Arsim Halili: Intervistë me Sinan Sadikun
Faqja 1 e 1
Arsim Halili: Intervistë me Sinan Sadikun
Sinan Sadiku |
Intervistoi: Arsim Halili
Biografia e Sinan Sadikut?
Kam lindur më 12 nëntor 1961 në fshatin Gjyrishec, komuna e Dardanës, fshat në të cilin ka lindur edhe poeti i madh Ali Huruglica. Katër vjet të shkollës fillore i kam kryer në vendlindje, tetëvjeçaren në fshatin Tygjec, shkollën e mesme në Dardanë, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Si nxënës jam anëtarësuar dhe kam punuar në Lëvizjen Kombëtare për çlirim nga Serbia, ndërsa në vjeshtë të vitit 1981 jam arrestuar dhe jam dënuar me 50 ditë burg. Edhe më pas kam vepruar në këtë fushë dhe kam kryer detyra të rëndësishme. Jetoj në Dardanë, ku e kryej detyrën përgjegjësit të Zyrës Komunale për Punësim
Burim të krijimtarisë e keni poezinë. Pse?
Në përgjithësi më kanë pëlqyer veprat e bukura letrare, e veçmas më ka kënaq poezia e bukur. Andaj kam lexuar shumë vepra letrare: romane, poezi… Si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme kam filluar të shkruaj. Atëherë i kam shkruar vargjet e para, dhe më duket që poezia te unë lidhet me rininë, me dashurinë e parë. Ajo ka hyrë në zemrën time dhe ka mbet aty, përkundër mospajtimeve që mund t`i kemi pasur herë pas herë. Të shkruaj më kanë nxitë padrejtësitë dhe shtypja kombëtare po edhe simpatia ndaj ndonjë vajze, pastaj dëshira për t`i shprehur përjetimet e ndryshme si: malli, pakënaqësia, shpresa, gëzimi, dashuria… Kuptohet kam dashur, dua dhe bëj përpjekje e sakrifica të shumta që ndjenjat, mendimet dhe vizionet e mia t`i shprehi sa më bukur, me një gjuhë sa më poetike, dhe poezia t`i jep këto mundësi.
Çka mund të gjejë lexuesi në poezinë e Sinanit?
Po poezia ime është një ekspozitë e shpirtit tim, e ndjenjave, e përjetimeve, e intelektit, e vizioneve, gjegjësisht e karakterit dhe temperamentit tim. Duke qenë e tillë ajo është thuaja në tërësi poezi lirike edhe pse në pak krijime të mia ka rrëfime të cilat mund t`i quaj rrëfime lirike. Mendoj se poeti duhet të përpiqet, kuptohet me mjetet e poezisë ta shpreh veten e tij. Sepse vetëm ashtu ai do të dal i veçantë dhe i natyrshëm. Sado që secili njeri është i veçantë, i ndryshëm nga të tjerët, ai përsëri ka aq shumë gjëra të përbashkëta me njerëzit e tjerë të cilat po qese arrin t`i shpreh bukur do të lexohen e përjetohen, gjegjësisht do të pëlqehen nga lexuesit. Kuptohet nëse ka talent dhe përpiqet njeriu e ka të veçantë edhe mënyrën e shprehjes, figuracionin dhe gjuhën poetike. Duke qenë pjesëmarrës dhe përcjellës i shumë ngjarjeve të cilat janë zhvilluar këto tri dekadat e fundit , ngjarje të cilat e kanë përmirësuar pozitën e kombit tonë, por të cilat kanë qenë shumë të dhimbshme në disa momente, nuk ka qenë e mundur që ato në një formë apo tjetër, herë më të drejtpërdrejtë e herë më të tërthortë, herë më të hapur e herë më të mbyllur të mos gjejnë vend në poezinë time. Do të kisha thënë se përkundër arritjeve, veçmas në periudhën e pasluftës nuk është bërë as përafërsisht ajo që ka mundur dhe është dashur të bëhet. Më kanë zhgënjyer (jo vetëm mua) edhe njerëzit prej të cilëve nuk e kam pritur këtë, njerëzit te të cilët kam pasur besim se me tërë potencialin e tyre do të angazhohen në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, në përmirësimin e jetës së njerëzve të saj, ndërsa ata janë lëshuar në gjëra të ulëta, në hajni dhe përfitime të tjera jo të ndershme. Andaj një numër jo i vogël i poezive të mia në një formë janë motivuar nga këto defekte, sepse dobësitë njëherë duhet të diagnostifikohen e pastaj të zbuten e shërohen.
Sa po arrini ju krijuesit letrarë të jeni të organizuar në Dardanë?
Ne krijuesit letrarë të Dardanës në vitin 1996 e kemi themeluar klubin letrar “Nositi”, i cili klub ka vepruar dhe e ka pasuruar jetën kulturore në komunën tonë. Në disa vite klubi dhe anëtarët e tij mund të them pa hezitim ka qenë shumë aktiv dhe iu ka dhënë kahje pozitive rrjedhave kulturore në komunë, duke qenë edhe ideator dhe projektues i manifestimeve të ndryshme, ndër të cilat bënë pjesë edhe Manifestimi kulturor “Lulëkuqet e prillit”. I kemi nxjerrë disa numra të revistës letrare-kulturore “Nositi” e cila revistë iu ka krijuar hapësirë krijuesve të të gjitha fushave të artit nga komuna e jonë që t`i shprehin aftësitë e tyre krijuese. Dhe vërtetë në atë revistë u botuan punime me vlerë të cilat i afirmuan jo vetëm krijuesit po edhe komunën në përgjithësi. Revista u prit shumë mirë nga elita letrare e Kosovës dhe më gjerë…
Jeni fitues i çmimit të parë në manifestimin tradicional “Lulëkuqet e prillit `09” , çka do të thotë kjo për ju?
Çdo kush i cili krijon, shkruan, ka dëshirë që vepra t`i dal sa më e bukur. Dhe kur ajo vepër vlerësohet nga juritë profesionale te krijuesi i cili në disa momente është skeptik, (sepse po të mos ishte i tillë nuk e di çfarë krijuesi do të mund të bëhej) krijon besim siguri dhe nxitje për ecje të mëtejme. Realisht më ka gëzuar ky çmim dhe më ka nxitë që edhe më me ngulmë t`i përkushtohem poezisë.
Jeni paraqitur me dy libra poetik, do t`i mbeteni besnik këtij zhanri edhe më tutje apo penda juaj do të provoj edhe diç tjetër?
Deri tani më janë botuar librat poetik “Rrobat e Engjëllit” dhe “Shigjetat e lakmisë”. Përveç poezisë kam shkruar dhe botuar edhe recensione, ese dhe studime, veçmas kur isha kryeredaktor i revistës “Nositi”. Në njëfarë mënyre jam detyruar të shkruaj punime për librat te të cilat kam qenë redaktor ose recensent, po edhe me rastin e promovimeve të librave të botuar nga “Nositi”, sepse përveç Nexhat Rexhës i cili ka botuar edhe libër nga kjo fushë dhe Baki Krasniqit i cili rrallë shkruan punime të tilla askush tjetër që jeton në Dardanë nuk e bënë këtë punë. Edhe në të ardhmen e afërt do ta shkruaj poezinë, më rrallë do të shkruaj punime për libra të ndryshëm, e për më vonë nuk e di, mund ta sprovoj veten edhe në prozë, veçmas nëse gjendja ekonomike më lejon më shumë kohë t`ia përkushtoj letërsisë.
Sa mbështetet kultura në përgjithësi dhe letërsia në veçanti nga institucionet komunale?
Edhe kultura e edhe letërsia pak mbështeten nga institucionet komunale. Në drejtorinë gjegjëse thuaja nuk punon ndonjë krijues. Është kjo një traditë e kahershme, që kultura të lihet pasdore. Kryesisht njerëzit entuziastë krijojnë në mënyrë vullnetare pa mbështetjen e komunës. Ato rezultate që janë arrit janë arritë falë sakrificës së entuziastëve idealistë numri i të cilëve po bie, sepse edhe krijuesit kanë nevoja. Kryesisht në komunën tonë bëhen aktivitete kulturore me rastin e përvjetorëve të ndryshëm, kur para të majme iu jepen këngëtarëve të estradës, të cilët ose të cilat këndojnë playback, edhe pse komuna jonë ka talent të gjitha fushave të cilët me pak mbështetje do të jepnin shumë.
Tanimë nuk financohet as revista “Nositi”, nuk financohen shumë libra dhe projekte me vlerë, por financohen edhe vepra te të cilat mund të ketë gjithçka tjetër përveç vlerës.
Mendoni se mesazhi juaj përmes poezisë po përmbushet në shoqërinë tonë?
Po përmbushet pjesërisht dhe mjerisht po shihet se do të kalojë kohë e gjatë derisa të përmbushet.
Premtimi juaj, çka do t`iu sillni lexuesve diç të re?
Poezi të reja, të afërta dhe të sinqerta, në të cilat ata ose ato, do ta gjejnë një pjesë të vetes së tyre, diçka të cilën ata e ndiejnë dhe e përjetojnë por qe nuk e kanë thënë ose shkruar për arsye të ndryshme.
Porosia juaj për lexuesit e revistës sonë?
Poeti mesazhet i përcjell përmes poezisë dhe e kam vështirë të them diçka e të mos kaloj në moralizime. Megjithatë pasi veç po kërkoni, lexuesve do t`iu thosha: punoni, lexoni, krijoni, po mendoj në të gjitha fushat e jetës, duke mos e lënë anash ndërlidhjen me interesin kombëtar sepse kurrë nuk mund të jetë i lumtur individi, nëse të tjerët rreth tij jetojnë në mjerim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Arsim Halili: Intervistë me Avni Rudakun - Poet
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Intervistë me aktorin Fatmir Spahiu
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
» Arsim Halili: Intervistë me aktorin Fatmir Spahiu
» Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
» Arsim Halili: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Bilall Maliqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi