Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llemadeo: Rreth cmimeve kombetare apo atyre botrore...

Shko poshtë

Llemadeo: Rreth cmimeve kombetare apo atyre botrore... Empty Llemadeo: Rreth cmimeve kombetare apo atyre botrore...

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 2:05 am

Llemadeo: Rreth cmimeve kombetare apo atyre botrore... U1_LlemadeoRreth cmimeve kombetare apo atyre botrore...

Nga Llemadeo

Rreth atyre qe vuajne per cmime te cfardolloji, edhe pse cmimet tashme, ka kohe qe eshte bere e njohur se nuk merren aspak nga zotesite, por thjeshte nga rrethanat e njohjeve me miq e shoke interesash, tavolinash, tradita servilizmash, politikash, apo deri dhe nevojash per te iu afruar nje njeriu human deri me permasa shenjtorje; sic ishte rasti i nenes Terezes, kur bota i dha cmimin vetem qe te mos ndiheshin te turperuara forumet botrore para vepres madhore te saje!

Ndersa ajo me madheshtine e saje jo vetem qe nuk kerkoje asnjehere cmim botrore per asgje dhe asqe nuk kandidoje asnjehere, por diten kur ja akorduan ate cmim Nene Terezes, ajo nga ajo Tribune cmiesh i dha nje mesim botes se qytetruar duke u thene: "...Kete Cmim mos ma jepni mua, jepuani me te varferve te te varferve...!".

Ndersa ata cmim-dhenes edhe pse u tronditen aq shume nga ajo thenie madheshtore e saje, ata vazhduan dhe vazhdojne shpesh te japin cmime ndoshta edhe atyre qe shkaktojne gjakderdhje e luftra kunder vendeve e popujve..., si dhe atyre qe u kane sherbyer diktaturave deri ne puthadore..., duke i hymnizuar diktatoret dhe duke vrare shpirtin e popullit me mijra artikuj gazetash apo mijra libra ne sherbim te diktaturave. Cmime ato qe sot jepen qe nga forumet zyrtare te vendit e deri ne rangjet e forumeve botrore gjithnje simbas metodave te njohjeve e servilizmit te politikave, sherbimeve qe i bejne njeri tjetrit cmimmarresit dhe cmimmdhenesit...!

* Asnje njeri ne kete bote' nuk e ka bere asnjehere te famshem, cmimi qe ka marre me cfardolloje rruge, pervecse puna dhe krijimtaria e ti e adhuruar nga masat njerzore- botrore!

* Asnje lloj cmimi ne kete bote, nuk do te u vleje' asnjehere, per tua rritur nderin apo emrin, cilitdo, nese ata me nderin dhe emrat e tyre, nuk kane nderuar vlerat dhe veprat e pararadhesve te tyre, apo te bashkekohesve te vet..., por i kane rrenuar duke i ridjegur ne kohen dhe me kohen ku ata pretendente cmimesh po ngrinin "pjedestalet" e veta diktatures latuar...!

* Asnje lloj cmimi ne kete bote' nuk do te mundet te ua mbuloje sjejellje-kqijat e tyre, ndaj njerzve te mdhenje te artit dhe kultures se koheve te meparshme, ata qe aq here i rivrane e ricvarrosen, per te dale vete ne krye, ndersa sot pretendojne se kane bere ndonje veper per te merituar cmime deri dhe botrore!

* E cfare do te u vlejne cmimet botrore apo kombetare te korrura me miqesite e vjetra apo me njohje miqesh te ri, tavolinash e interesash..., atyre te cilet nuk kane thene asnje gje per tu mbajtur mend! Kur "filozofia" e tyre memece... nuk ka patur asgje te bukur as te vecante, asnje mesazh te qarte per aktualitetet qe kane jetuar, apo per te ardhmen. Kur vizionet e tyre jane te mbylluara brenda vuajtjes per te marre cmime te pa merituara duke ngritur ne kembe ushtri servilesh, te cilet luftojne me injorancen e tyre,' cdo krijues e artist te kohes se re apo te vjeter, duke i fyer here mbas here e duke i kercnuar, me qellim per te lene gjithnje ne krye vetem ata..., duke e lartesuar hicin e sterholluar te tyre, mijra faqeve fantazore pa asnje lloj kuptimi tjeter' pervecse servilizem i teholluar deri ne flete..., ndaj eprorve te tyre' prej karriges ku rrinin' ashtu bindjeverberizimit nenshtrues...!

* Sado qe te medha ti ngrejne diktatorialisht ushtrite e servileve te vet qe vrasin e vrasin cdo dite, cdo gje qe ka vlera arti, vetem e vetem qe te u hapin udhe idhujve te vet' prej te cilve frymojne vuajtjeve qe te fiksohen ne historine fallso...' me sa me shume fotografi me ta, me sa me shume lavderime per ta, mesa me shume justifikime per ta dhe per cdo servilizem te tyre ndaj diktatures, sdo te munden aspak qe ata ti mbijetojne kohes, por me gjithe medaljet qe mund te ngarkojne akoma pameritueshem e servilisht..., do te shkojne ne harrimin e shpejte, ashtu sic u harruan ata te cilet paten bllokuar gjithe bibliotekat' dikur, me qindra veprat e tyre... me kapake te kuq e rrethuar me fjongo ari...!

* Me kot lodhen ata servile te diktatures qe te fshijne qindra mijra artikujt qe publikohen neper webseite-interneti, duke fshire mafjozisht edhe webseitet me kritika ndaj tyre, kritika te mijra shqipetarve kudo ne bote! Shqiptare te vertete dhe jo servile te tyre, shqiptare qe njohin dhe vlersojne vlerat, ndaj reagojne kunder sherbetorve te diktatures me te eger ne shqiperi, sherbetore qe kane aq shume pretendime per cmime kombtare apo botrore, te cilat nuk i kane merituar as nuk i meritojne asnjehere!

* Me kot lodhen at duke fshire kritikat reale te bazuara mbi faktet qe ata nuk i fshijne dot, sado qe te luajne me dosje apo me arkivin e shtetit ne Tirane, sado te luajne me cdo gje kombetare duke spostuar e lene ne hije' njerez te mdhenje te kombit si At Gjergj Fishta, dhe duke e permendur ate neper fjalimet e tyre sikur te zinin ne goje ndonje kalimtare te rastit..., me qellim per te mbejllur nevleftesimin per te, e jo si nje figure madhore te pa krahasueshme me asnje tjeter ne asnje epoke te historise' per kontributet e ti atdhetare e botrore, humane e njerzore!

* Me kot lodhen servilet e regjimit diktatorial, pseudopoetet apo pseudoshkrimtaret, pseudopiktoret apo pseudote e tjere...! Ata qe jane jane -tartarucet e prapambetjes, shkrimtarucet e poetucet qe i dhane fryme e jete diktatures, te cilet bllokuan shtetin, kombin, letersine dhe artin e mirfillte per dekada me radhe, me literaturen dhe artin e tyre servil ndaj regjimit, duke e mbajtur ate ne kembe kunder popullit shqiptare!

*Me kot lodhen ata per cmime se sado qe te blejne me allishverishet e tyre, koha do ti hedhe ne koshin e harreses, sic dhe i ka hedhur, pasi askush nuk i blen as nuk i lexon ato cka ata kane shkruar me njeqind e njemije metoda te sterholluara servile ndaj regjimit! rAtij regjimi qe ata i cilesoje qe atehere, si gjoja shkrimtare te mdhenje, poete te mdhenje, gazetare te mdhenje, piktore apo skulptore te mdhenje...!

* Me kot lodhen ata sherbetore te diktatures qe vazhdojne te mbajne peng edhe vlerat e dmeokracise ne vend, duke bere veshin shurdh dhe syrin qorr perballe dy dekadave pa stabilizim demokratik..., ne nje kohe kur ata kane zene vendet e gjoja njerzve te shquar te kombit, vende te cilat ia kane zene si vlersim ne vazhden e dekadave te regjimit, ne vazhden e zhvillimeve te veprimtarive te tyre servile ndaj njeri tjetrit!

* E si mund te jene ata' njerez te shquar te kombit kur nuk u prijne zhvillimeve te situatave me asnje parashikim te tyrin, me asnje vlersim te tyrin, me asnje mendim pozitiv apo qendrim-kritike te forte, me asnje ide apo vizion te tyrin per te ardhmen, por thjeshte pergjojne situatat dhe pastaj shkojne e zene mediat duke dhene intervista se gjopja ata e paskan pase parashikuar por nuk kane deshur te deklarohen etj. etj., ose se sikur kane bere shaka per aksh mendim...!

* Mos me thoni qe ata te vuajtur per medalje, jane te shquar, ne nje kohe kur vendi dhe politika jane perfshire jo vetem ne korruptim ta hapur, ku as vete prokurorite nuk munden ti perfundojne dosjet e korruptimeve nga presioni i tyre, ndersa ata pseudote shquar qendrojne sehirxhi pa ndikur aspak me medime as qendrime, por servilisht duke pritur se kush tu vare ne qafe ndonje medalje per perkrahjen e heshtur, luajne rolin e veshashurdhit!

* E ata jane dhe mbeten gjithnje vetem ca te vuajtur deri ne ate masen e krijimit te ushtrive te tyre serivle, per te krijuar propoganden e injorances servile ne mbeshtetje te tyre, per te vrare me cdo lloj metode e mase, cilido qe ka guximin, ka idete, ka talentin apo ka perkushtimin madheshtore human e njerzor, ndaj ceshtjeve madhore kombetare, ndaj stabilizimit te vlerave te demokracise, ndaj humnaizmit dhe vlerave njerzore, por qe ka guxim dhe kurajon qytetare e njerzore te ua thote te vertetat sheshit edhe atyre pseudo te shquarve!

* Te shquarit e kombit Shqiptare zene fille me Etrit e artit dhe te kultures shqiptare, me Etrit e historise dhe te veprave kombetare atdhetare, e jo me ca kasnece servile te regjimit komunist te cilet i varrosen ato vlera kombetare te rilindasve aq here, deri duke ua tretur trupat e tyre neper lumenje me qellim qe ti bejne te harrueshem!

*E ata Eter te Kombit fillojne me At Gjergj Fishten, per Shqiprine, sic eshte Dante Aligieri per Italine, si figure e pa krahasueshme dhe e pa zevendesueshme prej asnje tjetri te asnje epoke! E pas tij vijne figura te tjera me qindra, shume me perpara se sa te vine servilet e regjimit komunsit.

* Por fatkeqesisht dhe mjerisht jetojme akoma ne kohen kur ne Enciklopedine shqiptare qendrojne te vendosur akoma Lenka Cukot, Rramiz Alite apo Hekuran Isat-e e regjimit, ndersa figura e At Gjergj Fishtes apo e shume njerzve te tjere te shquar te kombit nuk ekzistojne fare ne ate Enciklopedi te perpiluar nga servilet e diktatures...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi