Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare

Shko poshtë

Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare Empty Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:46 pm


Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare




Shënime për pjesën e parë të librit të Fatmir Terziut “Kritika ndryshe: Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare”, botuar nga
Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tiranë 2009, f. 425.









Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare Kritika-f-terziu-1_1_2Përgjatë qindvjeçarit të fundit kritika për letrat në gjuhën shqipe ka pasur, si të thuash, statusin e padëshiruar të njerkës, e cila herë pas here është shtrënguar të luajë role përtej letrares: është konceptuar ose formatuar si sulm vetjak ndaj shkrimtarëve ose poetëve, është shndërruar gati në një censurë me profil ideologjik e politik të theksuar ose është shndërruar në një distributor që emeton një inflacion të shumëfishuar lëvdatash deri në caqet e absurdit për çdo material të shkruar të vetëparaqitur shkruesit si letërsi. Këto mund të konsiderohen tri segmentet kryesore të trajektores që ka përshkruar ecuria e pjesës më të madhe të formacioneve të kritikës letrare deri në ditët tona.

Por, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit vihen re shmangie, ndonëse fare të pakta, nga një trajektore e tillë me profil tipik ballkanik e imponues totalitar. Dhe një nga librat më të rëndësishëm që është formatuar sipas kritereve të një paradigme të re bashkëkohore është pjesa e parë e librit “Kritika ndryshe: Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare”, e cila është vënë në qarkullim shkencor kohët e fundit nga Shtëpia Botuese “Arbëria”. Autori i këtij libri, shkrimtari, kritiku, kineasti, pedagogu e studiuesi i letrave shqipe Fatmir Terziu i qaset shqyrtimit analitik të proceseve, dukurive e risive letrare në gjuhën shqipe kryesisht të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, duke u bazuar në përvojën teorike dhe trajtimet empirike analoge të vendeve më të përparuara të Perëndimit.

Sapo shfleton faqet e para të këtij libri bindesh se autori njeh dhe përdor me zhdërvjelltësi e saktësi strukturat konceptuale bashkëkohore që shërbejnë si instrumente qëmtimi dhe shqyrtimi analitik të dukurive e risive letrare në prozë dhe në krijimtarinë poetike.



1. Një digresion me pikësynime qartësuese



Në vitet ’20, dhe sidomos në vitet ’30 të shekullit XX, ka pasur përpjekje të suksesshme për standardet e asaj kohe, për të themeluar dhe konsoliduar kritikën letrare në hapësirat shqiptare. Përpjekje të tilla themelvënëse u mishëruan në artikujt studimore, që herë-herë merrnin trajtën e punimeve monografike, të botuara nga shkrimtare, poetë, gazetarë e studiues si Gjergj Fishta, Dhimitër Pasko, Branko Merxhani, Vangjel Koça etj. Vend të veçantë në mendimin kritiko-letrar të atyre viteve zënë punimet teorikisht më të argumentuara të Dr. Krist Malokit.

Ne vitet '30 te shekullit XX elita krijuese letrare ne hapesirat shqiptare ishte relativisht e kufizuar. Ne kete mjedis kritika letrare funksiononte si nje dukuri gati e personalizuar. Edhe per kete arsye shqyrtimet kritike u interpretuan nga opinioni publik letrar mjaft i kufizuar si parapelqime vetjake ose si sulme inatcore ndervetjake.

Pergjate periudhes se regjimit socialist totalitar (1945-1990), si rrjedhoje e dukurise se huj-it, pjesa me e madhe e krijimtarise letrare e viteve '20 dhe '30 u ekskomunikua si e paperputhshme me kerkesat dhe kriteret e ideologjise zyrtare marksiste-leniniste ose si rrjedhoje e qendrimeve politike joprokomuniste te autoreve qe e krijuan ate. Bashke me ekskomunikimin e kesaj pjese te veprimtarise letrare u ekskomunikuan edhe artikujt e studimet analitiko-kritike qe e shqyrtonin ate, madje edhe pjese te letersise qe nuk e pesoi kete fat.

Pas Luftes se Dyte Boterore strukturat perkatese te regjimit socialist totalitar imponuan parimet e metodes se realizimit socialist si shtylla ideopolitike, mbi te cilat do te ngrihej pjesa me e madhe e krijimtarise letrare e artistike deri ne fund te vitit 1990. Parimet e metodes dogmatike te realizmit socialist nuk mund te mos zgjateshin si metastaza edhe ne sferen e kritikes letrare, e cila ne te shumten e rasteve u shnderrua, si te thuash ne gardiane qe perpiqej te ruante "pastertine ideologjike marksiste-leniniste te veprave letrare e artistike", "te hetonte perputhshmerine e permbajtjes ideore te veprave letrare e artistike me parimet e doktrines marksiste-leniniste" (Dokumente kryesore te PPSH IV, 1978:362-363) etj. Jo rralle fragmente te kesaj lloj kritike letrare e artistike jane perdorur si deshmi ne gjyqet politike kunder poeteve, shkrimtareve ose artisteve, te cilet konsideroheshin te ndikuar nga shfaqjet ideologjike borgjeze e revizioniste dhe qe shpalleshin armiq te regjimit komunist. Pa dyshim, edhe fakte te tilla nuk mund te mos e frenonin zhvillimin e mendimit kritik per ceshtje te letersise dhe te arteve.

Ishin fare te paket artikujt kritike qe shqyrtonin me perparesi aspektet artistike, te figuracionit te veprave letrare, ndoshta edhe per mungese profesionalizmi. Gjate viteve te regjimit socialist totalitar u botua, ndoshta, vetem nje punim monografik per ceshtje te metrikes se vargjeve te poeteve shqiptare. Pjesa me e madhe e kesaj monografie me titull "Vezhgime metrike" (1980, 270 faqe) e shkruar nga shkrimtari dhe studiuesi Gjergj Zhejishqyrtonte vecorite e vargezimit te poeteve te periudhes se Rilindjes Kombetare Shqiptare dhe me pak hapesire u kushtonte poezive te krijuar prej poeteve bashkekohes.

Ne krahasim me vendet e tjera ish-socialiste te Lindjes, regjimi socialist totalitar ne Shqiperi ushtroi sistematikisht masa me denigruese kunder shkrimtareve disidente dhe krijimtarise se tyre. Pak vepra, qe nga regjimi karakterizoheshin disidente arriten te shohin driten e botimit ne vendin tone. Kritika letrare e orientuar nga parimet e ideologjise marksiste-leniniste anatemoi jo vetem ato pak vepra disidente te botuara, por edhe veprat e pabotuara qe ishin paraqitur ne redaksite e shtepise botuese, te gazetave, te revistave ose ne konkurse letrare qe organizoheshin kryesisht me rastin e pervjetoreve te themelimit te Partise se Punes te Shqiperise ose te clirimit te vendit nga ushtrite nazi-fashiste.

Pas shperberjes se rendit socialist totalitar nje "polifoni" zerash trajtuan problematiken e disidences shqiptare letraro-artistike. Vecse pergjithesisht ne rrafshe ideologjike, politike e shoqerore, duke anashkaluar profilet artistike.

2. "Kritika ndryshe" - nje kurs bashkekohor ne trazirat e kritikes letrare shqiptare

Ne librin "Kritika ndryshe" ofrohet nje qasje krejt origjinale ndaj dukurise se disidences letraro-artistike ne Republiken e Shqiperise pergjate periudhes se regjimit totalitar. Terziu argumenton se shkrimtare te spikatur ne dy dhjetevjecaret e pare pas Luftes se Dyte Boterore si Mehmet Myftiu, Veli Islami etj., te cilet ne rinine e tyre te hershme si idealiste te kulluar perkrahen botekuptimin dhe levizjen komuniste, ne rrjedhen e viteve kaluan ne pozitat e kunderkomunizmit, duke u nisur jo thjesht nga kritere ideopolitike, por, para se gjithash, duke zbuluar dhe duke denoncuar natyren antihumane te kesaj doktrine ideologjike. Madje sipas tij, endrra e humanizimit te shoqerise i ka nxitur edhe shkrimtaret e artistet shqiptare disidente te afrohen me kriteret e realizimit te krijimtarise letraro-artistike moderne. Mehmet Myftiu dhe Veli Islami, arsyeton Fatmir Terziu, u perfshine "ne plejaden e krijuesve me kokrra (ketu ne kuptimin vlera - Z.D.) te asaj kohe qe zoteruan modernizmin. Ndersa koha solli ne skene inskenime krijuesish, per shume kohe, keta emra qe kishin ne dore mrekulline krijuese, u flaken dhe u harruan. Harrimi per vepren e tyre ishte krim i kohes, por edhe i koherave, pasi ata u sfiduan nga dhuna komuniste e kohes, per te nderprere krijimtarine e tyre ne moshen e tyre me prodhimtare" (2009:41-42). Dhe duke i imponuar dhunshem atrofizimin e skajshem te permases moderne, pjesa me e madhe e letersise shqipe nuk mund te mos pesonte kontraktime, paraliza problematike, mjaft prej te cilave ende nuk jane sheruar.

Libri "Kritika ndryshe" fillon me nje shqyrtim analitik te termave modernizem dhe pasmodernizem, te cilet jane nder termat me te debatueshem pergjate 5 dhjetevjecareve te fundit, jo vetem ne qarqet e mendimtareve ne fushen sociologjike, historike e filozofike, por edhe ne ato letrare, artistike e arkitekturore. Diskutime te tilla jane orientuar nga dijet me vizionare te perpunuara nga studiues me autoritet te perbotshem ne fushe te sociologjise, te filozofise dhe vecanerisht te studimeve social-artistike si Daniel Bell, Peter Berger, Jurgen Habermas etj. Si profesionist mjaft i kualifikuar Fatmir Terziu nuk endet ne kthinat e arsyetimeve pergjithesuese per modernizimin dhe pasmodernizmin, por zbret ne terrenin e analizave konkrete ne fushe te letersise. Madje, duke u bazuar ne mendimet e studiuesve me te afirmuar perendimore ne problematiken e pasmodernizmit ne letersi autori i ketij libri skicon nje profil pasmodernizmit permes shqyrtimit te veprimtarise krijuese te shkrimtarit bashkekohes Robert Laerence Stine. Nder te tjera, Terziu shkruan: "Pse ky autor i suksesshem quhet postmodern?

Librat e tij "Gooebumps" (Mornica) jane me shume se libra, thone akademiket e fushes letrare. Ato jane produkte te kultures popullore, te transformuar me stilin personal dhe me mjeshtri ne stilin e komunikimit modern. Nga nje i panjohur, thjesht me nje deshire per te shkruar, Stine arriti te behet shkrimtari qe nenshkruan pragun e suksesit, ate te ndryshimit te rrjedhave historike ne teorine e te shkruarit dhe te treguarit. Por ajo qe jep me shume ide per modelin e ketij autori ne lidhje me postmodernizmin eshte studimi i Angela McRrobie te "Postmodernizmi dhe kultura popullore" (1994). McRobbie e sheh postmodernizmin tek kuptimi i tij ndryshe nga 'stili tradicional'. Kjo sipas saj dhe krijimtarise se Stine lidhet me shume faktore lidhes, ku midis te tjerave jane kultura rinore, stilet e dores se dyte, subkulturat e mjaft gjera te tjera qe duan perkushtim te vecante per t'i sqaruar" (2009:10-11).

Nje percaktim i tille kompleks, por i paraqitur ne trajte te thjeshte deshmon se Terziu njeh ne detaje e ne thellesi dukurine shumepermasore te pasmondernizmit, te formatuar ne fushen e letrave ne vendet me te urbanizuara te Perendimit. Duke punuar si pedagog ne universitete te kryemetropolit britanik, Londer dhe si ndermjetes midis kultures angleze dhe asaj amtare, shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Terziu ka kultivuar deri ne perfeksion aftesite per analiza krahasimore ndermjet prirjeve kryesore te zhvillimit te letersise ne vendet perendimore dhe atyre ne letersine shqipe.

Pergjate periudhes se regjimit socialist totalitar rritja e shkalles se izolimit, te vetizolimit politik, ekonomik, artistik e shkencor te Republikes se Shqiperise nuk mund te mos reflektohej si deformim, si prapambetje ne rrjedhat e zhvillimeve moderne dhe pasmoderne. Pas rrezimit te mureve te izolimit dhe vetizolimit, qe ne fillim te viteve '90 te shekullit XX edhe ne fushen e letrave shqipe filluan te fryjne korrentet, rrymat letrare moderne e pasmoderne, duke krijuar nje tablo ndikimesh mikste, te cilen Terziu e karakterizon me penelata profesionale: "... postmodernizmi, ose, me sakte e shkurt, ai mund te quhet ndryshe edhe "postemodernizmi i vonuar shqiptar". Ne fakt, postmodernizmi vjen si i tille ne mjedisin kulturor shqiptar, si nje term, por, per disa duket si dicka e re. Fjala "postmodernizem" nenkupton shume gjera te shume njerez. Per disa pershkruan stilin personal; per disa te tjere, nje teori thjesht te shoqerise qe perfaqesojne ne lemin e tyre, nje filozofi te rendesise njerezore ne disa raste edhe te kunderten e saj), nje epoke historike, nje faze te zhvillimeve kapitaliste, (sigurisht ne tranzicionin e gjithanshem shqiptar), ose nje ndjesi te prezences personale ne nje bote te kuptimeve dhe kenaqesive sintetike" (2009:2007). Ky percaktim pergjithesues, i formuluar me natyrshmeri, ndricon profilet kryesore te postmodernizmit ne teresi ne realitetin shqiptar te diteve tona dhe vecanerisht ne rrafshin shoqeror dhe artistik.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare Empty Re: Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:47 pm

3. ... ne fokus te vemendjes edhe mendimet e te tjereve

Ne analizen e dukurive letrare Fatmir Terziu harmonizon natyrshem koncepsionet e pikeveshtrimet teorike te studiuesve e shkrimtareve te vendeve te tjera me ato te autoreve shqiptare si Klara Kodra, Bardhyl Londo, Anton Nike Berisha, Teodor Laco, Namik Selmani, Vaid Hyzoti, Agim Pepa, Faruk Myrtaj etj. Si te gjithe studiuesit me formatin me te kompletuar te vetedijes profesionale dhe te perkushtimit per studime cilesore sa me te argumentuara, Terziu here pas here ne faqet e ketij libri thekson se ceshtje te caktuara i ka rishikuar, thelluar dhe riinterpretuar. Reagimi i nje miku te tij, pohon Terziu me ciltersi te fisme, qe ia ngre kuotat e dinjitetit profesional vetjak ne nivelet me te eperme, "me detyroi te rremoj" me shume e me thelle ne te dy anet e krijimtarise se Nase Janit" (2009:83). Reflektimi sistematik ndaj mendimeve te te tjereve, si nje aspekt i rendesishem i metodes se punes studimore, i ka dhene mundesi autorit te ketij libri jo vetem ta depertoje me ne thellesi sonden e analizave teorike, por edhe ta paraqese "mineralin" analitik te zbuluar me driten e figuracionit te nevojshem. Per kete mjafton te citojme nje fragment nder mjaft prej tyre qe kane ngarkese figurative me te spikatur: "Narracioni dhe levizja tektonike e karaktereve ne tregimin e Kulles eshte nje tufe "mergimtare" mendimesh qe evoluon ne nje togfjalesh filozofik e teper terheqes. Kjo tufe tipike mjetesh stilistikore e Kulles, e dominuar nga narracioni, ne fakt administron gjithe permbajtjen e saj treguese, duke i mbajtur ata ne nje trak (kanal) te krijuar bukur dhe te krijuar per t'u kapur lehte nga cdo diagram i levizshem, qe i shikon karakteret e tregimit te lidhura ne realitetin e jetes..." (2009: 55-56). Edhe ngarkesa figurative me masen e duhur ia rrit fuqine magnetike terheqese ketij libri per nje rreth te gjere lexuesish, jo thjeshte per ata qe libra te tille i kane brenda sferes se interesimeve profesionale.

4. Kah letersia diturake

Suprimimi i pershkallezuar i barrierave te shumefishta ideopolitike, burokratike, tekniko-ekonomike etj., qe ne fillim te viteve '90 te shekullit XX nuk mund te mos shoqerohej me vershimin e nje batice botimesh letrare te arrira, por edhe jocilesore e deri vulgare. Perkunder nje letersie te meparshme "te situr" ne menyre te shumefishte, cka e conte ate deri ne gjendje anemie artistike, u ngrit kulti i krijimeve letrare spontane, naive e te niveleve me te uleta intelektuale qe dashur pa dashur, himnizonin padijen, injorancen. Ne biseda qe gjallojne jo vetem ne kafenete e shumta e te zhurmshme, por edhe ekranet e televizioneve ose mikrofonat e radiove kombetare, shfaqen here pas here poete e shkrimtare qe nuk kane kurrfare njohurish nga filozofia, sociologjia, per te mos permendur arritjet ne fushat e biologjise, astrofizikes dhe aq me keq kur vetemburren se nuk njohin ekonomine ose kane alergji nga matematika, se nuk dime asgje per ligjet e fizikes ose reaksionet kimike etj. Vetemburrje te tilla nuk mund te mos ngjallin keqardhje, bezdi e deri neveri kur i kontekstualizon ne sfondin e njohurive te gjera qe zoteronin dhe zoterojne koloset e letersise boterore: Balzaku njihte ekonomine aq ne detaje saqe mjaft studiues te ekonomise i referohen me dendur veprave te tij se veprave te ekonomisteve bashkekohes me te; Dostojevski njihte dhe ka pershkruar deri ne imtesi mjaft kthina te proceseve psikike te njerezve aq sa jo rralle analiza te tilla i kane paraprire interpretimeve shkencore te realizuara disa dhjetevjecare pas vdekjes biologjike te Dostojevskit; ose shkrimtare e poete bashkekohes deshmojne njohurite e tyre te kompletuara ne fushen e fizikes permes pershkrimeve edhe profesionale te nuancuara ne imtesi te drite-hijeve te objekteve te permasave te ndryshme ose permes pershkrimit te perllogaritjeve te ndryshme tekniko-matematike te ndertimit te veprimeve te medha inxhinierike; mjafton te veme ne dukje se romanet e Umberto Eco-s, pervec vlerave artistike te nje cilesie te vecante, funksionojne, si te thuash, edhe si universitete njohurish te thella ne disa fusha, vecanerisht ne ato shoqerore, semiotike, fetare etj. Edhe nder shkrimtaret shqiptare, sidomos te qindvjecarit te fundit, ka jo pak erudite si Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Ernest Koliqi, Ismail Kadare etj. Natyrisht, profile te tilla diturake nuk perbejne thelbin e vepres letrare, por pa to vepra letrare nuk mund te jete e tille.

Duke ballafaquar keto dy pervoja krijuese, kombetare dhe evropianoperendimore, Fatmir Terziu rekomandon si etalon arritjesh te prozes me "metrazh" te shkurter tregimet e shkrimtarit Naum Prifti qe fokusojne nje spekter drite-dijesh te shumellojshme. "Naum Prifti - nenvizon Terziu - sjell nje model ne tregimin shqiptar. Nje model qe shenohet ne tere kompleksin, ne tere logjistiken e duhur qe kerkon nje godine qe strehon nje mal me figura letrare dhe nje game te madhe fjalesh, te cilat here-here, jane nje fjalor me vete, nje fjalor enciklopedie dhe kerkimi shkencor ne fushen e krijimtarise shqiptare" (2009:90). Kesisoj, duke i kunderqendruar hapur asaj pjese te letersise vulgare qe veteparaqitet si risi vetem sepse ka profil kunderkomunist, Fatmir Terziu ofron modelin e vertete avanguardist te letersise qe karakterizohet nga dijet eruditeve, nga figuracioni i kompozuar me arkitekture te ngjeshur dhe nga lidhjet e qenesishme me arritjet me te vyera te trashegimise artistike, te perforcuara permes studimit te saj, po te shpreheshim me fjalet e Jurgen Habermas-it (1994:349-350).

Duke perdorur me profesionalizem lentet e strukturave konceptuale me te perpunuara mbi modernizmin dhe pasmodernizmin, Terziu zbulon edhe lidhjet e qenesishme te arritjeve me te vyera te tregimtarise shqiptare te diteve tona jo vetem me rrjedhat perkatese te modernitetit, por edhe me nektarin e paperseritshem te gurres rrefimtare te krijimtarise folklorike te shqiptareve. Dhe nje lidhje e tille temperon natyrshem cilesine e prozes shqipe me perfaqesuese te diteve tona dhe njeherazi sherben si "lubrifikant" qe lehteson komunikimin e saj me nje rreth me te gjere lexuesish. "Ne teresine e se gjithes - argumenton Terziu - proza e Stanit (Lazer - Z. D.) qendron si nje "model Sindorele", ose nje mutacion qe shkermoq perrallen e mencur popullore ne detaje te modernes ne letersi. Edhe pse ne fakt proza e Lazrit ne plan te pare kur nuk ka angazhuar elemente folklorike ne strukturen e saj, prape se prape ajo mbart ne heshtje nje dimension logjik qe te shpie ne udhetimin imagjinar dhe plot fantazi te realizimit te mesazh-komunikimit" (2009:29). Kesisoj, sic ka argumentuar eseisti dhe esteti bashkekohes Lyk Ferri, letersia pasmoderne ne ndonje aspekt eshte nje fare kthimi tek elemente te caktuara te folklorit, njefare thjeshtesimi qe pikesynon edhe lehtesim te komunikimit veper arti-artdashes (2002:258).

5. Perhere ne kerkim vetem te "arit" artistik

Pjesa me e madhe e analizave te ketij libri e kane qendren e rendeses te krijimtarie letrare me cilesore, e cila realizohet kryesisht nga autore ne moshen e pjekurise.. Si te tille, mjaft prej tyre i kane hedhur hapat e pare ne rrugen e shumemundimshme te artit letrar ne rrethanat e veshtira te regjimit socialist totalitar. Pra, krijimtaria e tyre letrare realizohet ne sfondin e dy sistemeve ekonomiko-shoqerore te ndryshme: socialist totalitar dhe demokratik.. Kritika letrare e kultivuar ne hapesirat shqiptare pergjate dy dhjetevjecareve te fundit, e cila ne mjaft segmente te saj ka rene, dashur pa dashur, ne nivele vulgare te publicistikes politike, eshte deformuar ne menyre problematike nga klisheja per ta trajtuar bardhezi krijimtarine letrare te autoreve te tille. Kesisoj, cdo veper letrare e krijuar nen diktature eklipsohet artificialisht e perdhunshem, pavaresisht nga vlerat artistike qe ajo bart e percon. Nderkohe krijimet e realizuara ne atmosferen e zhvillimeve demokratike ndricohen me prozhektoret e vleresimeve pozitive superlative edhe kur nuk ngrihen mbi nivelin e mediokritetit ose edhe pluskojne ne pellgun e vulgariteteve te percudshme. Vlen te theksohet se Fatmir Terziu nuk eshte infektuar nga nje klishe e tille, e cila si nje semundje tumorale ka atrofizuar ndjeshem kritiken letrare te shqiptareve ne vitet e zhvillimeve demokratike. I cliruar nga ankthet e paragjykimeve ideologjike dhe si nje "gjeolog" i sprovuar Fatmir Terziu gjurmon mineralin e vertete artistik, jo vetem ne driten e diellit e ne regetimet e henes, por edhe ne terrin e nates. Si te thuash, ai eshte i pajisur me busullen teorike qe e orienton drejt mineralit artistik te cdo kohe dhe kudo qe te ndodhet. Cka thame me kete paragraf ilustrohet me analizen komplekse te krijimtarise poetike dhe ne proze te Faruk Myrtajt. "Dikur rinor dhe i dashuruar pas poezise - nenvizon Terziu - por vetem per pak kohe, vetem per pak "dashuri" ne nivelin poetik, nese do te rezervonim nje titull qe ne fillim per njeriun e letrave shqipe, Faruk Myrtaj (2009:108)". Ne regjistrat perkates te regjimit socialist totalitar Myrtaj kualifikohej si person me "njolla ose me klecka ne biografi". Nderkohe qe populli shqiptar braktiste regjimin socialist totalitar Myrtaj do te braktiste edhe dashurine e pare per poezine. Vecse jo per arsye politike. Ai do te dashurohej dhe do te "martohej" me prozen, me te cilen nuk do te divorcohej me kurre. Ne shqyrtimin e kalimeve te tille, te disa poeteve dhe shkrimtareve, Terziu i vecon qarte motivet artistike vetjake nga sfondi i ndryshimeve shoqerore ideologjike e politike.

Si ne periudhen e regjimit socialist totalitar, ashtu edhe ne vitet e zhvillimeve demokratike disa kritike i kane perdorur njollat ne biografi te shkrimtareve ose artisteve si letra me vlere per te cmuar krijimtarine e tyre: ne vitet e sistemit totalitar per ta mrrolur, per ta zhvleftesuar artin e krijuesve qe shiheshin me syze te erreta nga regjimi; nderkohe ne vitet e zhvillimeve demokratike njollat ne biografi jane konvertuar gati si vlera artistike. Si profesionist i dores se pare Fatmir Terziu, i shmanget nje "tradite" te tille, shumevjecare qe perzien prozaizmin e rrethanave ideopolitike me vlerat e mirefillta letraro-artistike. Ai ndjek rrembat e artit ne mermeret me te qendrueshme te krijimtarise artistike te cdo autori. Madje shpesh fjalori analitiko-kritik i Terziut hyn ne rezonance fare natyrshem me ngarkesen artistike magnetike te fjaleve, me te personalizuara artistikisht te veprave qe shqyrton me gjithe sistemin e strukturave konceptuale, teorike bashkekohore. "... tregimi i Myrtajt - arsyeton Terziu - ka prekur ate qe ne shpesh synojme te arrijme, shtegtojme te gjejme hipur penave dhe tastierave, duke ngarkuar e shkarkuar tonelata mendimesh nen nje ide, apo mbi disa germa... Kjo forme e tregimit te Myrtajt eshte ... nje embelsire e shtrenjte per ate qe e njeh boten vizuale, skriptin dhe me tej synon te ndertoje "storybordin" qe eshte nje kompleks vizual dhe ngasherim shpjegues fjalesh. Forma qe sjell Myrtaj nuk eshte nje natyre e tregimit te pleksur ne nje fillim, mes dhe fund, por nje strukturim qe pasqyron ne heshtje ane te ndryshme te realitetit. Trajta e shkurter e tij dhe gjuha tregimtare, sidomos fjala e thelle filozofike bejne qe "Wrong number" te jete nje pasaporte e tregimit shqiptar ne boten e gjere letrare-krijuese qe me kohe pret tregime te ketij tipi... Permes tregimit te Myrtajt ndiqet dinamike e jetes, ne strofken e saj, edhe mes dilemes moshore, edhe mes kompleksit vend-hapesire-kohe" (2009:118-119). Si ne mjaft te tjere, edhe ne kete rast, analiza jo vetem zgjerohet, por perfshin ne kompleksitetin e saj nje teresi elementesh.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare Empty Re: Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 8:47 pm

Vecanerisht qe nga mesi i shekullit XIX deri ne ditet tona ne letersine boterore me te arrire eshte rritur pesha specifike e analizave psikologjike gjithnje me te thelluara e me te sofistikuara. Kjo prirje eshte e pranishme edhe ne letersine shqiptare, sidomos pas Luftes se Dytes Dyte Boterore. Ndaj edhe artikujt kritiko-letrar te Terziut pershkohen nga shqyrtime psikoanalitike te thella, te argumentuara, te cilat reflektojne nderlidhjet dhe ndryshimet e mendesive te individeve, te grupimeve shoqerore, te shoqerise ne teresi.

6. Vleresimi gati individual i artit poetik bashkekohor

dhe "klasicizem" modern

Duke skanuar ne imtesi proceset, dukurite e risite e krijimtarise poetike te autoreve shqiptar Terziu nuk mund te mos trajtonte, me perparesi edhe problematiken e haikut, kesaj luleje poetike me rrenje ne realitetin e larget letrar japonez, e cila vecanerisht pergjate dy dhjetevjecareve te fundit po rritet edhe ne truallin e letrave shqipe. Per haikun ne letrat shqipe ka pasur pikepamje e qendrime nga me te ndryshme, te cilat luhaten nga skajet e skepticizmit mohues e deri te vleresimi euforik me shkalle te larte inflacioni. Ndersa Terziu i shmanget me profesionalizem ketyre perfytyrimeve e qendrimeve subjektiviste. Ne kete terren letrar te ri e te brishte ai shprehet me terma te sakte kryesisht per ceshtje aksiale, duke i kunderqendruar si imitimeve shabllone te haikut japonez, ashtu edhe shmangies pothuajse teresore nga nje model i tille, Terziu per haikun e levruar nga mjaft poetesha dhe poete shqiptare, nder te tjera, argumenton: "Haiku duket se ka nje start te mire... duket ne rrugen e tij... Haiku i shkruar nga levruesit e zanafilles shqiptare, eshte disi i ngjashem me sozine e tij ne kulturat e tjera ku ai levrohet sot" (2009:211, 210, 207). Si ne shume te tjera, edhe ne kete ceshtje, funksionon nje kunderthenie e patejkalueshme: origjinaliteti me shpirt poetik shqiptar te spikatur pasuron fizionomine e haikut qe po lulezon ne hapesira gjithnje e me te gjera nderkulturore, por, nga ana tjeter, nje mase ngjashmerie e haikut shqiptar me simotrat e vendeve te tjera eshte e domosdoshme, per te mos shperthyer konturet themelore te kesaj forme artistike mjaft interesante, gjeografia e perhapjes se te ciles po zgjerohet me ritme relativisht te shpejta.

Faqet e librit "Kritika ndryshe" ndjekin "linjat e veta te vecanta te krijimtarise poetike" te dhjetera poeteve shqiptare. Vleresimet dhe gjykimet kritike formulohen si nderthurje e strukturave konceptuale teorike, e fleksibilitetit racional dhe e fineses se temperuar ne pervojen poetike shqiptare, tradicionale dhe bashkekohore. Ne nje laborator te tille analizimi, vec te tjerash, evidentohet ajo cka eshte thelbesore, si te thuash, paradigma artistiko-shpirterore e krijimtarise poetike te cdo poeteshe ose poeti qe vihet perballe "kameras" se Fatmir Terziut: poezia e Mimoza Ahmetit - moderne por e pacliruar nga ndikimet e dukurise se hauntologjise, ne kuptimin qe i ka dhene ketij termi filozofik Jacques Derida, si e tashme e ndikuar gjithmone nga e shkuara, si e tashme qe "funksionon" nen hijen e te shkuares (2009: 247-249); poezia e Luljeta Lleshanakut si poezi e inteligjences konstruktive radikale qe i kundervihet realitetit te dhunshem, i cili perpiqet te perdhose cdo intimitet e vlere estetike, si poezi qe leviz ne nje amplitude te gjere, nga zhbirilimet me fine ne kthinat e shpirtit deri tek imperativet didaktike (2009: 247, 249); "poeti i kompletuar shqiptar" Vahid Hyzoti vitet e fundit ofron nje poezi qe me fjolla humori stigmatizon perversitetet "moderne" ne komunikimet dhe vetekomunikimet ndermjet njerezve (2009: 281, 282); gershetimi i metafores me legjenden perben nje nga profilet imponuese te art-poezise se Rozi Theoharit (2009: 224-225); poezia e Iliriana Sulkuqit flirton me shpejtesine e shnderrimeve te shpirtit te njeriut dhe te mentalitetit, si derivat qe bashkudheton me krijimtarine e saj (2009: 234) etj.

Si profesionist i ballit te pare, Terziu peshon, si te thuash, me zigarene dixhitale te ndjeshmerise teorike, artistike dhe emocionale cdo vlere poetike, cdo figuracion e forme origjinale te paraqitjes se vargjeve. Krahas vleresimeve te tilla te gjera dhe te detajuara, ai cmon ne menyre te vecante ate krijimtari poetike, e cila realizohet si kompozim i harmonizuar, deri ne caqet e perfeksionit, i teresise se elementeve, te "mekanizmave" qe formojne ngrehinen e artit poetik. Si nje etalon poezie te tille Terziu shqyrton ate te Agron Tufes, te ketij "autori te kompletuar me se miri", e cila eshte realizuar duke mbajtur parasysh edhe aspektet e mjeshterise se interpretimit poetik. "Prej kohes - arsyeton Terziu - me pati terhequr krijimtaria, menyra e te shkruarit dhe ne vecanti menyra e prezantimit te poezise nga Agron Tufa. Them menyra e prezantimit, sepse sot poezia duket mjaft e 'populluar', ndersa ne kuptimin e paraqitjes se saj ajo pak eshte e dukshme. Eshte pak e dukshme ne kuptimin e saj te vertete si poezi, pasi poezia eshte njohur dhe njihet me se shumti nga gjuha e saj. Agron Tufa eshte nder te paktet poete qe e pergatit poezine ne tere komponentet e saj dhe sjell ate per lexuesin te paraqitshme, e dhuron tek lexuesi si nje shporte gjuhesore qe bredh viteve dhe kendeve shqiptare per t'u ulur e beshme ne oden e poezise shqiptare. Poezi e paraqitshme qe ne gjuhen e Nerudes lidhet me ndertimin, temen dhe subjektin e poezise. Ne kuptimin bashkekohor te poezise kjo lidhet me ekspresionin poetik dhe me perdorimin e gjuhes se vecante. Ne poezine e Tufes, te dyja keto elemente te rendesishme flasin qarte (2009:366) Kesisoj Terziu vlereson ne menyre te vecante poezine qe funksionon njeherazi si moderne dh klasike e niveleve cilesore me te arrira.

7. Fjala si art: e perzgjedhur, e zakonshme apo edhe vulgare?

Ne studimet letrare kane "funksionuar" dy paradigma kunderthenese. Njera ka pasur me shume perhapje. Sipas saj arti i madh letrar realizohet vetem me fjalen e zgjedhur, jovulgare. Paradigma tjeter, ndonese me ndikim me te kufizuar, formulohet si arsyetim se edhe fjalet me vulgare mund te permbajne nektar artistik nese ato perdoren me mjeshtri te larte ne rrethana social-artistike te vecanta, te cilat rrezatojne mesazhe te fuqishme artistike e shoqerore. Nje model artistik etalon i misherimit te kesaj paradigme te dyte ne artin poetik te gjysmes se dyte te shekullit XX mund te konsiderohet poezia me titull nje nga fjalet me vulgare "Mu..." (1999:14), te cilen nje nga poetet dhe eseistet me te shquar te Gjermanise dhe me gjere, Hans Magnus Enzensberger, ka botuar ne vellimin poetik "Mbrojtja e ujqerve" (shqiperuar nga Robert Shvarc). Kjo poezi eshte nje deshmi artistike gati e perkryer qe provon se edhe me "tullat" e fjaleve nga me vulgare krijohet art me fuqi te madhe rrezatimi, induktimi ideoartistik. Ne shqyrtimet e tij analitike Fatmir Terziu i ka parasysh keto dy vizione teorike kunderthenese, por me shume perqendrohet, si te thuash, ne zonen ndermjetese te nderthurjes se tyre.

Si eksplorator me pasion dhe perkushtim te shumefishuar, Terziu e gjurmon dhe e gjen fjalen artistike ne ndricimin e zakonshem te prozaikes se perditshme, ne arkeologjine shumeshtresore te kuptimeve dhe nenkuptimeve simbolike, ne temperamentin artistik qe bartin fjale te vecanta, qofte edhe te thjeshta ne rrethana te vecanta psikosocialartistike.

Ai pikas disa fjale, te cilat personalizohen aq natyrshem saqe ato sherbejne si linja lidhese te ngrehines artistike te krijimtarise se autoreve te ndryshem, por edhe te jetes e te veprimtarise ne te perditshmen e tyre jashteletrare. Duke shqyrtuar krijimtarine e Lazer Stanit, Terziu, nder te tjera, shkruan: "Stani duket se merr kenaqesi ne draftezimin e romancave moderne, duke pikasur nje fjale domethenese e tere argumentprurese ne gjuhen shqipe, fjalen qe shpreh shume me nje nenkuptim sa real aq edhe figurativ. Denesje! Ndersa ajo gjen vend ne prozen e tij, po aq gjen edhe shtratin ne tregimin dhe fjaline e tij: "Provoj te mbyll syte, te harroj te gjithe pamjet e pashtjelluara qe me shfaqen, dua te perqendrohem ne nje tingull magjik, qe ta mbush shpirtin me nostalgji dhe..., por pikerisht atehere kur jane larguar shume neper ate udhetim te heshtur e te paforme, degjoj denesje qe te keput shpirtin". Ne fjali te tilla nje fjale e tille qe duhet se permbyll mendimin qetesisht, te ben te krijosh nje nderhyrje te lehte ne iniciativen lidhese dhe perdoruese te fjales. Natyrshem te krijohet me pas nje paranteze, ku vertitet e gjithe kerkesa e pabere ne sherbim te mesazhit" (2009:95-96). Duke zbuluar fjale te tilla kyce, me ngarkese te vecante emocionale ideoartistike ne prozen e poezine e mjaft prej autoreve te analizuar, Fatmir Terziu, nder te tjera, vihet edhe ne rolin e nje didakti mjaft te kualifikuar, qe i ndihmon vecanerisht te rinjte, studentet te rilevojne me qarte peshen e vecante te fjales ne komunikimet e shumellojshme, vecanerisht ne komunikimin artistik.

8. Nje penelate permbylljeje

Nese studimet e artikujt e perfshire ne librin "Kritike ndryshe" do t'i perfytyronim si vargje te nje balade ose poeme analitiko-racionale, liriko-dashamirese e objektivo-vizionare (per hir te se vertetes mjaft pjese te ketij libri jane shkruar si proza poetike), te rreshtuar sipas logjikes se akrostikut, do te pohonin me bindje se formohet karakterizim polivalent: "Fillime te mbara, nje perparim i vrullshem i kritikes letrare shqiptare ne kursin e ri te perafrimit me standard me te perparuara te kritikes perendimore".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare Empty Re: Standarde bashkëkohore më të përparuara edhe në kritikën letrare shqiptare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi