Gallapit, është dëshmuar disa herë se ka gjalluar dhe ka krijuar vendbanime edhe një popullsi (arumune) baritore, duke lënë kështu edhe gjurmët e veta në fushë të makrotoponimisë. Në Kosovë përgjithësisht janë identifikuar oikonimet: Beçuk (Vushtrri), Vllahi (Mitrovicë), Sibofc (Obiliq), Turiçec, Magure, Begzad Baliu 38
15 E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, 1987, f. 265.
16 Për përhapjen e këtij etniku në Kosovë, shih, R. Doçi, Iliro-shqiptarët…, f. 99-100; Atanasije Urosheviq, Neki detali iz prošlosti Kosova, “Onomatiloški prilozi”, b.I, Beograd, 1979, f. 30-33; Shembujt e shumtë të përhapjes së tyre janë vjelë kryesisht nga Dinić,
Mikushnicë (Skënderaj), Magure (Lipjan), Llajshec (Prishtinë), etj., ndërsa në krahinën e Gallapit oikonimet dhe oronimet: Llukar (Prishtinë), Makresh (Gjilan), Magure (Dragancë), Rimanishtë (Podujevë) etj.
Magure: oronim (Draganci - Gjilan). Etimologjia e kësaj fjale, sikurse dihet, vjen nga latinishtja moγoro, “kodër e vogël, kodrinë”, shqip magulë, “kodër, bregore”, rumanisht măgură me të njëjtin kuptim15. Në Krahinën e Gallapit nuk mungojnë mikrotoponimet me prejardhje arumune. Le të kujtojmë se ky oronim gjendet ndërmjet Makreshit (Gallap) dhe Stanishorit (Moravë) janë ruajtur trajtat gjuhësore: Stanistur kullosë (Pepaj-Prishtinë); Stanisur (Hajkobillë-Prishtinë); Stanishurë dhe Magure (Moravë).
Vllasali: Vllasali, lagje (Surdull: Besianë-Podujevë); Vllasali (Artanë). Në Kosovë nuk janë të paktë emrat e vendbanimeve dhe përgjithësisht të mikrotoponimeve, që lidhen me etnikun vllah: Llashkobare: Vllashkobare, Llashticë: (V)llashticë etj. Pavarësisht nga kjo, ne duke radhitur këtë oikonim në radhën e inventarit arumun të mikrotoponimisë së Gallapit, kujtojmë se ky është formim i brendshëm i një patronimi që u oikonimizua me kohë16. Onomastika e Kosovës 39
Selami Pulaha, Jahja Drançolli, Muhamet Ternave, Krisobula e Deçanit etj.
17 Shih Skënder Riza, “Novo Bërda gjatë shek. XV dhe XVI”, Vjetari, nr. XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 1985, f. 111.
18 J. Drançolli, Raguzianët në Kosovë, Prishtinë, 1990, f. 73.
19 Shih E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, f. 158; S. Gashi, “Antroponimia e etnosit shqiptar të viseve të Toplicës në gjysmën e parë të shekullit XV, në dritën e burimeve raguziane”, Dituria, nr. 1-2, Prishtinë, 1978, f. 131; dhe “Prania e etnosit shqiptar në Kosovë gjatë shekujve XIII-XIV”, në Onomastika e Kosovës, IAP, 1979, f. 67, 87; Recension për vëllimin “Konferenca e IV e Onomastikës”, në GJA-sshf, nr. XIII-1983, Prishtinë, 1984, f. 319-320; R. Doçi, Antroponimia paraislame e Llapushës, “Onomastika e Kosovës”, IAP, 1979, f. 138-140; Dhimitër S. Shuteriqi, “Fjalë të shqipes para Buzukut”, në GJA-sshf, nr. XIX, IAP, 1989, f. 314; Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe
Makresh, -i: Mali Makreshit, Dardha Makreshit (Jasanovik); Kisha Makreshit (toponim i zhdukur). Vendësit thonë se diku ka qenë një kishë, por nuk e dimë sa e saktë është kjo. Dihen vetëm Vorret e Moçme; Dardhat e Makreshit (Busavatë). Në dokumentet e vjetra i përgjigjet lagjes së krishtere “Mëhalla e Vuk Mërkshiqit” dhe Makrishi i Poshtëm17. Edhe tani kemi vendbanimet: Makreshi i Poshtëm dhe Makreshi i Epërm. Në radhorin e borxhlinjve të Mihail Llukareviqit është shënuar në formën Macrexa (Makresha)18 etj. Në studimet onomastike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, janë bërë shumë përpjekje diakronike dhe sinkronike për të dhënë etimologjinë e këtij vendbanimi. Në rastet më të shpeshta ky oikonim është lidhur me oronimin e traditës bizantine makër: “i madh”, hidronimin e prejardhjes sllave “mokra”: vend me lagështi etj19.; Begzad Baliu 40
ndërsa ne e konsiderojmë këtë oikonim të prejardhjes arumune, për vetë faktin se kjo është trevë e ndikimit arumun të toponimisë, dhe zbërthehet me rum. macris “lëpjetë, uthull” (bot. Rumex acetosa).

(Zgjodhi për Zemrën Shqiptare: Baki Ymeri)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Begzad Baliu:RROFTË POSHTË!
» Begzad Baliu: Dik Marti dhe shqiptarët
» Begzad BALIU:KRIJUESI QË NUK VJETROHET
» Begzad Baliu, Semantika e fjalësit (monografi)
» Begzad Baliu: Përmasa gjeografike e batalionet atlantike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi