Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllokohen n’mish

Shko poshtë

Bllokohen n’mish Empty Bllokohen n’mish

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:44 pm

Bllokohen n’mish

Bllokohen n’mish Petrit_rrahmani_mishtore1-490x320

Opozita, tenderin për import të mishit e ka cilësuar si praktikë komuniste. E, propozimin e kryeministrit Hashim Thaçi për ndryshim të udhëzimit, e kanë konsideruar si mashtrim publik. Mishtarët po presin prej Qeverisë që ta anulojë tenderin, ndërsa Qeveria pret se çka do të sjellë java e ardhshme.

Nga Express

Ende s`është gjetur zgjidhja se kush do të importojë mish në Kosovë. Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar mendje që ta ndryshojë pak udhëzimin, opozita dhe mishtarët janë të bindur se prapë do të fitojnë të përkëdhelurit e Qeverisë.

Prodhuesit dhe përpunuesit e mishit presin që deri të hënën, ashtu siç u ka premtuar kryeministri, të fillojë ndryshimi i Udhëzimit administrativ 07/2009. Megjithatë, për ta nuk do të jetë i pranueshëm asnjë ndryshim nëse nuk hiqet neni 7 dhe 8 i këtij udhëzimi, i cili autorizon vetëm kompanitë ndërkombëtare për import të mishit.

Opozita nuk mjaftohet vetëm me ndryshimet, të cilat i quan kozmetike, por kërkon të fillohen hetime ndaj sponsorizuesve të këtij udhëzimi, në këtë rast Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës. “Dje, kryeministri Hashim Thaçi pas protestave të fermerëve ka bërë disa modifikime kozmetike, me të cilat pretendon se janë evituar gabimet teknike dhe keqkuptimet e mundshme të Udhëzimit administrativ7/2009”, ka thënë Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tij, ky dokument nuk ka të bëjë me probleme teknike dhe as me keqkuptime, por përkundrazi është një dokument i keq me përmbajtje dhe qëllim tërësisht favorizues për individë të caktuar. Arifi deklaroi se ndryshimet e deklaruara nga Qeveria për ndryshim udhëzimi, janë tendencë për mashtrime publike. Prapëseprapë, tha ai, procedurat do të shkojnë në atë drejtim që të zgjidhet kompania paraprakisht e përcaktuar.

Si kërkesë e AAK-së është që Qeveria të anulojë tërësisht urdhëresën administrative dhe të vendosë menjëherë dialog të drejtpërdrejtë me kompanitë vendore në kushtet që ata i kanë kërkuar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të dihen detajet për ndryshimet në udhëzim. Ai pohon se do të intervenohet në të gjitha ato pika të cilat janë kontestuar nga prodhuesit dhe përpunuesit e mishit.

“Aty ku teknikisht ka pasur probleme, si te neni 8, do të adresohen disa çështje që kanë nevojë të përmirësohen”, është shprehur Krasniqi. Për këtë çështje thotë se janë pajtuar me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancën Kosovare të Biznesit si përfaqësues të komunitetit të biznesit. Ai ka kërkuar nga bizneset që merren me këtë veprimtari, të mos bien pre e lojërave politike, duke aluduar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën e ka quajtur parti që nuk di të bëjë asgjë tjetër, pos të akuzojë.

Edhe kryetari i mishtarëve të Kosovës, Burim Piraj, pranon se pas protestës së të premtes, të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e mishit janë pajtuar që të diskutojnë me Qeverinë për ndryshime të neneve 7 dhe 8, ndërsa pjesën tjetër të udhëzimit thotë se e pranojnë në tërësi. “Vendim unanim është që ky udhëzim administrativ është i pranueshëm, pa nenin 7 dhe nenin 8”, thotë Piraj. Sipas tij, të gjithë mishtarët janë të pajtimit për ngritje të standardeve në import të mishit dhe për kushte më të mira higjieniko-sanitare.

Kundër Udhëzimit administrativ kanë dalë edhe zyrtarë të Partisë Reformiste ORA. Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Krajku e ka quajtur skandaloz vendimin e Qeverisë, duke thënë se këto metoda nuk zbatohen më as në shtetet totalitare, ku pushtetmbajtësit i kanë shndërruar shtetet e tyre në prona private, e lëre më në shtetet e zhvilluara, për të cilat pretendohet të shpallet tender për eksport të produkteve në Kosovë. “Fali Zot se s’janë tu ditë se çka po bajnë”, ka thënë me ironi Krajku. ORA kërkon që ky udhëzim të tërhiqet menjëherë. Në javën tjetër pritet të merret vesh çdo gjë mbi këtë çështje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bllokohen n’mish Empty Mishtarët përsëri të pakënaqur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:45 pm

Mishtarët përsëri të pakënaqur



Bllokohen n’mish 01_petrit_rrahmani___mishtotre2-490x320

Nga Zekirja Shabani

Pas ndryshimit të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme, shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të mishit të Kosovë mban konferencë për gazetarë rreth ndryshmit të propozuar nga qeveria në urdhëresën administrative. Konferenca do të mbahet në Odën Ekonomike të Kosovës ku mishtarët pritet të dalin me qëndrimi ne tyre pas ndryshimit të udhëzimit.

Ndryshimet e papranueshme

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar nenin 8 të Udhëzimit administrativ 07/2009, me të cilin rregullohet importi i mishit në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria ka nxjerrë përfundimin më të mirë të mundshëm, duke hequr nga udhëzimi fjalën ndërkombëtare dhe duke u dhënë të drejtë të gjithëve të konkurrojnë në tenderin për import të mishit.

Megjithatë, kjo nuk i ka kënaqur prodhuesit dhe përpunuesit kosovarë të mishit, të cilët kanë pritur se do të fshihen komplet nenet 7 dhe 8 të këtij udhëzimi. Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ndryshimi që është bërë në këtë udhëzim iu jep të gjithëve të drejta të barabarta me rastin e shpalljes së tenderit.

“Pas konsultave me përfaqësues të bizneseve është bërë një ndryshim në nenin 8, që ka qenë një lëshim. Tani ndryshimi u jep të drejta të barabarta të gjithëve”, është shprehur Kuçi. Ai ka shpjeguar se më herët në këtë nen ka qenë se autoriteti kompetent i Republikës së Kosovës, përmes tenderit ndërkombëtar, do të bëjë përzgjedhjen e kompanisë ndërkombëtare, kurse tani ky nen thotë se autoriteti kompetent përmes tenderit ndërkombëtar do të bëjë përzgjedhjen e kompanive për importimin e mishit.

Burim Piraj, kryetar i Shoqatës së mishtarëve, ka thënë se ky plotësimndryshim është i papranueshëm për ta dhe pa u fshirë këto nene, përsëri udhëzimi do të jetë i kundërligjshëm. “Kemi kërkuar me u fshi neni 7 dhe 8 dhe Qeveria pa asnjë konsultim me ne po i bën ndryshimet”, ka thënë Piraj.

Ai ka pohuar se do të vazhdojnë me reagimet e tyre dhe presionin ndaj Qeverisë, derisa çështja e importit të mishit të rregullohet dhe të respektohen praktikat e ekonomisë së lirë të tregut.
Gjatë ditës së hënë, mishtarët kanë zhvilluar takime edhe me zyrtarë të ICO-së dhe presin që gjatë javës ICO-ja të dalë me një qëndrim për këtë çështje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi