Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk ndjehet përgjegjës për privatizimin

Shko poshtë

Nuk ndjehet përgjegjës për privatizimin Empty Nuk ndjehet përgjegjës për privatizimin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 10:20 pm

Nuk ndjehet përgjegjës për privatizimin


Nuk ndjehet përgjegjës për privatizimin Largea_thaci-kuvendi1349287079
Akuzon ish – qeverinë LDK – AAK për politizim të privatizimit


Në debatin rreth procesit të privatizimit, në Kuvendin e Kosovës ka folur sot edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili u ka rikujtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ky proces është udhëhequr nga UNMIK-u, por edhe nga ata që kanë qeverisur, LDK-ja dhe AAK-ja, dikur. Ndërkohë, ai ka thënë se që nga viti 2008 Agjencioni Kosovar i Privatizimit i ka raportuar Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka mbrojtur vendimet e Qeverisë për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe shitjen e Distribucionit të KEK-ut.
Pas disa orë të tëra të zhvillimit të debatit, kryeministri, Hashim Thaçi ka marr fjalën, duke iu drejtuar deputetëve të cilët nuk e kanë lexuar deri në fund Kushtetutën e Kosovës se neni 10 i Kushtetutës thotë qartë se ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bartëse e rregullimit ekonomik të Kosovës.


Sipas tij, ky debat është në interesin e transparencës në interesin e opinionit publik dhe në interesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit të vendit, ka rikujtuar të gjithë deputetëve se nga viti 2001 deri në 2004 privatizimi është udhëhequr nga UNMIK-ut, ndërsa nga 2004 deri më 2008 edhe nga qeverisja LDK- AAK.

“E para privatizimi në Kosovë ka filluar në vitin 2001 nga formimi i Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit vendimet për emërimin në bord dhe për udhëheqjen e bordit e ka pas UNMIK-u me shumë vështirësi të atëhershme të UNMIK-ut, Maria Fuchi, pastaj edhe me vështirësitë e plota që i ka sjell Serbia në organizatën e Kombeve të Bashkuara. Atë kohë, gjithë spektri politik kosovar e kemi përkrahur që të filloj sa më shpejt privatizimi. Nga viti 2004 deri më 2008 anëtarët e bordit AKM-së ka nga UNMIK-u, por edhe nga Qeveria që përbëhej nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK-ja dhe të tjera. Nga ky moment kanë filluar që në bord të jenë edhe ministrat e Qeverisë së atëhershme, por gjithmonë vendimet i ka pasur UNMIK-u. Edhe politizimi kishte filluar në atë kohë”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkohë, ai ka shtuar se nga viti 2008 deri në 2012 me futjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës janë zgjedhur anëtar vendor të bordit, por edhe ndërkombëtar.

Thaçi ka thënë se si kryeministër i Qeverisë ka vendosur që për t’i ikur ndikimit politik, ka propozuar që ministrat mos të jenë pjesë në bordin e Agjencioni Kosovar të Privatizimit.

Ai ka thënë se ky bord, sipas ligji dhe rregullit, i ka raportuar vetëm Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe, sipas tij, Kuvendi ka aprovuar çdo raport të punës dhe në mënyrë gati unanime.

Për këtë, ai ka thënë se ekzistojnë transkripte për të gjitha këto aprovime të raportit të punës së AKM-së në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, ai ka mbrojtur vendimet që ka marr Qeveria e Kosovës për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Vendimet e Qeverisë që udhëheq unë, nga viti 2008 për procesin e koncesionimit dhe të privatizimit janë këto, koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës që po ndodh, investimi mbi 100 milion euro. Aeroporti do të jetë një prej më të mirëve, jo prej më të mirëve, por më i miri, i siguroj qytetarët e Kosovës dhe jam krenar”, ka thënë kryeministri.

Ndërkohë për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut, Thaçi ka thënë se çmimin nuk e ka përcaktuar Qeveria, por tregu.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi