Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale

Shko poshtë

PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale Empty PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2009 11:45 am

PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale

Mëhilli tha se përpjekja për të shkelmuar vullnetin e shqiptarëve është thjesht përpjekje maskarenjsh


PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale +mhilli------1

Partia Demokratike i kërkoi dje kryetarit të PS-së, Edi Rama, të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor dhe të pranojë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, duke iu referuar deklaratave të Ramës për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe organizimin e protestave, tha se Rama dhe zëdhënësit e tij në vend që të pranojnë humbjen kalon nga trillimi në trillim nga kërcënimi në kërcënim.
Duke iu referuar deklaratave të Ramës, se kjo humbje e bën atë më të fortë, Mëhilli tha se ky qëndrim u ngjan atyre të Milosheviçit, i cili deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë pas çdo disfate. "Nga ana tjetër i rikujtojmë zotit Rama, se në rajonin e Ballkanit ka patur vetëm një politikan, i cili pas çdo disfate deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë dhe ky ishte Sllobodan Milosheviçi. Cdo imitim i tij është një donkishotizëm", u shpreh më tej zëdhënësja e PD-së. Ajo garantoi se, koha është e shqiptarëve që votuan për Shqipërinë europiane dhe jo për ata që kërkojnë destabilizimin e vendit. "Koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë europiane, më të madhin projekt në historinë e këtij vendi dhe e atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama. Nga zgjedhjet nuk ka të humbur, ndërsa përpjekja për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht përpjekje maskarenjsh", nënvizoi më tej Mëhilli. Zërat për njohjen e humbjes nga Partia Socialiste kanë ardhur nga vetë e majta. Kështu, aleati më i ngushtë i Ramës, Kryetari Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, i ka bërë thirrje të majtës të njohë humbjen në zgjedhje. Po kështu, kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, i ka kërkuar të njëjtën gjë Ramës, pasi rezultati i zgjedhjeve është i qartë në sytë e shqiptarëve. Të njëjtën linjë ka mbajtur dhe kryetari i G99, nëpërmjet bashkëshortes së tij Arjola Xoxa. Përveç njohjes së humbjes, kreut të Partisë Socialiste i duhet të përballet me një luftë të brendshme në Partinë Socialiste, ku po kërkohet me forcë dorëheqja e Ramës. Duket qartë se, kryetari i PS-së po mundohet të gjejë artifica për të justifikuar humbjen që partia e tij pësoi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe për të shmangur në këtë mënyrë dorëheqjen e tij, e cila sanksionohet në statutin e reformuar prej vetë atij. Por, kryetarit të PS-së nuk i mbeten shumë opsione për të zgjedhur, në një kohë kur partia e tij ka pësuar një humbje të ndjeshme, ndërsa aleatët e dikurshëm po i kërkojnë me ngulm që të japë dorëheqjen. Por ajo që nuk i lë asnjë zgjidhje tjetër Ramës, përveç dorëheqjes, është fakti se në PS ka filluar të përvijohet një lëvizje e qartë që kërkon largimin e tij. Burime nga selia rozë thanë se, kjo lëvizje pritet të formëzohet dhe të fuqizohet menjëherë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të gjitha faktet dëshmojnë se, Rama po humbet terren në drejtimin e PS-së, pasi disa drejtues të vjetër dhe me peshë në këtë parti kanë kërkuar mbledhjen e forumeve për të analizuar shkaqet e humbjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive. Nga ana tjetër, figura të njohura të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar një rikthim të mundshëm në radhët e saj për largimin e Ramës. Të dhënat flasin për një përplasje të ashpër në selinë rozë, ku duket që sapo ka nisur. Nga njëra anë, është grupi i socialistëve i mbështetur nga baza që kërkon largimin e humbësit dhe nga ana tjetër, Rama që kërkon të mbajë me çdo kusht postin e kryetarit të fituar me aq mund, me qindra leje ndërtimi të shpërndara për delegatët në kongresin e jashtëzakonshëm të 2005. / rd /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale Empty PD: Klithmat e Ramës nuk e ndryshojnë verdiktin e qytetarëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 15, 2009 7:09 pm

PD: Klithmat e Ramës nuk e ndryshojnë verdiktin e qytetarëve



PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale ERLA
Zëdhënësja, Erla Mëhilli.

Partia Demokratike e ka cilësuar deklaratën e sotme të Edi Ramës si një deklaratë shfifjesh dhe trillimesh të dala nga çorba që ai gatuan sëbashku me tjerë mercenarë të tij. Zëdhënësja e partisë më të madhe në vend tha se deklarata e Ramës nuk janë gjë tjetër veçse klithmat e një humbësi, por që për fatin e tij të keq asnjë lloj klithme e tillë nuk e ndryshon dot votën e shqiptarëve. Për Partinë Demokratike, Rama nuk është duke iu drejtuar shqiptarëve me këto lloj deklaratash, por thjeshtë është duke u munduar të justifikojë në një mënyrë apo një tjetër humbjen e tij dhe shmangien nga dorëheqja, që është një kusht kryesor në Partinë Socialiste. “Sot Edi Rama në një përcartje skizoide ju serviri Shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorheqja. Duke mos dashur ti përgjigjemi me të njëjtën monëdhë z.Rama, I kujtojmë atij se njëriu I fundit në Shqipëri që mund të zërë në gojë familjen dhe familjarët është ai. Ai dhe para së gjithash ai, ndërsa sulmet e tij dëshmojnë ultësinë e tij shpirtërore dhe morale. Sërish Edi Rama vetëm e vetëm për të maskuar përgjegjsinë e tij për humbjen e zgjedhjeve u thotë shqiptarëve se koha e tyre është koha e maskarenjve. Sërish i themi z.Rama se koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e shqipërisë europiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje. Koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste. I kujtojmë z.Rama se koha e maskarenjve ka qënë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindje politike, e atyre që krijuan kampet e burgjet më të egra të përqëndrimit, që zhytën vendin në varfëri e izolimin më të thellë. Për sa i përket kërcënimeve e presioneve për mosnjohje të zgjedhjeve I themi z.Rama, që ka mbetur me aleat të vetëm Nard Ndokën, se janë thjesht klithma të një humbsi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjëndje të imagjinojë edhe skenarët më të kobshme vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij politike. Por të gjitha këto janë përpjekje të kota z.Rama që nuk e ndryshojnë dot votën e shqiptarëve. Për sa I përket sulmeve të publikuara në shtypin e kontrolluar nga z.Rama për projekte të miratuara që do të ndërtohen në gjoja prona të familjes së Kryeministrit ju bëjmë me dije se janë thjesht trillime të ulta të cilat morën ndëshkimin e merituar nga Shqiptarët më 28 Qeshor” thuhet në reagimin e PD-së. Në daljen e tij publike Rama u shpreh sot se nuk do të njihte as rezultatin e zgjedhjeve e as vendimet e një dite më parë të KRrTRSH-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi