Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arif Molliqi: Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit

Shko poshtë

Arif Molliqi: Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit Empty Arif Molliqi: Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 11:00 am

Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit

MONOGRAFIA P ËR ALI SUTAJN,

NJË VLERË PËR ESEISTIN E GAZETARISË SHQIPTARE

Ali D. Jasiqi: „ Ali Sutaj- Korife i gazetarisë kosovare,” libër që botoi Shtëpia Botuese „ SAS“, Prishtinë 2009, faqe 243

Nga Arif Molliqi

Që në fillim të librit për Ali Sutajn, mendoi se qëllimisht autori i saj, Ali Jasiqi, librin ia lë në bashkëpronësi lexuesit, njohësve të Aliut, bashkëkohësve të tij dhe duke e rikthye edhe në kohën e sotme. Ndryshe, autori qëllimisht e ka lënë pa e shënuar në është ky libër ditar, libër esesh të shkruara për Ali Sutajn apo monografi e një natyre krejt të veçantë. Sidoqoftë, në ballafaqimin e parë më librin “ Ali Sutaj-korife i gazetarisë kosovare” krijohet mendimi se ky është një libër i pëlqyeshëm, është një observim i mendimeve që kanë breznitë për Ali Sutajn si një gazetar i veçantë në stilin dhe mendimin gazetaresk në gazetarin shqiptare në përgjithësi. Çka mendojmë se ai ishte ndër të rrallët gazetar që esenë e futi në funksion të gazetarisë.
Tjetra, Ali D. Jasiqi, sado që është një krijues dhe kritik tashmë i vlerësuar dhe i njohur, duke e ndier përgjegjësin krijuese ndaj një miku, ai në ketë libër nuk është marrë më vlerësimin e vlerave eseiste dhe artistike të opusit gazetaresk të Ali Sutaj. As nuk i ka krasitur shumë mendimet e atyre që kanë folur dhe shkruar për Sutajn, por ai librin e konstruktoj dhe e ndërtoj mbi një kriter parimor dhe shumë real duke ia lënë gjithsecilit mendimin e vet në vlerësimin që kishin ata për opusin gazetaresk të Ali Sutaj. Sepse këtu vjen në shprehje observimi më universal për stilin eseist dhe gazetaresk të Ali Sutaj. Megjithatë libri si i tillë është i ndërtuar në atë mënyrë që është vështirë ta largojmë nga monografia, mbase i një lloji të veçantë të monografisë, por që është më afër monografisë se sa me secilin zhanër tjetër të krijimtarisë letrare.
Si rendomë libri “ Ali Sutaj-korife i gazetarisë kosovare”, është ndarë në disa pjesë (kapituj) apo cikël që fillon më; “ Mësuesi, gazetari dhe kryeredaktori”. Që në fillim të Arif Molliqi: Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit U1_AliJasiqikëtij shkrimi autori bën pyetje ; kush ishte Ali Sutaj, për të vazhduar me një biografi dhe gjeografi-histori të vendlindjes se Aliut. Me mjeshtri dhe korrektësi jepet gjenealogjia e familjes se Aliut e gjer tek shkollimi dhe arsimimi i Aliut nëpër një kohë kur “hahej edhe hekuri”, vetëm e vetëm për të marrë sado pak arsim. Ky arsimim i tij që u arrit me shumë sakrificë, ndikoj pozitivisht edhe të gjeneratat tjera që të arsimohen, sepse ai deri sa punonte si mësues ishte një mësues i respektuar dhe aktivist i dalluar. “ Meritë të posaçme për fshatin e tij të lindjes ka organizimi i kurseve për të rritur kundër analfabetizmit,...” shkruan në libër.
Në biografinë e Ali Sutaj, autori Ali Jasiqi me një mjeshtri të veçantë, pa patetikë dhe romantizmin sentimental që ka njeriu për një shok dhe mik të vjetër, thuaja në përgjithësi ka prekur gjithçka nga pak por me mjeshtri pa e tepruar për asgjë. Është munduar të shëtisë, ti prek dhe të na i afron ato pjesë të kohës se Aliut që kur ishte mësues-edukator. Është munduar të kap gjithë kohën e tij, orët dhe minutat e Aliut si vrojtues të fenomeneve shoqërore që këto fenomene ai i përplaste mes lapsit dhe letrës, duke ua dhenë formën estetike në faqet e gazetarisë. Ishte kjo një kohë në rrethana të veçanta dhe aspak të sigurta, gjë që vetëm mjeshtëria e tij ka mundur ti përballoj.
Autori i librit “ Ali Sutaj-korife i gazetarisë kosovare”, vende-vende në libër, si një intermexo për freskim apo rikujtim na paraqet disa nga shkrimet e hershme të Ali Sutaj. Janë këto edhe shkrime gazetareske ku Aliu ishte shpërblye nga gazeta “Rilindja” siç ishin shkrimet “ Turpi nën borë”, dhe “ Bisedë me vjeta”. Për kohën këto shkrime mjaftë të guximshme e sidomos kur i shtojmë shkrimin “ Gëzuar se mbrëmë vdiq një idiot...!” Mirëpo, për kohën guximi i Aliut nuk ishte vetëm tek këto shkrime, tek përplasja e Aliut me rrethanat e kohës se keqe që jetonin. Guximi i Aliut sipas autorit ishte edhe atëherë kur Ali Sutaj shfaqej me ide të reja për gazeta dhe revista të reja shqipe. Pra ai ishte nismëtar i revistave të reja. Të gjitha këto nisma të guximshme autori Ali D. Jasiqi i ka sistemuar dhe përshkruar me profesionalizëm, me mendjen e një intelektuali duke i shkruar i shtrirë sipas kohës që kanë ndodhur. Ajo që me pëlqeu në ketë monografi, mes shumë tjerave, ishte se, Ali D. Jasiqi nuk mundohet asnjëherë të zmadhoj gjërat jashtë asaj që është vërtetë për Ali Sutaj. Sepse, edhe “ Nga ditari i vitit 1988”, edhe pro et contra “100vjetori i lindjes së Fishtës”, janë dy nga shumë shkrimet aq të guximshme të Ali Sutaj që i shkroi në një kohë të vështirë dhe, shumë kolegë ia kishin lakmi dhe xhelozi në atë guximin e tij.
Në kapitullin e dytë (pjesa e dytë), “ Aliun si nuk e ka njohur publiku i gjerë”, autori është më se i kursyer nga kjo pjesë e jetës se Ali Sutaj. Mendoj se me të drejt e ka marrë një qëndrim të tillë autori, pasi edhe vet Aliu ishte i kursye nga jeta prej “aristokrati”, nga jeta e atij “qarkut kulturor” të Prishtinës, nga jeta e “pative”, mbrëmjeve të “super-intelektualeve” qe kishin filluar të ekspozoheshin në Prishtinë një kohë. Ali Sutaj ballafaqohej pa lajka, direkt me politikën dhe politikanët duke mbrojtur gazetarët dhe redaktorët. (Ketë konstatim më se miri e dëshmojnë deklaratat- shkrimet e disa gazetarëve qe janë prezantuar në ketë libër në një kapitull të mëpastajshëm.). Jeta e Ali Sutaj si bohem i gazetarisë është paraqitur jo vetëm në ketë kapitull, por thuaja në gjithë librin. Sidomos këtu është ai Aliu që me një gotë raki dëgjonte me endje këngën e mirëfilltë shqipe të kënduar nga Nazmie Hoxha...Edhe humori i tij i rrallë por ironik dhe thumbues ka zënë vend në disa nga shkrimet e librit.
Në kapitullin ( pjesën) e tretë “ Shkrime për Ali Sutajn”, autori e vazhdon librin, jo pa qëllim, me shkrimin mjaftë të mirë të Faruk Tashollit që rinisë me këtë fjali; “ Ali Sutaj- babai i revistave tona shqiptare”. Dhe, vazhdojnë shkrimet, kujtimet, rikujtimet, përplasjet, mendimet, skicat, portretet për Ali Sutaj nga: Dr. Faik Shkodra, Nexhat Halimi, Shaip Beqiri, Ali D. Jasiqi, Ali Olloni, Arif Molliqi, Maksut Shehu, Bajram Sefaj, Sabit Jaha, Nimon Muqaj, Vehap Shita, Ramiz kelmendit, Rrustem Berisha, Zenun Çelaj, Sanije Gashi, Esat Dujaka, Sali Zeka, Gani Dili, Hasan Hasani, Jonuz Fetahaj, Ibrahim Kadriu, Haqif Mulliqi, Nehat Islami, Gani Ajeti, Fehmi Pushkolli, Sulejman Dërmaku, Shemsi Mehmeti, Hasan Zekaj, Naim Kelmendi, Sadri A. Kelmendi, Ibrahim Mushkolaj... Duke e shfletuar këto shkrime, për një çast përpara shpaloset, përfytyrohet figura e vërtetë e korifeut të gazetarisë, jo vetëm kosovare, por shqiptare. Në këto shkrime shihet në përgjithësi se kush ishte Ali Sutaj. Në përgjithësi, si mendim i përgjithshëm i këtyre shkrimeve, rikujtimeve del: Ali Sutaj ishte korifeu i gazetarisë sonë, eseisti i së bukurës, profesionales, i guximit, i sinqeritetit të gazetarisë sonë. Veçantësia e këtij kapitulli brenda librit të Ali D. Jasiqit për mikun e tij të pendës, lexohet si botë vështrim i kohës i realitetit i jetuar në një kohë të mikut të Tij. Ali Sutaj nuk ishte ndryshe, pos siç e kanë njohur shokët, miqtë, dashamiret e gazetarisë së mirëfilltë. Në shkrimet e tij, sipas vlerësimit te të tjerëve, shkëlqente e ndihej ngjyra kombëtare por edhe zëri kritik ndaj shoqërisë që nuk i përfillte hiret e moralit njerëzor. Me të drejtë Ramiz Kelmendi thotë: “ Më mungojnë shkrimet e tij”(e ka fjalën për shkrimet e Ali Sutaj.)
Arif Molliqi: Observim për monografinë e Ali D. Jasiqit U1_KopertinaASutajPjesa e fundit e titulluar “ Unë për Ali Sutajn. Në kujtimet e shokëve dhe bashkëpunëtorëve”, autori i librit-monografisë Ali D. Jasiqi e nis me një bisedë me Rexhep Molliqin, shok dhe bashkëfshatar i Ali Sutaj, për ta vazhduar edhe me bisedën me kushëririn e tij Demë Sutaj. (Për disa nga kujtimet e shokëve dhe bashkëpunëtorëve fola pak më sipër.)
Në bisedë me Rexhepin, autori sikur e materializon shumëçka që e kanë thënë të tjerët për Aliun. Përveç se tani Rexhepi shkon pak me larg. Duke folur për jetën e Aliut në Llukë të Epërm dhe Deçan, ai tregon se sa i dashur e i respektuar ka qenë Aliu në fshat. Sa i dashur dhe i respektuar ka qenë Aliu mes bashkëvendësve të vet. Por, Rexhepi tregon se respekti për Aliun ishte meritor sepse ai gjithmonë interesohej për t´iu ndihmuar llukjanëve që të shkollohen. Bile, një vend meritor në ketë bisedë ka fakti kur Rexhepi tregon se Ali Sutaj ua kishte lëshuar disa herë banesën e vet nxënësve dhe studentëve. Ishte e pëlqyeshëm kur Rexhepi evokon disa çastet kur Aliu kthehej të shtunave në fshat dhe takohej më shokët e vjetër. Me dukët edhe një shokë i Aliut në rikujtimin e tij thotë se; Aliu për ti ikur furtunave të politikës që frynin në Prishtinë pas shkrimeve të tija, ai ikte në fshat. Kurse rikujtimi i Demë Sutajt, është mjaft real por i prekshëm, emocional sepse më shumë e rikthen kohën kur Ali Sutaj vuante nga sëmundja. Mirëpo, më la mbresa fjala e Demës kur thotë: “ Aliu edhe gjatë sëmundjes ishte i qetë.” Vërtetë Ali Sutaj gjithmonë ka qenë fjalë pak dhe i qetë, virtyt ky i tij që ishte trashëguar nga prindërit e tij.
Krejt në fund, dua të them se libri “ Ali Sutaj-Korifeu i gazetarisë Kosovare”, me autor Ali D. Jasiqi, është një libër i veçantë që i është kushtuar një bohemi të kulturës dhe gazetarisë sonë. Është një libër i shkruar me përkushtim dhe respekt që ka miku për mikun, por miku i letrave shqipe, miku që din të respektoj dhe nderoj mikun edhe pas vdekjes. Ali D. Jasiqi tregoj se nuk është prej atyre “miqve” që e harrojnë njeriun që dikur i mbante pranë vetës duke ua mësua zanatin e gazetarit e sot “nuk kanë kohë” ta thonë së paku një fjalë për te.
Ndoshta në fundin e këtij shkrimi më lejohet t´iu shpreh mirënjohje të gjithë atyre që me kujtimet dhe rikujtimet e tyre na e kthyen figurën e Ali Sutajt ashtu siç ishte, por përmes kësaj monografie të Ali D. Jasiqit.

Hamburg, korrik, 2009-07-05
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi