Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalë të Urta - Trimëria, Besa

Shko poshtë

Fjalë të Urta - Trimëria, Besa Empty Fjalë të Urta - Trimëria, Besa

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 3:35 pm

Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË

Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË

Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË

Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH

Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR

Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG

Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH

Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL

Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET

Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË

Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE

Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR

Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG

Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË

Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË

Ku ngul hunë var hejbet. JUG

Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG

Kush kërkon gjen. PËRMET

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG

Pushka don pushkën. TROPOJË

Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË

Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT

Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG

Trimi e ka me vete fatin. VLORË

Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN

Amanetin e mban toka. SHKODËR

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN

Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË

Besa e burrit, pesha e gurit. VERI

Burri i mirë flet një herë. KRUJË

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË

Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË

Nga del fjala del dhe shpirti. JUG

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi