Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndihma nga Anglia për sistemin zjarrfikës në Shqipëri

Shko poshtë

Ndihma nga Anglia për sistemin zjarrfikës në Shqipëri Empty Ndihma nga Anglia për sistemin zjarrfikës në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:19 pm

Ndihma nga Anglia për sistemin zjarrfikës në Shqipëri









Fatmir Terziu



Ndihma nga Anglia për sistemin zjarrfikës në Shqipëri Albania_2Rreth 600 mijë stërlina ndihmë për zjarrfikësit shqiptarë. E gjitha nga zona e Derbyshires në Angli. Edhe pse janë materiale, paisje, veshje dhe mjaft mjete për zjarrfikësit shqiptarë, si një ndihmë nga nxjerrja e tyre të dorës së dytë në repartet zjarrfikëse të Britanisë së Madhe, prapë kjo ndihmë mbetet jashtëzakonisht e konsiderueshme sipasspecialistëve. Duke patur parasysh sistemin e varfër të zjarrfikjes në Shqipëri dhe duke menduar stinën e nxehtë që afron, kjo ndihmë në mijëra stërlina është më e madhja e këtyre ditëve që shkon nga Anglia drejt Shqipërisë.

Në këtë ndihmë përfshihen edhe mjaft paisje të përdorura, por shumë moderne dhe tejet të kushtueshme. Mjaft nga këto paisje do të dhurohen edhe në formën e dhuratave të Karitasit për zjarrfikësit shqiptarë. David Scott, nga polcia e Nottinghamshires ka sqaruar se të gjitha këto veshje, paisje dhe mjete do t’i dhurohen zjarrfikësve shqiptarë, që janë të gjithë thuajse të elementit mashkull. Burrat, zjarrfikës në Shqipëri, janë përballur shpesh me zjarre të mëdha edhe në pyje dhe janë detyruar të shkojnë të rrezikojnë pa mjetet dhe veshjet e duhura.

Shumë mjete motorike që kanë një jetë prej më se 20 vjetësh, janë ende në përdorim të mirë dhe mund të shërbejnë si mjete mjaft efikase edhe sot. Kështu këto mjete janë mjaft të mira edhe për të rritur moralin e kësaj kategorie punonjësish në Shqipëri në kushtete temperaturave të larta, aksidenteve dhe gjeografisë së dendur urbane. Mjaft prej veshjeve do të pësojnë një ridizajnim të thjeshtë dhe do të bëhen më të përshtatshme në përdorim dhe në uniformë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi