Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare Empty Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:32 am


Ramiz Dërmaku: Drama shqiptare U1ramizdermaku1

DRAMA SHQIPTARE

Nga Ramiz DERMAKU

Pas tragjedive të panumerta gjatë kohve, tani në fund të shekullit të XX, pritet i ëndërruari "fundi i lumtur" i dramës shqiptare. Dhe kjo dramë ka për skenë jo vetëm një hapësirë etnike shqipëtare ne ballkan, jo vetë nji kontinent, por nji planet te tërë nga shtrihet bota shqipëtare, diaspora shqipëtare më e shpërdara ne botë, ndoshta e ngjajshme me ate ebreje, po përjeton dhimbjet e saj ne kuadrin e zgjidhjes apo moszgjidhjes së çështjes kombëtare shqipëtare. Pas rizbulimit qe i bënë njëra tjetrës etnia në diasporë në mënyrë të ndërsjellë, vetëm një u realizua, shmallja apo heqja e mallit të pjesëshem nga ana e të dy palëve si dhe rinjohja. Rinjohja në vehtvete zbuloi shumë pika të dhimëshme në diasporën tonë, e cila, ne një farë mase e zhgënjeu pak etninë, trungun amatarë në ballkan, e konkretisht Republikën e Shqipërisë, e cila rreth 50 - viteve kishte qëndruar e izoluar, si prej botës ashtu edhe prej diasporës së vetë. Përkundër asaj që ishte besuar e shpresuar diaspora jonë nuk i kishte ( e si ka ) lëshuar rrënjet si duhet atje ku jetoi e veproi. Diaspora jonë shumë pak u konsolidua, e diku diku ka lëshuar rrënjë në truall të dobët. Ndikimi i saj tek shoqërit perendimore ku ajo ishte pjesëtare, ishte i dobët thënë shkurt i vogël. Edhe përkundër dëshirës sonë që të kemi një pëfaqësuese të interesave tona kombëtare, një urë ndërlidhëse komunikimi me botën, sidomos me perendimin, diaspora jonë, nuk ka arritur ta prezentoj ende vetën. Kudo që jeton diaspora jonë është e pa organizuar sa duhet dhe sa mundet. Institucionet shqipëtare për organizimin e diasporës nuk ekzistojnë akoma. I vetmi element që mbetet premisë e unitetit është Gjaku dhe gjeni shqipëtar. Sigurimi i Shqipërisë dhe UDB-a e jugosllavisë, njëra nepërmjet grupeve politike, e tjetra nëpërmjet klubeve jugosllave kanë arrritur që diasporën shqipëtare ta mbajnë të ndarë të përqarë dhe të pa organizuar si duhet. Akoma edhe sot nuk është gjetur një rrugë që t'i bashkojë, që të kenë një strategji të përbashkët për internacionalizimin e çështjes kombëtare shqipëtare ne shtetet perendimore. Diaspora shqipëtare duhet të bëhet ndërmjetsuese në mes ekonomisë shqipëtare dhe asaj të perendimit. Nëse e bëjmë një vështrim tjetër diaspora shqipëtare bëri përpjekje për internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare, mirpo regjimi kriminel sllavokomunist i ndoqi këmba këmbës atdhetarët, patriotët, aktivistët, intelektualët thënë shkurt të gjithë ata që merreshin me aktivitete kombëtare. Diaspora shqipëtare edhe përkundër dhunës, konfiskimit të pasaportave, ndjekjeve, burgosjeve, dënimeve drakonike, plagosjeve e vrasjeve që bëri regjimi sllavokomunist, nuk ndejti duarkryq, ajo falë disa atdhetarëve, patriotëve, intelektualëve arriti ta ruajë dashurinë ndaj atdheut, kombit, gjuhës, kulturës ,etj. Nga do që të shkosh në diaspsorë ndeshesh me fjalën shqip të artikuluar dobët. Por mërgimtarët tanë me respekt e dashuri i ruanin (emëronin fëmijët me) emrat iliro shqipëtarë, mbnain flamujt kombëtarë, ne djepet e fëmijëve, orendit shtëpiake ne dasmat e tyre i ruanin me suksses traditat tona. Dhe kjo ka kërkuar punë, angazhim, këmbëngulje, energji, sakrificë. Pra, ajo përmasë që i duhet diasporës sonë për të qenë shqipëtar,është tejet e kristalizuar. Një përmas e tillë ne na përputhet me strategjinë kombëtare, dhe ne na takon të ndërrmarrim hapin e përbashkët për të dal nga tehuatja prej botës perendimore, për tu ambientuar përfundimisht së bashku, si tërsi kombëtare, ndaj asaj bote me vlera dhe vyrtyte tona. Diaspora jonë viteve të fundit po bënë orvatje maksimale për ta realizuar strategjin më të re kombëtare. Le të tregojmë ne shqiptarët, o sot o kurrë, përparsinë e qytetërimit, demokratizimit dhe të lashtësisë sonë si komb, pikërisht ne aspektin e bashkimit të shqiptarve " pa dallim krahine, ideje, religjioni", që mbetet edhe i vetmi fill i shpreses, shpëtimit dhe i rinkëmbjes të përgjithshme, tani ne kushtet e konsolidimit të demokracisë për zgjedhjen e drejtë dhe më të shpejtë të çështjes sonë kombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi