Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së Ymer Elshanit...
Faqja 1 e 1

Me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së
YMER ELSHANIT- Poetit tonë të madh që ra martir nga forcat çetnike.
Nga Halit Bogaj
E vranë poetin me katër bijt , me gruanë, nënën dhe kunatën e tij, duke u bërë kanibalë të vërtetë dhe të përbetuar antishqiptarë.E vranë poetin me tërë familjen e tij për të treguar edhe njëherë, se mund të bënin ashtu siç vepronin edhe me mijra raste të tjera gjatë historisë sonë të përgjakur. E vranë poetin –Ymer Elshani që kishte krijuar vargje dhe vepra të bukura në prozë, për të treguar se dinin të bënin edhe vrasje të tilla aq të tmerrshme që ta vrisnin atë me mbarë familjen e tij të dashur për të mos ia lënë asnjë djalë të gjallë!!!E vranë bishat e egra dhe të pangopura çetnike me të cilat ishte përballur vazhdimisht dhe me shekuj ky popull dhe ky vend.E vranë dhe nuk u ngopën vetëm me vrasjen e tij fizike por do të duhej t`ia vrisnin edhe të gjithë anëtarët tjerë të familjes për të buzëqeshur djallëzisht dhe në mënyrë shtazarake me aktet e tyre të papërshkruara të cilat nuk do t`i bënin as bishat më të egra.Kriminaliteti i tyre hyri në faqet e mbarë historisë botërore, por të vogla janë edhe dënimet në Hagë në krahasim me krimet që I kishin kryer ndaj popullit tone..Janë të vogla ato dënime ngse drejtësia asnjëherë nuk qenka e mundur që të vehet në peshojë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e meritojnë kriminelët e pashpirtë që ishin vërsulur pa mëshirë dhe në mënyrë shtazarake mbi qenjen tonë kombëtare.Skizofrenët e historisë njerëzore vërtet ishin të krijuar biologjikisht për krimet e tyre makabre të cilat i ushtruan mbi popujt e ndryshëm të këtyre hapësirave dhe dihej se një ditë ata do të jepnin edhe përgjegjësi për veprat e veta barbare..U bënë edhe dele të zeza të Ballkanit dhe Europës, por vranë dhe masakruan shumë shqiptarë dhe të tjerë që nuk ishin të sojit të tyre çmendurak.E vranë Ymerin i cili punoi vazhdimisht për këtë popull dhe për mbarëvajtjen tonë përpara, emri i të cilit ishte mburrje, dashuri dhe krenari për të gjithë ne_-duke mbetur edhe Martir i paharruar në Altarin e lirisë shqiptare, ashtu si edhe trimat dhe heronjt tanë të mëdhenj që dhanë jetën për të gjithë ne .Kush do të mendonte që çetnikët e shfrenuar do të marshonin në mënyrë të tillë aq babare dhe do të lëshoheshin aq pa mëshirë mbi tërë familjen e pafajshme të Ymer Elshanit dhe të shumë të tjerëve?!Kush do të mendonte por nuk ishte aspak e vështirë që të mendohej një diçka e tillë kur historikisht dihej se ata vazhdimisht kishin bërë shumë vrasje dhe masakra ndaj nesh.Domethënë ata nuk kishin qenë të kënaqur me atë që i kishin vrarë familjarët e Ymerit ,por atë edhe e kishin hedhur në një pus dhe kjo mund të tregonte më së miri se deri ku mund të shkonte një popull dhe një politikë e tillë çfarosëse !U desh një kohë e gjatë që edhe mbarë bota ta shihte se deri ku mund të shkonte mendja e shfrenuar serbe për të bërë edhe krime të tilla aq çnjerëzore , të ushqyera në gjenet e veta shekullore..Veprimet e tyre mesjetare kishin mbetur të ngulitura në shpirtin bashkëkohor ortodoks sheshelian që kishin lindur në këtë botë për të vrarë dhe masakruar:gra, burra, fëmijë dhe pleq, pa u frikësuar fare për veprimet e tyre të çoroditura dhe të mbjella në shpirtin e tyre gjeneratë pas gjenerate. Veprimet drakonike ishin bërë të padurura për të gjithë ne dhe ishte e pamundur një jetë e tillë aq e përgjakshme në vendin tonë të okupuar nga çetnikët e të gjitha ngjyrave..Se ishin të tillë dëshmonte edhe qëndrimi inert i kryekaspit kryekriminel në Hagë i cili krekosej thuajse të gjithë të tjerët ishin fajtorë për fatin e tij të përfunduar atje ku do t`i shqiptohej dënimi i merituar, por që nuk e përjetoi, ngase vdekja ishte më e shpejtë.Kryekasapi ballkanik përpiqej që botën ta fajësonte për veprimet e veta kriminele të ushtruara ndaj popullatës civile!!!I vrari, i masakruari dhe i hedhuri në pus ishte edhe Ymer Elshani ynë i madh me familjen e vetë të ndershme dhe patriotike.Ishim mësuar me personalitetin e tij dhe me aftësitë e pafundme intelektuale të cilat i posedonte ai njeri i dashur i këtij populli.Ishim mësuar me të që nga bankat e klasëve të para shkollore kur kishte fuilluar t`i shkruante vargjet e para si fëmijë i shkollës fillore dhe të gjithë i merrnim lakmi në talentin e tij të lindur për të krijuar vjersha të bukura dhe madhështore.Zëri i tij i ëmbël na përvetësonte vazhdimisht që nga ditët e fëmijërisë për t`u bërë edhe më i madh në moshën e pjekurisë së tij letrare , intelektuale dhe patriotike.Emrin e poetit Ymer Elshani e gjenim shpeshherë nëpër revista të ndryshme, e sidomos në ato për fëmijë në të cilat shkruante më lehtësi të madhe dhe në mënyrë të pandërprerë ngase artin letrar e kishte pasion jetësor.Ymer Elshani dha kontribut të madh edhe për trevën e tij të dashur në të cilën kishte lindur dhe ishte rritur, për të treguar se ai nuk e lëshonte shumë lehtë atë..Ai gëzonte autoritet të pakontestuar kudo që ishte, ngado që shkonte dhe të gjithë ishim mësuar me atë njeri të dashur dhe të qetë që i këshillonte njerëzit ashtu si duhej dhe si dinte si një vizionar i vërtetë i cili besonte edhe në të ardhmen e ndritur të këtij populli të robëruar.Posedonte edhe një modesti të paparë e cila është dhunti vetëm e njerëzve të mëdhenj ..Poeti dhe njeriu,Ymer Elshani në shpirt kishte një altruizëm dhe besim tek të gjithë ne dhe ishte i gatshëm për biseda dhe takime të reja me ata që i donte dhe i çmonte.Si mik , shok, dashamir dhe parasëgjithash si bashkëudhëtar i sigurtë i fatit të këtij populli,Ymer Elshani ishte përherë i buzëqeshur, i afërt dhe i dashur me të gjithë njerëzit.Drenica humbi një njeri shumë të shquar emri i të cilit ishte nderi dhe krenaria e saj e përhershme.Edhe kur ecte, folte dhe vepronte na dukej se ishte shumë karakteristik.Si fjalëpak , por me meditime dhe thella dhe të sigurta, na bënte krenarë që rrinim me të dhe ishim pjesë përbërëse e urtisë së tij të njohur ,ku fjalët e tij të shtrenjta zinin vend gjithkund në popull, sidomos atëherë kur poeti i çmonte shumë odat tona tradicionale.I rrëmbyer pas lëximeve të veprave të shkrimtarëve botërorë dhe të atyre të Rilindjes kombetare, mësoi shumë dhe u pajis me dituri të madhe dhe të pashterrshme të cilën e përcolli tek nxënësit dhe lexuesuit e tij ..Angazhimet e ndryshme kombëtare i kryente me devotshmëri dhe gatishmëri të palodhshme, duke qenë përherë një bir besnik i atdheut të tij të shtrenjtë..Ashtu si të gjithë ne, edhe ai kishte në shpirt idealin çlirimar të atdheut tonë nga forcat okupatore të vendit, për çka u bë edhe njëri ndër martirët e fundit të çlirimit tonë definitiv nga armiku ynë shekullor.Ymer Elshani bënte përpjekje të vazhdueshme që me punën e vetë arsimdashëse të nxirrte kuadro sa më të pregatitura profesionale, duke u nisur në parimin se duhej”studjuar”e jo vetëm sa për të”mësuar”.Kur i kujtojmë njerëzit që i kemi njohur siç ishte poeti ynë I vrarë nga dora çetnike, dhembja është shumëherë më e madhe dhe më e fuqishme dhe vdekja më e ndjeshme dhe e paharruar.Në ato çaste të kujtesës sonë individuale dhe kolektive , edhe përjetimet mbesin më të freskëta, të afërta dhe të pandërprera.Dhe kush nga ata që e kanë njohur do të mund ta harronte poetin Ymer Elshanin e Drenicës trime, heroike dhe fisnike së cilës i takoi si fëmijë, i rritur dhe i pjekur.Kush mund ta harrojë djaloshin fillorist që i bënte bëlbëzimet e veta të para në shkollën fillore’’Jeta e re’’ të Komoranit?Kush mund ta harrojë djaloshin e ri dhe të përsosur me talent letrar i cili na la një varg veprash të shquara letrare që kishin të bënin me historinë dhe jetën tonë kombëtare?Ymer Elshani shtegëtoi tërë jetën me atë talent të lindur dhe të kultivuar, duke i lexuar shkrimtarët e mëdhenj botërorë dhe kombëtarë dhe të gjitha këto ishin fakte të gjalla të cilat nuk mund të harrohen asnjëherë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzim Uruçi:Purkujtim për Ninelin me rastin e 18 vjetorit të vrasjes
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Tom Lantoshit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi