Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!

Shko poshtë

Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!! Empty Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 20, 2013 12:20 pm

NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!!




BAROMETRI DIPLOMATIK



Nga Prof. Dr. Mehdi HYSENI:NË BALLKAN EKZISTON VETËM SHQIPËRIA ETNIKE E COPËTUAR NGA FQINJTË E SAJ SLLAVË, JO “SHQIPËRIA E MADHE”, JO!!! Mehdi_Hyseni
Prof Dr Mehdi Hyseni


*** As Ballkani, as Evropa nuk kanë asnjë arsye, që të frikësohen nga “Shqipëria e madhe”, sepse ajo kurrë nuk ka ekzistuar dhe, as sot, nuk ekzisotn si e tillë as si doktrinë e as si praktikë, por duhet t’i frikësohen vetëm Serbisë së madhe, e cila, edhe sot, ekziston dhe jeton si e tillë, që në vijimësi po e rrezikon bashkëpunimin, integrimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ky është problemi, jo “Shqipëria e madhe”-sajesë politiko-propagandistike dhe diplomatike e mbrojtjes së Serbisë së madhe.

*** Hashim Thaçi: “Kosova e Serbia po  e lënë pas të kaluarën… Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as Shqipëri të madhe. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze Die Presse.”www.kohanet/18/06/2013).

Është absurditet logjik, kur dikush (sikurse në rastin konkret kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi) shërbehet me sintagmën politike ” Shqipëria e madhe”, duke qenë se kjo kurrë nuk ka figuruar (si kërkesë, as si realitet) në asnjë  agjendë të derisotme programore historike, politike, propagandistike a kombëtare  të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në Ballkan, që nga krijimi dhe ekzistenca e tyre, edhe si komb, edhe si shtet. Kjo është e vërteta e pamohueshme.



“Shqipëria e madhe” është trillim sui generis i Serbisë madhe!



Për këtë fenomen absurd, të shpifur dhe të trilluar nga pseudoshkenca historiografike, nga Kisha Orotodokse Serbe, si dhe nga politika dhe propaganda shekullore serbomadhe, kam shkruar  dhjetra e dhjetra here, por megjithëktë, për hir të së vërtetës, prapë po i referohem kësaj teme, të imponuar nga partizanët e tezës “Shqipëria e madhe”. Pse serbomëdhenjt e përdorin këtë  termë si armën kryesore për mohimin e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, nuk është ndonjë novus, por pse politika, diplomacia, publicistika dhe mjetet e inofmracionit shqiptar këtë e “zhvatin” pa kurrfarë “zori” dhe, pa kurrfarë nevoje, kjo është iracionale dhe e papranueshme, sepse në asnjë formë (as ideologjike, as teorike e as praktike) nuk ka ekzistuar dhe, nuk ekziston koncepti “Shqipëria e madhe”!



Për t’i fshehur qëllimet, aspiratat dhe pretendimet  e saj kolonialiste dhe imperialiste sidomos ndaj përthithjes dhe territoreve të Shqipërisë Etnike në Ballkan, të gjitha regjimet e deritashme (mbretërore, fashiste, komuniste, gjenocidale ) të Serbisë (1878-2013), janë shërbyer dhe, edhe sot, i ashtuquajturi regjim “demokratik-socilaist proevropian” me në krye Tomislav Nikloqin (president) dhe me Ivica Daçiqin (kryeministër), shërbehet me parullën  politiko-propagandistike antishqiptare “Shqipëria e madhe” mbase kjo është strategjia dhe taktika më opportune dhe kohezive  për t’i mbrojtur interesat kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspansioniste të Serbisë së madhe të Ilia Garashaninit, të projektuar qysh më 1844 (“Naçertanie”).



Pra, vështruar si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik, Serbia e madhe ka ekzistuar dhe, ajo ekziston edhe sot, si ngrehinë artificiale, e kompozuar  si tërësi territoriale, administrative dhe shtetërore me copat e territoreve të aneksuara dhe të grabitura me dhunë, me terror me gjenocid nga Hungaria, nga Kroacia, nga Bullgaria dhe, në masën më të madhe nga Shqipëria Etnike (Anamorava, tanimë, e tëkurrur vetëm në trekëndshin Preshevë-Bujanoc-Medvegjë, si dhe Novi Pazari me rrethinën e  Sanxhakut).- De fakto dhe de jure kjo është  SERBIA E MADHE, e cila si e tillë (me një sërë problemesh dhe kontestesh të pazgjidhura territoriale me vendet fqinje), tanimë, i ka bërë gati “valigjet”, që të udhëtojë për në Bruksel për t’iu bashkuar 27 shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian (BE-së) demokratike, e cila, tanimë, ia ka hapur dyert Serbisë, që të aderojë në të, edhe pa njohjen e Republikës së Kosovës, edhe pa decentralizimin dhe pa rajonizimin e saj sipas  agjendës integruese dhe demokratizuese të BE-së(!)



Serbomëdhenjt dhe miqt e tyre, mund të ushqehen me nusproduktin serbomadh “Shqipëria e madhe”, por jo edhe shqiptarët, assesi, sepse kjo do të ishte turp, padituri  dhe padrejtësi ndaj vetëvetës dhe ndaj identitetit të Shqipërisë Etnike. 



Marrëveshja Thaçi-Daçiq nuk mbyll kaptinën 100-vjeçare të armiqësisë serbo – shqiptare!!!



Kryeministri Hashim Thaçi me bashkëmendimtarët dhe me bashkëpunëtorët e tij qeveritarë, mund të ëndërrojë  dhe të deklarojë çfarë të dojë, kur është fjala për afrimin e Kosovës me Serbinë, por nuk është e vërtetë se gjoja përfundimi i Marrëveshjes me kryeministrin Ivica Daçiq në Bruksel (19 prill) bëri që “Kosova dhe Serbia ta lënë pas të kaluarën”, siç është prononcuar Thaçi në intervesitën e tij për gazetën  austriake “Die Presse”.



Natyrisht, po të ishte kështu, kjo do të ishte e mira e Zotit, sepse pajtimi, mirëkuptimi, mirëbesimi, bashkëpunimi dhe paqja thelbësore shpiejnë popujt drejt afrimit, integrimit, zhvillimit, përparimit dhe ardhmërisë së mirëqenies së tyre. Mirëpo, në rastin konkret, Marrëveshja Thaçi-Daçiq është e dyshimtë  dhe e dëmshme për interesin e përgjithshëm të shqiparëve dhe, për  interesat vitale të shtetit të pavarur të Kosovës ngase  Serbia nuk po e  njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por vetëm si ngrehinë të përkohshme jolegale.



-Derisa presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, deklaron se “janë të përkoshme institucionet shtetërore të Kosovës, dhe se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”, atëherë, shtrohet pyetja: -Çfarë “marrëveshje historike, reciproke, pajtuese, miqësore qenka ajo?!



-Si, me këtë marrëveshje difekte, që përfill vetëm interesat e politikës kolonizuese dhe neokolonizuese të Serbisë ndaj Kosovës së pavarur, tanimë, sipas konstatimit të kryeministrit, Hashim Thaçi: “Kosova e Serbia po  e lënë pas të kaluarën”!? – Kur, atëherë, kur Serbia ta njohë Kosovën, ashtu sikurse Amerika dhe mbi 90 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare!



Përkundrazi, Serbia  po hap një kaptinë të re politike, me riaktualizimin e  historisë, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës së vjetër të saj imperialiste: “Kosova në Serbi” e “Serbia në Evropë”. Ky është kuptimi domethënës i arritjes së kompromisit të keq politik i Marrëveshjes “historike” Thaçi-Daçiq.

Ajo është një marrëveshje, që gradualisht (në faza) minoritetit serb i garanton autonominë e plotë politike dhe territoriale, që ndërkohë, do të përfundojë në shkëputjen e plotë territoriale, administrative dhe shtetërore nga Republika e Kosovës. Kjo është esenca e marrëveshjes për t’i “rehatuar” serbët si faktor pandan ndaj shtetit të Kosovës, ashtu sikurse figuron  “Republika srpska” në federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Edhe pse diç e tillë nuk figuron në asnjë rresht të Marrëveshjes së theksuar, parapavija e saj politike është kjo, serbët në Veriun e Kosovës duan krjimin e një mini  shteti sikurse “republika srpska” ose  bashkimin me Serbinë.



Prandaj, qeveria dhe parlamenti i Kosovës me në krye hashim Thaçi (sa herë të duan), mund t’i ndryshojnë ligjet dhe Kushtetutën e tyre për t’i “akomoduar” serbët (ashtu siç thuhet në atë Marrëveshje), por serbët e atjeshëm, kurrë nuk do t’i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu sikurse  Serbia e Tomislav Nikoliqit(president) dhe e Ivica Daçiqit (kryeministër). Për më tepër, këtë e ua garanton edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006), sipas së cilës “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”. Në këtë rast, kush është disfatist dhe i vetëmashtruar, kryeministri Hashim Thaçi me vardisësit e tij, askush tjetër. Po të ishte ndryshe (domethënë në interes të Republikës së Kosovës), Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta “aminonte” Marrëveshjen Thaçi – Daçiq. Tanimë, këtë  e dinë edhe “vremçat” e Kosovës, e lëre më, ata që po merren me “politikë të lartë” për pajtim me çdo kusht me Beogradin, pa e njohur Serbia Kosovën si shtet të pavarur dhe sovrane. 



Së fundi, jo vetëm qeveria e Hashim Thaçit, por i gjithë spektri politik (pozitë  e opozitë), duhet ta kenë të qartë se pajtimi historik, i ligjshëm, konkret dhe realist (de fakto dhe de jure) i serbëve dhe i shqiptarëve, përkatësisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të bëhet vetëm atëherë kur Beogradi zyrtar, do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur më se 90 shtete të bashkësisë ndërkombëtare me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Ndërkaq, Marrëveshja e arritur në Bruksel, më 19 prill 2013, ndërmjet dy kryeministrave Thaçi – Daçiq  me ndërmjetësimin e   shefës së diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Catherine Ashton, nuk është në përputhje me të drejtën historike e as me të drejtën ndërkombëtare.



Parimisht, çdo marrëveshje a traktat që lidhet ndërmjet dy a më shumë shteteve, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve të tyre dypalëshe a shumëpalëshe, e që është në funksion të sigurisë, të stabilittetit dhe të paqes qoftë me karakter rajonal, evropian apo ndërkombëtar, duhet  mbështetur gjithanshmërisht, sepse është e pranueshme sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas Kartës së Kombeve të  Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, Marrëveshja e sipërtheksuar nuk i përmbush kriteret dhe normat e theksuara ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit pozitiv juridik ndërkombëtar, sepse është një marrëveshje e njëanshme, që favorizon minoritetin serb me tendencë të minimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Pavarësisht nga “stili i lartë” politik dhe diplomatik i jusitifkimit të nënshkrimit të Marrëveshjes Thaçi – Daçiq në dobi të Serbisë,
vetëkënaqësia me asgjë, veprimi sipas inercionit, imponimit dhe diktatit të Serbisë dhe mbështetësve të saj, nuk quhen politikë, as diplomaci e mirëfilltë, por kapitulim përpara së keqes-Serbisë neokolonialiste.


Marre nga Tribuna 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi