Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria autoritet i fuqishëm në INTERPOL

Shko poshtë

Shqipëria autoritet i fuqishëm në INTERPOL Empty Shqipëria autoritet i fuqishëm në INTERPOL

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 9:54 pm

Shqipëria autoritet i fuqishëm në INTERPOL

Bota sot, Tiranë
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha takon Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol-it, z. Roland Noble. Kjo është hera e parë që një Sekretar i Përgjithshëm i Interpol-it viziton Shqipërinë.



Shqipëria autoritet i fuqishëm në INTERPOL INTERPOL
Kryeministri Berisha priti në një takim të veçantë Sekretarin e Përgjtihshëm të Interpol-it, zotin Roland Noble. Kjo është hera e parë që një Sekretar i Përgjithshëm i Interpol-it viziton Shqipërinë.

Kryeministri Berisha i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të Interpol-it, për stacionimin e një përfaqësuesi të policisë shqiptare pranë Interpol.
Sekretari i Përgjithshëm i Interpol-it, Roland Noble përgëzoi Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit dhe vlerësoi me nota shumë pozitive bashkëpunimin midis Interpolit dhe autoriteteve shqiptare. Duke vlerësuar faktin se kjo ishte vizita e parë në Shqipëri e një zyrtari të tillë të lartë të Interpolit, zoti Noble i kërkoi zyrtarisht kryeministrit Berisha, që Shqipëria të stacionojë një oficer të policisë shqiptare në zyrat qendrore të Interpol-it. Kryeministri miratoi kërkesën duke shtuar se kjo ishte një shenjë e rritjes së besimit të partnerëve ndërkombëtare ndaj policisë shqiptare.Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e informoi z.Noble për përpjekjet dhe progresin e bërë Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, ku gjatë katër viteve janë shkatërruar mbi 206 grupe të krimit të organizuar dhe janë arrestuar mbi 1000 element kriminale. Kryeministri vuri në dukje se tashmë niveli i krimit në Shqipëri është më i vogël se mesatarja e Bashkimit Evropian. Ndër të tjera, Kryeministri Berisha shtoi se në sajë të përpjekjeve të qeverisë shqiptare, në këtë luftë, është ulur ndjeshëm trafiku i drogës dhe trafiku i qenieve njerëzore. Kryeministri i bëri të ditur zotit Noble se qeveria shqiptare do të rishikojë dhe ashpërsojë ligjin për konfiskimin e aseteve që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu kryeministri vlerësoi bashkëpunimin me fqinjët në luftën kundër krimit të organizuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi