Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Orë letrare me krijues nga të gjitha viset shqiptare

Shko poshtë

Orë letrare me krijues nga të gjitha viset shqiptare Empty Orë letrare me krijues nga të gjitha viset shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 14, 2012 7:49 pm

Orë letrare me krijues nga të gjitha viset shqiptare


Orë letrare me krijues nga të gjitha viset shqiptare Largea_diaspora121352742105
Një grup shkrimtarësh përmes Unionit të Shkrimtarëve Shqiptarë, i përbërë nga të gjitha viset shqiptare, më 10 nëntor në Biblioteka Pestalozzi në Cyrih mbajti një orë tejet simpatike letrare.
Ky projekt në kuadrin të manifestimeve për 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar dhe në kujtim të poetit Ali Podrimja u mbështet nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, ndërsa u realizua nga Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë. Mysafirëve në lokalet e Bibliotekës Pestalozzi në Cyrih, që tash më është bërë një çerdhe e rëndësishme për organizime kulturore, iu dëshiroj drejtuesja e këtij institucioni, Suela Jorganqi.
Duke i falënderuar për pjesëmarrësit në këtë mbrëmje, ndonëse të pakt në numër, Qamil Zekolli njëri nga krijuesit, përkujtoi se gjatë mbrëmjeve letrare në Bruksel, Berlin, Shtudgard, Paris dhe Gjenevë, numri i pjesëmarrësve ishte dukshëm më i madh dhe se në mesin e tyre kishte edhe artdashës të huaj. Vetëm një natë më parë më 9 nëntor 2012, Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve shqiptarë në bashkëpunim me Universitetin Popullor të Gjenevës, kishte organizuar një takim të ngjashëm letrar po me këta krijues letrarë dhe me bashkatdhetarë që banojnë në Zvicër. Mësojmë se në takim merrnin pjesë edhe shkrimtarë, veprimtarë, studentë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, si dhe koordinatorja e Universitetit Popullor të Gjenevës, Albana Krasniqi-Malaj.
Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë në këtë turne u përfaqësua nga shkrimtarët e të gjitha trevave shqiptare: nga Shqipëria Bahri Myftari, nga Kosova Gani Xhafolli dhe Reshat Sahitaj, nga Maqedonia Kalosh Çeliku, nga Mali i Zi Shaban Haxhiu dhe nga Presheva Arsim Halili, që të gjithë këta krijues si edhe shkrimtarët që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër, Shaip Beqiri dhe Bujar Salihu lexuan punimet e tyre, kryesisht në poezi. Mjaft nga punimet që u lexuan në këtë mbrëmje ndërlidheshin me jubileun gjithëkombëtare, 100-vjetorin e Pavarësisë.



(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi