Paul Tedeschini:Pse populli “nuk e kupton” Kadaren!
Faqja 1 e 1

Pse populli “nuk e kupton” Kadaren!
Ndersa ne romanzat e vet Kadare din ta kamufloje veteveten ndaj popullit por sidomos europianve, ai ne intervistat e tija nxjerr pjesen e kamuflueme te tij. Le ta shohim intervisten e dates 08.07.2009 me titull “Kadare: Pse nuk me kupton populli im“, dhane gazetes “KohaJone”:
1) Gazetarja fillon me keto fjale:
“Shkrimtari i mirenjohur flet ne nje interviste te gjate …………………………………………”.
Simbas stilit te sterzgjatun sovjetik me te cilin u shkollue ne Moske Kadare, ai nuk din te flase ne menyre konçize, siç bajne intelktualt europian, por simbas stilit te fjalimeve te sterzgjatuna, te merzitshme te ish udheheqsve sovjetik dhe te Enver Hoxhes ne kongrese.
2) Gazetarja zbulon se “…Ismail Kadare flet edhe per çmimin "Nobel" qe ende aspiron ….” . Jena ba me i lute Komitetit svedez, qe te ia japin Kadares çmimin Nobel, se keshtu ai flene rahat e neve na pushojne veshte. Askund ne bote nuk ka nji lakmi publike per Nobel si tè na. Ma shume preokupehemi per nobelimin e tij, se sa per problemet aktuale te popullit shqiptar.
3) Kadare i pergjigjet gazetares: “…..nje sukses me i madh eshte kur shkrimtari hyn ne programet….. Por te jesh ne keto programe sidomos ato te shkollave te uleta, eshte nje sukses vertet i madh, sepse hyn ne leximet e rekomanduara nga shteti per shkollat. ….”.
Ketu ai jep arsyen e vertete se pse kohet e fundit Fishta, Migjeni, De Rada etj. u hoqen nga programet shkollore ne Shqipni, per te eleminue shkrimtart e mdhaj dhe per te mbete ai si Idhulli i letersise shqipe.
4) Gazetarja e pyet: ”… Sipas jush a eshte e njohur letersia shqiptare sot ne bote dhe kush e percakton kete njohje, apo mosnjohje te saj?”.
Kadare e sjell rrotull dhe pa modesti se asht ai, qe sot e perfaqeson letersine shqipe ne bote. Natyrisht ky asht rezultati i 65 viteve te komunizmit dhe postkomunizmit gjate te cilave shkrimtart e mdhaj shqiptar ne Atdhe dhe ne mergim, te cilet ia kushtuen veprat si dhe jeten çeshtjes shqiptare, u luftuen nga vete shteti nane shqiptar tue iu ndalue me ligje gjuha dhe veprat e tyne. Keshtu psh. Fishtes se nderuem nga akademi dhe universitete te hueja, komunsitat shqiptare, ne bashkepunim me antishqiptart serb ia ndaluen veprat e tij dhe arriten te bajne me eshtnat e tij ate çka nuk e ka ba kush ne bote me figurat e kultures.
Sa balten e pat hjedhe Kadare mbi Fishten e Madh ne artikullin e tij te publikuem ne gazeten e K. Q. “Zeri Popullit” me 13 janar 1974, faqe 3 !!!!!! ku me nji urrejtje sllavo-osmane e quen Fishten “armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift” ose “Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin (komunist), ai ishte konservatori më fanatik.” ose “partizan i çkombëtarizimit”, ne nji kohe qe kryevepren e letersise shqiptare te atdhetarizmit “Lahuta e Malesise” , ku i kendohet luftes se popullit shqiptar per liri, e ka shkrue pikrisht Fishta. Me gjithese ishte veper e ndalueme, kete veper e dijshin permendesh sa e sa shqiptar kendej e andej kufinit.
Shkrimtart dhe ne pergjithesi intelektualt shqiptar te persekutuem gjat komunizmit, sot nuk do ti kishin lane asgja mangut konkurrences botnore, jo me romanza, por me vepra te mirfillta me vlere ne lamin shkencor dhe ne lamin artistik. Por ato u eleminuen fizikisht apo u mbajten ne hije. Perkethyesi ne italisht i kryevepres ne vargje “Lahuta e Malcise”, qe do ta bante kete veper te njohtun jashte Shqipniet, ishte profesori me kulture te gjane europiane mosinjor Jul Bonati, i cili mbas torturave te tmerrshme u dergue i paçmendun ne çmendì ku dhe vdiç i coptuem nga “te çmendunit”. Edhe sot e kesaje dite ne Shqipni e kan te prere rrugen intelktualt jokonformist. Gezohem shume, pa mase, qe sot po pregatiten ne prendim, me kulture te vertete prendimore, sa e sa intelektual te rij shqiptare, te cilet po shkelqejne ne te gjitha thushat e shkences dhe pendes. Keto jane e ardhmja e Atedheut.
5) Gazetarja e pyet: Z. Kadare a mund te shpjegoni cdo te thote percaktimi "shkrimtar i madh", "shkrimtar i famshem" dhe nga cfare motivohet apo percaktohet kjo?
Kadare pa modesti pohon nji te pavertete se si koloset Pushkini, Dostojevski etj “nuk njihen ne bote sa e meritojne” , tue aludue se Kadare njihet ne bote me romanet e tij ne nji rresht me Dante Alighierin dhe Servantesin. Tamam llafe per injoranta.
6) Pyetjes “Cila eshte marredhenia juaj me Shqiperine dhe shqiptaret?
Kadare per te paren here i jep nji pergjigje te vertet: “Arti krijohet per nje kohe te gjate, te lidhur me popullsite qe jetojne aktualisht ne kete vend. Pra, ne themi popullin shqiptar. Po le ta percaktojme, se cili eshte populli shqiptar, eshte ky popull qe jeton tani? … Do te behen zgjedhjet, do kene pune me kete popull, po ka nje popull tjeter qe ka jetuar perpara…”.Ketu Kadare ka plotesisht te drejte, qe populli ndahet ne:
a) breznì, qe jetoi ne kohen e diktatures komuniste dhe ne
b) breznì e rè, qe jeton sot mbas diktatures komuniste.
Breznia e pare nuk e harron kurr se Kadare ka qene vegla dhe perfaqesuesi i komunizmit ne letersi. Pikrisht ketu duhet ta kerkoje Kadare popullin “qe nuk e kupton” ; ndersa breznia e rè e sotme nuk e njeh ate bashkepunim te tij me diktaturen, por njeh fetyren e tij te ndrryshueme. Asht per kete arsye qe kjo brezni te rijsh sot e adhuron si e drogueme.
7) Edhe ketu Kadare i ndotur deri ne fyt me komunizmin, don te spjegoje se komunizmi ka qene “kohe ne vetevedi” e jo “nji pasoje objektive e veprimit real njerzish” . Ja se si per te çfajsue vedin per bashkepunim me komunizmin ai perpiqet te njollose te gjithe popullin shqiptar tue thane:
“Ja pra se si kane pasur te drejte ata, nuk mund te themi dhe jo populli, po ajo kohe, ai nderlikim qe ishte, regjimi, diktatura, epoka, populli vete, kane gabuar te gjithe. “.
Kadarè don te fajsoje te gjithe per te lehtesue vedin njisoj siç bajne ne gjygje te pandehurit fajtor.
Jo Kadare! Nuk asht e vertete se kan gabuar te gjithe!!!! Ata qe u pushkatuen dhe u burgosen nuk kan gabuar!!!!! Je ti qe ke gabue. “Errare humanum est, perseverare diabolicum” = “Te gabosh asht njerzore, te ngulish kambe asht djallzore” .
Ne vijim Kadare pohon: “… Ngaqe une kam jetuar ne epoken komuniste, ne shkrimtaret e asaj kohe quhemi sikur jemi te perzier me politiken….”. Jo, kjo nuk asht e vertete, sepse shume shkrimtar te asaje kohe u borgosen, u vrane dhe u varen. Kadare, me qellim per te mashtrue rinine (popullin e sotem), vazhdon tentativat e paskrupullta per alibin e tij rreth bashkepunimit me diktaturen.
9) Ma poshte jep pergjigje tjeter: “…Nuk eshte faji i poeteve por eshte vete natyra e poezise e tille qe sherben neper festa, i drejtohet publikut….”. I harrove Kadarè ato poezite tueja vajtuese kur vdiq Stalini i jot, ne nji kohe qe shume te rij u futen neper burgje per kete shkak?
10) Pyetja e fundit: Ju jeni shprehur se nuk e keni frike vdekjen. Lidhet kjo me faktin se besoni qe vepra juaj do t'i mbijetoje vdekjes suaj, a gjykoni se ajo mund te jete e perjetshme? Pergjigje e thjeshtueme e Kadares nga fjalt e teperta: “… Me sa duket krijuesi … eshte me i qete shpirterisht si njeriu qe i ka mbyllur shume llogari me jeten. Eshte me i qete qe shkon nga kjo bote duke e kryer ate qe ka dashur te beje….. une jam nje nga ata, donkishoteske ose jo, e kam kete besim qe vepra do jetoje nje kohe, nuk e di sa.”.
Populli mban ndermend vetem veprat ku ai sheh vedin, ku i kendohet atij dhe luftave te tij per liri. Populli i harron romanet.
I uroj sinqerisht Kadares nji jete te gjate, te pakten aqe sa te kete kohe te pastroje ndergjegjen e vet me nji “Mea Culpa”publike. Keshtu populli, pa dallim, do ta fale, do ta kuptoje, do ta nderoje dhe nuk do ta harroje mbas vdekjes.
Paul Tedeschini, 11.07.2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadare: Pse nuk me kupton populli im
» Paul Tedeschini: Kush e vodhi Isa Boletinin?
» Arlind Gjikolli - Gjikla - Populli jem i dashtun, populli jem i mjerë
» Paul Tedeschini:Kosove, Ankaraja zevendeson Washingtonin
» Paul Tedeschini: Polemika mbi “Identitetin” dhe “Skenderbeun” mes shqipfolsve musliman!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi