Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori Empty Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 12:13 am

Mexhid Yvejsi: Shejh Shaban Damnori U1_ShabanDamnoriShejh Shaban Damnori (1868-1934)

Nga Mexhid Yvejsi

Shaban Efendi Domnori ishte hoxhë, mësues, studiues, predikues, shejh, sufi, haxhi, themeluesi i tarikatit Tixhani, në Shqipni…

Lindi në vitin 1868 në Shkodër, ku i kreu mësimet fillestare në Mejtepin e lagjës “Ajasëm”. Vazhdoi mësimet në shkollën “Ruzhdie” dhe pastaj në Medrese.
Shaban Damnori, qysh si fëmi, ishte djal’ i zgjuar, shumë i vëmendshëm për të mësuar, aq sa hoxha një ditë i kishte thënë babës së tij:
”Zoti ta ruejt këtë fëmi! Ky ka me përparue, ky ma merr fjalën nga goja, kur Ku’anin jam tue shpjegue”!
Posa e kreu Medresenë e caktuen të shërbej imam në xhami, ku shërbeu me përkushtim, me devotshmëri. Ishte i përkushtuar në lexim, studim, në lutje, meditim…
Nuk e përfillte mirëqenjen materiale, nuk e joshnin begatitë tokësore, në zemër kishte një dëshirë të zjarrtë për t’u ngritur në lartësitë e botës shpirtërore…
Hasan Tahsini, miku dhe pasuesi i tij, shkruen:
"Kjo dëshirë e zjarrtë i dha zemër e vullnet me u nisë për një rrugë të gjatë, por të bekueme, për të kryer detyrën e naltë të HAXHIT e për të vizitue vendet e shenjta islame, tokën e shenjtë të Qabes, ku ka lemë dhe asht rritë dhe ku ka krye misionin profetik i dashtuni i Zotit, Hazreti Muhammedi Alejhiselam, prej të cilit vjen çdo dritë e Zotit të Amshuem, shkoi me vizitue e me i parashtrue bindjen e nderimin e vet të Madhit Resul të Allahut, Hazreti Muhammedit Alejhiselam, të Cilit i detyrohet qënja jonë".
Gjatë vizitës së katërt në Haxh, Shaban Efendi Damnori, kur ka shkue në Medinen e Ndritëshme, ku pushon më i dashtuni njeri, Muhammedit (a.s.), ka takue dijetarin sufi, Sejjid Abdul Kadir Minhanxhiun, Shejh i Tarikatit Tixhani, prej të cilit u frymëzue, tek i cili u dorëzue, u betue, prej të cilit Shejh u gradue…
Në vitin 1920, në lagjën ”Ndocej” në Shkodër, Shejh Shaban Damnori, me ndihmën e besnikëve të tij, e themeloi Teqenë e Tarikatit Tixhani, në të cilën e zhvilloi veprimtarinë shpirtërore sipas Kur’anit, Fjalës Hyjnore…
Teqeja e Tarikatit Tixhani në Shkodër, në udhëheqjen e Shejh Shaban Damnorit, ka pas shumë dashamirë, ndjekës, pasues, ndër të cilët vlenë të përmenden me nderim: Myderriz Haxhi Muhamed Bekteshi, Myderriz Shejh Qazim Hoxha, Shejh Xhemal Alibali, Shefqet Muka, Hasan Tahsini etj.
Në kulmin e veprimtarisë, Shejh Shaban Damnorit i erdhi ftesa prej Perëndisë: Ditën e diell, me 28 tetor 1934 ndrroi jetë, në moshën 66 vjeçare. Në faljen e xhenazës, në përcjelljen në fundit, morrën pjesë mijëra qytetarë e katundarë, shejhlerë e hoxhallarë, jo vetëm nga qyteti i Shkodrës e rrethet e tij, por deri ku i thonë Shqipëri…!
Shërbimet fetare tek varri i tij i kreu Haxhi Vehbi Dibra, kryetar’i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili në fjalën e përmortshme, për Shejh Shaban Damnorin, ndër të tjera, tha:
"Ishte mbushur plot me shije shpirtërore e me njohuri hyjnore…".
Fjala e plotë e kryetarit, Haxhi Vehbi Dibra, u botue në revistën “Zani i Naltë” që botohej në Tiranë, siç u botue, një numër më vonë, edhe një poezi frymëzuese, dëshmuese, kushtuar Shejh Shabanit – Tixhanisë, shkrue nga z. Ferid Vokopola. Poezia iu dhurohet:
Gjurmonjësve të udhës së Tixhanisë
nji dhuratë miqësore.
"Prënditni i Shejh Shaban Tixhanisë"
Fryni era plot thëllime
Edhe lulet na i shoi
Shejh - Shaban' i Tixhanive
Në Rexhep na perëndoi.

S'mund të themi perëndoi,
Aji Yll i Perëndisë,
Kurse shpirt' i tija shkoi,
Drejt për drejt në Paradisë,

Kurse prapa si zevendës
Na ka lèn' nji Shejh të ditur,
N'ka ndryshuar form' e lëndës,
Rron "Aji" si shpirt i ndritur...

S'mund të shuhet Drit' e Zotit,
Mbretëron Fuqi e Ti;
Në ndryshon jeta e Motit,
Ngjallet tjetra përsëri.

Nga vdekja ka lindun jeta,
Pra të gjallët nuk jesin;
Çdo gjë kthen tek e Vërteta:
Besimtarët nuk vdesin...
Vërtetë, besimtarërt nuk vdesin – për derisa shpirtin e vet nuk e shesin…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi