Bilall Maliqi: Poezi të ndërtuara me plot ngjyra motivuese
Faqja 1 e 1

POEZI TË NDËRTUARA ME PLOT NGJYRA MOTIVUESE
(Xhemë Karadaku, “Nipi i Don Kishotit”, “Ura” Prishtinë, 2005, faqe 64).
Nga Bilall Maliqi
Xhemë Karadaku, bie në gjeneratën e krijuesve të viteve të nëntëdhjeta, duke treguar kështu zell dhe dashuri të madhe për krijime poetike.I shpërblyer në shumë Manifestime letrare e konkurse të ndryshme bëri të veten që Xhema të ecë me hapa të sigurt drejt vlerave dhe avancimit të shkrimeve të tij.
Xhemë Karadaku autor i trembëdhjetë veprave letrare të cilat shoqërohen me vlera të begatshme letrare, e bëjnë që ky krijues të ketë kriter të fortë sa i përket shkrimeve të tij, të cilat edhe nga kritika janë vlerësuar pozitivisht.
Xhema shkruan për fëmijë dhe të rritur poezi e tregime.Kësaj rradhe do të ndalemi në ligjërimin poetik për fëmijë që poeti me dashuri të madhe i rreket këtij zhanri, ka një respekt të veça ntë për fëmijët, kështuqë me sukses ka hyrë thellë në shpirtin e të vegjëlve me vargje tërheqëse dhe me vargje humoristike.
Në vitin 2005, Xhemë Karadaku nxori nga shtypi librin e trembëdhjetë të titulluar “Nipi i Don Kishotit”.Ky libër bie në radhën e librave me poezi për fëmijë.Kur jemi te poezia e Xhemës si në këtë libër por edhe në librat tjerë mund të themi lirisht se kemi të bëjmë me një krijues që vargjet e tij kanë një art të veçantë dhe që është i sigurt në shkrimet e tij.
Strukturimi
Libri “Nipi i Don Kishotit”, përbëhet prej 23 poezive, për më të vegjlit.Poeti në jetën e përditshme përkatësisht në botën e të vegjëlve, ka hetuar se fëmijët i duan shtazët, natyrën, por parasëgjithash e duan në masë të madhe edhe humorin, kështuqë strukturimi i poezive të këtij libri i ngjet pakashum edhe satirës ku poeti ka një sens të veçantë për këtë zhanër letrar.
Bota shtazore në poezitë e këtij libri në të shumtën e rasteve merr edhe personifikime, poezitë janë të lehta, relaksuese dhe dëfruese për fëmijë, së lexuari të këtij libri kuptojmë se poeti aq shumë është i kujdesshëm në zgjedhjen e motiveve, kërkon shprehje, figura stilistike, vargjet e poezive kanë një rimë dhe muzikalitet të fuqishëm, libri është i ndarë në dy cikle:”Piktori magjik” dhe “Përshesh me mahi”.Të vegjlit i duan librat me ilustrime, andaj poeti këtë e ka pasur parasysh, kështuqë lexuesit e vegjël përveç vargjeve tërheqëse do të shohin lidhshmëritë e vargjeve me ilustrime.
Strofat e poezive të këtij libri janë të gjitha katër vargjëshe, të rimuara vargu i dytë me të katërtin, sa që për një çast e futë lexuesin thellë në lexim të këtyre poezive dhe nuk mundet t’i mbyllë kopertinat e këtij libri për pa i lexuar gjithë poezitë sepse janë në atë mënyrë të strukturuara dhe kanë një lidhshmëri motivore.
Piktori magjik
Është cikli i parë i këtij libri, i cili përbëhet prej 11 poezive.Cikli fillon me poezinë “Maçoku e shoku”, ku poeti jep një dialog mes dy personazheve poetike të poezisë.Vargjet e kësaj poezie, por edhe të poezive tjera janë të shkurtëra të strukturuara bash për moshën e të vegjëlve.Poezitë e këtij libri janë përplot me figura e metafora.Dialogu i kësaj poezie përfundon kështu:
“Një pa bisht
E një me bisht
Seç u grindën
Dembelish”
Sepse maçoku natën kishte shëtitur nëpër kuzhinë dhe kishte ngrënë mish dhe tatlinë ia kishte derguar maces dhuratë, dhe në fund dy personazhet u grindën siç thotë poeti dembelisht...
Kur jemi te cikli i parë i librit dhe në shqyrtim të vazhdueshëm të poezive të ciklit në fjalë, mund të themi se edhe poezitë tjera kanë të njëjtin tretman motivor.Poeti vë në spikamë botën shtazore duke i latuar mjaft bukur vargjet dhe duke ua shtuar “apetitin” për lexim të mëtutjeshëm të vegjëlve.Kjo shihet edhe në poezitë në vazhdim si:”Elefanti rrezikant”, “Lepurushi”,”Rosaku sherif”, “Fili nga Sahara”, “ Dorë kasapi”, “Elefanti në plazh, “Qen qenushi”, “Elefanti nudist” , “Piktori magjik” dhe “Thank You”, të cilat poezi kanë një efekt pozitiv te lexuesit.
Përshesh me mahi
Cikli i dytë i poezive të këtij libri përbëhet prej dymbëdhjetë poezive, të cilat për nga karakteri shumica prej tyre janë satirike.Pra humori në këtë libër ka një shtrirje të madhe.Me këto poezi të këtij tipi, Xhema lidhë ashtu forcërisht diagonalen libër + lexues të vegjël.Nga poezitë e ciklit të dytë do veçoja poezinë “Nipi i Don Kishotit”, ku me këtë titull të poezisë titullohet edhe libri.Në vargjet e kësaj poezie përveç aventurave të nipit të Don Kishotit, në fund paraqitet ajo porosia e tij se:
“Nuk e koris
Gjyshin kurrë:
Do ta ndreq
Botën o burrë”
Bota e prishur sidomos e fundshekullit të kaluar, ka bërë të veten që shumë të rinj të mos i korisin të parët e tyre, gjyshërit e stërgjyshërit , por të shkojnë në amanetit të tyre brez pas brezi...
Poezitë e ciklit të dytë të cilat poashtu në të shumtën e rasteve janë të mbushura me humor e që janë:”Kamishi”, “Kau i Nastradinit” etj., por edhe poezitë tjera mbajnë vlerën e qëndrueshmërisë artistike të librit.
Prej gjithë kësaj që u tha deri tani për këtë libër, mund të themi lirisht se përmbledhja në fjalë ka vlera të konsiderueshme artistike për ligjërimin poetik për fëmijë...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Maliqi: Vargje reflektive motivuese dhe figurative
» Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese
» Bilall Maliqi: Poezi me emocione që paraqesin tabllo reale të kohës
» Poezia plot ngjyra dhe jete e Sofia Zirit
» Bilall Maliqi:UNAZAT E FATIT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi