Luan Myftiu: Rama po ndjek mallkimin: 'pas meje, le të bëhet kiameti'
Faqja 1 e 1

Rama po ndjek mallkimin: 'pas meje, le të bëhet kiameti'
'Pendesa është varka që nuk mbytet kurrë' - V. Hygo
Nga Luan Myftiu
Asnjë reformator i vërtetë nuk mund të jetë egoist. Çdo idealizëm i ka rrënjët te dashuría për njerëzit. Nuk pajtohet ambicia e sëmurë me altruizmin. Demokracia ka në themél filozofínë e dashurísë. Kush jeton me ideale të mëdha, nuk mund të kënaqet nga lakmi të vogla. Të gjithë diktatorët e mbajnë veten për liberatorë. Misionarët nuk mburren kurrë. Nuk dëshpërohet nga humbjet e përkohshme ai që lufton për lumturinë e përhershme të të tjerëve. Madje ai as që revoltohet me ta, kur s’e kuptojnë. Kurse të gjithë tiranët janë hipokritë. Pabesía është virtyti i tyre më i lartë. Të paaftët mburren, edhe kur shkatërrojnë. Gjithë djajtë e qeshur, kënaqen të mashtrojnë engjëjt. Kurse dhunuesit e lirísë përvetësojnë sakrificat e popujve. Nuk njihet perandor despot që t’i kenë mjaftuar hapësirat që ka pushtuar. Lakmia për pushtet të pamerituar nuk i njeh kufi ligësísë. Historia i ka mësuar popujt të mos u besojnë fjalëve. Doktrinat kriminale janë më të rrezikshme se pushtimet e egra. Tiranitë fshihen prapa keqardhjesh të shtira. Udhëheqësit hajdutë nuk e njohin mëshirën. Mjerë popujt që drejtohen nga “burra shteti” mendjemëdhenj. Jo të gjitha vuajtjet prodhojnë fisnikërí. Tiranët e vegjël janë mbrojtësit më fanatikë të të mëdhenjve. Të gjithë servilët krijojnë vetëm diktatorë.
Edvin Rama u vetëshpall liberal dhe doli despot. Si anarkist u shtir kundër çdo autoriteti dhe po merr më qafë të tjerët për të diktuar vetë sa më shumë. Ky që s’duronte asnjë lloj pushteti, po bëhet copë të zotërojë të gjitha pushtetet. Si egoist, te dashuría e shtirë për njerëzit, ai miklon veten. Ai nuk e çmon të mirën, sa kohë që ajo nuk buronte nga mëshira e tij. Edhe pse ithtar i “qoftëlargut”, kërkon ta ndërtojë ndryshe diktaturën. Të jetë kjo, vallë, “Politika e tij e ré” ? Se, edhe me “dashurí” të shtirë mund ta vrasësh lirinë. Rama s’la kasolle pa kontrolluar për të zbuluar gjurmë mjerimi, që të akuzonte kundërshtarin. Ai që s’ka me se të mburret, do të përdorë doemos sharjen. Nuk zbulohet alternativa duke kërkuar gjilpërën në kashtë. Kush i do njerëzit, nuk pengon kurrë askënd që përpiqen për lumturínë e tyre. Rama nuk la metodë enveriste pa përdorur për të dëmtuar demokracinë. Harroi që nuk mund të mashtronte një popull, që shëmbi diktaturën, duke u shtirur sikur u besonte gënjeshtrave të saj. Ramës nuk i solli dobí dhelpëría. Përkundrazi ! Ajo iu shndërrua në bumerang. Ky që derdhi lotë krokodili për varfërinë, po u mallkon sot atyre të ardhmen, meqë nuk e votuan masivisht. Nuk mund t’i sjellë dëme vendit misionari, edhe sikur njerëzit të mos e kuptojnë ! Asnjë patriot nuk trillon sebepe për të mohuar standartet e arritura të zgjedhjeve. Shpirtmadhësía e Ramës mbeti te kufijtë e mllefit të një ambiciozi meskin. Si reformator, garantoi përçarjen edhe brenda së majtës. Si gjithpërfshirës, realizoi me novatorizëm përjashtimin. Si misionar, po bëm çmos të prishë imazhin e vendit të vet. Edhe Enver Hoxha shtirej i pikëlluar, kur i sillnin lajmin e zhdukjes së shokëve me porosi të tij. Ky gangster që luftoi për krijimin e “Botës së ré”, ua bëri njerëzve vdekjen më të ëmbël se jetën. Si dishepull i Stalinit, e deshi popullin mercenar të degraduar. Ndoshta prandaj tentoi t’i jepte atij fytyrën e vet, d.m.th. ta linte pa dinjitet. Me të tilla ligësí satrapi mundi të garantonte lavdinë e një gënjeshtari dhe mbijetesën e një heroi frikacak. Edvin Rama i kërkoi me qirí njerëzit e komprometuar prej babait të tij shpirtëror. Me ta ai po pështyn sot mbi standartet e zgjedhjeve. Por, të mos akuzohej si jo revolucionar, premtoi t’u jepte fermerëve “tapí” për tokat e “armiqve” të revolucionit. Pastaj qetësoi xhelatët se për hir të tyre nuk do ta kthente kokën pas. Prandaj qe entusiast për fitoren e zgjedhjeve. Shpresoi ndoshta ta votonin gjithë mëkatarët, që besuan se ky enverist do t’u fshinte gjurmët e krimeve.
Për të kënaqur xhelatët, Rama injoroi viktimat e komunizmit. Proklamoi realizimin e paqes sociale dhe çmoi si armiq martirët e demokracisë. Ky Don Kishot cinik, pa kërkuar falje, do të barazuakësh para ligjit xhelatin me viktimën. Si demagog, u kërkoi pa turp vota kurbanëve të “dasmës” komuniste. Si ideator i “Politike të ré” europiane, parashikoi t’i linte gjithë pronarët e ligjshëm me gishtin në gojë. Si progresist arkaik, ngul përsërí këmbë, madje, se i ka fituar zgjedhjet, edhe kur i ka humbur ato me të drejtë plotësisht. Dhe vazhdon të mburret se të gjithë shqiptarët do të provonin “parajsën” e maskarenjve, po të realizohej ambicia e tij për pushtet të pakufizuar.
Dhe çudí ! Se nga i gjen ky sharlatan ca njerëz, që ia besojnë përsërí gënjeshtrat. Se nga i zbulon ca naivë, që e shohin si shpëtimtar. Mos, vallë, kanë mbetur endé nostalgjikë, që ëndërrojnë kohën, kur punonte kali dhe hante gomari? Ca dembelë patogjikë, të cilët, meqë i shitën dje tiranit edhe shpirtin, u bënë despotë të vegjël. Apo ka gjetur nga ata, të cilëve u ka premtuar se do t’ua largojë me marifete frikën e mëkateve të tyre të djeshme ? Jo! Jo! Ka endé njerëz, të lidhur me shumë fije me të kaluarën, të cilët kanë shpresuar se me Ramën nuk do të rënkonin në gjumë për gjëmat, me të cilat siguruan dje “parajsën” e krimit. Kështu, pra, në mes të militantëve të korruptuar, të të inkriminuarve dhe dembelëve, të të privilegjuarve të djeshëm pa meritë,e tj. Ramë pehlivani kujtoi se u bë ideatori i një epoke të re. Harroi që vuajtja e tmerrshme në diktaturë i ka bërë shqiptarët ta dallojnë djallin, edhe kur ky vë krahë engjëlli. Nuk e mendoi i ziu Ramë që shqiptarët e kishin nuhatur si egoizmin e tij të sëmurë, ashtu dhe mungesën e cilësive të tij prej një burri shteti. Nuk e kuptoi dot Rama thellësínë e intuitës së një populli të tallur me dekada, i cili e përktheu “Politikën e tij të ré”, jo vetëm si ambicie të madhe për pushtet personal, por edhe si një “parzmore” për të mbrojtur me pushtet pasuritë e tij të paligjshme. Ndaj, porsa sovrani e dha verdiktin, sharlatani Ramë i nxorri kthetrat. Dhe, si ai skifteri, që e ngré prénë e vet në qiell dhe e lëshon atë pastaj mbi shkëmbinj për ta shqyer pa mundime, ashtu e nisi Rama rrugën me aleatët e vet, të cilët nuk e morën vesh se nga u shkuan “leckat”. “Misionari” i epokës së ndryshimit të madh kishte organizuar fshehtas vjedhjen dhe masakrën e blerjes së votave dhe, kur diktoi rezultatin, nisi të sajonte pa skrupull ca pretekste për t’i denoncuar zgjedhjet si të manipuluara. (!) Ky ishte shërbimi më i paturpshëm i këtij vizionari dritëshkurtër e interesaxhí, i cili, për të fituar pushtet absolut e me çdo kusht për vete, mund të mohonte, jo vetëm fukarenjtë, por edhe vetë “Nënoken” Shqipërí, që ka aspiruar tërë jetën e saj bashkimin me Europën. Ramë idealisti u katandis si ai “kokoshi një thelë”, porsa zgjodhi si alternativë mallkimin e zgjedhjeve, mohimin e standarteve të arritura dhe, madjé, mosnjohjen e tyre si një proces, gjoja, jashtë çdo parametri demokratik. Dhe, në vend që të pendohej për “proçkat” që bëri, të reflektonte ku kishte gabuar; në vend që të gjente shkakun brenda vetes, të kryente gjestin më qytetar, atë të dorëheqjes, ky “reformator” hipokrit, vazhdon edhe sot e gjithë ditën të montojë gënjeshtra e të shpikë ankimíme të turpshme se, gjoja, na i qënkan vjedhur votat nga kundërshtari. Shkurt, ithtari i “Politikës së ré”, që ishte betuar se do ta antarësonte sa më heret Shqipërínë në Europë, po tenton t’i zhdukë kësaj çdo iluzion se mund të heqë vizat, të anëtarësohet dhe të zgjidhë problemet, për të cilat ky ithtar i madh i integrimit derdhi lumenj fjalimesh idilike. Ramë reformatori, pra, po bllokon emacipimin e Shqipërisë. Si humanist gënjeshtar e si atdhetar meskin, po përpiqet të dobësojë imazhin e Shqipërisë para miqve tanë ndërkombëtarë. Ai po “hakmerret” kështu ndaj vendit të vet, vetëm pse ky nuk votoi masivisht për të, pse nuk po ulërin për disfatën e tij, pse qëndron i kënaqur, kur sheh si krijohen koalicione për interesa madhore kombëtare pa miratimin e tij. Kështu Ramë “altruisti” na doli sheshit një egoist mistrec, një kukuvajkë pa pupla, një lubí e një lakmues pushteti të pakufizuar, që, për nga cinizmi, kapërcen edhe klithmën ogurzezë të atij mbretit shpirtvogël, i cili pati deklaruar solemnisht :”Pas meje le të bëhet kiameti!”.
Ndaj Shqipëria rri e mendon, e lumturuar që mundi të shpëtonte nga thonjtë e këtij liberali shpirtkazëm, i cili paskësh qënë gati ta “varrosë” të ardhmen e vendit, vetëm për hir të karrierës së tij të pamoralshme. Ndoshta prandaj habitet Shqipëría se ku e gjeti atë zgjuarësi, ç’gjenialitet e mësoi të krijonte këtë ekuilibër forcash, me të cilin, jo vetëm garantoi një koalicion shpëtimtar, zbuti një politikë konfliktuale, por edhe eliminoi krizën, që mund ta largonte edhe për ca kohë perspektivën e pashmangshme të integrimit të saj në Bashkimin Europian !...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Luan Myftiu: Po dha dorëheqje i paudhi, të caktohet kukudhi
» Luan Myftiu:Rama do akuzojë edhe elektoratin e majtë
» Luan Myftiu: Përse tenton t’i kontestojë zgjedhjet Rama?
» Luan Myftiu: Rama lyp edhe një mandat, që të ketë sy e surrat
» Luan Myftiu:Frymëzuesit e urrejtjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi