Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga arsimi në shqipëri

Shko poshtë

Lajme nga arsimi në shqipëri Empty Lajme nga arsimi në shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:12 pm


Studentët e Inxhinierisë Matematike, ta gjejnë me rektoratin




Studentët e Inxhinierisë Matematike dhe asaj Fizike, duhet të merren vesh për diplomat e tyre me rektoratin përkatës, që në këtë rast është Universiteti Politeknik.




Shekulli
Diel, 21 Dhjetor 2008 10:00:00



Letra
Studentët e Inxhinierisë Matematike dhe asaj Fizike, duhet të merren vesh për diplomat e tyre me rektoratin përkatës, që në këtë rast është Universiteti Politeknik. Kjo është përgjigja që Ministria e Arsimit dhe e Shkencave u ka dërguar studentëve të dy profileve të mësipërm, të cilët kërkojnë prej 4 ditësh ndryshimin e statusit të fakultetit ku ata vazhdojnë studimet nga i asociuar në të plotë.

Në letrën dërguar rektoratit dhe senatit të Universitetit Politeknik, MASH-i sqaron se në lidhje me statusin e Fakultetit të Formimit të Përgjithshëm, ky është një vendim i Këshillit të Ministrave, datë 5.12.2007, i cili saktëson se diplomat e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të jenë diploma ndërdisiplinore dhe se UPT-ja duhet të përcaktojë fakultetet që do të bëjnë administrimin e këtyre diplomave.

Për këtë shkak, citon më tej në letër Ministria e Arsimit, është detyra e senatit të UPT-së që të vendosë fakultetin që do të administrojë këto diploma, duke pasur parasysh aftësinë e përmbajtjes së këtyre programeve të studimit me programet e tjera të studimit të ofruara nga universiteti përkatës, si dhe modelet e marra nga universitetet e huaja.

MASH-i i ka kërkuar rektoratit të UPT-së të veprojë me shpejtësi në zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesën e studentëve për t’u pajisur me diplomë. MASH-i ka sqaruar gjithashtu edhe mungesën e programeve të studimit të ciklit të dytë për Inxhinieri Matematike dhe Inxhinieri Fizike, ku sipas këtij dikasteri, Universiteti Politeknik ka aplikuar me vonesë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga arsimi në shqipëri Empty Re: Lajme nga arsimi në shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:13 pm


Emërimet, më 2010-n mësuesit e shkollave të mesme me master




Me sistemin e ri të emërimeve është e qartë se një student që përfundon për mësuesi, nuk do ta ketë fort të lehtë të ndjekë rrugën e tij profesionale, nëse nuk ka në xhep edhe një master.




Dritan Laci
Premte, 12 Dhjetor 2008 08:54:00




Drafti i ri i përgatitur nga MASH-i, përcakton se në arsimin e mesëm nuk do të pranohen mësues me 3 ose 4 vite shkollë
Problem mbeten shkollat në zonat rurale, ku askush nuk pranon të kryejë mësim me master në xhep

Me sistemin e ri të emërimeve është e qartë se një student që përfundon për mësuesi, nuk do ta ketë fort të lehtë të ndjekë rrugën e tij profesionale, nëse nuk ka në xhep edhe një master. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por shumë shpejt, ndoshta me fillimin e vitit të ardhshëm mësimor 2009-2010, drejtoritë arsimore rajonale, por edhe ato zonale do të jenë të detyruara të mos pranojnë mësues në arsimin e mesëm pa diplomën master.

Sipas kësaj logjike arsyetimi, studentët që përfundojnë ciklin 3-vjeçar do të kenë mundësi të punësohen në arsim vetëm në ciklin e ulët dhe atë të mesëm, ndërkohë që, për të ngjitur më tej shkallët e profesionit do të duhet medoemos të kryejnë studime pasuniversitare. Ky kriter do të jetë i vlefshëm edhe për studentët, të cilët kanë përfunduar studimet në bazë të sistemit të vjetër 4-vjeçar në arsimin e lartë.

E paqartë mbetet forma e emërimit në shkollat e mesme që i përkasin drejtorive zonale, ku dihet që me kualifikimin master në xhep vështirë se një student mund të pranojë të japë mësim në fshat apo në zona të thella ku nevoja për mësues të kualifikuar është edhe më e madhe.
Ministria e Arsimit po përgatit së fundi një draft të ri lidhur me emërimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Ky draft, i cili po diskutohet edhe në grupet e interesit është i pari në 18 vitet e fundit që do të përpiqet të rregullojë dhe të përcaktojë kriteret, mbi të cilat do të kryhen në të ardhmen emërimet e mësuesve, jo vetëm në arsimin e mesëm të lartë, por edhe atë të ulët.

Specialistë të MASH-it, thonë se drafti i ri do të përpiqet të ulë në minimum nivelin e korrupsionit në emërime, si edhe do të rrisë nivelin e mësimdhënies në shkolla, por nuk bëjnë të ditur sesi do të veprohet në drejtoritë zonale. Vendosja e kritereve të tilla, padyshim që do të rrisë konkurrencën midis studentëve, të cilët tanimë e tutje, për t’u bërë mësues do të duhet të marrin studime të thelluara, por që në vetvete përmbajnë kosto të lartë ekonomike.

Specialistë të arsimit thonë se rishikimi i kritereve të punësimit të mësuesve në tërësi është pjesë e reformës që po ndërmerret në arsimin parauniversitar, ku kualifikimi i mësuesve konsiderohet si thembra e Akilit.
Me sistemin e ri të emërimeve është menduar që të ketë edhe një klasifikim të ri të pagave, të cilat do të bazohen në bazë të meritës profesionale. Pagat e mësuesve do të dallohen në bazë të kualifikimit përkatës që ata kanë. Për të arritur këtë objektiv është vendosur në eficencë edhe Portofoli i Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Në muajin prill, të gjithë mësuesit me vjetërsi pune nga 5 deri në 20 vite, të cilët kërkojnë ngritje në pagë, do t’i nënshtrohen testimit kombëtar të kualifikimit, i cili përcakton qartë edhe përfituesit, të cilët krahas shkallës së ngritjes në karrierë, kanë mundësi të kenë edhe një pagesë më të mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga arsimi në shqipëri Empty Re: Lajme nga arsimi në shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:14 pm


Universiteti i Vlorës, programe master në gjuhën angleze dhe italiane




Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e dy programeve të reja Master të Nivelit të Parë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Në Fakultetin e Edukimit në këtë universitet, do të çelen studimet Master në lëndët “Gjuhë angleze” dhe “Gjuhë Italiane”,




Dritan Laci
Enjte, 11 Dhjetor 2008 09:16:00



Vendimi
Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e dy programeve të reja Master të Nivelit të Parë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Në Fakultetin e Edukimit në këtë universitet, do të çelen studimet Master në lëndët “Gjuhë angleze” dhe “Gjuhë Italiane”, ku në përfundim të këtyre programeve do të lëshohen diploma “Master të Nivelit të Parë (MNP) në mësuesi”, për ciklin e lartë të arsimit bazë.

Sipas vendimit, programi i studimeve do të realizohet me 60 kredite, ku kohëzgjatja normale e tyre do të jetë një vit akademik. Kuota e pranimeve në këto programe studimi, për vitin akademik 2008-2009, do të jetë përkatësisht 120 studentë, për të dy lëndët. Vendimi citon se universiteti “Ismail Qemali”, do t’i shpërndajë kuotat e vëna në dispozicion të tij, në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë, dhe jo më shumë se 70 për qind, për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij.

Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët që janë diplomuar në këtë universitet. Lidhur mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ato do të bëhen publike nga vetë rektorati i Universitetit të Tiranës.

Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale, si: të verbrit, të shurdhët, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë apo fëmijët e policëve, të rënë a të plagosur për shkak të detyrës, të të ish-të përndjekurve politikë, që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi, Master i Nivelit të Parë në

Mësuesi, në institucionet publike të arsimit të lartë, do të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit, ndërkohë që studentët do t’i nënshtrohen vetëm një tarife vjetore shkollimi. Vendimi lehtëson nga detyrimet shkollore studentët e shkëlqyer, të cilët nuk do të paguajnë tarifë në çdo program studimi Masteri i Nivelit të Parë në Mësuesi me kohë të plotë.

Në përfundim, vendimi vë në dijeni se kuotat e pranimeve në këto programe, që mbeten të parealizuara, do të rishpërndahen sipas institucioneve publike të arsimit të lartë dhe programeve të ndryshme të studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërkohë që fillimi i vitit akademik do të nisë brenda këtij viti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga arsimi në shqipëri Empty Re: Lajme nga arsimi në shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:14 pm


Bojkotohet mësimi, studentët kërkojnë autonomi




Pas studentëve të Juridikut dhe të Shkencave Sociale, ata që zaptuan së fundi dyert e Minstrisë së Arsimit dhe Shkencave janë studentët e degës Fizikë dhe Matematikë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.




Dritan Laci
Enjte, 11 Dhjetor 2008 09:15:00




Pas studentëve të Juridikut dhe të Shkencave Sociale, ata që zaptuan së fundi dyert e Minstrisë së Arsimit dhe Shkencave janë studentët e degës Fizikë dhe Matematikë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në një protestë, që zgjati jo më shumë se 30 minuta, studentë të dy degëve kanë kërkuar status të ri për departamentet ku ata marrin dije. Ata kanë kërkuar që degët ku ata mësojnë të mos quhen më degë të formimit të përgjithshëm, por të njihen ashtu sikurse edhe programet e tjera në Universitetin e Tiranës. Prej katër muajsh ata kanë dorëzuar kërkesën në MASH, që fakulteti i tyre të mos jetë i asociuar, por i pavarur, si edhe të ndryshohet emërtimi i fakultetit, pasi ai aktual është në një stad me atë të gjimnazeve. Të rinjtë e mbledhur përballë dyerve të MASH-it kanë paralajmëruar se, në rast të mos zgjidhjes së problemit, do të fillojnë një seri protestash deri në zgjidhjen e tij, ndërkohë që dje studentët kanë bojkotuar leksionet.

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga arsimi në shqipëri Empty Re: Lajme nga arsimi në shqipëri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi