Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndihma e shpejtë

Shko poshtë

Ndihma e shpejtë Empty Ndihma e shpejtë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 1:07 am

Ndihma e shpejtë
Si prind ju do të haseni me aksidente në jetën e fëmijës, shumica e të cilëve mund të jenë prerje dhe dëmtime të vogla, kështu që çdo prind duhet të dijë teknikat kryesore të ndihmës së shpejtë.



Si prind ju do të haseni me aksidente në jetën e fëmijës, shumica e të cilëve mund të jenë prerje dhe dëmtime të vogla, kështu që çdo prind duhet të dijë teknikat kryesore të ndihmës së shpejtë.


URGJENCAT
Një aksident që shkakton gjakrrjedhje të madhe është një urgjencë. Raste të tjera urgjence janë mbytja për arsye të gëlltitjes së diçkaje, një infeksion i rëndë në frymëmarrje që çon deri në bllokimin e rrugëve të kalimit të ajrit, mbytja në ujë, humbja e vetëdijes. Veprimet e menjëhershme mund të shpëtojnë jetën e fëmijës.
Çfarë duhet bërë më parë?
Kur fëmija pëson aksident ju duhet të vendosni prioritetet. Thërrisni një ambulancë ndërkohë që ju verifikoni listën e gjërave si më poshtë:A është fëmija në rrezik? Nëse është e përshtatshme, hiqeni fëmijën nga rreziku ose rrezikun prej fëmijës suaj. Mos e lëvizni fëmijën nëse mendoni se ka thyerje kockash.
A është fëmija i vetëdijshëm (a është në vete)?
Shkundeni lehtë fëmijën duke e thirrur në emer.
A i është bllokuar frymëmarrja?
Hapini rrugët e frymëmarrjes duke i mbajtur kraharorin dhe duke i vënë kokën poshtë.
A po merr frymë?
Afrojeni gojën e fëmijës për tëparë nëse merr frymë. Kontrollojini kraharorin nëse ulet dhe ngrihet. Nëse nuk merrr frymë për 5 sekonda, bëjini frymëmarrje artificiale.
A ka puls?
Kontrollojini pulsin. Pulsi normal është rreth 120 rrahje në minutë për një bebe. Nëse është më pak se
60 rrahje, shtypini kraharorin. Thërrisni një ambulancë. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje apo është pa ndjenja, thërrisni një ambulancë. Mos e lini fëmijën pa vëmendje dhe përpiquni ta sillni në vete.


SJELLJA E FËMIJËS NË VETE
Në mënyrë që organet jetësore të funksionojnë normalisht, kanë nevojë për oksigjen. Nëse ndonjë pjesë e procesit të furnizimit me oksigjen nuk funksionon, atëherë njeriu humb vetëdijen. Nëse truri nuk furnizohet me oksigjen për më shumë se 3 minuta, fi llon të dëmtohet. Nëse preket zemra, sjell si pasojë vdekjen. Cilado qoftë arsyeja, fëmija duhet sjellë sa më shpejt në vete nëse nuk merr frymë, apo i ka ndaluar pulsi. Nëse fëmija ka humbur vetëdijen dhe nuk merr frymë, ka rrezik dëmtimi të trurit apo të infarktit të zemrës. Ju duhet të vlerësoni kushtet e tij, që të dini si ta trajtoni. Nëse i ka rënë të fikët, por merr frymë dhe ka puls, ju duhet të thërrisni për ndihmë dhe ta shtrini. Nëse është pa ndjenja dhe nuk merr frymë, por ka puls, bëjini frymëmarrje artificiale. Nëse nuk merr frymë dhe nuk ka puls, ju duhet t’i shtypni kraharorin, duke i bërë edhe frymëmarrje artificiale. Këto janë pak të ndryshme për foshnjat dhe për fëmijët.
Vlerësimi i gjendjes së një foshnjeje.
Kontrolloni nëse është i vetëdijshëm Shihni nëse fëmija është i vetëdijshëm duke thirrur emrin e tij dhe
duke e shkundur lehtë apo duke i ngacmuar shputat e këmbve. Nëse nuk përgjigjet pas 10 sekondash
kërkoni ndihmë. Pastroni rrugët e frymëmarrjes Shikoni në gojën e fëmijës nëse ka ndonjë pengesë dhe hiqjani. Hapini rrugët e frymëmarrjes duke i ngritur mjekrën pak lart dhe duke i tërhequr kokën prapa shumë lehtë. Kontrolloni për frymëmarrjen Shikoni nëse kraharori ulet dhe ngrihet. Ndiejini frymëmarrjen në faqen tuaj. Nëse nuk merr frymë, pas 5 sekondash duhet t’i bëni frymëmarrje artificiale dhe pastaj kontrollojini pulsin. Kontrollojini pulsin Vendosini dy gishtat në pjesën e brendshme të krahut, mbi bërryl dhe shtypeni lehtë. Nëse nuk ndjeni asnjë puls pas pesë sekondash, shtypini gjoksin dhe bëjini frymëmarrje artificiale për një minutë pastaj thërrisni ambulancën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi