Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen Empty Milazim Kadriu: Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 10:38 am

Milazim Kadriu: Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen U1_vreriBotime të reja

Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen

Nuhi Potoku: "Vreri i zhgënjimit", poemë satiriko-humoristike

Nga Milazim KADRIU

Poeti llapjan, Nuhi Potoku, pas botimit të dhjetë librave të tjerë me poezi, kësaj radhe na vjen me një poemë në një zhanër tjetër krijues, duke provuar veten edhe në vargun satirik. Libri "Vreri i zhgënjimit" i poetit e krijuesit Nuhi Potoku është një dëshmi e talentit dhe sensit poetik të tij për të trajtuar edhe tema me nota humoristike e satirike me temë nga realiteti ynë i përditshëm, me theks të veçantë tema nga rrafshi kombëtar dhe politik. Në këtë poemë poeti prek tema të larmishme nga aktualiteti ynë i sotëm në të cilin jetojmë. Veçanërisht, ai prek periudhën pas luftës së fundit këtu tek ne, duke paraqitur pakënaqësinë e tij, sepse punët shkojnë jo ashtu si kemi pritur dhe për çka është luftuar dhe kanë rënë qindra dëshmorë. Nganjëherë, duke folur për të tashmen nuk mund të mos e prek edhe periudhën e paraluftës ato vite që kanë qenë shumë të rënda për popullin tonë. Kështu ai pasqyron edhe vitet e paraluftës që ishin shumë të rënda dhe që ngulfasnin çdo gjë që ishte shqiptare dhe që frymonte shqip përfshirë këtu edhe vetë shqiptarët. Ai paraqet gjendjen e rëndë të paraluftës në prag të shpërthimit të saj, por edhe më herët dhe bën krahasimin me ditët e sotme. Siç e cek edhe redaktori e recensenti i kësaj poeme, Behxhet Rexha, "në periudhën e paraluftës të gjithë e kishin të qartë se diç tjetër nuk pritej nga kalorësit mesjetarë të natës, pos plojës dhe piromanisë histerike dhe të shfrenuar. Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Shfrenia dhe marshi barbar kalorësiak morën hov dhe nuk mbeti fshat as qytet, mal as fushë, lëndinë as sukë, pllajë as luginë, oborr as shtëpi pa e shkelur putra e tyre gjakatare".

Mllefin deri në përmasë revolte

Poeti Nuhi Potoku në poemën "Vreri i zhgënjimit" shpreh mllefin deri në përmasë revolte për aktualitetin tonë në të gjitha rrafshet, e që është një alarm për degradimin moral, shpirtëror e përgjithësisht shoqëror të njeriut në vendin tonë. Autori në shumë vende në poemë shprehet shumë drejtë duke qitur në shesh shumë gjëra të pahijshme që po ndodhin sot në mesin tonë në çdo fushë të jetës.
Autori në vargjet e tij paraqet edhe një çikë shpresë se patjetër kjo gjendje duhet të ndryshoi dhe vendin duhet qeverisur njerëz dhe institucione të qëndrueshme që do të punojnë për të ardhmen e vendit dhe sigurt ta qojnë përpara vendin tonë sepse rrugë tjetër nuk ka.
Në poemë përpos që kapen aspekte të larmishme nga jeta shoqërore gjithsesi pasqyrohet edhe gjendja shpirtërore e poetit. Ai kështu dëshmon se ka qenë dëshmitar okular i të gjitha proceseve që kanë ndodhur për atë edhe ka arritur që mjaft mirë t'i pasqyrojë të gjitha me radhë. Këtë e dëshmon edhe përmes personazhit kryesor që është Gurbardhi, i cili të gjitha ngjarjet i përcjell dhe i regjistron. Personazhi kryesor i poemës konfrontohet me të gjitha personazhet e tjera në poemë, sepse ai nuk e kishte menduar që kjo do të jetë kështu pas gjithë atyre vuajtjeve të popullit dhe luftës për liri.

Në thumb të kritikës, dukuritë e pakëndshme

Në thumb të kritikës janë personazhet e pagëzuara si Futa, Futani, Kërruta etj. Personazheve që janë në thumb të kritikës autori nuk heziton t'u japë edhe lloj-lloj epitetesh të tjera për shkak të punës dhe veprimtarisë së tyre jo të mirë. Autori përmes kësaj poeme porosit që të mos vijë në shprehje nënshtrimi por çdo intelektual ka obligim që të gjitha t'i thotë haptas dhe pa hezitim për çdo njeri kushdo qoftë ai që nuk punon për të mirën e popullit dhe për të ruajtur atë për të cilën me shekuj është përpjekur populli ynë. Ai në thumb të kritikës ka dukuritë e pakëndshme të shoqërisë, si bajraktarizmin, zënkat në mes të liderëve politikë, familjarizimin, moskujdesin ndaj fëmijëve të dëshmorëve, fëmijëve jetimë, invalidëve të luftës, skamnorëve, zbardhjen e fatit të të pagjeturve, shfrenimit amoral, zbardhjen e dorasëve, kapjen e kriminelëve, keqpërdorimin e fondeve e shumë dukuri të tjera që janë prezente dhe po jetojnë në mesin tonë. Prandaj, autori, duke mos heshtur ndaj të gjitha këtyre, ndien domosdoshmërinë se duhet qëndruar stoik ndaj të gjitha dallgëve të jetës duke e kuptuar qartë misionin e tij. Andaj nota personale e autorit, shqetësimi i tij e jo rrallë edhe mesazhi ka një vijë shprehëse të qartë pa maskime dhe pa ngarkesa të mëdha figurative. Andaj poema "Vreri i zhgënjimit" e autorit Nuhi Potoku përmban vlera artistike me një gjuhë të thjeshtë pa ngarkesa të mëdha e që është e kapshme për të gjitha shtresat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi