Nuk kemi besuar se ekziston një organizim kaq i mirë i FFSHGJ-së dhe i klubeve shqiptare në Gjermani
Faqja 1 e 1

Myftar Halili, BOTA SOT
Intervistë me Agim Ademin, nënkryetar i FFK-së
Agim Ademi nënkryetar i FFK-së nis topin nga qendra në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në Gjermani Kosova Frankfurt - Kosova München
Në organizim të Kryesisë së Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe të KF Drita-Kosova nga Konrwestheimi, ditë më parë këtu u mbajt gara për Kupën e Kosovës në futboll, ku morën pjesë 14 ekipe shqiptare që garojnë në liga të ndryshme në Gjermani. Në mesin e mysafirëve të ftuar ishte edhe Agim Ademi, nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe një afarist i suksesshëm, i cili ka dhënë shumë nga djersa e tij për futbollin e Kosovës. Gjatë qëndrimit disaditor në Gjermnai ai pati rastin të takohet me anëtarë të kryesisë së FFSHGJ-së dhe me shumë kryetarë të klubeve shqiptare që veprojnë këtu në Gjermani. Me këtë rast zhvilluam një bisedë me të, lidhur me këtë vizitë dhe zhvillimet aktuale në futbllin e Kosovës.
„Bota sot“: Zotëri Ademi na thoni në fillim se cili ishte qëllimi i qëndrimit uaj gjatë këtyre ditëve këtu në Gjermani?
Agim Ademi: Ne, në FFK jemi të informuar që shumë vite që FFSHGJ-ja në Gjermani për çdo vit organizon garën për Kupën e Kosovës në futboll. Vazhdimisht kemi qenë të ftuar të marrim pjesë në këtë ngjarje sportive, porse deri më tash nuk kemi pasur rastit të prezantojmë në këtë garë kaq masovike të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani. Sivjet me të marrë ftesën vendosëm që FFK-ja të jetë e pranishme në këtë garë dhe kështu, unë pata nderin në këtë garë të përfaqësojë FFK-në dhe për këtë falënderoj kryesinë e FFSHGJ-së për ftesën dhe për bashkëpunimin e ndërsjell që e kemi.
Niveli i skuadrave të këtushme shqiptare është ai i mesatarës në Kosovë
„Bota sot“: Gjatë dy ditëve sa u mbajtën garat këtu në Gjermani ju patët rastit të përcillni shumicën e ndeshjeve. Cili është mendimi juaj për nivelin e organizimit të këtij manifestimi sportiv?
Agim Ademi: Jam i befasuar me orgnaizimin aq të mirë që keni këtu dhe më mbarëvjatjen e një gare të tillë kaq masovike. Nuk kam menduar asnjëherë se ju, kryesia e FFSHGJ-së dhe klubet shqiptare këtu në Gjermnai mund të bëni një organizim kaq të mirë. Me vjen shumë mirë që sivjet u gjenda në mesin e futbollistëve dhe prijësve të tyre këtu në Gjermani.
“Bota sot” Çka e karakterizon sipas jush, organizimin e klubeve shqiptare këtu në Gjermani?
Agim Ademi: Vetëm organizimi i një gare të tillë për Kupën e Kosovës, kaq larg atdheut është për t´u përshëndetur dhe për t´u lavdëruar. Porse këtu, nuk e pash vetëm këtë. Këtu pash një organizim shembullor si të kryesisë së FFSHGJ-së, në krye me Ruzhdi Statovcin (duke mos lënë anash as anëtarët tjerë të kryesisë që ishin punëtorë të mëdhenj) ashtu edhe të klubeve shqiptare që veprojnë këtu. Ne kemi dëgjuar se ju e mbani këtë garë për çdo vjet, porse besoj se askujt në Kosovë nuk i ka shkuar mendja se ju mund të organizoni një garë të tillë, ku klubet e këtushme të futbollit udhëtojnë edhe nga 700 e 800 kilometra për të marrë pjesë në këtë garë. Gjatë dy ditëve sa u mbajt kjo garë pos organizimit të shkëlqyeshëm që kishte bërë FFSHGJ-ja së bashku me KF Drita-Kosova të Kornwestheimit patëm rastit të shohim edhe futboll cilësor. Në disa ekipe, sidomos në ato që u kulaifikuan për garat e metejshme të fazës së dytë eliminatore u vërejtën indivdë që meritojnë të luajnë edhe në liga më të larta se sa ku ata gjenden.
“Bota sot”: Në bazë të asaj që patë këtu, në çfarë niveli do të kishit vendosur skuadrat e këtushme shqitare krahasuar me ligat e Kosovës?
Agim Ademi: Po sikurse në Kosovë edhe këtu pash dallime nga njëri klub në tjetrin. P.sh. në Supërligën e Kosovës nuk ishin të gjitha skuadrat të një niveli. Edhe këtu pash se disa skuadra janë shumë të mira, porse kishte edhe asosh që nuk janë aq cilësore dhe se kjo vërtetohet edhe nga niveli i garave ku ato marrin pjesë. Porse skuadrat e Frankfurtit, Münchenit, Hamburgut, Düsseldorfit, Bernhausenit, Stukenbrockut e Kornwestheimit mund të krahasohen me klubet e ligës së parë të Kosovës, kurse disa klube tjera që i pash këtu kanë nivelin e Ligës së dytë të Kosovës.
“Bota sot”: Me çfarë përshtypjesh po ktheheni nga Gjermania?
Agim Ademi: Përshtypjet janë shumë të mira. Në radhë të parë më pëlqeu organizimi i këtushëm i FFSHGJ-së dhe klubeve. Me pëlqeu disiplina në lojë, më pëlqeu kjo mënyrë e organizimit që sa di unë është e vetmja nga shqiptarët e diasporës dhe kam përshtypjen se skuadra fituese ajo Kosova e Frankfurtit do të bëjë një prezantim të mirë në ndeshjen revyale që në vjeshtë duhet të zhvillohet kundër KF Hysi i cili është fitues i Kupës së Kosovës.
Kosova shpejt do të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s
“Bota sot”: Zotëri Ademi, do të largohemi pak nga kjo garë për të cilën ju udhëtuat në Gjermani dhe t´i kthehemi pak futbollit në Kosovë. Ju si nënkryetar i FFK-së çka mendoni se në ç´drejtim është duke shkuar futbolli i Kosovës?
Agim Ademi: Kosova përherë ka qenë vend i njohur i futbollit. Nga skuadrat në shumë gjenerata kanë dalë talentë të kësaj loje. Prishtina dhe Trepça disa vjet ishin anëtare të Ligës së parë të ish-Jugosllavisë dhe në atë kohë kur shqiptarët nuk shikoheshin me një sy të mirë. Pas segregacionit që u bë në Kosovë në fillim të viteve 90-ta u godit edhe futbolli skurse edhe sportet tjera. Në vitin 1990 u pa se më nuk mund të vazhdohej gara e përbashkët me okupatorin dhe në Kosovë u bë pavarësimi i sportit shqiptar. Ishte një periudhë shumë e rëndë, porse në saj të entuziastit të sportistëve dhe donatorëve u arrit që të mbijetohet.
“Bota sot”: Pas luftës së fundit sporti në Kosovë ashtu edhe futbolli nisën një rrugë të re. Si është duke u vazhduar ajo dhe cilat janë synimet e FFK-së për të ardhmen?
Agim Ademi: Pas mbarimit të luftës sikurse mbarë populli shqiptar ashtu edhe sportistët marrin frymë lirisht në Kosovën e pavarur. Ne, strukturat e zgjedhura në FFK gjithmonë kemi bërë përpjekje që të kemi një organizim sa më të përshtatshëm dhe një cilësi sa më të mirë të lojës duke menduar se shumë shpejt vjen dita për të dalë në skenën ndërkombëtare. Kemi bërë riorganizimin e garave deri sivjet, sa Supërligën e kemi zvogëluar në 12 ekipe dhe e gjithë kjo është bërë konform kushteve që kemi dhe krahasuar me shtetet që kanë një potencial të përafërt me Kosovën. Synimi ynë primar është pranimi në UEFA dhe në FIFA, porse për dallim nga disa sporte që janë pranuar në arenën ndërkombëtare në futboll, si sporti më i popullarizuar, puna nuk ka ecur ashtu ngase pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA kushtëzohet me pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Pranimi i Kosovës në këtë organizatë nuk është larg, porse ne në kryesinë e FFK-së vazhdimisht shpresojmë se shumë shpejt do të jemi në gjirin e organizatave më të mëdha të futbollit evropian dhe botëror.
“Bota sot”: Ju zoti Agim, jeni edhe ndër themeluesit e KF Kosova të Prishtinës dhe donatori kryesor i saj për shumë vite. Çka ju ka shtyrë të ndihmoni kaq shumë futbollin e Kosovës?
Agim Ademi: Unë si një ish-futbollist, sikurse shumë kolegë të mi, e pata vështirë të ndahem nga ky sport që e kam dashur shumë. Në KF Kosova të Prishtinës kam dhënë një kontribut sipas mundësive të mija dhe ky klub ka funksionuar ashtu siç duhet. Kemi qenë fitues të Kupës së Kosovës dhe krahas ekipit të seniorëve kujdes të veçantë i kemi kushtuar edhe punës me të rinj. Në KF Kosova të Prishtinës kemi të gjitha grupmoshat e reja kurse jemi edhe ndër ekipet e para në Kosovë që kemi formuar një ekip të femrave që luajnë futboll dhe jemi në pritje që të nisin garat edhe në këtë konkurrencë.
“Bota sot”: Për fund?
Agim Ademi: Po gëzohem shumë që edhe në diasporë ekziston një frymë e shëndoshë dhe një ineterism i të rinjëve shqiptarë për t´u marrë me sport, përkatësisht me futboll. Po gëzohem që FFSHGJ-ja qenka një organizatë shumë e aftë që të mirrët me aktivitete të tilla dhe falëndëroj gazetën “Bota sot” që po bëka shumë për sportin në diasporë, FFSHGJ-në dhe të gjitha klubet shqiptare në Gjermani e diasporë që me sukses po e zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Organizim i një mbrëmje letrare-poetike dhe artistike në Shtutgard-Gjermani
» Arrestohen 22 azilantë shqiptarë në Gjermani
» ELIDA BUÇPAPAJ:INTERVISTË ME JUSUF BUXHOVIN: QEVERIA THAÇI E KA HUMBUR LEGJITIMITETIN, POR KËTU EKZISTON DYSHIMI I MADH SE E KEMI KËTË QEVERI SI MAFIOZE, PASI KËSHTU E DESHËN TË HUAJT
» Familja Gashi: Më mirë në kontejner në Gjermani, sesa të kthehemi në shtëpi
» Papa Pali II: Do të vdesë ateizmi, do të vijnë ditë të mira për shqiptarët!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi