Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Podgorica: Avokatura e paautorizuar për socialistët e Metës

Shko poshtë

Gëzim Podgorica: Avokatura e paautorizuar për socialistët e Metës Empty Gëzim Podgorica: Avokatura e paautorizuar për socialistët e Metës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 2:50 pm

Avokatura e paautorizuar për socialistët e Metës

Nga Gëzim Podgorica

Rama humbi! Tashmë kjo nuk përbën lajm, por ajo që ka filluar të përbëjë lajm dhe shqetësim është produkti diversiv që përgatiti ai për socialistët e Metës. Në vorbullën e intrigës dhe në tentativën për të mbuluar humbjen përmes alibish të shumta, kryetari aktual i socialistëve, në paraqitjen demagogjike të radhës, shfaqi “dhembshuri” për socialistët e Metës dhe për 83.000 zemrat e tyre. Në fakt, ato janë shumë më tepër se 83.000, por kaq mundi t’i rrudhosë në numra elektoral, përmes një strategjie asgjësuese e të pamëshirshme që përdori me një zell diktatorial. Nëse ka një arsye më të paarsyeshme për t’iu drejtuar përkrahësve të Metës, kjo pikërisht qëndron në artikulimin e Ramës, i cili u kujdes posaçërisht për t’i hermetizuar ata, gjatë gjithë kohës, por veçanërisht gjatë fushatës elektorale. Ai çfarë nuk i quajti, çfarë nuk intrigoi, çfarë nuk la pa bërë, ndërsa tani që ata janë pjesë e një pushteti që ka edhe nevojën e kontributin e tyre, ai kërkon t’i marrë nën mbrojtje për t’i lënë ashtu si edhe ata të tijtë, në opozitë dhe pa asnjë alternativë. Misioni është i pamundur, jo vetëm për shkak se Rama gjithnjë e më shumë bëhet i pabesueshëm, por edhe për faktin se edhe mbështetësit e tij kanë filluar të zihen brenda pallatit rozë dhe po reagojnë ndaj humbjes së paralajmëruar që akoma nuk kanë dëshirë ta besojnë. Për fatin jo të mirë të së majtës, ky është një realitet, i cili duhet pranuar, ashtu siç duhet pranuar se arkitekti i humbjes qëndron në krye të selisë rozë dhe aspak jashtë saj. Tendenca për të zbuluar mëkatarë e tradhtarë, sindromë e tipar i fjalorit politik të regjimeve diktatoriale u shfaq frikshëm në artikulimin e vështirë të Ramës në konferencën e shtypit të së shtunës, si një mundësi që ai kërkon t’i japë vetes për të dalë i larë nga kjo histori. Gjithashtu ai fjalor ishte edhe një dëshmi e mentalitetit dhe sjelljes politike të Ramës, që është shumë larg qenies e referencës demokratike. Por nëse rebelët e kafenesë së socialistëve mund ta kapërdijnë këtë aliazh diktatorial, kjo kurrsesi nuk ka pse të derdhet mbi supet e atyre që më së paku jo vetëm janë përgjegjës, por nuk e meritojnë një gjë të tillë.
Por reagimi në krizë, të cilin e tradhtonin edhe djersët e shumta, nuk kishte pse të ambalazhohej me dashuri, kur në fakt ishte diversiv dhe shumë përçarës. Ndërkohë që socialistët e Metës po analizonin alkiminë e vështirë të liderit të tyre dhe po identifikonin më shumë elementë pozitivë dhe rezonancë për vendin, ndërhyn me një fjalor që kalon kufijtë e etikës normale lideri i selisë rozë. Ndërhyn jo për të prishur një festë, se nuk po bëhej një gjë e tillë, por ndërhyn për të rënduar shpirtra që po kishin marrë një vendim dhe po i drejtohen një rrugë të vështirë, por që rezulton e vetmja me stabilitet dhe qetësi për shumicën dërmuese. Në fakt, rruga dhe zgjedhja do të kishin qenë shumë më të lehta në se Rama nuk do investohej për të asgjësuar jo vetëm Metën dhe Koçin, por shumicën e atyre që ishin emblema e vërtetë e së majtës, duke frymëzuar e u mbështetur vetëm tek pjesa më gri e Partisë Socialiste. Që kur erdhi në krye të partisë që akoma kontrollon, ai u kujdes se si të eliminonte zërat kundër dhe personazhet kurajozë e me integritet të së majtës, më tepër se vetë Berishën, me të cilin e lidhin jo pak pakte komprometuese. Kjo strategji që kishte për qëllim të krijonte kultin e shpëtimtarit, kaloi në disa faza, një prej të cilave ishte edhe goditja ndaj gjithë atyre socialistëve nga qendra në bazë që bënin rezistencë kundrejt platformës së tij. Ajo ishte në thelb përçarëse, ajo prishi kohezionin dhe solidaritetin tipik të së majtës, por atij që kërkonte pushtetin i vetëm dhe pa asnjë alternativë pak i interesonte kjo gjë. Duke mos u ndalur në aventurën e tij prishte jo vetëm ekuilibra politikë e shkelmonte standarde të arritura me shumë përkushtim, por instalonte edhe kulturën e një grupi aventurierësh që nuk i lidhte asgjë me të majtën socialiste.
Tani, kur njeriu direkt përgjegjës i humbjes, nga një foltore ku duhet të thotë vetëm pak fjalë që lidhen me aktin civil të dorëheqjes, bën edhe diversion përmes një avokature jo vetëm të paautorizuar, por edhe shumë demagogjike, ajo që mbetet për të thënë është që duhet t’u jemi mirënjohës veçanërisht më shumë se 90.000 socialistëve që ishin me nuhatje dhe nuk ranë viktimë e ambalazhit propagandistik të Ramës dhe 99-shave të tij perversë. Atë që nuk arriti gjatë fushatës, t’i mashtrojë dhe t’i rreshtojë në detashmentin e tij humbës, tentoi ta bëjë tani, duke iu drejtuar përmes një shfaqje të sforcuar, që as ia kërkoi dhe as nuk e deshi njeri.
Rama jo vetëm të shtunën, por as më parë dhe as më vonë nuk mund të bëhet avokat i mbështetësve socialistë të Metës, pasi ai nuk ka ngurruar t’i denigrojë ata, t’i fyejë, t’i largojë nga puna. Pjesë e këtyre socialistëve që u drejtohej me një demagogji shumë infantile janë ata që u hoqën nga puna në bashkinë e Beratit, Fierit, Tiranës, Korçës, Vlorës e të tjerë, herezia e të cilëve ishin sepse mbështesnin Metën apo Koçin. U goditën pavarësisht se 10 vjet më parë kishin votuar e mbrojtur një kushtetutë të cilën tinëzisht Rama e hodhi poshtë duke ia bërë dhuratë Berishës, u goditën përmes një kodi elektoral asgjësues, i cili përkëdhelte vetëm sedra diktatoriale. Ata socialistë për të cilët ai gjoja përgjërohej, i fyente duke u mohuar investim 18-vjeçar, memorien politike, drejtuesit që ata mbështesnin. Pikërisht atyre kish instruktuar të mos u numëroheshin votat, t’u vidheshin, t’u quheshin të pavlefshme. Ishin ata që kërcënoheshin nga garda servile e tij se në pushtetin e ardhshëm do të hiqeshin nga puna, se do të fillonte ndaj tyre një inkuizicion politik, një revanshizëm i denjë për nga modeli me diktaturat më klasike. Dhe paradoksalisht, kur instaloi edhe frymën e hakmarrjes dhe të konfliktit në mes dy koalicioneve të majta, në një standard të tillë sa nuk ka ekzistuar as në periudhat më të vrazhda të marrëdhënieve midis militantëve ekstremistë të PD-së dhe PS–së, shfaqet si avokat i dhembshur, u jep edhe një mbrojtje që as ia kanë kërkuar dhe as që kanë arsye pse ta kërkojnë. Duke mos ditur me sa duket të bëjë gjë tjetër, veçse të instalojë frymën e konfliktit dhe të intrigës, duke i munguar kostumi i politikanit siç e ka pohuar edhe vetë, ndërmori në situatën e krizës së tij një sjellje prej intriganti të vogël. Aq më shumë që nuk ndalet këtu, por stimulon mediatikisht situata kryengritjesh që dëshmojnë mendësi politike shumë rurale. Megjithëse u gjet korridori, ndonëse i vështirë që një segment i së majtës, të jetë kontribuues, kontrollues dhe balancues i pushtetit, duke i dhënë mundësinë segmentit tjetër për reformim, Rama përgatit tinëzisht vetëm situata diversive. Sigurisht që ata nuk mund të funksionojnë, aq më tepër që është identifikuar shkaktari dhe përgjegjësi i humbjes, pavarësisht tentativave të dëshpëruara për t’iu ikur atyre.
Panorama
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi