Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA THANI NAQO

Shko poshtë

POEZI NGA THANI NAQO Empty POEZI NGA THANI NAQO

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 4:03 pm

POEZI NGA THANI NAQO

ETYD FILMIK


Dy minuta në metro,
Dy minuta çdo mëngjes.
As më njeh e as e njoh,
S'mar guxim të përshëndes.


Dy minuta sekuencë,
Syn'e saj mar me vete.
Më ndjek pas një siluetë,
Me profilin e një greke.


Në metro s'e shoh më,
Ku ka shkuar nuk e di.
Fimi i saj mbeti pa zë,
Krejt pa ngjyra, bardh e zi.




POETI


Dalin vargje dëshpërimi,
Sa herë jeta të mashtron.
Qiet'e syve re trishtimi,
Brenga brengës i rëndon.


Breng e hidhur për këdo,
Shkëmb Zizifi, ah, kjo jetë!
Shpirtin tënd ti mos mjero,
Bota s'është kaq e shkretë.


Dëshpërimin nxirr me vargje,
Gjersa shuhet vjesht'e vonë.
Mos kalo më mbi ato pragje,
Breng' e dimrit të mjeron...




HESHTJA DHE VETMIA


Me duket se bashkë kemi një shekull,
E zjarr'i vjeter më kleit në gjoks.
Marrëzisht mendoj, ky zjarr ka vdekur,
As flakëron e as zemrën s'ma ngroh.


Ç'të bejme? Mesnesh ngrihet mur'i lartë,
As unë, as ti, ta kapërxejmë s'mundim.
Yllneshe ishe, unë yll i vetëm në fshat,
Yjet, kur ciflohen, hapësirave humbin.


Pastrojmë vehten sa herë grindemi,
Nga tekat e huqet që mosha i sjell.
Jetojmë si hije e harrojmë të puthemi,
Buzëqeshje shoh veç kur lule ti mbjell.


Ah, lulet nuk mbillen në çdo stinë,
Megjithëse jetojmë në botën e gjelbërimit.
Heshtja dhe vetmia krah për krah rinë,
Si dy lule të thara në mes të jeshilit.




PEISAZH NËN MJEGULL


Zvarritet mjegulla pa u ndjerë fare,
Malin përçudnoi, grizim kodrinash.
Nën vello oxhaqe e, në çdo dritare,
Trishtimet fëmijërore në sitë kortinash...


1969-2009




MONOLOGU I PIANISTIT PLAK


C'pret?!...Dorrëzoja gjumit,
Ftohtësinë trupore e ndjenjat e dyshimit.
Hiri puhizon mbi thëngjijtë e tu të fundit,
Erërat le të luajnë sinfoninë e dimrit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi