HOMAZH PËR ËNDRRËN E PËRGJAKUR
Faqja 1 e 1
HOMAZH PËR ËNDRRËN E PËRGJAKUR
HOMAZH PËR ËNDRRËN E PËRGJAKUR |
(ETIEN M. DILOS në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta)
(Nga Jorgo S. TELO)
Shkoi një vit që pragu Dilo provon zinë e papërmbajtur.
Shkoi një vit e shpirti Dilo hesht mbi ëndrrën e përgjakur.
Hidhni sytë në Kokojkë. Rri e zhytur në trishtim.
Ndjen mungesën e Etienit, ëndërrtarit në amshim.
Gjiri Bambullit te lumi ndjen shtrëngim tek bambullon.
Lotët e familjes Dilo grushte – grushte grumbullon.
Shihni pran’ Llagaturatit, si drithmon der’ e shtëpisë.
Hidhni sytë përmbi strehë, si rënkon kulmi i çatisë.
Drithërima, psherëtima prej dënesës së pashterur
- Ç’do këtu, o Etien djali? – vikat nëna zemërtherur.
- Ç’të të flas, o mëm’ e shtrenjtë? Ndoshta më dërgoi malli.
Ndoshta më dërgoi Zoti. Boll po vuaja përsëgjalli…
Jeta jon’, o mëm’ e dashur, kurrsesi nuk quhej jetë?
Tërë kohën buzëplasur, shpresëhumbur, të paqetë.
Të kujtohët, mëm’ e mirë, sill ndërmend si më le mua!
Dhe durimi humbi durimin, kur liria na u privua…
- Sterra un’, bir, ç’të ka gjetur, s’na u ndanë këto dhimbje!
- Po, moj nënë, pranuam dhimbje, sepse kishim tjetër bindje.
Dhe qëndruam të paepur, siç qëndron një qendrestar.
Përmes dhimbjesh mbijetuam. Kurrsesi s’u hoqëm zvarrë.
Kishim ëndrra e dëshira për një tjetër Shqipëri
Porse shpresat na u vranë nga e keqja egërsi…
E di mirë babai i mirë, ç’hoqi përmes izolimit…
Po ti, mëmë, ç’i ndjeve jetës; veç përbuzjes, masakrimit?
E di mirë motra e vetme si iu vranë ëndrrat e bardha.
Mirë e dinë dhe vëllezërit, si prej tyre unë u ndava…
Etien isha, etje kisha, për të nxënë dije pareshtur.
Etien isha, etje kisha, për të folur, për t’mos heshtur…
Për të folur për familjen e për gjyshin kryesipër
E për gjithë xhaxhallarët të dashuruar me dritën.
U larguan të vrerosur xhaxha Jani me Orestin.
Nën rregjimin e pangopur ata kurrë s’mund të ecnin.
Dhe të tjerët për lirinë e shkallmuan krejt rininë.
Nuk u trandën nga xhelatët jetëvrarët xhevahirë.
Nuk harroj hallat e mira të urta e shembullore
Viktorinë e Fevroninë – një e dijes, një punëtore.
xxx
Ç’gjëm’ e zez’ në dhe të huaj e rrëmbeu të mirin burrë?
Si Mihali dhe Kaliopi të tillë kob s’e prisnin kurrë.
…Shkuan vite prej masakrës… e çdokush kryet i ngriti.
Porse ikja e Etienit, sërish kokën ia uli fisit…
Burrë që s’e njihte vesin, mbushur vetëm me virtyte.
Për të nxjerrë librin e parë , shihte Foni se si ngutej.
Profetike ajo ngutje, apo veç një parandjenjë?
Vrulltaz punonte për librin, veç atë kishte në shenjë…
Përkushtuar në qëmtime, zhytur n’punë pa zhurm’ e bujë;
Si symbol i modesties, nuk i reshti mendja kurrë…
Ec e ec në gjurmë të gjyshit, kushedi ku do kish mbërritur…!
Porse fati… eh, ky fati shpesh vepron si i marrisur…
Admirimin që kish Foni për vëllanë e mençuruar;
E shpreh sot kur mban ndër duar librin e Tij të pambaruar.
Si vëllezërit dhe Donika nuk u zënë fjalëve besë;
Si mund të vriste makina atë burrë që kish kujdes…!
Kish kujdes kur ecte rrugës thellësisht duke u menduar.
Vetëm librin kish me vete, një dëshir’ të përshpejtuar…
Ashtu ulur mbi kompjuter e kujtojnë që të gjithë
Pamje ëmbël, plot virtyte… diç t’i jepte Shqipërisë…
Donte t’fliste sa më qartë për “të drejtën e burgosur”
Për gjith’ dhimbjet njerëzore, që për Të s’kishin të sosur…
Zoti i Madh e mori pranë, larg prej dhimbjesh tokësore
Duke marrë një brilant, i dha poste engjëllore…
Gjithësekush ballë shtëpisë e ndez për Ty një qiri
Gjyshin ke aureole, krejt një fis të mban në gji.
I pavdekshëm, je Etien, më e ndritshmja shëmbëlltyrë.
“Prehu qet!” – të gjith’ të thonë. “Shijo paqe, Etieni ynë!”
Gjirokastër 04.06.2009
AKROSTIK* PËR ETIEN DILON
(Me rastin e njëvjetorit të vdekjes)
(Nga Jorgo S. TELO)
[color:5aef=#339966']Eh! – ç’po pasthirrmon një penë, -
[color:5aef=teal']Tani… ç’dorë mua do të më mbajë?
[color:5aef=teal']Imzot, ku më je? Ku je, shpirtzjarrti Etien?
[color:5aef=green']Etien, qenke ngjitur në yllnajë.
[color:5aef=green']Nuk vij dot tek Ty. Ti tek unë s’vjen…
[color:5aef=green']Ditë për ditë po të presin zemërdjegur, mallzhuritur
[color:5aef=green']Ike Ti… ike përgjithmonë…po kë le pas?
[color:5aef=green']Le motrën e vëllezërit. Le Eftalinë, Eldën, Eljon trup-e-shpirtdrobitur
[color:5aef=green']O, ç’përvëlimë zemre u shpure babait e mamasë…!
· Akrostik = lloj poezie kur gërma e parë e çdo vargu formon një emër e mbiemër të përcaktuar.
Gjirokatër, 04.06.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lediana Kapaj: Një natë në ëndrrën time...
» Viktoria Xhako:ME ËNDRRËN – FLAMUR LIRIE
» Zhorzh Sand: Per endrren...pranga
» Zhorzh Sand:Agim Gashit
» Suzana Zisi: NË ËNDRRËN TIME…
» Viktoria Xhako:ME ËNDRRËN – FLAMUR LIRIE
» Zhorzh Sand: Per endrren...pranga
» Zhorzh Sand:Agim Gashit
» Suzana Zisi: NË ËNDRRËN TIME…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi