Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalë të Urta - ISLAME

Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:07 pm

Virtyti i diturisë është më i dashur tek Allahu se virtyti i adhurimit.″
2. ″Janë dy grupe nga ummeti im që, kur ata janë të devotshëm, ummeti im do të jetë në të drejtë e kur ata janë të prishur ummeti im do të korruptohet: dijetarët dhe sundimtarët.″
3. ″Njeriu ndikohet nga besimi i miqve të tij, ndaj kujdes me kë shoqëroheni!″
7. ″Nderi i besimtarit qëndron tek vigjilimi natën (për ibadet), kurse respekti i tij tek mos varja nga njerëzit.″
8. ″Gjërat që i çojnë njerëzit më shumë në Xhennet janë devotshmëria dhe mirësjellja.″
9. ″Mos shikoni vogëlsinë e mëkatit por madhështinë e Atij ndaj të cilit keni mëkatuar!″
10. ″Kush përhap çështjet fetare pa kompetencë i bën dëm fesë, në vend që t′i shërbejë.″
11. ″Tri gjërave i druhem për ummetin tim pas meje: shmangies pas diturisë, joshjeve devijuese dhe epshit të stomakut e të pjesëve intime.″
12. ″Kush ruhet nga veset e stomakut, gjuhës dhe pjesëve intime është i mbrojtur nga të gjitha mëkatet.″
13. ″Ai që i kalon dy ditë njësoj, është në humbje.″
14. ″Ibadeti ka shtatëdhjetë degë; më e mira prej tyre është fitimi i jetesës me hallall.″
16. ″Zemërimi e prish imanin si uthulla mjaltin.″
17. ″Hajri i dynjasë dhe i ahiretit është tek dija.″
19. ″Pyetni të diturit, rrini me të urtët dhe shoqërohuni me të varfrit!″
20. ″Dy rekate të martuarit janë më të vlefshme se qëndrimi zgjuar natën dhe agjërimi ditën i beqarit.″
21. ″Kush martohet ka fituar gjysmën e imanit dhe duhet t′i frikësohet Zotit për gjysmën tjetër!″
22. ″Më të provuarit e të vdekurve tuaj janë beqarët.″
23. ″Fjala ′të dua′ e burrit nuk do ta lërë kurrë zemrën e gruas.″
24. ″Dyert e mëshirës hapen në katër raste: kur bie shi, kur fëmija vështron me dashuri fytyrën e prindit, kur hapet Qa′bja dhe kur martohet dikush.″
25. ″Rënkimi i banorëve të Xhehenemit është kryesisht prej shtyrjes së pendimit.″
27. ″Pajtimi i dy personave është më i mirë për myslimanin sesa të gjitha lutjet dhe agjërimet së bashku.″
28. ″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato.″
29. ″Ai që e mërzit besimtarin nuk mund ta shlyejë fajin e vet edhe po t′i ofrojë atij tërë botën.″
30. ″Kush fyen një besimtar më ka fyer mua.″
31. ″Kur të takoheni, filloni me selam dhe përqafim, e kur të ndaheni nisuni duke kërkuar falje.″
35. ″Fatkeqësia e shkaktuar nga gjuha është më e rëndë se ajo e shkaktuar nga tehu i shpatës.″
36. ″Shkatërrimi i njeriut ndodhet në tri gjëra: stomakun, epshet dhe gjuhën.″
37. ″Shpifja vepron më shpejt ndaj besimtarit sesa lebra ndaj lëkurës
46. ″Tre janë tiparet e atij që donë të duket: aktivizohet shumë ndër njerëz, bëhet përtac kur ndodhet vetëm dhe dëshiron të lavdërohet në të gjitha situatat.″
47. ″Tre janë tiparet e hipokritit: kur flet gënjen, kur i besohet zhgënjen, kur premton shkel.″
48. ″Tri janë shenjat e përtacit: vonon derisa neglizhon, neglizhon derisa çon dëm dhe çon dëm derisa mëkaton.″
49. ″Shenjat e injorantit janë: të fyen kur e shoqëron dhe të shan kur e braktis; të mban borxhli nëse të jep diçka dhe tregon mosmirënjohje nëse i jep diçka; të tradhton nëse i beson një sekret e të akuzon (për tradhëti) nëse të tregon një sekret. Bëhet mosmirënjohës, i ashpër dhe i vrazhdë nëse është i pasur, mohon haptas mirësitë e Allahut nëse është i varfër; e tepron kur është i lumtur dhe humbet shpresat kur trishtohet; gajaset kur qesh dhe bulurin kur qan. Injoranti shan të përzotshmit; as nuk e don e as nuk e respekton Allahun; as nuk druhet prej Tij e as nuk e kujton. Ai të lavdëron me tepri nëse ia bën qejfin dhe do të akuzon për gjëra që s′i ke nëse nuk ia bën.″
50. ″Shenjat e ndershmërisë janë katër: besnikëria, besimi në premtimin dhe ndëshkimin Hyjnor, mbajtja e fjalës dhe shmangia e hiles.″
51. ″Shenjat e imanit janë butësia, inteligjenca dhe turpi.″
52. ″Shenjat e sabrit janë katër: durimit para fatkeqësive, vendosmëria në vepra të mira, modestia dhe mëshira.″
53. ″Shenjat e të sinqertit janë katër: gjykon drejt, i nënshtrohet së vërtetës, pëlqen për njerëzit atë që pëlqen edhe për vete dhe nuk shtyp kurrë askënd.″
54. ″Shenjat e atyre që duan të duken janë: punon fort nëse dikush e sheh dhe bëhet përtac kur është vetëm; kërkon lavdërimin e të tjerëve në çdo veprim dhe mohon (meritat e të tjerëve) për t′u dalluar.″
55. ″Katastrofat duhen pritur kur mëkatarët bëhen prijës, prijësat bëhen shërbëtorë dhe gjynahqarët respektohen.″
56. ″Ecja e nxituar ia largon bukurinë besimtarit.″
57. ″Jini të butë me fisnikun që është ulur (në rang), të pasurin që humb (pasurinë) dhe të diturin që bie në duar të injorantëve.″
58. ″I mallkuar qoftë ai që ua ngarkon telashet e tij të tjerëve.″
62. ″Engjëjt e qiejve dhe të tokës mallkojnë atë që jep fetva pa dije.″
63. ″Ai që bën si i varfër do të bëhet i varfër.″
64. ″Pas idhujtarisë, gjëja më e rëndësishme për të cilën jam paralajmëruar është debati i ndezur.″
65. ″Kush mashtron, lëndon ose gënjen një musliman nuk është prej nesh.″
68. ″Më besimtarët ndër ju janë më të sjellshmit.″
69. ″Arshi Hyjnor lëkundet dhe Allahu zemërohet sa herë që një gjynahqar lavdërohet.″
70. ″Kjo dynja është burg për besimtarët dhe parajsë për jobesimtarët.″
71. ″Besimtari mund të mësohet me gjithçka, përveç gënjeshtrës dhe mashtrimit.″
72. ″Pikëllimi është pendim.″
73. ″Heqja dorë nga keqbërja është sadaka.″
74. ″Zuhdi është të shpërfillësh shpresat, falënderosh për çdo favor dhe të përmbahesh nga harami.″
75. ″Mos bëni kurrë bamirësi për t′u dukur dhe mos e shpërfillni kurrë atë nga turpi.″
76. ″Dy fjalë janë të çuditshme: e urta që nxjerr budallai � pranojeni atë, dhe e budallepsura që shqipton i urti � faleni atë.″
77. ″Mëshira lëshohet mbi bamirësit e pa lëvduar
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:09 pm

Ka thënë Ibnu'l Kajjimi:

Katër gjëra shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.

Katër gjëra te kënaqin: Shikimi ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i te dashurit dhe shikimi i frutave.

Katër gjëra dobësojnë te parit: Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mëngjes) dhe ngrysja me fytyre te mrrolur, te rende dhe fytyre armiku, te qarit e shumte dhe shikimi i tepërt ne ndonjë vije te holle.

Katër gjëra e forcojnë trupin: Veshja e rrobave te buta, pastrimi ne banjë ne këmbë, ngrënia e ushqimit te ëmbël dhe yndyrshëm si dhe nuhatja e aromave te këndshme.

Katër gjëra zbehin fytyrën: Gënjeshtra, turpi i paket, pyetja pa patur dituri fare dhe marrëzitë e shumta.

Katër gjëra shndrisin fytyrën: burrëria, përmbushja e premtimit, bujaria dhe devotshmëria.

Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë: Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe bartja e fjalëve.

Katër gjëra sjellin rrizkun: Falja natën, istigfari i shumte gjate mesnatës, bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja e Allahut ne fillim dhe mbarim te ditës.

Katër gjëra pengojnë rrizkun: Gjumi ne mëngjes, namazi i pakte, përtacia dhe tradhtia.

Katër gjëra te pengojnë te kuptuarit dhe zgjuarsinë: Ngrënia e thartësirave dhe pemëve vazhdimisht, gjumi ne shpine, brenga dhe pikëllimi.

Katër gjëra sëmurin trupin: Te folurit e shumte, gjumi i shumte, ushqimi i shumte dhe marrëdhëniet seksuale te shumta.



Pese ngritin pese

Modestia ngrit dijetaret, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë.

Pese njihen me pese

Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t'i varfërohet, shoku ne dite te vështira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohëra krizash.

Pese mbysin pese

Shpifja te vërtetën, pasuria te metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën dhe nevoja (varfëria) parimet.

Pese shpijnë ne pese

Shikimi ne prostitucion, lakmia ne pendim (keqardhja), pajtimi (me atë qe ta jep Allahu) ne kënaqësi, udhëtimi i shumte ne njohuri dhe polemika ne armiqësi

Pese i rrisin pese

Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e kështu).

Pese sjellin lumturi

Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mire, besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!

Pese zbukurohen me pese

Shëndeti me jete te mire, udhëtimi me shoqëri te mire, bukuria me moral te mire, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me përmendjen e Allahut!

Pese gjëra e kane jetën e shkurtër

Nxënia përmendesh ne pleqëri, te folurit me teori te pavërtetuara-supozime, begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim te se vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike.

Pese sjellin pese

Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell te mirat, te folurit e bute sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen.

Pese largojnë pese

Te folurit e bute hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine'sh shejtani'r rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja nga te folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:10 pm

Nuk janë të nevojshme fjalët aty ku janë të pranishme faktet.

Për të çrrënjosur diçka, duhet të kalojë po aq kohë për sa ajo është rrënjosur si sistem i të menduarit.

Në fillim duhet të njohësh të vërtetën. Po e dite të vërtetën, mund ta kuptosh të shtrembrën. Por, po e njohe të shtrembrën në fillim, është shumë e vështirë ta kuptosh të vërtetën.
O ti që po e kërkon të vërtetën, mbaje në mend këtë rregull: “Ai që ka ndonjë dhembje ai do ta ndiej erën e së vërtetës”.(Xh. Rumi).

Nuk humb ai që pëson disfatë. Humbës është ai që edhe pas rënies nuk ngritet. (I. Shehbrahimoviq)
I lumtur është ai që e dëshiron atë që e ka e jo ai që e ka atë që e dëshiron.

Sytë zgjedhin të bukurën, goja të ëmblën, mendja të dijshmen.
Ajo që nuk rrjedh nga zemra nuk hyn dot në zemër. (Aforizëm turke)
E kaluara shkrihet në të tashmen, ndërsa e tashmja, duke e ndërshprehur të kaluarën, krijon vizionin e së ardhmes.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:12 pm

Kur’an:
“Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë” (5: 23)


Thënie rreth mërzitjes:

El-Fudajli e përshkroi dallimin në mes të ditëve: “Dita e djeshme kaloi, sot ka mundësi të bëhet ndonjë vepër dhe dita e nesërme është shpresë.”

Hasani ka thenë: “O bir i Ademit! Jeta është vetëm ditë, kështu nëse ju kalon një ditë, jeta juaj shkurtohet.”

Mos i humb shpresat se kjo të bën mosmirënjohëse, ndështa Allahu do ta shtojë atë që është pak.

Nëse zgjohesh në mëngjes, dije se mijëra të tjera nuk janë zgjuar më, ose errësira për ta ka vazhduar, ndërsa ti je e begatuar me shëndet të plotë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:17 pm

Punët janë sipas qëllimit, çdo njeriu i takon ajo që ka për qëllim.

Puna më e mirë tek Zoti është ajo që është e vazhdueshme, qoftë edhe e vogël.

Njeriu më i mirë është ai që jeton shumë dhe bën punë të mira.

Çka të mbjellësh, do të korrësh.

Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja, pasuria dhe puna e tij. Kthehet pasuria dhe familja e mbetet me të puna e tij.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:18 pm

Dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve.

Ngjyra e dijetarit është më e shtrenjtë se gjaku i shehidit.

Çohu me dituri dhe mos kërko ta ndërrosh, njerëzit janë të vdekur e dijetarët janë të gjallë.

Dy lloj njerëzish nuk ngopen: ai që kërkon dituri dhe ai që kërkon pasuri.

Dijetari është i madh, edhe nëse është i vogël në moshë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:21 pm

Fjalë të Urta - ISLAME 66341364
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:23 pm

Fjalë të Urta - ISLAME 76253428
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:24 pm

O Zot, në më japish pasuri, mos ma
merr lumturinë, e në më japish fuqi,
mos ma merr mendjen!

O Zot, mos më bë kasap, që prenë “qengja”, e as më bë dele që e presin “kasapët”!

O Zot, më ndihmo ta them fjalën e vërtetë para të fuqishmëve dhe më ndihmo që të mos e them të pavërtetën për t’i fituar duartrokitjet e të dobëtëve!
O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi, mos ma merr mendjen!

O Zot, kur të më dhurosh sukses, mos ma merr lumturinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim!

O Zot, më ndihmo ta shoh anën tjetër të pamjes dhe mos më lejo t’i akuzoj kundërshtarët e mi se janë tradhtarë, për shkak se më kundërshtojnë në mendim!

O Zot, më mëso t’i dua njerëzit ashtu siç e dua veten dhe më mëso ta gjykoj veten ashtu siç i gjykoj njerëzit!

O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses dhe mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj, por më përkujto gjithherë se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!

O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës, kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!

O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit!

O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!

O Zot, nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:24 pm

Miku i mirë njihet në ditë të vështirë.

Një shok që të gjendet pranë në halle është më i mirë sesa njëmijë që të rrinë pranë në gëzime.

Kërkon një shok i cili nuk ka të meta? E ku ka njeri pa të meta në këtë botë?

Miqësia është si xhami, po u thye nuk ngjitet më.

Kur shoku bën me ty shaka e ti mërzitesh, atëherë ai e le atë; ndërsa armiku kur e shikon që ti mërzitesh, vazhdon akoma më tepër.

Lamtumirë dynjasë nëse në të nuk ka një shok të sinqertë i cili e mban premtimin.

Nuk do të jetë shoku i sinqertë me ty nëse nuk të ruan në dy gjëra: kur nuk je i pranishëm dhe pas vdekjes.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:25 pm

Kuran:

All-llahu i madhërishëm thotë:
“O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...”
(Ali Imran, 200)

“Por kush duron dhe falë, ajo është nga punët e mençura”.
(Esh-Shûrâ 43)

“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët”.
(El-Bekare, 153)



Hadithe:

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu që thotë: “Pejgamberi alejhi ve selem kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bëj durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri)”.

Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu që thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë “Nëse robin timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensojë me Xhennet”.



Thënie të Zgjedhura:


Njeriun e bëjn njeri 4 gjëra: Drejtësia, dituria, durimi dhe kursimi” (Thënie e një dijetari)

Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla. - (Ruso)

Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:26 pm

Dhjetë këshillat e Hasan el Benasë


- Fale namazin posa ta dëgjosh ezanin, në çfarëdo gjendje që të jesh.
- Lexo dhe urdhëro të lexohet Kur’ani dhe kur lexohet dëgjoje atë. Përmende Allahun dhe kohën mos e kalo kot.
- Orvatu të flasësh gjuhën e pastër arabe, sepse ajo është gjuha e Kur’anit.
(Kjo vlen edhe për gjuhën tonë amtare).
- Mos diskuto me mendjemadhësi, sepse mendjemadhësia nuk sjell dobi.
- Mos qesh tepër, sepse të qeshurit e tepërt e shqetëson zemrën e cila është e lidhur me Allahun xh.sh.
- Mos u tall, ngase njeriu i devotshëm din të jetë vetëm serioz.
- Mos e ngrit zërin më tepër se sa që është nevoja, sepse zëri i tepërt nuk durohet.
- Urreje përgojimin, bën vepra të mira dhe fol fjalë të bukura.
- Njoftohu me çdo vëlla që e takon edhe nëse ai nuk don të njoftohet me ty, sepse thirrja e jonë, në esencë, është thirrje dashurie dhe njoftimi.
- Kohë pak kemi ndërsa obligime shumë. Bashkëpuno që ato t’i kryesh në kohë. Dhe kur të paraqitet ndonjë detyrë e rëndësishme, shpejto ta kryesh sa më parë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 4:27 pm

Disa hadithe të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) për vlerën e gruas së devotshme:

“Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e devotshme”.

“ Katër gjëra janë prej mirësisë: gruaja e ndershme, shtëpia komode, fqiu i mirë dhe kafsha (mjet transporti) e mirë…”

“Le të ketë secili prej jush zemrën e cila falënderon, gjuhën që e përmend Allahun dhe një grua besimtare e cila i ndihmon atij me veprat e saja për jetën tjetër (Ahiretin)”.

“Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e mirë që e ka. E ju martoni atë të cilën e ka fenë e mirë, nëse doni që duart tuaja të jenë të lira dhe të qeta”.

“Gruaja e cila i falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, ruan vetveten dhe respekton burrin e saj, në Ditën e Gjykimit asaj i thuhet: Hyn në xhenet prej cilës derë që dëshiron”.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjalë të Urta - ISLAME Empty Re: Fjalë të Urta - ISLAME

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi