Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fieri, kusht për njohjen e zgjedhjeve

Shko poshtë

Fieri, kusht për njohjen e zgjedhjeve Empty Fieri, kusht për njohjen e zgjedhjeve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 10:20 pm

Fieri, kusht për njohjen e zgjedhjeve

Selia rozë kërcënon me mosnjohjen e rezultatit. Kreu i socialistëve i përgjigjet edhe Ilir Metës: Gënjen për ofertën me deputetë të blerë
Aurora Thomollari


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, paralajmëroi se nuk do ta njohë rezultatin zgjedhor nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga tentativat e saj në KQZ për t‘i marrë mandatin e 9-të në Qarkun e Fierit. Rama u shpreh i bindur se socialistët nuk do të lejojnë grabitjen e këtij mandati që më të drejtë u takon atyre, duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të heqë dorë nga maskaradat. "Dua të rinënvizoj me shumë forcë atë çka kemi theksuar gjatë gjithë këtyre ditëve. Nuk do të lejojmë grabitjen e mandatit të 9-të në Fier. Maskarada e KQZ duhet të marrë fund, ashtu sikundër Sali Berisha, i cili e orkestron këtë maskaradë, duhet të heqë dorë nga ideja se mund të grabisë mandatin e 9-të të PS në fier, nëse nuk do që PS të mos i njohë zgjedhjet", tha Rama.

Rama deklaroi vendosmërinë e selisë rozë për të mos lejuar që të deformohet vullneti i shqiptarëve, të cilët e shprehën me votën e tyre më 28 qershor. Sakaq, ai shigjetoi mazhorancën e re parlamentare dhe qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Është e patolerueshme, tha Rama, dhe ne do ta bëjmë të pamundur që kjo palo qeveri në formim e sipër, ende pa u bërë qeveri ta nisë me një grabitje të kësaj përmase. Ndaj, ai theksoi se jo vetëm mandati i 9-të në Fier, por edhe gjithçka tjetër që duhet të bëhet transparente për popullin sovran nga votimi i 28 qershorit do të zbardhet medoemos. "Ne nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga mbrojtja e interesit të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të mos lejuar që në vitin 2009, në mes të Evropës, vota të cenohet dhe vullneti i popullit sovran të deformohet", nënvizoi kreu socialist. Ndërsa KQZ refuzoi që të ndjekë të njëjtën procedurë me nëntë kutitë e Fierit si ajo që ndoqi me Fushëkuqen, Rama vuri në dukje se selia rozë është në dijeni të makinacioneve dhe ndërhyrjeve për të deformuar votën e 28 qershorit. "Jemi shumë të vetëdijshëm, që ka pasur ndërhyrje përmes një sërë mekanizmash në procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe që rezultati ka deformimet e veta", tha ai duke garantuar se do të bëhet çdo përpjekje që të provohet gjithçka që mund të provohet, por njëkohësisht, selia rozë nuk do t‘i ndahet nxjerrjes në dritë të këtyre mekanizmave pavarësisht rezultatit përfundimtar. "Nuk ka më asnjë arsye askush, që të vijë të votojë në rast se nuk ka garancinë, se vota që jep, shkon aty ku duhet dhe numërohet ashtu siç duhet", tha ai. Rama konsideroi si mjaft të ulët marrëveshjen Berisha-Meta, duke garantuar se PS do të bëhet mbrojtëse e interesave të shqiptarëve përballë këtij bashkëpunimi. Njëkohësisht, kreu i PS-së përgënjeshtroi deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir Meta, se e ka ftuar në një marrëveshje që ai të bëhet Kryeministër, duke arritur të blejë vota nga e djathta. "Pas asaj që Ilir Meta bëri, askush nuk duhet të çuditet nga ato që Ilir Meta thotë. Dyfytyrësia e Ilir Metës doli në pah në një përmasë që askush nuk mund ta përfytyronte. Për fat të keq, 83 mijë njerëz që e votuan Ilir Metën për të hequr Sali Berishën, u kthyen në një mall, që Ilir Meta u shiti për të blerë karriget e palo qeverisë që po rreket të formohet përmes kësaj marrëveshjeje. Kjo bëmë flet më shumë se gjithçka! Ilir Meta është i pabesueshëm në gjithçka thotë", tha ai.

Rama shpjegoi se PS e ka pasur të qartë se ka vendosur të ndërtojë një koalicion vlerash dhe një bashkim të ri qytetarësh dhe jo një aleancë mëkatarësh, në një bashkim të vjetër kryetarësh. I pyetur nëse ka pasur një debat brenda PS sa i përket rezultatit të 28 qershorit, Rama u përgjigj se ajo është e vetëdijshme për gjithçka ka bërë e për gjithçka që pritet të bëjë. "Ndërkohë, që ju siguroj ju dhe gjithë të tjerët, se rezultati i këtyre zgjedhjeve, i cili për ne nuk ishte i mjaftueshëm, nuk do të bëhet dot alibi për askënd që ta kthejë mbrapa Partinë Socialiste", deklaroi ai.

Blushi, Ramës: Partia të pranojë

humbjen dhe të nxjerrë përgjegjësitë


Për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e saj. Ndonëse është kërkuar një mbledhje që në rendin e ditës kishte Qarkun e Fierit dhe shqyrtimin e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kupola rozë nuk u është shmangur diskutimeve për rezultatin. Mbetja në opozitë duket se ka ngacmuar shumë anëtarë të kryesisë të kërkojnë llogari te kryetari i partisë, Edi Rama. Zëri më kritik ka qenë ai i anëtarit të kryesisë, Ben Blushi. Burimet konfidenciale nga mbledhja sqarojnë se Blushi i ka kërkuar Ramës që "partia të pranojë humbjen dhe të bëhet gati për vjeshtën e opozitës, duke rregulluar veten dhe duke nxjerrë përgjegjësitë". Kritika e Blushit ka ngjallur diskutime brenda Kryesisë teksa Rama duket se ka preferuar të anashkalojë këtë debat. Edhe anëtarë të tjerë të kupolës rozë siç është rasti i Arben Malajt kanë kërkuar nxjerrjen e përgjegjësive për rezultatin e zgjedhjeve. Fryma e kontestuesve të Ramës kishte të bënte me faktin se përtej pjesës së mbetur të procesit elektoral nuk duhet shmangur zbatimi i statutit të partisë që parashikon nxjerrjen e përgjegjësive dhe largimin e kryetarit të partisë. Gjatë diskutimeve është rënë dakord që të përqendrohen përpjekjet për të maksimalizuar rezultatin zgjedhor të Partisë Socialiste. Duke iu referuar kështu çështjeve që kanë të bëjnë me ankimimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përtej kësaj është hedhur ideja që të mos ketë shmangie ndaj rregullave statutore dhe nxjerrjes së përgjegjësive për rezultatin. Kërkesat drejtuar Ramës në Kryesinë e PS kanë pasur një terren të përgatitur gjatë ditëve pas zgjedhore. Aleatët e Partisë Socialiste, Skënder Gjinushi nga PSD, Paskal Milo nga PDS dhe Leonard Solis nga PDBNJ kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Dy ditë më parë ishte edhe ish-presidenti Rexhep Meidani që kërkoi fort dorëheqjen e kreut socialist si shenjë reflektimi për rezultatin e zgjedhjeve. Objekt i bisedës mes anëtarëve të Kryesisë ishin edhe hapat e mëtejshme të kësaj partie të ndodhur përballë faktit se rezultati në Qarkun e Fierit mund të rezultojë me tetë deputetë për selinë rozë, në një kohë kur për shumë pak vota, nëse hapen kutitë rikonfirmohet deputeti i nëntë. Mësohet se pjesë e këtyre diskutimeve ishin edhe protestat në rrugë ashtu sikundër u shpreh dhe kryesuesi i kësaj liste në Qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, pak ditë më parë, por ideja që ka mbizotëruar është ajo e mosnjohjes së rezultatit zgjedhor në rast se rezulton se mazhoranca nuk tërhiqet nga mandati i nëntë që i takon PS-së.


Neni 123


KQZ, shpallja e rezultatit


Deklarimi i selisë rozë se nuk do të njohë rezultatin zgjedhor nëse mazhoranca nuk tërhiqet, nuk ka prapavijë juridike. Pavarësisht këtij deklarimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën e tij në shpalljen e rezultateve bazuar te neni 123 i Kodit Zgjedhor. Qëndrimi për mosnjohje të rezultatit mund të shkojë deri edhe në një bojkot të Parlamentit, por nga ana institucionale dhe ligjore asgjë nuk ndryshon. Veçse raporti i votimit në KQZ duhet të jetë 5 me 2 në favor të shpalljes së rezultatit që vendimi të jetë i vlefshëm.



Selia


Militantët e PS nuk largohen


Tetë ditë pas zgjedhjeve të 21 qershorit, selia rozë vijon të jetë e mbushur nga mbështetës dhe njerëz të interesuar për cfarë ndodh në këtë parti. Holli kryesor, aty ku hyjnë e dalin që nga mbështetësit më të thjeshtë e deri te kryetari Edi Rama vijon të jetë i mbushur dhe të gumëzhijë për të ditur çfarë ndodh një kat më lart, ku janë zyrat e drejtuesve të partisë. Për ata që kanë vite që kanë përjetuar procese zgjedhore në këtë parti, fajtori i mbetjes në opozitë është vetëm një, ish-aleatja e PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi