TË FALËSH TË TJERËT D.M.TH TË DUASH
Faqja 1 e 1
TË FALËSH TË TJERËT D.M.TH TË DUASH
TË FALËSH TË TJERËT D.M.TH TË DUASH |
Kur një njëri e shohim në rrugë na duhet vetëm një vështrim I thjesht pamor për të ditur se çfarë rroba ka të veshura,bartë apo jo syze, çfarë ore mbanë, modelin e krehjes së flokëve etj,etj por për të ditur përafërsisht se çfarë fshihet prapa shpirtit të tij, karakterin, mendimet, ndjenjat është shumë më e vështirë por jo plotësisht e pamundur, Zoti i ka dhënë njerëzve shenja të veçanta me të cilat mund të dimë shumë gjëra për ta. Mirësia dhe ligësia gjendën brenda në secilin prej nesh dhe kanë edhe formën dhe mënyrën e shfaqjes së tyre të jashtme. Një mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon në mënyrë maksimale të mirën brenda vetës duke lënë tejet të vogël apo eliminuar krejtësisht hapësirën ku të qëndrojë e keqja,ashtu si edhe një mendje e shkurtër dhe një shpirt I paditur ushqejnë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të ligën brenda tyre sa tek ta rrallë mund të gjesh një pike mirësie.
Të lejosh që urrejtja,xhelozia,frika,zilia,dëshira e hakmarrjes,dëshira për të ndryshuar atë që është e pamundur të ndryshohet,të jetë përherë e pranishme brenda nesh do të thotë të punosh pandërprerë që vetës t’i shkaktosh probleme serioze psikike dhe fizike,probleme me zemër,me tension,me lukth, me gjumë, me kokë dhembje etj, etj. Urrejtja dhe bashkëpërcjellëset e saj, ndonëse nuk shihen,njësoj si ndonjë gaz i helmueshëm, vrasin, gjymtojnë, shkatërrojnë. Mund të tingëllojë qesharake por si duket urrejtja, zilia, dëshira e hakmarrjes kanë format e tyre të padukshme dhe brenda atij të cilit banojnë shëtisin nëpër tërë trupin, grithin, çjerrin, kafshojnë duke shkaktuar sëmundje, gjakderdhje të brendshme, armiq të imagjinuar. Në të njëjtën mënyrë dashuria, mirësia, mëshira, toleranca, falja punojnë pandërprerë për ta mbajtur sa më në formë trupin dhe shpirtin e njeriut,ato vrapojnë shpejt për të rigjeneruar një simptomë të shfaqur, për ta lëmuar një rrudhë, për të mos lejuar që të shfaqet një thinjë apo për të të ledhatuar si një nënë e mire, për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm.
Cilido qoftë lëndimi, mashtrimi apo fyerja që na kanë bërë të tjerët duhet të gjejmë forcën për të falur për hir të shëndetit tonë. A i keni parë njerëzit që s’mund të falin e që urrejnë të gjithë e çdo gjë që s’është bërë prej tyre,se si kanë fytyrë të mpitë e plot me rrudha të parakohshme, pa asnjë arsye bëjnë ngërdheshje cinike, sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, buzët e tyre stërhollohen e fytyra here u skuqet e here u zverdhët. Ata e bëjnë këtë sepse kështu i urdhëron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar të falin të tjerët e më këtë të falin vetveten.
Njerëz falni dhe largon të keqën nga vetvetja, ajo nuk ju lë të jetoni,ajo në fillim do të rezistojë por këmbëngulja juaj do ta mund atë dhe do t’i hap rrugë dashurisë,mirësisë dhe mëshirës që do t’ju sigurojnë një jetë të lumtur. Kujton infermieren angleze qe i fali xhelatët e saj nazist që e vranë vetëm pse kishte ndihmuar disa ushtar aleat të plagosur,ajo para se ta ekzekutonin I tha “kam kuptuar se nuk duhet ta urrejmë askënd dhe se duhet ti duam të gjithë”
Porositë e përcjellura nga mëshira e pafund e Krijuesit nëpërmjet profetëve na thonë: “E, kurdo të ngriheni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt”, ”Kush gjen keq të mos e fajësoj as kë përpos vetvetes” pra falni në mënyrë që të jeni të falur.
Agron Jashari - Adoniss
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mustafa Nano:Policë cuba? Ka sa të duash
» Shaban Cakolli:MËRGIMI SHKOLLA QË TË MËSON TË DUASH ATDHEUN
» Të tjerët për mua!
» Monda Korca: NËSE DI TË DUASH GJITHÇKA E BËN ME NDJENJË DHE PËRKUSHTIMIntervistë me shkrimtarin Kristaq Turtulli,Bisedoi: Raimonda Moisiu
» 30 ditë paraburgim për Limajn dhe të tjerët
» Shaban Cakolli:MËRGIMI SHKOLLA QË TË MËSON TË DUASH ATDHEUN
» Të tjerët për mua!
» Monda Korca: NËSE DI TË DUASH GJITHÇKA E BËN ME NDJENJË DHE PËRKUSHTIMIntervistë me shkrimtarin Kristaq Turtulli,Bisedoi: Raimonda Moisiu
» 30 ditë paraburgim për Limajn dhe të tjerët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi