Dashuria e vërtetë
Faqja 1 e 1
Dashuria e vërtetë
Dashuria e vërtetë |
Më pas shkojmë më tej. Gjithnjë kështu dhe jeta na shndërrohet në kërkim të përhershëm. Në kërkim të diçkaje që nuk e gjejmë dot si përderësi.
çfarë duhet bërë që të tejkalohet kjo gjendje?
E thjeshtë! Kur ta shikojmë bukurinë, duhet ta adhurojmë atë. T'i dorëzohemi asaj. Sepse, nëse nuk i dorëzohemi bukurisë, ne do ta dëshirojmë të kundërtën - që ta përvetësojmë. Bukuria është diçka e madhe, madhështore. Si mund të posedohet doçka që është më e madhe, më e lartësuar se ne vetë?
Si paraqitet dashuria?
Zoti është bukuria më e madhe. Zoti është vetë bukuri. Si mund të posedohet Zoti? Ne, gjithnjë brengosemi për diçka që nuk e kemi. Pse? Mendojmë se atë që nuk e kemi është e bukur. Duhet ta pastrojmë atë moskuptim nga bindja se çdo gjë që është e bukur duhet edhe të posedohet. Thjesht, duhet ta pranojmë se ajo ekziston, është ashtu çfarë është. është e bukur.
Ku është qëllimi i kësaj urtësie?
Ta njohim bukurinë, ta duan bukurinë dhe t'i dorëzohemi asaj - dhe tek atëherë jeta nuk është e mërzitshme. E bukura e vërtetë, e natyrshmja, ngritja dhe zhvillimi kah e vërteta, në të bukurën e vërtetë që gjendet në ne , në qetësinë tonë të brendshme, kjo quhet Hyjnore.
Përjetimi i qenësishëm i së bukurës është rruga që duhet të na shpie kah Zoti, kah falënderimi. Nëse me këto bindje e takojmë bukurinë dhe falënderimi për këtë rritet, atëherë na ngjan dorëzimi. Paraqitet DASHURIA.
Pra dashuria e vërtetë është përjetimi i bukurisë dhe dorëzimi ndaj saj.
Duhet ta dimë se në jetë mund të ekzistojnë dy paradokse emocionale: indiferentizmi dhe dashuria. Ju vetëm mund ta doni ose të jeni indiferent ndaj dikujt. Diçka tjetër s'ka. çdo gjë tjetër është vetëm shije, sepse dashuria mund të ketë çfarëdo shije. Ta zëmë, ju mund të jeni të hidhëruar në dike dhe sërish ta doni. A mund të hidhëroheni në njeriun që rastësisht e takoni në rrugë?
Jo! Assesi!
Vetëm kur keni diçka me dike, dhe kur njëfarë dore jeni të lidhur së bashku, tek atëherë mund të hidhëroheni në të. A është e vërtetë kjo?
Nga ana tjetër, indiferentizmi është topitje emocionale. Kur ajo të vdes në ne, tek atëherë do të vërejmë se jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Vetëm atëherë mund të na shpaloset ana tjetër e paradoksit- DASHURIA.
Dashuria e vërtetë nuk mund të shprehet, ajo vetëm përjetohet, ndjehet. Sa herë dikush na ka shpreh dashurinë në stilin: "Oh, sa të dua!", "Unë nuk mund të jetoj pa ty!"... por një zë nga brendia sikur na ka kundërshtuar "Gënjen!", "Nuk është e vërtetë!", "Nuk besoj se ai (ajo) më do!" ndërsa, në anën tjetër, sa herë dikush na ka qortuar, shpesh edhe nënçmuar, dhe mua ai zë në veten tonë na ka folur: "Dyshoj!", "Shpesh e tepron, por e di se më do!
Ne kënaqemi kur me fjalë na shprehin dashurinë. A nuk është kjo hipokrizi?
Si mund të shprehet dashuria me fjalë?
Dashuria e vërtetë nuk duron fjalë, andaj edhe askush deri më sot nuk e ka definuar saktë. Për të gjatë historisë kanë thënë plot dokrra dhe doktrina, mençuri dhe mençurina, por jo të sakta, andaj, mu për këtë ne kemi shumë definicione "të bukura" për dashurinë...
Dikush që, vërtetë na do, kurrë nuk do të thotë: "Oh sa të dua!". Së paku nuk do të teproj me këtë shprehje. Sepse, ne, atë dashuri do ta ndjejmë, në frymën, në shikimin, në lëvizjen...në vetë prezencën e tij. Prandaj, ai, nuk duhet të na flas fare, ose,...edhe letë na flas, le të na kundërshtoj, të mos pajtohet me ne, dhe...ne...sërish, nga ai do ta ndjejmë dashurinë çdo fjalë e thënë nga ai do të reflektoj dashuri.
Pse është kështu?
Sepse, kush të do vërtetë, të do në heshtje, në qetësi. Me atë ndjenjë të fshehur në brendi dhe pa etiketime. Më pas, kjo farë e mbledhur diku në thellësi, fillon të gufoj në aksion, në vepra. Shpërthen në atë çfarë ndjehet e jo thuhet.
Kjo është dashuria e vërtetë.
Ju lutem mos e shëmtoni atë me fjalë dhe fraza!
Adnan Abrashi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dashuria e vërtetë(Edhe pse ska)
» Dashiria e vërtetë
» E PA BESUESHME POR E VËRTETË
» Miqësia e vërtetë!
» Pasaporta e vërtetë e një krijimtarie
» Dashiria e vërtetë
» E PA BESUESHME POR E VËRTETË
» Miqësia e vërtetë!
» Pasaporta e vërtetë e një krijimtarie
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi