Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalë të Urta - e Vërteta; e Mençura

Shko poshtë

Fjalë të Urta - e Vërteta; e Mençura Empty Fjalë të Urta - e Vërteta; e Mençura

Mesazh nga Rrebele Sat Jul 04, 2009 3:58 pm

Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG

Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT

Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË

Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG

E treta e vërteta. DEVOLL

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI

Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË

Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG

Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË

Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG

Nuk luan ferra kot. VLORË

Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG

Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË

Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË

Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË

S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG

S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË

S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR

Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG

Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË

Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG

Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN

Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË

Ç'i do qeni brekët. KORÇË

Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG

Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË

Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN

Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR

Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT

Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG

Kali i mirë shton torbën e tij. JUG

Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR

Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG

Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE

Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR

Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË

Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR

Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË

Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË

Mos bëj petulla me ujë. DIBËR

Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË

Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI

Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC

Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG

Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG

Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR

Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG

Peshku në det, kusija në zjarr. JUG

Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË

Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD

Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN

Kam inat po nuk kam takat. BERAT

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË

S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR

Si është vendi bëhet kuvendi. VERI

S'jepet një pelë për një thelë. JUG

S'ka varfëri i mençuri. JUG

Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG

Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË

Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË

U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG

Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG

Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi