Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq

Shko poshtë

Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq Empty Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 1:08 am



Halit Bogaj: Me rastin e kapjes së kriminelit Karaxhiq U1_HalitBogajME RASTIN E KAPJES SË KRIMINELIT KARAXHIQ

Nga Halit Bogaj

Ajo ditë ishte ndër çastet tona më të gëzueshme, ngase pas dhjetë vitesh në kërkim të kriminelit Karaxhiq nga ana e Bashkësisë ndërkombëatre, ai më në fund u kap në një vend të Serbisë si një person i tjetërsuar! Qyqari Karaxhiq I cili dikur/me bekimin e babit të tij fashizoid Millosheviq/ bënte kërdinë mbi popullatën e pambrojtur të Bosnjës/ më në fund u kap nën një emër tjetër të njëfarë Dabiqit, përmes të cilit me vite të tëra e kishte fshehur identitetin e tij të vërtetë dhe kishte punuar në mjekësinë alternative.Duke na qenë e njohur se fshehtësitë shtetërore janë të llojllojshme, po e zëmë se nuk është ditur asgjë edhe për Karaxhiqin/ashtu siç nuk po dihet edhe për Mlladiqin/, por duke qenë të bindur se këta dy maniakë dhe gjakpirësa bashkëkohërë kanë qenë të kordinuar fill e për pe me establishmentin çetnik serb në Beograd, ishte e pamundur që të mos dihej asgjë për veprimtarinë ilegale të’’heroit të tyre guslar’’Radovan Karaxhiqin, i cili në një rast të vizitës së Kasapit ballkanik në Bosnjë, i pati thënë atij’’Ju e dini fort mire se çka mendon populli serb i Bosnjës për ju’’, duke u nënkuptuar se sa fort e donin!Pra nuk ekziston asnjë logjikë njerëzore që krimineli Karaxhiq të ketë vepruar ilegalisht pa dijeninë e OZNËS serbe e cila ishte në gjendje të merrte vesh gjithçka ngase tërë kapitalin ish jugosllav ajo e ka derdhur vetëm për ta trashur barkun e vetëvetes.Pra, si të ketë logjikë për një absurditet të tillë?!

Ne ishim të lumtur ngase u kap Karaxhiqi të cilit i dilte rend të fliste për Kosovën edhe në Dejton, demek duke protestuar që ishte pranuar delegacioni kosovar atje dhe se ai ishte lënë të priste në një dhomë tjetër të Dejtonit.Vepronte ashtu ngase e kishte porositur padroni i tij beogradas/kryekasapi i Ballkanit/, i cili tani pushon në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij në Pozharevc, sepse’’trimoshat çetnik nuk guxuan as ta varrosnin në varrezat e të’’ mëdhenjve’’në Beograd!

Por Karaxhiqi/si edhe vëllau i tij Millosheviq/ nuk kishin menduar fare se edhe në Dejton/anipse jashtë ndërtesës/, i dëguari i Hollbrukut, Farina u kishte folur shqiptarëve, sigurisht duke u thënë atyre mos u brengosni por’’Vetëm pritni se do t’ia dëgjoni krismën më vonë’’,çka nuk e kishin parë ëndërr as Karaxhiqi as Millosheviqi se një ditë do të bombardohej Serbia pikërisht për shkak të Kosovës, e që as sot nuk po e sheh akoma Mendela i Kosovës se çfarë mrekullie ka ndodhur atëherë, duke vazhduar të thotë’’Se Kosova ishte lënë jasht interesimit në Dejton!!!’’.E si të flitet ndryshe në Dejton, o Baca Adem?!

Po kthehemi prapë në temën të cilën jemi duke e trajtuar/kapjen e Karaxhiqit/ e cila ishte sadopak një flladitje zemrash të nënave bosnjake të cilave iu vranë bijt dhe bijat e tyre më të mira dhe burrat dhe të afërmit e tyre.

Srebrenica siç dihej ishte edhe ndërgjegja e Evropës/së civilizuar/ dhe e kaskave Blu të cilat nuk ndërmorrën dhe as që kishin mandate të ndërmerrnin diçka për ta ndaluar maskarën më të madhe të pasluftës së Dytë botërore në zemër të Evropës!Kaskat Blu mes tjerash fituan edhe epitetin e qyqarëve më të mëdhenj ndërkombëtarë me të cilët luante makineria luftarake serbe, injoranca e tyre dhe vendosmëria e Karaxhiqit, Millosheviqit dhe Mlladiqit për t’u konfrontuar me mbarë botën!Por këtu duhet theksuar edhe neglizhencën çmendurake të Fransua Miteranit i cili lejoi që me duart e veta ta vriste Bosnjën për tri vjet të tëra, duke mos i koordinuar qëndrimet me amerikanët për intervenime shumë serioze kundër serbëve të Bosnjës të cilat ndodhën më në fund pas një kohëzgjatje të kobshme të theksuar më lart e cila i kushtoi popullit musliman me 200.000 viktima të pafajshme dhe rrethimit të Sarajevës për tri vjet nga i cili nuk mund të lëviznin as macat! Pra këtë e bëri edhe Evropa me kohëzgjatjen e saj të tmerrshme për ta asgjësuar një popull dhe një vend të viktimizuar dhe të traumatizuar deri në ditë e sotme.

Bosna ishte ndërgjegja njerëzore por edhe fati dhe fatkeqësuia e të gjithë neve që e donim dhe e mbronim lirinë tonë të dhunuar me vite të tëra.Na dhimbsej Bosna sepse armiku ynë shekullor na trajtonte në mënyrë të njejtë si ata si neve. Na dhimbsej Bosnja ngase granatohej ditë e natë dhe pandërprerë nga miliona granata të kalibrave të ndryshme, derisa gjeneral Malladiqi në një emission televiziv me çetnikun Risto Xhogo/të cilin, kemi dëgjuar se më vonë e kishin vrarë patriotët bosnjakë/ thoshte për muslimanët/se edhe ata janë pjekur mjaft mirë, duke e shikuar Xhogon në sy!!!Gjithashtu nuk mund ta harrojmë asnjëherë injorancën e sëmurë psikike të Malldiqit i cili menjëherë pas masakrës së Srebrenicës dhe vrasjes së 70.000 njerëzve, e kishte thirrë televizionin për të treguar’’Se sa i mirë dhe zemërgjërë ishte kur u jepte çokollata fëmijve muslimanë’’ !!!Por edhe Miterani vdiq dhe vdekja e tij mbase ishte njëra ndër dhuratat më të mëdha nga Perëndia për Bosnjën ngase në krye të Francës erdhi një njeri tjetër i madh i cili i ndihmoi Amerikës dhe të tjerëve në Evropë që ta shpëtonte Bosnjën dhe Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi