DRAMA E JETËS E PËRJETUAR NË ART
Faqja 1 e 1
DRAMA E JETËS E PËRJETUAR NË ART
Rreth dramës “Krushqit e lirisë” të autorit Bilbil Hereni
DRAMA E JETËS E PËRJETUAR NË ART
Kalimi i viteve të stuhishme në historinë e një populli, ngjarjeve të mëdha u jep gjithnjë e më tepër vlera e kuptim, i ndriqon edhe më shumë dhe tregon tek brezat që vijnë se ia vlen ose jo të luftohet, ia vlen ose jo të derdhet gjak për jetën dhe idealet e shenjta të lirisë dhe zhvillimit. U jep kuptim sepse nga vetë populli, që ka kryer atë ose ato vepra, nga historianët, psikologët, analistët, artistët etj, bëhet pa u ngutur thellë e gjërë analiza në të gjithë aspektet e dimensionet, trajtohen shkaqet kush i nxiti e pse ndodhën ngjarjet, glorifikohen kontributet e gjithësecilit në këto evënimente të rëndësishme që përmbysin koncepte e praktika, që ndryshojnë mënyrë jetese e shkoklojnë klishe që ishin shndërruar në tabu. Gjykojnë çka është bërë mirë e çka është bërë keq dhe nxjerrin konkluzionet e duhura për të qenë të përgaditur në situata tjera të mëpastajme të vështira të jetës kolektive.
Dhjetë vite pas luftës së vitit 1999 në Shqipërinë e veriut të pushtuar prej Serbisë, gjithnjë e më tepër shikohet edhe më qartë se ç’do të thotë mungesë lirie, ç’do të thotë përdhunim i të drejtave elementare për të patur vizën e të jetuarit të një populli të të pafajshëm dhe mbi të gjitha jo të dhunshëm në ekzistencën e tij dhe përpjekje me të gjitha mënyrat nga pushtuesi për të shfarosur një etni që nuk njeh as gjuhën dhe nuk ka as konstitucionin shpirtëror si populli që ka nënshtruar.
Kështu që sa më larg t’i largohesh malit të lartë, aq më qartë i duket maja dhe vihet në spikamë madhështia e tij. Kështu ndodh edhe me këto evenimente të shënuara e vendimtare si lufta e popullit tonë në agoninë e shekullit të njëzetë; sa më shumë të largohen vitet, aq më shumë dalin në pah vlerat e saj, madhështia, qëllimet e aspiratat, përpjekjet titanike për të këputur vargojtë e robërisë e për fituar lirinë e pritur për më shumë se 100 vite.
Prej asaj kohe kur u krye lufta çlirimtare janë shkruar mijëra artikuj e analiza, qindra libra që kanë trajtuar ngjarjet në të gjithë dimensionet e saj, janë realizuar dokumentarë e filma zemërdridhës me skena tragjike të pabesueshme, që kanë përcjellë e përcjellin pambarimisht mesazhin “kurrë më”. “Kurrë më” të mos ndodhin ngjarje të tilla ku sundojnë instiktet shtazarake nacionaliste që shpien në nëpërkëmbjen e dinjitetit njerësor.
Ky është mesazhi që përcillet përmes dramës “Krushqit e lirisë” të autorit Bilbil Hereni.
Jeta reale si dramë dhe drama e jetës
Para disa vitesh unë shkruesi i këtij vlerësimi për dramën “Krushqit e lirisë”, bashkë me legjendën shqiptare, Adem Demaçi dhe dr.Milazim Krasniqin përgatitëm dhe botuam dramën e dëshmorit të lirisë Remzi Ademaj me titullin “Hana”, vepër e cila pati fatin të botohet vetëm pas rënies së lavdishme të autorit. E gjithë drama ishte ndërtuar mbi ngjarje reale. Ajo nuk kishte shumë stërhollime, përsiartje a lëmime të fjalës, por kishte dramacitet, kishte dokument jetësor. Nuk kishte shumë lëndë artistike, por kishte forcë pasqyrimi, një pjesë e realitetit të përditshëm ishte sjellë në vepër ashtu siç ndodhte përditë në jetën e përditshme. Nuk kishte ndërlikime të subjektit, por kishte prurje të realitetit të ditës në art, ku gjithkush shikonte veten, ndjente pulsin e zemrës së vet dhe përjetonte dramën e vet. Aty ishte i pranishëm realiteti i ashpër ashtu siç ishte, konfliktues, mbijetesor, realiteti i shqiptarëve në përgjithësi dhe asaj pjese të shqiptarëve të pushtuar në veçanti, të shqiptarëve të dhunuar, të masakruar, të anashkaluar, të mospërfillur...
Drama “Hana” u vu në skenë nga shkolla e mesme e Zhurit dhe kur u shfaq në Prizren na befasoi. Na befasoi me të vërtetë me forcën e pasqyrimit, me dritën e vërtetësisë, me mesazhin që përcolli tek të gjithë. Ajo la vragë të thellë në shpirtin tonë. Me një subjekt që vetëm në botën shqiptare gjindet, kjo dramë la shumë gjurmë domethënëse. Subjekti me pak fjalë ishte kështu: Një vajzë e fshatit Zhur ishte e fejuar në fshatin Brezne. Erdhi dita kur ajo duhej të shkonte te burri i saj. Mirëpo një natë para “Hana” sëmuret. Ditën e nesërme, krushqit e Breznes vijnë ta marrin sipas të gjithë rregullave e zakonit të vendit. Mirëpo, pak para se të vinin ato në Zhur, vajza jep shpirt. Tragjedia kishte ndodhë. Nusja kishte vdekur, por krushqit nuk është zakon të dalin pa nuse. Një prej burrave të fshatit krushqit nuk i përcjell bosh. Ai u hyp në kalë vajzën e vet, e cila kishte qenë edhe shoqe e ngushtë e nuses së vdekur.
Natën e parë kur u shfaq drama në skenë, pas rënies së perdes dhe mbresave të forta që na la me këtë subjekt kaq intrigues, dikush aty pranë mu drejtua: Do ta njohësh vajzën që zuri vendin e nuses së vdekur? Ja ku e ke dhe drejtoi gishtin drejt një gruaje të përlotur, tashmë të thyer në moshë bukur shumë. Ja pra, pse drama la aq shumë gjurmë! Aktorët realë ishin në sallë! Ja kjo është forca e dramës e ngritur mbi ngjarje reale. Kjo është gjurma që lë në ndërgjegjen jo vetëm artistike e dramës dokumentare. Vepra përjetohet jo vetëm emocionalisht si krijim artistik, por përjetohet edhe realitet konkret.
Drama “Krushqit e lirisë” e autorit Bilbil Herieni është e tillë dhe ndikon edhe më me forcë tek ata që e lexojnë dhe do të kenë fatin ta shohin në skenë. E arrin padyshim këtë synim sepse dimensionet e ngjarjes që ai trajton janë shumë më të mëdha e të rëndësishme. Ajo nuk është thjesht një vepër artistike e gjinisë dramatike, por edhe pasqyrë reale, pa devijuar realitetin, pa trilluar artistikisht, sepse kështu ka ndodhur përnjimend. Në fakt, dramën më së pari e kanë shkruar njerëzit që përjetuan ato ngjarje të asaj kohe dramatike, e kanë ngjizur ato me ngjarjet, gjakun, lotët, dhimbjet, përjetimet tragjike, me aspiratat, qëllimet humane, interesat kombëtare. Autori vetëmse ka renditur të gjitha atë çka kanë ndodhë, vetëmse ka strukturuar dramën artistikisht. Pas Sokol Boranës fshihet një person real. Pas Shpendit, Yllit, Rudinës, Flamurit, pas fëmijëve të Shpendit. Po kështu pas mjekut, Shpëtimit fshihet personi real që të gjithë e njohin, pikërisht mjeku i palodhur Shaqir Shehu, pas gazetarit fshihet vetë autori. E këtë e ka bërë me mjeshtëri sepse e kanë ndihmuar dy faktorë vendimtarë: së pari, siç u shprehëm më sipër, të qenit vetë pjesëmarrës e dëshmitar i ngjarjeve drejtpërdrejt si gazetar dhe artist. Ai në atë kohë qe drejtues i TV Kukësit, një prej mediave që i ra barra e pasqyrimit të asaj skene tragjike sepse mjetet e informimit në Kosovë u ndaluan, u përdhunuan, u shkatërruan dhe, së dyti, Bilbil Hereni është profesionist. Ai është aktor dhe regjisor i njohur në Kukës dhe më gjerë, personalitet artistik, i cili për vite me rradhë ka mbajtur gjallë skenën e estradës profesioniste të qytetit verior.
vijon.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: DRAMA E JETËS E PËRJETUAR NË ART
Duke qenë kështu i kompletuar në të dyja drejtimet, vepra e tij “Krushqit e lirisë” është plotësisht brenda kontureve të një vepre artistike, e cila lehtësisht mund të vihet në skenë, dmth, mund të mirret një copë realitet jetësor që vetë autori e ka përjetuar emocionalisht e dramatikisht, dhe të transferohet drejt e në skenë pothuajse ashtu siç ka ndodhur. Drama e Bilbil Herenit “Krushqit e lirisë”, para së gjithash është dramë dokumentare që trajton ngjarjet reale. Si e tillë ajo nuk pranon shumë ujë, shumë fjalë të tepërta e ndërlikime ngjarjesh. Madje inflacioni i fjalëve tek kjo vepër është i huaj dhe i zbeh vlerat. Koncize e ndërtuar artistikisht dhe nga teknika e strukturuar, kjo vepër letraro-skenike shndërrohet në një dëshmi tronditëse. Po kështu drama e përmbledhur në tetë skena, trajton pak linja me qëllimin e autorit për të përcjellë mesazhin drejtpërdrejt e qartë se ai është i vetëdijshëm se thurrja e shumë linjave komplikojnë situatat e lojës skenike, por nga ana tjetër ngarkohet subjekti. Pikërisht pse është e tillë, në dramë marrin pjesë karaktere të forta që mbartin vlera, ngarkuar me veprim të ngjeshur e fjalë të zgjedhura që mbahen mend për shumë kohë. Përmes këtyre mjeteve, autori i ka lënë më shumë frymëmarrje veprimit, qartësisë së qëllimit. Patetizmi pozitiv në dramë është i pranishëm nga fillimi deri në fund, duke iu përshtatur kështu konceptit se kur kanë ndodhë ngjarja.
Dihet mirëfilli se në periudhat kur një shoqëri është në kapërcyllin e historisë, ajo më shumë është shoqëri e entuziazmit dhe veprimit real, shoqëri që në të shumtën e rasteve ëndërrën e shndërron në realitet. Mererni me mend; një popull po e priste lirinë për më shumë se një shekull dhe ja ajo tani po shihej në horizont. Këtu, në këtë stad e gjendje sociale e psikologjike, shikohet e kuptohet edhe situata optimiste e personazheve. Në shpirtin e Sokol Boranës, Shpendit, Ylli, Rudinës, fëmijëve, Arbrit, Drenicës e Shpresës, në sytë e mjekut e gazetarëve, vendas e të huaj, shihet drita e shpirtit që përkthehet në dramë me fitoren, me valëvitjen e flamurit të lirisë.
Vepër e karaktereve të forta
Katër janë linjat mbi të cilat është ndërtuar drama: Sokol Borana si pasqyrë e historisë dhe memorie e kohës; Ylli e Shpendi, Flamuri më pas, UÇK, si simbol i qëndresës e mbrojtjes; Rudina, e shoqja e Shpendit me Shpresën, Drenicën e Arbrin si përfaqësuesja e familjes që përjeton tragjedinë e dhunës dhe; Ljuba si pozita e të huajit që mbi kurrizin e popullit të pushtuar ndjehet krejtësisht e huaj.
Sokol Borana, jo vetëm se ka marrë përsipër të jetë sintezë e historisë tonë, por edhe të jetë edhe bartës i saj nga një epokë e errët drejt një epoke të re që pareshtur ishte kërkuar, rilindëse për popullin të cilit ai i përket. Ai është optimist edhe pse e shikon mungesën e durimit kur shprehet: “...Ma shumë se nji shekull ky truall, i ka përballue me luftë invazionit serb e malazez, ma shumë se nji shekull gjaku shqiptar rrodhi nëpër dejet e trupit të Kosovës…ma shumë se nji shekull nuk u tha gjaku i trimave dhe lotët e grave shqiptare… Jo! Jo! Nuk mund të ketë këtë fund Kosova! Jo, nuk mund të shuhet Kosova”!.
Jo më kot në çdo kontakt të tij (kujto me Yllin, me Shpendin, djalin e tij, me Ljubën, serben fqinje dhe me gazetarët e huaj dhe vendas), ai pasqyrohet në dy plane, në njërin plan si memorie e historisë; ku evokon lavdinë e historisë shqiptare, përmend Skënderbeun, Sulejman Vokshin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, nga ana tjetër, pasqyron edhe brengën e kohës që jeton ai dhe brezat më të rinj, Shpendi, dhe fëmijët e tij. Shikuar në të dyja planet, Sokol Borana si figurë dhe karakter zë vend kryesor në dramë, qoftë për shkak të historisë së ashpër, qoftë për shkak të ngjarjeve aktuale që po zhvilloheshin shpejt dhe stuhishëm. Këtë e vëmë re se edhe vetë drama nis me këtë personazh dhe mbaron me të, që do të thotë sipas autorit, se ai është jo vetëm shtresa, por edhe mbuloja e të gjithë personazheve të tjerë që lëvizin e zhvillohen në vepër.
Shpendi, Ylli dhe Flamuri, përfaqësojnë brezin e ri dhe dinamik të shoqërisë shqiptare, brez i cili ka detyrën e përmbysjes së gjendjes së krijuar prej pushtimnit 100 vjeçar prej të huajit. Shkurt hiostoria këtij brezi i kishte përcaktuar detyrën e realizimit të ëndërrës shekullore; sjelljes me çdo kusht të lirisë së munguar për sa e sa kohë. Autori përmes këtyre dy personazheve përcjell një mesazh të madh; mesazhin se populli shqiptar në Ballkan është një dhe vetëm një, sado që pareshtur për një periudhë të gjatë kohe është punuar me strategji të mirëpërcaktuara e mirëstudiuara për një përqarje konstante dhe efikase. Ylli është nga Berati ndërsa Shpendi prej pjesës shqiptare të pushtuar. Të dy një gjë e dinë mjaft mirë dhe e kanë të mbulur si thumb në koshiencën e tyre: atë që kur njëra pjesë e trupit (në këtë rast kombit) është e plagosur, pjesa tjetër s’do mend se nuk ndjehet mirë. “...Masakrat serbe mbi popullsinë e pambrojtur të Kosovës më lëndoi në zemër. Le të jem edhe unë një armë më shumë për lirinë e Kosovës ...” – shprehet Ylli, duke e ndjerë detyrimin e dhënies së kontributit për vendin e vet. Prandaj mu në këtë çast deçiziv të historisë tonë ato janë bashkë, luftojnë bashkë, vuajnë e gëzojnë bashkë. Madje Ylli ka edhe një ëndërr; ëndërrën se ai pas fitores do të martohet me një vajzë prej kësaj pjesë shqiptare e cila ka hequr të zitë e ullit nga pushtuesi i pamësghirshëm serb. Lidhja e Shpendit me Yllin është krejt e natyrshme. Edhe Flamuri pas vdekjes së Yllit në luftë është në të njëjtën linjë, që përforcon idenë se jo vetëm qëllimet, por edhe fatet tona janë të përbashkëta. Pa jetën e njërit, nuk ka kuptim jeta e tjetrit, anipse në mes ishte ndërtuar një mur absurd ndarës krejt i dhunshëm.
Linja e tretë dhe shumë sinjifikative është Rudina, që përfaqëson dramën e familjes shqiptare, personazhin tragjik që herë pas here kish përjetuar dhunën që është ushtruar sistematikisht mbi të dhe mbi familjen shqiptare, këtë çelizë që ka ndërtuar konstitucionin e një populli për të jetuar brenda shtëpisë së vet, por edhe për të qenë prodhues i paqes e mirëkuptimit në raport me fqinjët. Mbi të gjitha synimi i pushtuesit ka qenë shkatërrimi i familjes, dhunimi i saj, shpërbërja me strategjinë e shkatërrimit të strukturës psikologjike.
Drama e përjetuar prej kësaj familje është dramë e të gjithë familjeve shqiptare të dëbuara prej trojeve të tyre etnike. Nëna nuk dinte ku i ka fëmijët e saj, babai nuk dinte ku e ka gruan apo pleqtë, fëmijët pa prindër, kishin mbetur nën qiellin e hapur pa asnjë mbrojtje. Kjo ishtë tragjedia që vështirë të kishte ndodhë diku tjetër. Ankthi që pllakos fëmijët se ku ka mbetur nëna e tyre e dashur, frika se ajo do të ishte e vdekur e varrhumbur trishton fëmijët, babain e fëmijëve, luftëtarin e lirisë Shpendin dhe gjithkënd. Por gjetja e nënës, bashkimi familjar dhe kthimi në shtëpi pas luftës përcjell idenë e autorit se lufta arriti suksesin e saj, fitimin e lirisë dhe nisjen e jetës pas saj edhe më shumë ritme e kuptime.
Nga ana tjetër krejt e kundërt është situata kur trajtohet lidhja e Shpendit me birin e Ljubës i cili është serb, lidhje e cila natyrshëm nuk funksionon. Ajo është e akullt, e vdekur, se kështu e kishte përcaktuar sjellja e pushtuesit... Refleksioni transmetohet në mënyrë latente në raportet mes Sokol Boranës e Ljubës si linjë e katërt e dramës, mbushur plot kontrakdikta e dritëhije si vetë jeta e këtyre komuniteteve në territoret shqiptare përgjatë shekullit të 20-të. Sokol Borana është superior në të gjitha drejtimet sepse është në anën e të drejtës, ndërsa Ljuba nuk ka asnjë argument të mbrohet, edhe pse ndoshta ajo vetë nuk kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në ushtrimin e dhunës dhe krimet monstruoze. Sokol Borana përfaqëson mendimin se kurrë shqiptarët nuk bëjnë krime, ai kundërpërgjigjet vetëm për ato që janë të mbushur me faj ndaj shprehet qartë kur i drejtohet Ljubës se: Nuk ka askush punë me ty. As me ty, as me të gjithë ato familje serbe që nuk kanë gisht në gjakderdhje… Madje ky koncept ndal edhe dorën e egërsuar që kishte marrë sopatën për të sulmuar plakën serbe. Autori hedh idenë se marrëdhënie e ashpra e gjaku shkaktuar prej politikës antishqiptare serbe na ka ndarë përgjithmonë me ato njerëq që drejtojnë këtë popull, prandaj bashkëjetesa aktuale pothuajse është e pamundur. Zollumet e pushtuesit janë aq të mëdha, aq të padrejta, aq të dhunshme sa që ajo kapitullon në çdo përballje.
Drama si pasqyrë e së vërtetës
Vend të veçantë në dramë zënë edhe gazetarët, ata që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e kësaj drame njerëzore. Autori e ka paraqitur pasqyrimin e të vërtetës në dy plane; së pari përmes gazetarëve vendas që luajtën rol të pazëvendësueshëm nga njëra anë në pasqyrimin real të ngjarjeve, e nga ana tjetër, të lidhjeve të familjeve të shpërndara ngado nëpër Shqipëri e botë. Ndërsa gazetarët e huaj, përpos pasqyrimit kishin edhe detyrën e nxjerrjes më në fund të së vërtetës në botë, e vërtetë e manipuluar në mënyrën më të pamëshirshme. Përmes tyre u vërtetua më në fund se kush ishte engjëlli e kush djalli në gadishullin e brengave të njëpasnjëshme.
Drama e Bilbil Herenit “Krushqit e lirisë” ka vlera të pamohueshme edhe se ajo është e para vepër e kësaj gjinie që trajton ngjarjet që ndodhën aq rrëmbimshëm në periudhën e luftës çlirimtare në fundin e shekullit që iku. Ajo është një vepër e vërtetë artistike, pasqyrë besnike e realitetit. Forca e saj mer edhe më tepër vlera kur kemi parasysh se ajo ështrë shkruar prej një aktori të drejtpërdrejtë në këto ngjarje, në një prej njerëzve i cili ditë për ditë ishte në kontakt me personazhet e dramës, vuante bashkë me to, ndjente dhimbje si ato, vuante njëlloj si ato. Nuk është e tepërt të përsërisim edhe një herë: ai në atë kohë drejtoi TV Kukësin. Nga ana tjetër është profesionist, aktor dhe regjisor që e njeh mjaft mirë gjininë dramatike dhe skenën. Fjalën e kursyera, dialogu i qartë e i prerë, fryma patetike e gjithë veprës ndihmon shumë në pasqyrimin e ngjarjeve. Secili personazh në dramë është karakter në vete, secila linjë e shtruar në vepër është dramë në vete. Sado vend që të zerë në dramë, personazhet lënë gjurmë të forta e mbahen mend gjatë.
Vlerë të veçantë merr drama “Krushqit e lirisë” edhe për faktin se tash pas dhjetë vjetësh, përpos veprave të shumta në numër që kanë marrë përsipër të nxjerrin në pah vlerat e përpjekjeve të popullit shqiptar, me sa di unë kjo është e vetmja vepër letrare e gjinisë dramatike, andaj për të shijuar vërtet rëndësinë e saj është e domosdoshme të vihet në skenë. Është në nderin e artistëve shqiptarë ta venë në skenë se vetëm aty drama shijohet e përceptohet si duhet. Kështu ajo vlerësohet realisht në të gjithas dimensionet. Është në natyrën e veprës dramatike se ajo kurrë nuk mund të shijohet pa u vënë në skenë.

Similar topics
» Ilir Muharremi: Drama dhe komedia e filmit “Ne dhe Lenini”
» Drama e përgjakshme e armëve në kishë
» Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare
» Vangjush Ziko: Drama e një binomi njerëzor
» Ndue Ukaj: Drama e përjetshme e Hamletiane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi