Ardian ekologjisti i Bilbil-Gjyzarit nga Klosi
Faqja 1 e 1

Në gazetën “55” lexova me interes të veçantë një shkrim për Ardian ekologjistin, shokun e Edvinit, piktorit të tallashit e plehut të kazanit. I pari, i biri i Bilbil juristit nga Klosi, i dyti, i Kristaq skulptorit, të njohur si firmëtarë vrasjesh politike. Në ato çaste m’u kujtua rinia që m’u tret më kot në ato 45 vite frike.
Ndonjë të diel të rrallë, kur nuk shkonim në punë“vullnetare” për vaditjen e misrit me kova apo korrjen e grurit, ngjitesha lart në kodrat e Selitës mbi Tiranë, dhe sodisja lagjen “Tirana e Re”. Atje tej, nën mjegullimin e përhimtë mezi dukej “Tirana e Vjetër” e qytetarëve vendas. Lana e turbulluar zvarritej si anakondë e ndante këto dy botë, njëra e re, me banorë të ardhur sidomos nga fshatrat e jugut, të rehatuar ndër vilat e borgjezëve të shpronësuar, tjetra e vjetër me shtëpi qerpiçi në rrezik shembjeje. Në mes të pallateve të “Aviacionit”, “Xhenios” e “Moskateve” prehej nën hijen e pishave “Blloku i udhëheqjes” me roje të armatosura përqark. Një grup i “zgjedhur” me dyfek e yll të kuq në ballë, pasi braktisi punët e fshatit nisi të merret me drejtimin e vendit, me politikë e kulturë marksiste–leniniste. Mjeshtrat e vjetër e të rinj tiranas humbën dyqanet e formuan klasën punëtore ndër fabrika pa eksport, me drejtorë që ulërinin fshatçe nëpër mbledhje, mbi kokat e vartësve. Tregtarët dorëzuan çelësat, disa pa e zgjatur shumë, disa me dhunë. U dukën dyqane të rinj me emra që rimonin: NTSHAP, NTLAP, NTSHUS, NTLUS etj. Bujqit e mashtruar humbën tokat e bagëtinë dhe morën një emër të ri, “fshatarësi punonjëse apo kooperativiste”. Pjesa tjetër u quajt rusisht kulake. Intelektualët e mirëfilltë u dëbuan nga kryeqyteti, disa u pushkatuan, disa drejt burgjeve e kampeve, të tjerët në internime në zonat e thella. Për ata që shpëtuan, u caktua emri “shtresë e zgjedhur intelektuale”. Teoricienët në “Pallatin e Endrrave” sajuan disa parulla të çuditshme, të panjohura deri atëherë, por të patundura nga istikami marksist: “Të ndërtojmë socializmin në vendin tonë, me partinë në krye sipas mësimeve të shokut Enver! Pushtetin e ka në dorë klasa punëtore në aleancë me fshatarsinë punonjëse dhe shtresën intelektuale!” S’kishte ku shkonte më bukur se sa kjo formulë e vështirë, të cilën nëse e ngatërroje pak, mund të mbeteshe në klasë ose mund të merrje ndonjë vërejtje të hidhur nga sekretari i partisë buzagaz.
Në Bllok ishte një kafene e projektuar plot art nga një arkitekt-dhëndër. Salla ndriçohej për bukuri. Bufeja plot me shishe, gota, filxhanë e pasqyra, zhurmëronte nga ekspresi i kafeve me pak sheqer. Në kënd dukej një shkëmb nga rridhte uji i pijshëm si në fshatin Klos. Një urë e drunjtë mbi përrua lidhte sallën me një ishull të vogël sa një gogël, ku qe vendosur një tavolinë e caktuar vetëm për udhëheqësin e madh. Aty shihej të ulej ndonjë mik i vjetër për kafe, biseda e qyfyre gazmore. Në kafene hynin e dilnin njerëz me rëndësi, Bilbilët e Klosit e Kristaqët e Durrësit me fëmijët e tyre, Ardin dhe Edin. Ishin të urtë atëherë, megjithatë do të rriteshin dhe do t’ua kalonin prindërve të tyre. Udhëheqësi kënaqej me shoqërinë e tyre dhe i shtoheshin energjitë për vepra të mëdha. Me kalimin e kohës Ardi e Edi u bën djem të shkathët. I shihje tek krekoseshin mbi jahtet e Bllokut-2 në plazhin e Durrësit nëpër detin e kaltërt, para barakve të kalbura të klasës punëtore, me wc të bllokuara. Në raste festash këta djem mamakash i shihje tek u vardiseshin vajzave të ushqyera mirë, veshur sipas modës në ballot e organizuara në Bllok si në Europë, me tavolinat mbushur plot, kur jashtë nëpër trotuaret e qytetit, njerëz të lodhur rreshtoheshin para dyqaneve e prisnin me durim rreth “zjarreve partizane” për një shishe qumësht apo një pulë. Të dy bandillët me ndihmën e prindërve të shquar, u shkolluan, njeri sportist i koshit e piktor plehra kazanësh, tjetri letrar, historian kritik, etj, etj.
Kohët ndryshuan muret e Bllokut po shembeshin. Në kafene mbretëronte heshtja. Ishulli i vogël kishte mbetur shkretë. Askush nuk shkelte në urën e drunjtë, sepse në atë muzg kafeneje, fantazma e kuqe të dukej se dilte e zhytej në përrua. As Bilbilët, as Kristaqët nuk u dukën më në sallë.
Po Edvni i Kristaqit me Ardianin e Bilbilit, ku ishin? Thuhet se i pari qe shfaqur për njëzetë mintua në një tribunë para stadiumit Qemal Stafa, si urlator me britmën: “Do të marrim pushtetin!!!” Britma ishte aq e fuqishme sa edhe kolonat përballë u tronditën. Pastaj qe futur në turmën, që ecte drejt Bllokut, për ta larguar andej, ku pat lindur. Ardiani i mbyllur në shtëpi zgurdullonte sytë i trembur ndërmjet perdeve. Por demokracia është si dielli në qiellin blu, që shkëlqen për të gjithë, ndaj Ardiani u duk në rrugë në kërkim të shokëve të vjetër.
Vitet shkojnë, frika u largua dhe djemtë e Bllokut u poqën. I shohim si zhurnalistë me fantazi të pashterur shpifjesh të ndyra, tek nisin sulmin guximtar kundër qiellit. Zemra e shkrimeve të tyre gjallëron me sajime zinxhire, kundër gjithçkaje shqiptare.
Më 1993 Ardian letrari merr arratinë drejt perëndimit të ngrohtë, se lindja ka ngrirë kallkan, për t’u kthyer më 1998, si shpend shtegtar në folenë e vjetër. Në këto kohë pas rrënimeve të vitit 1997 ringjallet e boton libra në bashkëpunim me Edvinin e kthyer nga plazhet nudo. Me ato shkrime antishqiptare, u përpoq më kot të errësojë jo vetëm figurën e Skënderbeut të ndriçuar nga Fan S Noli, por edhe objektivat e demokratëve. Për këto shkrime plehra, rrëmbeu diku titullin “doktor” si fletë-lavdërimet e dikurshme të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në muajin e blertë, kur piqen qershitë dhe populli, qytet e fshat, është ftuar të shfaq vullnetin për vazhdimin apo jo të udhës së nisur qysh më 1992, Ardiani turfullon nga gëzimi i egër i hakmarrjes, i trashguar ndër gjene nga prindi, prokurori i pamëshirshëm komunist me emrin Bilbil, që dha për kundërshtarët e komunizmit, mbi 150 dënime me vdekje e burgime të gjata, kurse qindra të tjerë i degdisi në internime.
Pa zbardhur mirë 25 qershori 2009, iu shfaq në ëndërr tuneli dhe autostrada e Bashkimit të Kombit, si një top i zgjatur me dy gryka nga fluturonin predha të zjarrta në kokën e tij të çoroditur, kurse Gërdeci i rilindur, si mbarimi i shpresave të një banditi të kuq, që përpiqet si serb i tipit Çubriloviç, të ndajë në mes Shqipërinë, veriun nga jugu, vëllain nga vëllai. I marrtë të keqen dashurisë ndërmjet veriorëve e jugorëve, ky b…pambuk., ky intelektual i dështuar me “doktoratën” fallco, ky shkatarraq të vërtetash historike.
Me 28 qershor u zgjua i tmerruar nga thirrjet gazmore në sheshe: Rroftë Aleanca për ndryshim!!

Gazeta 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dënimi i 75 vjeçarit nga Bilbil Klosi
» Ardian Ramadani: Blasfemitë e radhës
» Krimet e komunizmit / Bilbil Klosi, gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve
» Ardian Klosi shpall ndarjen e Shqipërisë sipas tezave serbe
» Linda Morava:BILBIL KENDO NE KOPSHTIN TEND

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi