Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paul Tedeschini:Kosove, Ankaraja zevendeson Washingtonin

Shko poshtë

Paul Tedeschini:Kosove, Ankaraja zevendeson Washingtonin Empty Paul Tedeschini:Kosove, Ankaraja zevendeson Washingtonin

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 08, 2012 7:18 am


Kosove, Ankaraja zevendeson Washingtonin

Paul Tedeschini:Kosove, Ankaraja zevendeson Washingtonin Paul-Tedeschini-Lugano-2009
Nga Paul Tedeschini

Historia na meson se ne politike “miqesia” nuk ekziston fare, por ekziston vetem interesi. Na e kan pase lane turqit nji fjale t’urte: “Nuk asht pune Dinit, por asht pune mullinit” .

Un e fillova jeten time me “miqesine me Jugosllavine”. Vazhdoi ma vone me “miqesine me Rusine” dhe perfundoi me “miqesine me Kinen”. Po me Amerikenet, atje pertej oqeanit Atlantik a na ka lidhe ndonjihere ndonji lloj miqesie? Pooooo, kena pase dikur para rreth 90 vjetve ne vitin 1920 miqesi, sepse amerikanet na paskan pase mbeshtet ne ate kohe ne politiken botnore per punet e Shqipnise. Po ma vone a vazhdoi miqesia me amerikanet? Amerikanet ishin anmiq (reciprokisht) te komunistve shqiptar. Po a ishin miq te antikomunistve shqiptar? Po te flasish per miqesi, duhet presupozue se mikut i vihet ne ndihme kur ai ka nevoje dhe jo kur te intereson ty. Kur ne marreveshtjen e Jaltes ne vitin 1943 ne mes Rusveltit, Çurçilit dhe Stalinit u percaktuen zonat perkatese mbas fitores kundra Hitlerit, pse amerikanet “miqt” e antikomunistve shqiptar, ia lane Shqipnine ne dore Stalinit? Ç’fare kan ba “miqt” amerikan per antikomunistet shqiptar, qe Shqipnia te mos binte nen komunizem? Asgja.

Mbas ramjes se komunizmit Amerika mori masat e veta menjihere per zevendesimin e influences Ruse ne Europen Lindore perfshi edhe Shqipnine. Amerika nxori nga sirtart e arkivave te veta “miqesine e vjeter” me popullin shqiptar. Dhe na u bame perseri miq, si dikur.

Na qohet tash Millosheviqi, nji Hitler tjeter nacional-socialist mik i rusve, dhe i ban rrezistence ramjes se komunizmit ne Serbi tue i ndejte besnik politikes proruse ne Ballkan. Merr hov ky Millosheviqi dhe lane me gjak e me krime ala hitleriane nji popull te shtetit te tij. Ba me e dijte ju se sa kesi krimesh bahen çdo dite neper Afrike dhe kontinente te tjera dhe askush nuk lot vendit per ti ndalue!!!! Pse? Sepse nuk ka kerkush interese me ba shpenzime, me nis ushtaret e vet dhe armatime, me rrezikue njerzit e vet vetem e vetem per me ndale gjakderdhjen ndermejt rrymave te kunderta politike te atyne vendeve, qe ndoshta vete i fusin.

Por çuditrisht Kosova na doli rast “sui generis”, prandej duhet me nderhy ne Ballkan e me shpetue popullin kosovar nga masakrimet e Millosheviqit. Ne fakt puna ishte me pengue vazhdimin e nji rendi komunist dhe prorus ne Ballkan. I duhej prè rruga rusve ne Ballkan. Llogarija u ba. Miqesia rilindi edhe per popullin kosovar. Kundra politikes ruse ne Ballkan ishte natyrisht edhe Europa, e cila ka per objektiv perfshimjen e gadishullit te Ballkanit. Millosheviqi u hoq. Amerikanet bane bazen e madhe ushtarake ne Kosove. Kosova “mike” fitoi pamvarsine. Me kete rast nxirret nga Ballkani qofte Rusia, qofte Turqia.

Por per shkak te krizes ekonomike ne boten prendimore, Washingtoni ka vendose terheqjen e trupave nga Iraku dhe nga disa baza te tjera ushtarake te saje ne bote, perfshi ketu edhe nga baza ushtarake afer Ferizajt – “Bondsteel”, siç e ka paralajmrue edhe ambasadori amerikan ne Prishtine, Christopher Dell. Vazhdon te mbetet zyrtarisht ne fuqi kalimi nen komanden turke si pjestare e NATO-s, i bazës ushtarake qe ngriten SHBA-t.

Perseri turqit ushtarakisht ne Ballkan. Pikrisht ata turq qe sot po revokojne perandorine osmane siç e revokoi dikur fashisti Musolini perandorine romake. Turqit sot mohojne pushtimin pese shekullor te shqiptarve dhe pretendojne ne menyre cinike ta quejne pushtimin “administrim”, a thue se i thirri kush te administrojne trojet shqiptare. Po shtetet ballkanike si do ta shohin kethimin e turqve neo-osman me idene e perandorise osmane? Natyrisht gjithe gezim dhe harè. Byjrym, hosh xhelden vllà turk si n’shtepi tande, se te kemi pase mik, se na keni pushtue si miq. Logjikisht te gjithe popujt e Ballkanit, perfshi edhe nji pjese e madhe edhe ne Shqipni, nuk e dojne kete Turqi, e cila vjen me keto piksynime. Asht njilloj sikur sot te vijne ne Ballkan ushtrite e nji Gjermnie me mendimet e Gjermanise se kohes se Hitlerit. Por gjermant e kan denue ate periudhe te historise se vet, nderkohe qe qeveria e sotme turke neo-osmane me ne krye islamikun Rexhep Taip Erdogan jo vetem qe nuk e ka denue, por ka nostalgji ripersritje te kohes se perandorise turk-osmane. Bile ky arrine deri ne ate paftyrsi publike sa te mohoje edhe gjenocidin e popullit armen nga ana e Turqise se perandorise osman. Njisoj sikur te thojshin sot gjermant se na nuk kena vrà kerkend, se ne kohen e Hitlerit gjermanet nuk kan ba gjenocid ndaj hebrejve dhe te tjerve etj. Shkurt, kjo Turqi, qe Europa nuk e pranon sot ne gjinin e vet per shakak te gjithe ketyne ideve te saje, po na rifutet ne Ballkan ushtarakisht nepermjet “miqve” tone amerikan. Po ku na shkoi e gjithe ajo “miqesia amerikane” ndaj popullit shqiptar dhe Lirive te dhe te Drejtave te Njeriut, qe Turqia i shkele me kambe e me duer ?! Aqe i ban Washingtonit a ndoten trojet shqiptare dhe Ballkani me xhihadista islamike. Mjafton ti ecin mire hesapet e saje.

Mbasi kosovarte po e shperdorin lirine e fitueme tue i hape rruge ne Ballkan terroristve islamik dhe islamit wehabist radikal, Europa nxorri nga sirtari i arkivit te saje “Fusnoten” per te ia ule pak hovin radikalizimit islamik ne Kosove. Keshtu Kosoves iu hoq qenja Republike dhe u la praktikisht vetem si nji shprehje gjeografike – Kosove.

Natyrisht Turqia, per te arrijte qellimet e saje ekspansioniste ne Ballkan, perdore si leva mbeturinat e veta osmane te lanuna ne Ballkan si ajo gozhda e Nastradinit kur ai shiti shtepine e vet. Nxite ndasina fetare, konflikte me baza fetaro/etnike per te pase pretekste ma vone te nderhyj qe te mbroj demek muslimanet shqiptar dhe bosnjake dhe per te “mbrojte” pakicat turko-ashkelije-rome, qe pat sjelle gjate pushtimit 5 shekullor ne Ballkan. E çka pritet tashti, qe ballkansit te bajne sehir, sepse nuk i interesoka ma Amerikes me pase baza ushtarake ne Ballkan dhe se ne vend te tyne vijne ushtrite turke neo-osmane !?!?!?

Ne nji Europe qe respektohen te gjitha besimet fetare pa dallim, te gjitha etnite dhe diversitetet e mendimeve nuk ka nevoje, qe te na vije ketu ne Ballkan me na sigurue situaten Turqia e islamikut Erdogan, qe po i mbyte si mizat popullsine e vet kurde.


Turq! GO HOME !!!!!!! Ballkansit ju urrejne, sepse ju vete e bani vedin te ju urrejne.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi