Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fabula nga Pilo Zyba

Shko poshtë

Fabula nga Pilo Zyba Empty Fabula nga Pilo Zyba

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 5:03 pm

FABULA NGA PILO ZYBA






Fabula







GOMARI

-Për njerzit-



Sa erëra fryjnë

Në dritaren e stallës sime,

S'do të thotë

Që janë tinguj a muzikë violine.



Sa herë që dikush

Bërtet me zë të lartë,

Nuk do të thotë

Se këndon a bën art.



Ne nuk ngrejmë pabesi

me lule pas shpine,

Të drejtës i pëllasim përballë

Asnjëherë pas shpine.





DRITA

-Për njerzit-



Çudi me njerëzit, shumë çudi,

Ndonëse drita hyri në ç’do shtëpi,

Errësira brenda tyre ka bërë mbretëri.

CJAPI

Tutje, larg bie një këmborë,
Po e tund një cjap përçor.

E tundi nëpër kullotë
Tani po e tund në botë.

Por këmbora s'ka merita,
këngë e saj ngre vetëm prita.

Studjusit ndjekin kurorën,
këngën e bukur, këmborën.

Këmborën dikur e gjetën,
Porse të habitur mbetën.

- Ku është cjapi? - i thanë një bujku.
- Nga kënga e hëngri ujku!








KËRKESA E DAULLES



Daullja që hante dru pas kurrizit,

nga dhimbja bërtiste: -Patjetër,

u mbush kupa e durimit,

dua vëndin që më takon në orkestër!



Kënga më buçet nga kraharori,

oshëtimën ta dëgjosh ta ka ënda!

- Oshëtin kaq shumë - një shoqe i foli -

se bosh e gjitha je nga brënda.



FRERI



Në samar të një gomari,

Një barrë dru lidh litari,



Gjuha bredh e bredh e lirë

- Shtrëngoje, s’e lidhe mirë!



Edhe thasët me kafe,

Mirë nuk i lidhe dje.



Edhe kashtën edhe barin,

Që u mblodh dje për manarin.



Litari lidhur, gjuha zgjidhur,

Grin me zërin e ngjirur.



- Ah! Moj botë, psherëtin freri,

Duke u dridhur i tëri.



Derisa na vunë në gojë të gomarit,

Pse të mos korrë gjuha livadhit!?



THASHETHEME





Miza si miza, në rrugë e driza,

Me fjalët si shtiza.



Na thurte e çthurte,

Lëshonte e tkurrte.



Gjuhën shumë të gjatë,

Litar e lopatë.



Po i thosh një mike:

- Ty të kam besnike!



Xixëllonja e gjorë

Me netë e me orë



Me fener në dorë,

Bredh nëpër oborrë!



Por fare papritur,

Erdh'më e goditur.



Biseda pushoi.

Pak më von, agoi!



Ato që kishin mbetur,

Vrarë patretur.



I mblodhi një qukapik,

Që erdhi nga një fik !



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fabula nga Pilo Zyba Empty Re: Fabula nga Pilo Zyba

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2009 5:04 pm

PORTA E UNIVERSITETIT



Një portë rri hapur për viça e gomerë,

Dhe mbyllur qëndron kur trokasin të tjerë.

- Pse, thotë lepuri,unë kampion në gara!

- Qumësht, gjalp e mish, më tej ankohet Lara!



- Pushoni! Tha porta, mos flisni si të krisur,

Unë rri hapur për ata që më kanë vajisur!







DEBAT



Kur pa dhelprën në qymez,

Qenit gjaku se ç'iu ndez:

- Nuk më thua zonja ndrikull,

Ç’është kjo vizitë e papritur?



- Ah! Mua më rëntë rrufeja,

Tek ty s'arriti e reja?

Kaq reklama, tranzistori,

S'shikon ç'jep televizori?



- Të dëgjoj, por siç e di,

Të tilla s'mbaj në shtëpi!

- Kam ndryshuar rri me shpresë,

Ka, ka, ka, do bëj dhe vezë!



- Ke ndryshuar e shikoj,

Dhe jam gati të besoj.

Por jo hilen edhe vesin,

Ndërruar ke veç qymezin!









FABULISTI DHE DHELPRA



Te dhelpra fabulisti vajti një ditë:

Më fal motër për prapësitë,



- Flas keq për ju e bëj kritika,

Por këto janë vetëm taktika.



Në këtë lojë ne të gjithë u futëm,

Gjetëm mënyrën për të nxjerrë bukën.



- Të kuptoj, përse erdhe në shpellë,

Në sy të shikoj, por të lexoj thellë.



- Po ja, dhe pse i pëlqen ç’do njeri,

Librat dergjen nëpër librari,



Jep të lutem një mendim të zgjuar,

Këshilla nuk do mbetet papaguar.



- Eh! Që shqetësohesh vëlla ke hak,

Bëj fotografi me Dritëronë dhe vere në kapak.









LEPURI TRIM





Ham, ham , qeni nëpër pyll,

Kafshët, bërë të tëra dyllë,

Po vraponin nga sytë këmbët,

Lepuri kish nxjerrë dhëmbët,

- Kjo është për t’u çuditur,

Është për t’u hedhë në letër

Që për jetë të mbetet vepër.

Lepuri është bërë trim,

Se për ndryshe s'ka kuptim.

Kur ne fshihemi ndër fletë,

Ai qenin rri e pret,

Dhe syri si dridhet fare,

- Ç'më thua moj kanakare?

Lëri mburrjet lëri, lëri,

Unë po dridhem i tëri,

Zemra gati të pushojë,

Frika s’tregohet me gojë.

Por pak më parë në balltak,

Këmba më mbeti në lak.







THASHETHEME



Miza si miza, në rrugë e driza,

Me fjalët si shtiza.



Na thurte e çthurte,

Lëshonte e tkurrte.



Gjuhën shumë të gjatë,

Litar e lopatë.



Po i thosh një mike:

- Ty të kam besnike!



Xixëllonja e gjorë

Me netë e me orë



Me fener në dorë,

Bredh nëpër oborrë!



Por fare papritur,

Erdh'më e goditur.



Biseda pushoi.

Pak më von, agoi!



Ato që kishin mbetur,

Vrarë patretur.



I mblodhi një qukapik,

Që erdhi nga një fik !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi