Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VLERA MATJANE NË RRITJE

Shko poshtë

VLERA MATJANE NË RRITJE Empty VLERA MATJANE NË RRITJE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 4:51 pm

VLERA MATJANE NË RRITJE








VLERA MATJANE NË RRITJE Mati2Mati po ngre vlerat intelektuale e krijuese nëpërmjet punës së intelektualëve. Ky aktivizim është në funksion të këtyre synimeve, shprehet Aqif Kurti kryetar i shoqatës kulturore “Dilaver Kurti”, që në fillimet e shoqates që ai drejton. Kjo shoqate ka bërë kujdes në planifikimin e veprimtarive duke u mbështetur në tabanin e shëndoshë të krijuar nga historiani, arkeologu e etnologu Dilaver Kurti e mjaft historianë të shquar e studiues të tjerë të vlerave të Matit, të qytetërimit iliro-arbëroro-shqiptar të lidhur pazgjidhshmërisht me këtë trevë. Kështu shoqata jonë ka arritur të arkivojë e publikojë shumë dokumente shkrimorë, fotografikë e filmikë, me të cilët po mundësojmë mjaft veprimtari, madje edhe duke bashkëpunuar me institucione për evidencimin e vlerave dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Pjesëmarrje të tilla janë dy aktivitetet kombëtare me iniciues kryesor studjesin e afirmuar Behar Gjoka në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, që kanë lidhje me ngjarje dhe personazhe të shquar nga historia e letërsisë dhe gjuhësisë të trevës së Matit. Fotomontazhi filmik “Guri i Bardhë në 440 vjetorin e lindjes së Budit” i shfaqur fillimisht nga shoqata jonë në sesionin shkencor kushtuar shkrimtarit patriot Pjetër Budi, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, fotomontazhi kushtuar “545 vjetori i shkrimit më të vjetër të shqipes së shkruar” shfaqur po në Muzeun Historik Kombëtar në tryezën shkencore kushtuar Formulës së Pagëzimit dhe fotomontazhi “Mati përballë historisë”, shfaqur për herë të parë në simpoziumin shkencor kushtuar 31 Korrikut 1943, në Muzeun Historik Mat, në kuadrin e 65- vjetorit të kryengritjes popullore të Matit, janë realizime me vlera të mëdha të mundësuara me përkushtimin e skulptorit Artan Kurti, poetit Rakib Lasku e veprimtarëve të tjerë pasionantë, që nuk kursehen për të dhënë ndihmesën e tyre modeste.

Kontribute të tjera me vlera shkencore janë dhe shkrimet studimore të publikuara herë pas here në faqet e organit të shoqatës sonë, revistës emathia. Shkrime të tilla si “Mati në labirintet e historisë” apo “Pesha e një embleme”, nga studiuesi i njohur Gjokë Dabaj, ku kundërshtohen shkencërisht historianët fqinjë dhe synimet e njohura ndaj vendit tonë për të përvetësuar territoret dhe simbolet e kulturave të shqiptarëve. Problematika të tilla që ndeshim në këto shkrime me të vërtetë me peshë, na vënë përpara detyrimesh të mëdha që shkallë-shkallë nga hulumtuesit dhe studiuesit e thjeshtë e deri në qarqet akademike, kërkojnë vemendje e vlerësim serioz. Ndonëse çështje të tilla kërkojnë angazhim serioz të akademikëve tanë, por edhe studiuesit matjanë duhet të dinë të gjejnë dyert e bashkëpunimit e të sigurojnë ndihmesën e tyre. Një nga temat historike e pashterrshme është ajo e Kastriotëve, të cilët me Matin i lidh trualli familjar dhe qendrat e mëdha rezidenciale e administrative si: Shtjefni, Stelushi e Petralba. Që në numrin e parë të revistës emathia është prekur kjo temë dhe vazhdon me ambicjen e shumë gjurmuesve e studjuesve, si Ferit Këputa, Lush Susaj, Aqif Ymeri e diku shkarazi edhe nga autorë të tjerë. Na gëzon fakti që historianë jomatjanë si Ilirjan Gjika, pikërisht në periudhën kur jo vetëm deformohet origjina e shtratit familjar dhe epiqendra arbërore, por ka tendenca dhe

denigrimi të figurës së Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, hulumtojnë dhe publikojnë fakte që Mati është vendorigjina e Kastriotëve, ku ata ngritën lavdinë e tyre dhe ku në vazhdimësi trashëguan genin e pastërtisë etnike dhe qëndresës shqiptare. Gjatë vitit 2008 në faqet e revistës sonë ka zënë një vend të veçantë edhe mbledhja e të dhënave në fushën e etnokulturës. Kjo veprimtari doemos kërkon të stimulohet më shumë dhe është varianti më i mirë për të intensifikuar punën e shumë studiuesve. Në këtë fushë edhe toponimia është një arkiv me vlera të pallogaritshme, por ajo duhet grumbulluar e dokumentuar për t’i shpëtuar harresës dhe asgjësimit pjesë-pjesë në kohë. Një thirrje e tillë është bërë më parë edhe nga studiuesi Adem Kuka, në shkrimin me titull: “Toponimia, thesar i trashëgimisë sonë” në numrin 3 të vitit 2007. Kështu, shkrimi me titull “Thesar kulturohistorik i fshatit Fshat në emrat e vendeve” me autor Gjokë Dabajn, është me të vërtet thesar i madh i kësaj fushe dhe mendojmë se do të shërbejë si metodikë pune për mjaft studiues nga gjithë treva e Matit. Po ashtu në këtë fushë edhe shkrimet me titull “Legjenda e toponime në Batërr të Vogël” dhe “Arkitektura, etnografia dhe tradita në Batërr” me autor Isuf Çollakun, meritojnë vemendje të veçantë dhe duhen vlerësuar. Këtë e ka pohuar qartë edhe historiani Gani Mërzira, i cili duke shkruar me nostalgji për fshatin e tij “Kapi, tradita dhe historia”, ka nënvizuar thënien e Barletit që mbetet aktuale në çdo kohë: “Njeriu në botë ndjek gjurmët e gjakut të fisit të vet, ky është ligj”. Me këtë motiv edhe autorë të tjerë si Skënder Tuna, av. Sulejman Cakoni, Ramiz Fiçorri, Halit Muharremi, Gazmend Kurti, Idriz Pasha etj, sjellin me dashuri e respekt traditat e vendlindjes së tyre. Folklori i trevës sonë dhe mbartësit e tij, matjanët, janë pasqyruar me nostalgji dhe profesionalizën nëpër faqet e revistës nga studiuesit e kësaj fushe Qamil Alushi, Ali Hysneli e Esat Ruka, meritë e të cilit është dhe mbajtja në Burrel e Festivalit të Parë Kombëtar të Këngës Lirike. Gjatë kësaj veprimtarie, tubimi dhe kumtesat e mbajtura në tryezën jubilare kushtuar orkestrinës së Matit qenë aktivitet, sa homazh e jubilar, aq dhe nxitës e pararendës për veprimtaritë e mëtejshme. Në të ardhmen kontigjente të shoqatës sonë do të ndihmojnë në gjurmimin dhe kultivimin e elementit të traditës, gjë që do të ndihmojë edhe institucionet në këtë fushë për përfaqësim dinjitoz lokal e kombëtar. Me demokratizimin e Shqipërisë, pas viteve ’90, lindi si domosdoshmëri procesi i rishikimit të historisë për periudhat që koha e mëparshme e kishte politizuar e tjetërsuar. Këtu vlejnë për t’u përmendur, në veçanti, periudha e qeverisjes së mbretit Zog dhe Lufta Antifashiste. Për këtë mjaft të spikatura dhe me vlera referimi janë shkrimet e prof. dr. Muharrem Dezhgiu, analistit Astrit Kola, Ma. Ilirjana Kaceli, Ma. Teki Kurti e Kujtim Porja të botuara gjatë vitit 2008. Letërsia, një fushë sa popullore për lexuesit, po aq dhe e specializuar për një nivel të caktuar krijuesish, si një nga prioritetet e shoqatës dhe revistës sonë, ka pasur hapsirën dhe interesimin e duhur. Me nivel kulturor dhe artistik në revistën tonë janë pasqyruar vlerat e shkrimtarëve, poetëve, përkthyesve e studjuesve të letërsisë Afrim Koçi, Basir Bushkashi, Vasil Premçi, Kujtim Stana, Namik Selmani, Hamdi Hysuka, Mimoza Keçi, Fatmir Gjestila, Spartak Kadiu, Zahide Noka (Cenaj), Luan Stafhasani, Fatmir Neli, Valentina Kurti, Etleva Çoku, Iljaz Stana e Fitim Sula. E më pas të rinjtë Dritan Kurti, Lisandër Kola, Spartak Doku, Ingrid Llaveshi, Olta Klosi, Viola Vata, Rijana Keçi, Fjoralba Vani etj. Interesimi i grupit botues të revistës emathia nuk mjafton vetëm në publikimin e talenteve të reja, por në konsolidimin e formimit të tyre të mëtejshëm në fushën e letërsisë duke e zgjeruar gamën e kontributeve të tyre. Kështu pjesëmarrës të konkursit “Penda Budi 2007” Ensuida Kola dhe Adriatik Doçi, apo të rinjtë Mimoza Tuna, Sokol Llozhi e Bujar Vani, gjatë vitit 2008 kanë pasqyruar edhe shkrime në fushën e gjeografisë, kritikës letrare dhe arteve figurative. Artet figurative përbëjnë një fushë pak të prekshme pas viteve ’90, sa nga krijuesit matjanë, aq edhe nga interesimi i qeverisjes vendore, kur dihet se Mati ka me dhjetra krijues të kësaj gjinie dhe para këtyre viteve ata kishin dhe galerinë e arteve ku ekspozoheshin dhe konservoheshin punimet që përcillnin vlera. Duhen afruar dhe inkurajuar këta, mbase edhe duke u bërë pjesë në projekte që kanë lidhje me planet rregulluese të bashkive dhe komunave tona. Me shumë dashamirësi dhe transparencë kemi prekur në revistën tonë momente të tilla ku artistë të artit figurativ janë lënë jashtë këtyre nismave. Këtu vlen për t’u ritheksuar edhe gjendja aktuale bustit të poetit patriot Pjetër Budi, vepra e të cilit na motivon të shpërndajmë çmime inkurajuese për gjurmime, studime e krijimtari letrare, ndërkohë që busti i tij, në mos para bibliotekës së qytetit, ka mjaft hapsira të tjera dinjitoze për tu ekspozuar Revista emathia ka pasqyruar vlera dhe aktivitete të artit figurativ, që kryhen apo trashëgojmë në këtë fushë. Përmendim vizitën në qytetin tonë në qershorin e 2008- ës të Artistit të Merituar Naxhi Bakalli, vepra e të cilit duke ilustruar muret e M H Mat, hyn njëherazi në fondin e artë të vlerave të artit figurativ të Matit, po ashtu vlerat e piktorit, të titulluar “mesdhetar”, Sefedin Stafa janë maja të arritjeve të artit tonë figurativ dhe krenarisë matjane në këtë fushë. Një aspekt tjetër i veprimtarisë së shoqatës në 2008, ka qenë bashkëpunimi me shkollat, duke kryer takime sensibilizuese në ruajtjen dhe grumbullimin e kulturës shpirtërore e materiale dhe realizuar projekte kurrikulare në funksion të edukimit të nxënësve me vlerat e trashëgimisë sonë historike e kulturore. Në faqet e revistës publikuam projektin që po e realizojmë, suksesshëm, me nxënësit e fshatit Fshat në Klos, për ta përdorur si shembull për të gjitha shkollat e tjera të rrethit të cilave u afrojmë ndihmesën tonë në metodikë dhe dokumentacionin e nevojshëm. Në objektin e shoqatës sonë një nga prioritetet është gjurmimi dhe grumbullimi i trashëgimisë shpirtërore të trevës së Matit. Për këtë përveç materialeve që trashëgojmë nga arkivi i studjuesit Dilaver Kurti, të studjuesve të tjerë dhe veprimtarëve të shoqatës, synojmë në të ardhmen ta zgjerojmë sofrën e bashkëpunëtorëve duke publikuar metodika pune, për t’u ardhur në ndihmë pasionantëve të grumbullimit të folklorit dhe leksikut. Mendojmë se jemi të vonuar përballë rrënimit e asgjësimit të shumë monumenteve të kulturës së trevës sonë, për thirrjen drejtuar të gjitha njësive të qeverisjes vendore për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtyre vlerava të cilat nëse i humbasim koha do të na ndëshkojë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi