Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsimi i diasporës-Lajme dhe informime tjera

2 posters

Shko poshtë

Arsimi i diasporës-Lajme dhe informime tjera Empty Arsimi i diasporës-Lajme dhe informime tjera

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:29 pm

Informacion - Albanska




për personelin, nxënësit, studentët e rritur dhe prindërit
rreth inspektimeve shkollore të Agjencisë Kombëtare Suedeze
për Arsimin
Në vitin 2006, Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin do të inspektojë shkollat në komunën tuaj.
Sa e mirë është shkolla juaj? A po marrin nxënësit dhe studentët arsimimin e duhur? Sa të mira janë rezultatet e nxënësve? A kanë nxënësit mundësinë për të arritur qëllimet e caktuara nga programi mësimor në përputhje me aftësinë e tyre? Po prindërit, fëmijët dhe nxënësit a mund të ndikojnë në këtë? Çfarë po bëhet për të përmirësuar shkollat, qendrat e kujdesit të fëmijëve të moshës shkollore, para-shkollat dhe arsimimin e të rriturve?

Këto janë disa shembuj pyetjesh të cilave do t'u japë përgjigje inspektimi shkollor nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin.

Çdo komunë në vend do të inspektohet gjatë një periudhe gjashtë vjeçare.
Çfarë është inspektimi shkollor?
Inspektimi duhet të tregojë nëse çdo gjë po funksionon në përputhje me programin mësimor kombëtar dhe nëse janë zbatuar kushtet, p.sh. nëse është zbatuar Akti i Shkollës. Mbi të gjitha, inspektimi duhet të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë të para-shkollave, të qendrave të kujdesit të fëmijëve të moshës shkollore, të shkollave dhe të arsimimit të të rriturve.

Si kryhet inspektimi shkollor?
Gjatë muajve augusti 2006 dhe april 2007, inspektorët e Agjencisë Kombëtare Suedeze për Arsimin do të vizitojnë të gjitha shkollat në komunë. Ata gjithashtu do të vizitojnë disa prej para-shkollave dhe qendrave për aktivitete suplementare shkollore. Para vizitës, inspektorët do të kenë lexuar materiale dhe do të kenë marrë shënime se si komunat dhe vetë shkollat i vlerësojnë aktivitetet e tyre në raportet e tyre të cilësisë. Inspektorët do të ulen në klasë për të dëgjuar mësimin, si dhe do të bëjnë intervista dhe biseda me grupe të ndryshme. Në këtë mënyrë, ata do të kenë një ide të përgjithshme se si është organizuar mësimi, si funksionon dhe si e kuptojnë atë nxënësit dhe personeli shkollor.

Inspektorët do të dëshirojnë të intervistojnë përfaqësues të personelit, nxënës dhe studentë, si dhe prindër. Inspektorët së bashku me administratën e shkollës do të vendosin se kush do të intervistohet. Inspektorët gjithashtu do të kenë diskutime spontane me njerëz të tjerë, me të cilët ata do të takohen gjatë vizitës së tyre.

A ka nevojë për t'u përgatitur për këtë vizitë?
Nuk keni nevojë që të përgatiteni për vizitën, madje edhe nëse do të intervistoheni. As në raportin me gojë, dhe as në atë me shkrim nuk do të përmenden emra, pra nuk do të jetë e mundur të bëhen të njohura pikëpamjet ose puna e individëve.

Çfarë do të ndodhë pas vizitës?
Kur të ketë përfunduar i gjithë inspektimi, Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin bën raportin dhe nxjerr konkluzionin, të cilat mund të shihen nga të gjithë nëpërmjet faqes së internetit të agjencisë. Vlerësimet e bëra gjithashtu do të paraqiten gjatë një vizite të mëpasshme në komunë.

Ndihma juaj është e rëndësishme
Është e rëndësishme që procesi i inspektimit të jetë transparent dhe që të gjithë njerëzit e angazhuar të marrin pjesë në të sa më shumë që të jetë e mundur. Mund të gjeni më shumë informata në faqen tonë të internetit (http://www.skolverket.se). Qëllimi i inspektimit të shkollave nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsimin është që të përmirësohen aktivitetet parashkollore dhe ato shkollore – prandaj ndihma juaj është e rëndësishme!

Ndonjë pyetje?
Nëse keni ndonjë pyetje rreth inspektimit, jeni të mirëpritur të kontaktoni njërin prej inspektorëve që do të vizitojë shkollën tuaj.

Agjencia Kombëtare Suedeze
për Arsimin
Bertil Karlhager
Drejtori i Arsimit
08-5273 3381
bertil.karlhager@skolverket.se









Ky material mund të kopjohet lirisht. Gjithashtu është në dispozicion në gjuhën shqipe, arabishte, boshnjake, kroate, serbe, angleze, kurdishte, farsi, somalishte, spanjishte dhe turqishte


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Sun Dec 21, 2008 11:28 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Arsimi i diasporës-Lajme dhe informime tjera Empty Re: Arsimi i diasporës-Lajme dhe informime tjera

Mesazh nga shaban cakolli Sun Dec 21, 2008 6:29 pm

Shkollat shqipe në diasporë
Shkollat shqipe me mësim plotësues përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e
familjeve të mërgimtarëve shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i
arsimon dhe edukon ata në frymëne patriotizmit shqiptar,me njohje
kulturore e shkencore dhe bukurive estetike. Shkollat shqipe në
Gjermani kanë për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotrojnë mirë gjuhën e
shkruar amtare shqipe,të kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të
njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të
tyre,njohurinë rreth dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të
trashëguara brez pas brezi si karakteristikë e lashtë dhe e
begatshme,dalluese e kombit tonë.

Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për respektin
dhe mirënjohëjen ndaj vendit mikpritës që i strehoi në gjirin e vet,u
hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur menjohuri
shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur edhe në
gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim t'i
përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në çdo land ku ndodhen duke
përfshirë fëmijët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e
arsimimit ndahet në tre cikle:

Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.

Mësimi vendevende zhvillohet me klasë të kombinuara. Shkollat
shqipe në Gjermanimësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë
së Arsimit të Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga
ajo.:Mësuesit që punojnë në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse
pedagogjike. Në kuadër të saj funksionon biblioteka e shkollave e cila
pajiset me literaturë shqipe dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave
shqipe në Gjermani është tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim
nga koha kur shkolla jonë shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e
organeve Jugosllave.

Meformimin e Qeverisë së Kosovës, në mërgim formohet edhe
Ministria eArsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me te edhe
KASH"NaimFrashëri".

Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit të
shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani. Përndjekjet e viteve
të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhetë
ekzodit biblik të shqiptarëve, preku Gjermaninë me një numër të madh
strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për
400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të
shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në çdo Land gjerman. Në të gjitha
këto drejtime shkolla shqipe fitoi një përvojë të madhe. Shkollat
shqipe në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të
ruajnë,mësojnë dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin
e gjitha formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me
atdheun dhe shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat e
përpjekjet e popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të
kultivohen dhe zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës
dhe formave tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë
për aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare me manifestimet
etyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e
sukseseve edhe në shkollën e rregulltë gjermane.

Përvoja ka treguar se nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues
shqip,janë treguar më të zellshëm edhe në shkollën e rregullt gjermane,
sot prej tyre kanë dalur edhe kuadro të forta. Nxënësit shqiptarë që
shkollohen në shkollën e rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin
shqip,janë një faktor shumë me rëndësi i integrimit të shqiptarëve në
Evropën e Bashkuar. Këta nxënës nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë
në vit organizojnë kampionatin e diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila
nga shkollat shqipe në Landet gjermane zë vend të rëndësishëm në
dituritë e gjitha lëmive mësimore,etj...


Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund të e përmbyllësh me një shkrim gazetash:

Për te mësuesit e vyeshëm kanë shkruar monografi,si: Sejdi Gashi,
Rifat Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamzë Halabaku,e shumë të
tjerë. Shkolla shqipe në diasporë është faktor i pa zëvendësueshëm në
arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve mërgimtarë.

Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në
mërgim, mosnjohëja e historisë kombëtare, mosvijimi i shkollës shqipe
patjetër i hap rrugën asimilimit.


Shaban Cakolli











shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi