Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardian Ramadani: Blasfemitë e radhës

Shko poshtë

Ardian Ramadani: Blasfemitë e radhës Empty Ardian Ramadani: Blasfemitë e radhës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 1:54 pm

Ardian Ramadani: Blasfemitë e radhës U1_ArdianRamadaniBlasfemitë e radhës

Nga Ardian Ramadani

Këtyre ditëve doli në botim libri « Istorija na makedonskiot narod » i botuar prej Institutit Kombëtar të Historisë me para të qeverisë aktuale. Nuk ishte problem titulli i librit por ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte ajo që është thënë dhe shkruar në lidhje me këtë libër, i botuar me paratë e qeverisë ku aktualisht bën pjesë parti shqiptare e cila thirret në emër të interesave kombëtare dhe legjitimitetit të harxhuar më të saj. Sipas asaj që thuhet këtu mëtohet se Maqedonasit nuk janë shumicë dominuese sllave, por se tek ata dominon etnosi antik. Si çdoherë sipas autorit Mitko Panov, sllavët të cilët ishin shpërngulur në shek. VII nuk kishin qenë në numër të madh që të ndikonin në prishjen e mozaikut dhe konstelacioneve ndëretnike. Sipas tij maqedonasit antik nuk kishin humbur, por se ata kishin vazhduar të merrnin pjesë në procesin e simbiozës së sllavëve dhe të futnin pjesë të traditave të tyre. Krejt ky mëtim dhe ky përkushtim në këtë “studim” ka një qëllim. Diskreditimin e faktorit shqiptarë në Maqedoni, i cili dita ditës vazhdon të margjinalizohet tej mase. E tani doli edhe ky “studim” i bërë nga “studiues të famshëm” dhe me “reputacion” saqë marrin guximin të botojnë edhe diç të tillë, dhe të kërkojnë zëvendësimin e epokës së Aleksandrit III me "maqedonizëm" në vend të asaj "helenizëm. Ata harrojnë dhe bien ndesh me vetveten, kur thuan se janë maqedonas antik. Në çdo 10 vjet kemi ndryshim të identitetit të tyre. Para 10 viteve origjina e këtij “kombi” të kontestuar kërkohej tek sllavët, e tani kërkohet tek Antika. Në fakt maqedonas të tillë jo që nuk ka pasur, por edhe këta që janë tani rrezikojnë që të jenë më të tillë, sepse kontestohen nga secili. Përballë gjenden me rezistencën greke e cila me të drejtë kërkon rishikimin e blasfemive të tilla dhe kërkon me ngulm heqjen dorë nga vjedhja e historisë së tyre dhe të tjerëve. Absurdi që të vret më shumë është heshtja përballë këtyre gjërave nga ana e faktorit politik shqiptar pjesmarrës në qeveri, si dhe finansimi i këtyre trillimeve dhe sajesave përrallore që do t`ia kishte lakmi çdo fëmijë i parashollores, me bekimin e po të njëjtës parti shqiptare. Shtetarët maqedonas në vend që të merren me të ardhmen e pakontestuar evropiane, merren me të kaluarën e mjegulluar saqë edhe vet nuk dijnë se çka do të dalin më tutje. Do të kërkojnë t`i gjejnë gjurmët e tyre të lashta edhe tek majmunët parahistorik, e një ditë do të marrin guximin të thuan se edhe njeriu i parë ka qenë maqedonas antik. Ndërsa prap heshtja e faktorit politik qeveritarë shqiptar na vret të gjithëve. Janë në dilemë të madhe hamletiane, të flasin diçka që ndoshta do të kishte reperkusione për ta, ose të heshtin, e kësisoj heshtja është pohim. Ndërsa në anën tjetër Shkupi shqiptar vazhdon të sllavizohet dhe të mbushet me statuja të “maqedonasve antik”. Prapë heshtje. Prap nëpër spotet televizive të CNN-it promovohet Maqedonia me gjithçka sllave dhe maqedonase përmbrenda, ku nuk figuron asgjë shqiptare aty e ca politikanë shqiptarë thirren ende në marrëveshje të Ohrit dhe në raporte të relaksuara me partnerin qeveritarë. Kjo marrëveshje jo vetëm që është harruar, por tani është duke u implementuar një marrëveshje tjetër, ajo e maqedonizimit të Maqedonisë e cila njihet me emrin FYROM, e shkohet deri aty sa kërkohet edhe maqedonizimi i helenizimit. Dhe çuditem nga ky guxim i shtetarëve aktual, të cilët “harrojnë” kontestimin e kombit të tyre surrogat dhe renegat nga bullgarët, grekët, e të tjerët si dhe provokojnë të gjithë fqinjët përreth tyre. Kështu provokojnë edhe shqiptarët. Asnjë qeveri në botë nuk do të tentonte të merrte kësi lloj hapash të “guximshme” dhe të marra, për shndërrimin e blasfemive në realitet. Këtë afinitet e kanë vetëm qeveritarët e Gruevskit dhe Gruevski vet. Por cili duhet të jetë veprimi i partive shqiptare përballë kësaj gjendjeje? Ato duhet të kërkojnë me ngulm nxjerrjen në pah të të vërtetave duke argumentuar njëkohësisht ekzistencën autoktone të tyre, prezencën e tyre permanente në këto treva, të kërkojnë me ngulm pjesëmarrje aktive në bisedat për emrin, të bashkërendojnë qëndrimet me partitë simotra nga Kosova dhe Shqipëria, të promovojnë qëndrime kohezive për çështjet madhore, e jo të shikojnë si sehirxhinj dhe të bekojnë blasfemitë dhe gënjeshtrat e një qeverie e cila nepër botë dhe rajon bën ushtimën e një material piroteknik që njihen këtu tek neve me emrin petardë, por që për ne shqiptarët është duke e pasur efektin shkatërrues të një bombe.

*Profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore.

Për ZSH: Bardhyl Mahmuti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi